Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Schumi, më i forti i kohërave

    Numër rekord. Kampion i Botës pas 11 garash. Nuk kishte arritur ta bënte asnjëri më parë. Tetë herë në majën më të lartë të podit, dy herë në vendin e dytë e një herë në të tretin. Michael Schumacher (bashkë me të dhe Ferrari) vazhdon të çudisë botën. Tashmë me të drejtë ka hyrë në legjendë. Si argjentinasi Juan Manuel Fangio, pesë tituj botërorë (1951, 1954, '55,'56', 57'). Dy legjenda të ndryshme, por gjithmonë legjenda. Tashmë të gjithë pyesin veten kush është -duke u bazuar në Botërorët e fituar- më i forti. Më i forti i të gjitha kohërave. "Mirë atëherë, fitoj unë", thotë gjermani. Schumacher duhet ta ketë menduar një gjë të tillë, kur 4 xhiro para fundit ka parë Raikonnen që nuk mund të bënte më shumë dhe që i hapte portat titullit të tij të pestë. Ka fituar për të 61-n herë në karrierën e tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Cila do të jetë e ardhmja e Michael Schumacherit?

    Kampioni i botës në Formula 1, gjermani Michael Schumacher, nuk do të vendosë deri në mesin e vitit 2004, nëse do të vazhdojë karrierën e tij në Formula 1. Këtë e bëri të ditur dje agjenti i tij, Villi Weber. "Ne do të ulemi dhe do të vendosim për të ardhmen në mesin e vitit 2004. Deri atëherë asgjë nuk do të ndodhë", i deklaroi Weber agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, përpara Grand Prix të Gjermanisë, Hockenheim, në fundin e kësaj jave. Weber këmbënguli në faktin se Schumacher ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë karrierën si pilot te "Ferrari" deri në vitin 2006. Por ndërkohë agjenti i tij, Weber, përjashtoi mundësinë e ndryshimit të skuadrës nga Schumacheri në "muzgun" e karrierës së tij. "Në qoftë se Schumacheri do të vazhdojë të garojë në Formula 1, këtë do ta bëjë vetëm me 'Ferrarin'", theksoi Weber. Shumacheri e ngriti shumë famën e skuadrës italiane qysh nga viti 1996, kur ai firmosi për të kontratën që shkon deri në vitin 2004. Në fundin e javës së kaluar, piloti gjerman arriti titullin e tretë radhazi kampion bote në Formula 1 dhe të pestin gjatë karrierës së tij, me fitoren më Grand Prix të Francës. Ndërsa për presidentin e skuderisë "Ferrari", Montezemolo, oreksi vjen duke ngrënë. Ai celebron botërorin e tretë të pilotëve radhazi dhe pak a shumë e sigurt të katërtin për konstruktorët. Por një gjë e tillë nuk e ka "ngopur" akoma. Tashmë është e drejtë që të shijojë triumfin. "Ka përfunduar një cikël, shpjegon Montezemolo, në të cilin kemi arritur të gjitha objektivat e papamenduar. Ç'mund të bëhet dhe më shumë? Eshtë e qartë: për ta kuptuar të ardhmen është e nevojshme të dish çfarë do, cilat do të jenë objektivët e rinj që do të fiksohen, të dish nëse do të shkojë gjithmonë kështu. Dëshira ekziton". Për të parën herë në histori presidenti i "kokëkuqes" dhe skuadra e tij kanë qenë të zotët të fitojnë Botërorin 7 gara para fundit të kampionatit. Për Montezemolon kjo ka qenë dhe dita më e bukur e karrierës së tij: "Të fitosh në Formula 1 është e vështirë, por më e vështirë është ta përsërisësh. Ja përse është më e bukur se kurrë. Të mos harrojmë se në 3 vite radhazi marrim titullin në garën e fundit". Sipas Montezemolos, Schumacheri është piloti më i madh që ka drejtuar makinën "Ferrari". "Ai është i madh, mjaftojnë vetëm numrat. Por të mos harrojmë se pas tij janë persona të mrekullueshëm, një skuadër që ka kaluar momentet më të vështira, duke qëndruar e bashkuar dhe që tani shijon triumfin. Asnjë, as unë, nuk e kisha menduar në fillim që mund të ecnim më mirë se vitin e kaluar".

Tema të Ngjashme

  1. Bernhard Schlink
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 21:10
  2. Michael Jackson: "Fundi është afër"
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 16:17
  3. Evropa dhe Islami: përvojat e përbashkëta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  4. Amerika, kjo shoqëri që sheh nga e ardhmja
    Nga Brari në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  5. Letër Kërshëndellash për Michael Steinerin - V. Surroi
    Nga Kresha në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •