Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Diktatorët më të mëdhenj të botës!!

    Janë dhjetë diktatorët më të mëdhenj të botës, që qeverisin me anë të dhunës, presionit dhe mizorive. Që nga Kim Jong-il i Koresë së Veriut deri te mbreti Msvati i Svazilandit, ata kontrollojnë gjithçka me "dorë të hekurt" dhe me frikën e ndëshkimeve të tmerrshme. Gazeta "Mirror" ka publikuar së fundmi listën e këtyre diktatorëve.



    Ndëshkimi i kundërshtarëve i kalon caqet. Ai argëtohet duke u prerë atyre testikujt dhe duke i ngrënë me pas si supë. Nuk bëhet fjalë për histori librash apo film thriller. Teodoro Obiang Nguema, diktarori i Guinesë Ekuatoriale, është një ndër më të rrezikshmit në botë, dhe ky është vetëm një nga zakonet e tij shtazarake për të mbajtur nën kontroll të rreptë vendin e për të parandaluar kryengritjet. Frikën e këtij zakoni të tmerrshëm po e ndjen tashmë edhe Mark Theçër, djali i ish-kryeministres britanike, i cili akuzohet për një grusht shteti në tokën e diktatorit. Ende nuk është vendosur se ç'do të bëhet me Theçërin, por frika e një ndëshkimi shumë të rreptë e ka trembur djalin e "Zonjës së Hekurt" të Britanisë. Sidoqoftë, sipas gazetës britanike "Mirror", Teodoro është vetëm një nga dhjetë dikatorët më të këqinj të botës dhe, pa dyshim, për nga mizoria nuk u afrohet të liderëve të tmerrshëm të Koresë së Veriut, Birmanisë apo Kinës. Që nga gjenerali Than i Birmanisë, Mugabe i Zimbabves, Hu Jintao i Kinës e deri te Fidel Kastro i Kubës, të gjithë qeverisin me presione, dhunë, mizori dhe vrasje. Të pasur apo të varfër, vendet ku ata ushtrojnë pushtetin janë njëlloj të mjera; të drejtat nuk ekzistojnë dhe shoqëria i nënshtrohet ligjit të më të fortit. Gazeta në bashkëpunim me organizatën "Amnesty International" ka hartuar listën e dhjetë diktatorëve më të këqinj në botë.


    TEODORO OBIANG NGUEMA
    Guineja Ekuatoriale
    Diktatori i vendit të varfër afrikan është 61 vjeç dhe që prej moshës 36-vjeçare ka ngjitur shkallët e pushtetit. Vendi është shumë i pasur në naftë, por shtetasit e tij jetojnë në varfëri të plotë. Obiang ka një pasuri prej 500 milionë dollarësh dhe është një prej diktatorëve më të tmerrshëm në të gjithë botën. Ai vendos për ekzekutimin e njerëzve pa i dëgjuar ata, ndërsa kundërshtarëve ua pret testikujt dhe i ha si supë.


    KIM JONG IL
    Koreja e Veriut
    Eshtë 63 vjeç dhe ka 10 vjet që sundon në vend. Koreja e Veriut, ku është shtrirë diktatura e tij, ndodhet tashmë në situatën më të keqe të të drejtave të njeriut, si dhe të të drejtave politike. Rreth 150 mijë të burgosur bëjnë punë të detyruara. Në mes të kësaj situate problematike, Kim Jong Il është aq i fiksuar për filmat, saqë urdhëroi rrëmbimin e regjisorit Shin Sang-ok nga Koreja e Jugut në vitin 1978. Ai e detyroi atë të hante bar dhe, për nder të diktatorit, të bënte versionin marksist të Goxillës.


    THAN SHVE
    Birmania
    Gjenerali Than është 71 vjeç dhe prej 13 vitesh ka në duar pushtetin diktatorial në Burma. Situata është edhe më e keqe në këtë vend të pashpresë. Rreth 140 mijë shtetas të këtij vendi, të zhvendosur gjatë viteve të konfliktit dhe dhunës, jetojnë në kampe refugjatësh në Bangladesh dhe Tajlandë. Në vitin 1990, disidentja fituese e çmimit Nobel, Aung San Suu Kyi, fitoi zgjedhjet, por nuk arriti asnjëherë ta qeveriste vendin. Regjimi diktatorial i konsideroi të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve dhe e arrestoi menjëherë atë.


    HU JINTAO
    Kinë
    61-vjeçari që sundon prej dy vitesh Kinën, është president dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze. Autoritetet kineze me urdhër të tij ekzekutojnë brenda një viti më shumë njerëz se e gjithë pjesa tjetër e botës. Sipas organizatës "Amnesty International", ky numër është 2.500, por, sipas organizatave të tjera, numri arrin në 15 mijë. Partia Komuniste në Kinë kontrollon të gjitha mediat, ndërsa autoritetet kanë angazhuar rreth 30 mijë agjentë sigurie për të mbikëqyrur shërbimin e internetit.


    ROBERT MUGABE
    Zimbabve
    Diktatori 80-vjeçar ka 24 vjet që ka nën pushtet vendin e varfër. Dikur ka qenë i preferuari i Perëndimit, ndërsa sot Robert Mugabe është një diktator i vërtetë. Qeveria të cilën drejton, ka vrarë, ka torturuar dhe ka dëbuar nga vendi rreth 70 mijë veta. Gjykata e Lartë ka ndjekur politikën e heshtjes dhe të mbështetjes së tij duke mos përfillur të drejtat e njeriut dhe madje duke bllokuar një raport të fundit për masakrimin e të paktën 20 mijë civilëve.


    Princi i kurorës ABDULLAH
    Arabia Saudite
    Ai është 80 vjeç dhe ka nëntë vjet në pushtet. Abdullah ka qenë lideri i vendit të tij që kur vëllai i tij, mbreti Fahd, pësoi një sëmundje të rëndë në vitin 1995. Vendi nuk zhvillon asnjëherë zgjedhje të përgjithshme për të pasur mundësi ndërrimi të liderëve politikë. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut "Human Rights Ëatch", vendi u "rezervon" kushte, thuajse të njëjta me ato të skllavërisë, 8.8 milionë punonjësve të huaj në këtë mbretëri. Ndërsa gratë janë qytetare të nivelit të dytë.


    OMAR AL-BASHIR
    Sudan
    Al-Bashir e ka marrë pushtetin në vend me anë të forcës ushtarake. 59-vjeçari ka 15 vjet që sundon, ndërsa vendi është prej 20 vitesh në një luftë civile që ka shkaktuar 2 milionë të vrarë dhe 4 milionë të zhvendosur. Ushtria e Al-Bashirit vazhdimisht bombardon civilët e pafajshëm dhe torturon e masakron të gjithë shtetasit jomyslimanë. Ai akuzohet gjithashtu për nxitjen e varfërisë në rajonet që e kundërshtojnë me forcë.


    SAPARMURAT NIJAZOV
    Turkmenistan
    Të gjithë punonjësit e qeverisë dhe të shtetit duhet të mësojnë përmendësh librat e Nijazovit për të mbajtur vendet e punës. Diktatori është 64 vjeç dhe sundon prej 14 vitesh në vendin e varfër. Ai e ka ndaluar në mënyrë kategorike rritjen e mjekrës, dhëmbët e florinjtë dhe cirqet; u ka vënë emra të tjerë muajve të vitit, sipas mendjes së nënës së tij, dhe ka krijuar një festë kombëtare për nder të pjeprit. Vitin e kaluar ndërmori një fushatë të ashpër represive kundër minoriteteve fetare dhe etnike.


    FIDEL KASTRO
    Kubë
    Diktatori më jetëgjatë në botë është tashmë 77 vjeç dhe ka hipur në fronin e drejtimit 45 vjet më parë. Vitet e fundit ai ka arrestuar më shumë disidentë sesa gjatë një dekade. Në burgjet e tij janë future këtë vit 75 aktivistë për të drejtat e njeriut, gazetarë dhe akademikë, të cilët janë me të paktën 19 vjet heqje lirie për veprimtari antishtetërore. Muajt e fundit Kastro organizoi një gjyq kundër një avokati të verbër dhe nëntë aktivistëve. Kuba është një shtet njëpartiak dhe Kastro drejton edhe gjykatat.


    Mbreti MSVATI
    Svaziland
    38-vjeçari ka 18 vjet që qeveris vendin e tij të rrënuar. Ai është shkolluar në Angli dhe është i njohur për jetesën e tij luksoze. Ka një ekskortë të madhe makinash që e shoqërojnë kudo, shumë pallate dhe është i apasionuar pas udhëtimeve. Jetesa e tij bie në kontrast me jetën e përditshme të shtetasve të Svazilandit të goditur rëndë nga varfëria. Vendi ka numrin më të madh të të infektuarve me SIDA. Një e treta e grave shtatzëna janë të prekura nga virusi vdekjeprurës.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078


    TEODORO OBIANG NGUEMA
    Guineja Ekuatoriale
    Diktatori i vendit të varfër afrikan është 61 vjeç dhe që prej moshës 36-vjeçare ka ngjitur shkallët e pushtetit. Vendi është shumë i pasur në naftë, por shtetasit e tij jetojnë në varfëri të plotë. Obiang ka një pasuri prej 500 milionë dollarësh dhe është një prej diktatorëve më të tmerrshëm në të gjithë botën. Ai vendos për ekzekutimin e njerëzve pa i dëgjuar ata, ndërsa kundërshtarëve ua pret testikujt dhe i ha si supë.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078


    KIM JONG IL
    Koreja e Veriut
    Eshtë 63 vjeç dhe ka 10 vjet që sundon në vend. Koreja e Veriut, ku është shtrirë diktatura e tij, ndodhet tashmë në situatën më të keqe të të drejtave të njeriut, si dhe të të drejtave politike. Rreth 150 mijë të burgosur bëjnë punë të detyruara. Në mes të kësaj situate problematike, Kim Jong Il është aq i fiksuar për filmat, saqë urdhëroi rrëmbimin e regjisorit Shin Sang-ok nga Koreja e Jugut në vitin 1978. Ai e detyroi atë të hante bar dhe, për nder të diktatorit, të bënte versionin marksist të Goxillës.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078


    THAN SHVE
    Birmania
    Gjenerali Than është 71 vjeç dhe prej 13 vitesh ka në duar pushtetin diktatorial në Burma. Situata është edhe më e keqe në këtë vend të pashpresë. Rreth 140 mijë shtetas të këtij vendi, të zhvendosur gjatë viteve të konfliktit dhe dhunës, jetojnë në kampe refugjatësh në Bangladesh dhe Tajlandë. Në vitin 1990, disidentja fituese e çmimit Nobel, Aung San Suu Kyi, fitoi zgjedhjet, por nuk arriti asnjëherë ta qeveriste vendin. Regjimi diktatorial i konsideroi të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve dhe e arrestoi menjëherë atë.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078




    HU JINTAO
    Kinë
    61-vjeçari që sundon prej dy vitesh Kinën, është president dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze. Autoritetet kineze me urdhër të tij ekzekutojnë brenda një viti më shumë njerëz se e gjithë pjesa tjetër e botës. Sipas organizatës "Amnesty International", ky numër është 2.500, por, sipas organizatave të tjera, numri arrin në 15 mijë. Partia Komuniste në Kinë kontrollon të gjitha mediat, ndërsa autoritetet kanë angazhuar rreth 30 mijë agjentë sigurie për të mbikëqyrur shërbimin e internetit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078


    ROBERT MUGABE
    Zimbabve
    Diktatori 80-vjeçar ka 24 vjet që ka nën pushtet vendin e varfër. Dikur ka qenë i preferuari i Perëndimit, ndërsa sot Robert Mugabe është një diktator i vërtetë. Qeveria të cilën drejton, ka vrarë, ka torturuar dhe ka dëbuar nga vendi rreth 70 mijë veta. Gjykata e Lartë ka ndjekur politikën e heshtjes dhe të mbështetjes së tij duke mos përfillur të drejtat e njeriut dhe madje duke bllokuar një raport të fundit për masakrimin e të paktën 20 mijë civilëve.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078


    Princi i kurorës ABDULLAH
    Arabia Saudite
    Ai është 80 vjeç dhe ka nëntë vjet në pushtet. Abdullah ka qenë lideri i vendit të tij që kur vëllai i tij, mbreti Fahd, pësoi një sëmundje të rëndë në vitin 1995. Vendi nuk zhvillon asnjëherë zgjedhje të përgjithshme për të pasur mundësi ndërrimi të liderëve politikë. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut "Human Rights Ëatch", vendi u "rezervon" kushte, thuajse të njëjta me ato të skllavërisë, 8.8 milionë punonjësve të huaj në këtë mbretëri. Ndërsa gratë janë qytetare të nivelit të dytë.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078


    OMAR AL-BASHIR
    Sudan
    Al-Bashir e ka marrë pushtetin në vend me anë të forcës ushtarake. 59-vjeçari ka 15 vjet që sundon, ndërsa vendi është prej 20 vitesh në një luftë civile që ka shkaktuar 2 milionë të vrarë dhe 4 milionë të zhvendosur. Ushtria e Al-Bashirit vazhdimisht bombardon civilët e pafajshëm dhe torturon e masakron të gjithë shtetasit jomyslimanë. Ai akuzohet gjithashtu për nxitjen e varfërisë në rajonet që e kundërshtojnë me forcë.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078


    SAPARMURAT NIJAZOV
    Turkmenistan
    Të gjithë punonjësit e qeverisë dhe të shtetit duhet të mësojnë përmendësh librat e Nijazovit për të mbajtur vendet e punës. Diktatori është 64 vjeç dhe sundon prej 14 vitesh në vendin e varfër. Ai e ka ndaluar në mënyrë kategorike rritjen e mjekrës, dhëmbët e florinjtë dhe cirqet; u ka vënë emra të tjerë muajve të vitit, sipas mendjes së nënës së tij, dhe ka krijuar një festë kombëtare për nder të pjeprit. Vitin e kaluar ndërmori një fushatë të ashpër represive kundër minoriteteve fetare dhe etnike.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078


    FIDEL KASTRO
    Kubë
    Diktatori më jetëgjatë në botë është tashmë 77 vjeç dhe ka hipur në fronin e drejtimit 45 vjet më parë. Vitet e fundit ai ka arrestuar më shumë disidentë sesa gjatë një dekade. Në burgjet e tij janë future këtë vit 75 aktivistë për të drejtat e njeriut, gazetarë dhe akademikë, të cilët janë me të paktën 19 vjet heqje lirie për veprimtari antishtetërore. Muajt e fundit Kastro organizoi një gjyq kundër një avokati të verbër dhe nëntë aktivistëve. Kuba është një shtet njëpartiak dhe Kastro drejton edhe gjykatat.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fjale te arta te njerezve te medhenj
    Nga Syri_Vrases në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 20-03-2011, 10:43
  2. Gjinjtë më të mëdhenj në botë
    Nga new-man në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 07:34
  3. Skënderbeu mes strategëve të mëdhenj
    Nga D@mian në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:33
  4. Diktatorët e kohës moderne!
    Nga Adriano-10 në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 23:50
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2003, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •