Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17

Tema: Tragjedi!!

  1. #11
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    LIBRAZHD - Ka vdekur tragjikisht nje 15 vjecare me banim ne Polis te rrethit Librazhd. Brisilda Muzhaqi nderroi jete dje, pasi nuk ka mundur t'i rezistoje dhimbjeve te plageve te shkaktuara nga flaket e zjarrit te marra dy dite me pare ndersa sakrifikoi per te shpetuar prinderit e saj. Fatkeqesia ze fill tre dite me pare, nga nje kazan rakie. Familja Muzhaqi ka qene duke zier rakine fare prane shtepise. Nje pakujdesi e vogel ka bere qe te derdhet kazani dhe shtepia te mbulohet nga flaket. Brenda ishin prinderit qe ate cast u vune ne rrezik. Brisida u hodh mes flakeve per t'i shpetuar. Por e ka pesuar rende per vete. Prinderit kane mundur te dalin nga flaket me plage te lehta ne trup, ndersa Brisida ka pesuar djegie te rende, kurse shtepia u be shkrumb e hi. Brisida u dergua ne spital dhe per me shume se 48 ore ka qene nen kujdesin e mjekeve. Por me gjithe perpjekjet e bera nuk ka qene e mundur qe ajo te rikthehet ne jete.

  2. #12
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Tirane-Shkoder, kapen 6 grabites me arme

    TIRANE/SHKODER - Gjashte persona jane arrestuar gjate dites se djeshme ne Tirane dhe ne Shkoder, te akuzuar per grabitje te dhunshme me arme zjarri. Forcat e komisariatit nr 1 ne kryeqytet kane arrestuar Gazmir Porja, Kreshnik Kurtcani dhe Ermal Goci jane tre personat te cilet u shoqeruan nga uniformat blu te komisariatit ner nje kryeqytet me dyshimin se jane autoret e grabitjes me arme te automjetit, prone e nje shtetasi po nga qyteti i Burrelit. Nderkohe, tre grabites nga rrethi i Pukes, te cilet njiheshin nga banoret si tmerri i akseve Iballe Puke dhe Puke Fierze, qe dje ndodhen ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Pukes. Sipas burimeve policore tre personat e ndaluar, dy vellezerit Dede Lleshi 24 vjec dhe Angjelin Lleshi 20 vjec nga Komuna Qelez e rrethit Puke dhe shoku i tyre Gezim Ndou, 29 vjec, banues ne Sapac te Komunes Iballe jane arrestuar ne banesat e tyre dje, pasi mbi ta rendojne akuzat e vjedhjes me arme, armembajtje pa leje dhe kultivim te bimeve narkotike, ne bashkepunim. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e tyre, u gjeten tre automatike, nje pistolete si dhe 1 050 rrenje canabis sativa.

  3. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me te vertete per te ardhur keq.
    Dhe cka eshte me e keqja,asgje nuk ndermiret per tu parandaluar te tilla raste.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Tė afėrmit e 3 tė rinjėve denoncojnė dhunėn e bluve

    KRUJE

    Kundėrshtimi ndaj njė pronari pėr t'i liruar lokalin, pasi do ta mbyllte, u ka kushtuar shtrenjtė tre tė rinjve nga qyteti i Krujės, tė cilėt ishin duke pirė. Familjarėt e tyre pretendojnė se, ata janė masakruar nga grupi i gatshėm dhe deri dje nė drekė kanė qėndruar nė spital dhe mė pas janė dėrguar nė qelitė e komisariatit. Familjarėt e tre tė rinjve, Shkėlzen Cengjilli 29 vjeē, Arjan Stafa 29 vjeē dhe Dritan Tafaruēi 27 vjeē kanė reaguar ashpėr ndaj ndėrhyrjes sė uniformave blu, duke kėrkuar qė menjėherė tė zbardhet e vėrteta.

    Sherri me policinė
    Ka qenė ora 22.30 minuta e ditės sė diel, kur Luan Ndreu, pronari i njė lokali pranė stadiumit tė Krujės, u ka kėrkuar tre tė rinjve tė dehur, qė ishin duke pirė nė lokalin e tij, qė tė mbaronin pijet qė kishin nė gota dhe mė pas tė ngriheshin, pasi lokalin do ta mbyllte. Siē ėshtė bėrė e ditur, ata nuk kanė pranuar, madje kanė kėrkuar qė pija t'u pėrsėritet. Nė kėtė moment, Ndreu ka lajmėruar policinė. Pas pak minutash, nė lokal kanė hyrė uniformat blu, tė cilat u kanė pėrsėritur tė rinjve kėrkesėn e pronarit. Sipas policisė, Cengjilli, Stafa dhe Tafaruēi i kanė kundėrshtuar me forcė uniformat blu. Madje, kanė goditur me grushta policin Ilir Lipo, ndėrsa kanė dashur t'u bien me mjete tė forta kolegėve tė tij. Nė kėto kushte, sipas bluve, policėt e komisariatit janė bėrė tė dhunshėm, duke pėrdorur forcėn ndaj tre tė rinjve. Ndėrsa prindėrit e tyre thonė se, fillimisht i kanė goditur nė lokal, por "formaliteti" ka vazhduar mė keq kur i kanė futur nė furgon. "Nė momentin qė i kanė dėrguar nė komisariat, oficeri roje nuk i ka marrė nė dorėzim, pasi gjendja e tyre ka qenė e rėndė. Tė njėjtin veprim kanė bėrė edhe bluzat e bardha tė spitalit tė Krujės. Kur e kanė parė veten ngushtė, uniformat blu i kanė sjellė tre tė keqtrajtuarit nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, ku ata kanė marrė ndihmėn e parė. Po natėn, i kanė dėrguar nė Krujė, duke i futur nė spital", ka thėnė njėri nga tė afėrmit e tė rrahurve, sipas tė vilit, "pasi janė mjekuar deri nė mesditėn e djeshme, blutė i kanė marrė sėrish tė keqtrajtuarit, tė cilėt kishin fraktura nė kokė, trup dhe kėmbė, dhe i kanė dėrguar nė qelitė e komisariatit". Ata janė mbajtur gjatė gjithė kohės tė ruajtur dhe larg ēdo kontakti me gazetarė apo kamera. Madje, edhe mjekėt nuk kanė pranuar tė flasin. Nė orėt e mbrėmjes, kur situata ka qenė mė e qetė, njė mjek ka pohuar se ata kishin pėsuar fraktura.

    Reagimi
    I menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i familjarėve tė tyre. Prindėr, motra, vėllezėr tė tė rrahurve kanė shkuar nė spitalin e Krujės, por uniformat blu nuk i kanė lėnė tė takohen me ta. "Djali ka qenė duke pirė kafe me shokėt e vet. Policia e ka torturuar dhe masakruar", ka thėnė nėna e njėrit prej viktimave tė uniformave blu. Sipas pretendimit tė saj, shteti duhet tė marrė masa e t'i ndėshkojė policėt, pasi ata edhe sot (dje) ishin nė detyrė, ndėrsa djali nė spital. Njė i afėrm tjetėr, i njė tjetri prej tė keqtrajtuarve, ka pohuar se policia i ka rrahur pa asnjė tė drejtė ata, pasi po pinin nė qejfin e tyre dhe nuk po bėnin zhurmė dhe as qė po i binin kujt nė qafė. Tė afėrmit e tė keqtrajtuarve kanė protestuar dje para spitalit tė Krujės, ku ndodheshin dhjetėra forca policie, kundėr dhunės sė ushtruar mbi tre tė rinjtė. Madje, familjarėt as qė janė lejuar tė takohen me tė rrahurit brenda ambienteve tė spitalit. Kėshtu, qejfi i tre tė rinjve pėr tė pirė dhe mosbindja ndaj kėrkesės sė tė zotit tė lokalit pėr t'u ngritur u ka kushtuar atyre shtrenjtė. Jo vetėm janė masakruar, por edhe do tė qėndrojnė nė qelitė e vogla tė komisariatit tė Krujės, derisa gjykata tė vendosė pėr fatin e tyre.

    DHUNE

    4 Janar 2003
    Gjatė njė tentative pėr ta arrestuar, policėt e komisariatit tė Korēės ka goditur pėr vdekje Gazmend Tahirllarin. Ai iu ka vdekur nė duar, ndėrsa edhe ekspertiza mjeko-ligjore e vėrtetoi kėtė. Pėr kėtė vepėr, policėt e grupit tė gatshėm u dėnuan nga Gjykata.


    23 Korrik 2003
    Fatmir Avdolli nga Korēa vdiq si pasojė e goditjeve pas koke nga uniformat blu. Kėto tė fundit nė fillim deklaruan se ai vdiq pas njė aksidenti me makinė. Por pas denoncimit tė familjes u zbulua se ai ėshtė qėlluar nė kokė nga njė polic, fakt qė u vėrtetua.


    2 Gusht 2004
    Rrihet nga policėt e grupit tė gatshėm tė Komisariatit tė Policisė sė Vlorės tregtari i karburanteve Gramoz Halla, 33 vjeē. Halla, ėshtė nėn masėn burg pa afat pėr kanosje tė policėve. Kurse ai vetė ka denocuar blutė pėr ushtrim dhune e rrahje.



    Kryepolici: Uniformat bėnė detyrėn Denoncim dhe ne Prokurori

    Policia ėshtė gjendur pėrballė dhunės sė tre tė rinjve qė ishin tė dehur". Kėshtu ka pohuar dje pėr Gazetėn Shqiptare shefi i komisariatit tė Krujės, Sali Skura. Sipas tij, uniformave blu u ka kėrkuar ndihmė pronari i njė lokali pranė stadiumit tė qytetit. "Sapo ato kanė shkuar aty, tre tė rinjtė qė po pinin janė ngritur pėr t'i rrahur. Madje, kanė qėlluar nė drejtim tė tyre me mjete tė forta, si dhe njėri ka nxjerrė edhe thikėn", ka thėnė Skura. Ai ka bėrė tė ditur se uniformat qė ai drejton kanė vepruar konform ligjeve dhe nuk e shkanė shkelur atė aspak. Mė tej, kryepolici i Krujės, duke mos e mohuar dhunėn e ushtruar nga vartėsit e tij ndaj tre qytetarėve, ka thėnė se pas mjekimit tė marrė nė spital, ata janė dėrguar nė komisariat, ku dhe u ėshtė komunikuar arrestimi. Nga ana tjetėr, policėt e grupit tė gatshėm, tė cilėt kanė rrahur tre tė rinjtė, janė treguar mė tė shkathėt se familjarėt e tė dhunuarve (kėta tė fundit nuk kanė pasur mundėsi tė denoncojnė, pasi kanė qenė tė izoluar). Ndėrsa familjarėt vetėm kanė protestuar, uniformat blu kanė bėrė denoncim nė prokurorinė e rrethit, pėr tre tė rinj, duke pretenduar se "ata i kanė goditur, teksa po kryenin detyrėn, duke i ardhur nė ndihmė njė qytetari qė i kishte telefonuar".

  5. #15
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Disa kalimtare gjeten dje ne nje fshat te Vlores, trupin e pajete te nje 46-vjecari qe u identifikua te ishte Sulo Kapaj nga nje vendbanim tjeter i rrethit bregdetar. Policia" Punetori 46-vjecar i sektorit te Naftes, ishte qelluar me bresheri automatiku". Dyshimet e para, flasin per nje hakmarrje ndersa autoret mbeten ende te paidentifikuar

    VLORE - Nje 46 vjecar nga nje fshat i Vlores eshte gjetur i vrare ne nje tjeter fshat te rrethit jugor bregdetar. Viktima eshte Sulo Kapaj, 46 vjec, lindur dhe banues ne Dushkarak te rrethit te Vlores. Trupi i te ndjerit u gjet pas 12 oresh, dje ne mengjes, ne fshatin Lezhan, rastesisht nga disa kalimtare. "Viktima i cili ishte i pamartuar, eshte gjetur i vdekur pasi kishte marre nje plumb vdekjeprures, ne pjesen e qafes", sqaroi per "Korrieri"-n, nje burim policor ne vendngjarje. Por ne vendin ku u gjet trupi i pajete, policia mblodhi gezhojat e te pakten shtate plumbave qe mendohet se jane shtier nga nje autimatik kallashnikov. Drejtori i Policise se Vlores Josif Shtembari i tha dje "Korrieri"-t, se vrasja mbetet ende misterioze, por po punohet per te zbardhur motivet e saj dhe identifikimin e autoreve". Kurse burime te cituara nga atsh, thane se paraprakisht mendohet qe vrasja e 46-vjecarit lidhet me motivet e hakmarrjes. Per policine mbetet i dyshimte fakti i vrasjes se tij larg fshatit te lindjes.

    Si ndodhi vrasja

    Sulo Kapaj, 46 vjecari i pamartuar nga Dushkaraku i Vlores, eshte nisur si zakonisht mengjesin e djeshem, per te kullotur bagetine, ne stanin qe kishte bashke me vellezerit. Ai ishte bari prej vitesh dhe si zakonisht edhe diten e marte ka kryer te njejtin ritual, duke u nisur heret ne mengjes per te kullotur bagetite. Por nderkohe qe ne mbremje bagetite jane kthyer vete ne stan pa te zotin e tyre. Mungesa e asnje koke bagetie dhe mberritja e tyre vete ne stan, i ka cuditur pa mase vellezerit e tjere te Sulos, te cilet qendronin ne te njetin stan. Ata te alarmuar jane nisur menjehere ne kerkim te tij edhe pse ishte teper erresire, por trupi i vellait te tyre eshte gjetur pas disa ore kerkimesh, ne afersi te fshatit Lezhan, tek "Perroi i Kembes se Thate" sic e quajne vete banoret.

    Hetimi

    Viktima Sulo Kapaj, i pamartuar, u zbulua dje ne mengjes, pas shume oresh kerkimesh nga vellezerit e tij dhe nga mjaft banore. Ai u gjet i vdekur me nje plumb ne pjesen e qafes . Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se ne vendin ku eshte gjendur trupi i tij jane gjetur dhe shtate gezhoja arme.Burimet zyrtare te polcise shprehen per kete ngjarje se viktima eshte qelluar me arme zjarri tip automatik dhe se njeri nga plumbat, qe eshte gjetur ne pjesen e qafes i ka shkaktuar vdekje te menjehershme. Grupi hetimor eshte nisur menjehere ne vendngjarje duke kqyrur gjithcka, nderkohe qe per momentin po hetohet per shkaqet e vdekjes se 46-vjecarit. Sipas drejtorit te Policise se Vlores, Josif Shtembari vrasja mbetet ende misterioze. "Nje prej pistave te dyshimit, eshte grabitja qe mund te kete ndodhur per bagetite. Por perderisa bagetita eshte kthyer e gjitha ne stan, kjo te le te dyshosh. Gjithashtu kjo vrasje mbetet enigme duke pasur parasysh edhe faktin e treguar nga banoret, se ai nuk ka patur asnjehere probleme me ndonje person". Grupi hetimor, mesohet se ka mberritur vone ne vendngjarje per shkak te largesise se madhe dhe terrenit te keq. Ata konstatuan se vrasja eshte kryer ne distance te afert. Marieta Merkuri

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2014
    Postime
    5

    Pėr: Tragjedi!!

    Me kallash i bėri biri i bushtrės Sali Berisha,mor kėlysh kurve.

  7. #17
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Pėr: Tragjedi!!

    Pas shume shekujsh, kur rraca shqiptare te kaloje papritur ne homo sapiens, nuk do kemi me raste te tilla.
    Durim.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 17:37
  2. Tragjedi ne Greqi, shqiptari i pret kembet se shoqes
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:59
  3. Tragjedi ne afersi te Tetoves
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 17:35
  4. Tragjedi futbollistike me FOE
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 22:03
  5. Tragjedi, gjashtė fėmijė tė mbytur nė njė ditė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 02:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •