Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Gra Mekatare

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Gra Mekatare

    GRA MĖKATARE

    Gra tė puthura
    jo me burrat tuaj,
    Qė nxitoni pėr nė kishė
    tė pastroni shpirtin,
    Nga tė gjithė mėkatet
    qė bota ka krijuar,
    Ju keni zgjedhur ndoshta,
    mė tė mirin!

    Gra qė nervozoheni
    si asnjėherė tjetėr,
    Nga vėshtrimet e paturpshme
    qė ju hedhin nė rrugė,
    Nga tė gjitha fjalėt
    qė mbrapa ju ndjekin,
    Unė e di mirė qė ju tmerron
    fjala:kurvė!

    Gra qė burrat tuaj
    s’i bėtė dot ‘’tė dashur’’,
    Por dashurinė e kėrkoni
    gjer tek e pamundura,
    Nga tė gjitha marrėzitė
    qė jeta juaj ka patur,
    Unė them qė kjo
    ėshtė mė e bukura!

    Gra qė keni bėrė
    zgjedhjet tuaja fatale,
    Unė s’ju them,mos shkoni nė kishė
    tė luteni!
    Por them se ėshtė e shėmtuar
    tė kėrkoni falje,
    Kur e dini qė prapė
    do shkoni tė putheni…
    3 mars 2004

    GRATĖ E POETĖVE

    Gjithnjė tė plagosura
    kėto gratė e poetėve!
    (Nė librat e tyre
    gjen aq shumė’’ tė dashura!’’)
    I torturon mendimi
    qė vazhdon tė ketė ende,
    Ballo tė tilla absurde,
    me maska!


    Gjithnjė Arkimede
    kėto gratė e poetėve!
    Kėrkojnė enigma
    nėpėr gėrma etruske!
    I tremb humnera
    e ndonjė dashurie tė djeshme!
    I tmerron rėnoja
    e ndonjė tradhėtie tė mundshme!

    Gjithnjė tė pagabuara
    kėto gratė e poetėve!
    (Megjithatė,nuk japin dot,
    asnjė lloj dėnimi!)
    ‘’Eurekat’’ e tyre
    s’ia tregojnė asnjė tjetre,
    I vuajnė vetė pasojat
    e ēdo dimri!

    Gjithnjė tė dashuruara
    kėto gratė e poetėve!
    Paēka se i sheh aq rrallė
    nėpėr iniciale!
    O…po ato janė
    fillimi i ēdo vjershe,
    Dhe fundi i ēdo marėzie
    tė madhe!
    30 mars,2004








    MUZG

    Dita sot lindi e verbėr,
    Me dy zgavra bosh nė vend tė syve.
    Brenda saj-njė Bethoven funebėr
    Dhe unė si njė murg-brenda tyre!


    Duart zgjas nė ajėr,prek terrin,
    Mbėshtjellė jam i teri me muzgje!
    Diogjen,mė jep pak fenerin,
    Qė tė shoh,kush mė pret,atje tutje!


    Unė po mbrrij atje ku fle vdekja,
    Dhe ajo mund tė zgjohet nė ēast!
    Unė jetoj nėpėr ditė tė verbra,
    Si njė diell nė njė eklips fatal…

    19 shkurt 2002



    NE FSHATIN E VDEKUR


    Shkova nė fshat
    e m’u ankuan tė gjithė,
    Pėr halle,
    Sėmundje,
    Vdekje,
    Pėr kryeplakun
    qė kish ikur nė Amerikė
    Duke marrė edhe vulėn me vete!


    Shkova nė fshat pėr t’u ēmallur,
    Po atje kishin mbetur
    vetėm pleqtė!
    Nėpėr rrugė kish
    vetėm tė ēmėndur,
    Qė s’kishin sy,por puse me brengė!



    Shkova nė fshat pėr dallėndyshet,
    Por ato ishin kthyer nė harabela!
    Dhe gjithė pėllumbat
    ishin kthyer nė qyqe,
    Dhe tė gjitha pemėt
    i kishin gjethet tė zeza!



    Shkova nė fshat pėr ajėr,
    Por edhe ai
    kish emigruar,ndoshta!
    Arkivolet,dihet,janė tė rėndė,
    Por ky i fshatit
    tmerrėsisht,tė lodhka!

    4 tetor 2003

    NĖ LULISHTEN ‘’V.MIO’’

    Mbasditja
    Po fle
    Mbi plep.


    Harabelat
    Dal vivo
    Nėpėr degė.

    Pleqtė
    Pėrtypin gazeta
    Nėn hije.


    Ju kanė shpallur
    Plakave
    Grevė urie.

    8 nėntor, 2003

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    skender, e kisha lexuar kete cikel edhe ne vellimin e fundit "Se ti gjithmone sec ben ca gjera". URIME dhe flm qe i sjell edhe ne forum.
    macia_blu!




    Vajze me emer lumi


    Te rrjedh nje lume
    brenda emrit qe ke
    Po une ku jam
    brenda lumit
    apo brenda teje!?

    Nese do te mbytem
    nje dite atje
    kufomen time
    vec ti e di
    ku mund ta gjeje!



    Pa dashje

    pa dashje kam plagosur nje grua
    (s'e dija qe me desh aq marrezisht!)
    ajo ishte nje yll nga qielli larguar
    e zbritur ne toke rastesisht!


    pa dashje kam fyer nje grua
    e putha ne faqe,
    . ne nje nate pa drita
    pastaj dhe ne balle
    . nje puthje te dyte
    Ia shtypa pak hunden me gisht edhe ika!


    Pa dashje kam vrare nje grua
    (eh grate u vrikerkan aq shpejt!)
    Ajo iku ne qiell prej nga ish larguar
    Te vuante zhgenjimin e vet!


    (marre nga "lirika dashurie" S. R)

  3. #3

    :).

    Citim Postuar mė parė nga SkenderRusi
    GRA MĖKATARE

    Gra qė burrat tuaj
    s’i bėtė dot ‘’tė dashur’’,
    Por dashurinė e kėrkoni
    gjer tek e pamundura,
    Nga tė gjitha marrėzitė
    qė jeta juaj ka patur,
    Unė them qė kjo
    ėshtė mė e bukura!

    Nga tė gjitha marrėzitė
    Kjo ėshtė mė e trishtuara.
    Burra
    qė gratė tuaja kurrė s’i admiruat
    Pėrpos njė ditė, njė orė, njė vit
    kur rutinat janė tashmė tė instaluara
    Takohen zyrtarisht Venus- Afėrditė
    Hallakaten tė dy nėpėr orbita
    Kėrkuar dashurinė a thyer vetminė?!

    Elna.

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta Normale e krishterė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-05-2010, 07:34
  2. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  4. Dhurata ime per ju o mekatare.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2005, 17:14
  5. A ishin shkrimtarėt e biblės mėkatarė??
    Nga Ndriēimi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-04-2003, 20:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •