koha jone

-----

ENDRRA QE SHPERTHEU NE NJU-JORK

Para pak kohes grupi artistik me kengetare shqiptare i drejtuar nga kompozitori, ish-kitaristi i mirenjohur i Orkestres se RTVSH-se dhe Ansamblit te Kengeve e Valleve Popullore Edmond Xhani dhane nje koncert ne Long Island City, Nee York. Para se te fillonte koncerti, pershendeti vete kompozitori shqiptar Agim Krajka. Pas tij, pershendeti edhe nje grua per te cilen te gjithe menduan se kishin perpara nje aktore profesioniste. Surpriza do te vazhdonte kur pasi mbaroi se foluri, filluan tingujt e pare te muzikes. Zeri i saj i kthjellet do te perhapej ne salle i magjishem. Kengetarja jo shume e re ne moshe me kenget qe interpretoi do te udhetonte ne te gjithe Shqiperine. Ajo jeton dhe punon ne Long Island. Ka hapur biznesin e saj te sukseshem. Eshte pronare e nje hoteli, ku klientet nuk jane vetem shqiptare,por edhe te huaj. Eli Gjezo "Rizo). Kantautorja nga qyteti i Sarandes qe prej vitesh jeton ne SH.B.A. eshte bere tashme e njohur per komunitetin shqiptar te Amerikes. Eli ka nje histori femijerie te ndryshme nga artistet e tjere, nje femijeri te dhimbeshme. Ndersa artistet e vegjel moshataret e saja do te provonin te ngjiteshin ne skenat e festivaleve te pionierit te kendonin perpara mikrofonit, lufta e klasave ate dhe familjen e saj do ta godiste pa meshire.

Ne vitin 1974 kur kompozitori i madh Kujtim Laro do shkonte ne Sarande, " Eli ne ate vit ishte 17 vjece) duke degjuar Elin te kendoje ne grupin e shkollave te mesme zeri i saj do t'a bindte kompozitorin t'i besonte kengen e tij: "Derdhem gjak e hodhem rrenje" per ta kenduar ne Festivalin e 13-te te Kenges ne RTV, qe mori cmim te dyte. Por me pare se Eli te mberinte ne Tirane per te kenduar kengen ne festival, kishin mberitur zerat e ligj. E bija e nje armiku nuk mund te ngjitej ne skenen e festivalit kombetar te muzikes se lehte shqiptare. Eli do merte goditjen perfundimtare. Kenga per te cilen ajo kishte lindur per t'a kenduar, iu mohua t'a kendoje. Por tani perkrah kengetareve te tjere shqiptare si Merita Halili, Gezim Nika, Aurela Gace, Eli Fara... Eli Gjezo "Rizo) ndjehet e lumtur, kur koncertet qe ata japin per bashkeatdhetaret e tyre ne shtete te ndryshme te Amerikes jane te mirepritur.

Pervec se nje artiste kengetare e suksesshme, Eli eshte edhe nje biznesmene e tille. Lokali i saj ne cdo kohe dhe ne cdo dite te javes do jete i frekuentuar.Pas nje vizite te kendeshme ne Eantagh, Long Island, Nee York, mes ambientit te bukur qe ka ky vend, u largova edhe nga ata njerez te mire qe me priten atje, nga artistja kengetare Eli Gjezo "Rizo) si dhe familja e saj, duke i uruar sukse ne jete, ne biznesin e saj, suksese ne Festivalin Folklorik qe do te zhvillohet se shpejti ne Shtator ne Gjirokaster.

Pandeli Simsia

New York, U.S.A.

-------

bravo eli..