Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Wink Kryetari i Gambisë në ëndërr zbulon ilaçin kundër AIDS-it

    Kryetari i Gambisë në ëndërr zbulon ilaçin kundër AIDS-it


    Nëse kryetari i vendit tuaj bënë të ditur se ka zbuluar ilaçin kundër AIDS-it, dhe atë askund tjetër pos në ëndërr, a do t’i besonit? Populli i dëshpëruar i Gambisë shpresat e fundit në shërimin e sëmundjes vdekjeprurëse ia drejtuan kryetarit të tyre Yahyau Jammehit.

    Nga janari i këtij viti, pacientët në Gambi filluan përdorimin e koktejit “të mrekullueshëm” i përbërë nga barishte shëruese dhe erëza. Shumë prej tyre thonë se tani ndihen shumë më mirë dhe se ka një kohë që nuk kanë kurrfarë simptome të kësaj sëmundjeje. Disa prej tyre pohojnë se javët e fundit kanë filluar të fitojnë në peshë.

    Lajmërimi i presidentit të Gambisë për gjetjen e ilaçit kundër AIDS-it shkaktoi shqetësim dhe nervozizëm tek shumë zyrtarë të organizatave shëndetësore sepse, siç thonë ata, fjalët e presidentit nuk mund të bëjnë asgjë tjetër pos lindjes së shpresave të rrejshme tek më shumë se 20.000 pacient të infektuar me HIV në Gambi.

    Ata, gjithashtu, frikohen se pacient mund të ndërpresin marrjen e ilaçeve standarde për të cilat është dëshmuar se vazhdojnë jetën dhe përmirësojnë kualitetin e jetës tek të sëmurit.

    Ministri i shëndetësisë në Gambi thotë se ilaçi me të vërtet ka efekt, por kur është pyetur se a pajtohet që mostrat e ilaçit të dërgohen dhe të testohen jashtë vendit, ai dha përgjigje negative.

    Një gjë reth së cilës ekspertët botëror pajtohen është se është e pafalshme, por njëherit edhe rrezik i madh që prijësi i një shteti të luaj në këtë formë me shpresat e pacientëve të sëmurë.

  2. #2
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Hhahahhahahhahha, nuk e besova ne fillim, derisa gjeta nje link
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #3
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Une pata degjuar nje here qe Arqile Boti kishte gjetur ilacin kunder AIDS. Me barishte popullore.
    Vecse nuk pranon ta beje publike kete sepse thote qe ata qe kane Aids e meritojne te vdesin

  4. #4
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Bollocks
    Arqileja eshte aq gomar sa helmon njerezit me pretekstin qe po i sheron.
    Ky i Gambias ben mire te enderroje ca femra te bukura edhe nje pale tru se mbase i bejne pune.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 05-08-2013, 21:21
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •