Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17

Tema: Tragjedi!!

  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Tragjedi!!

    LAĒ


    Nuk u ka mbetur dopjo gjashtė nė dorė, por hilet nė lojė dhe shakatė e tepruara mes njė grupi tė njohurish kanė shkaktuar njė tragjedi nė qytetin e Laēit. Njė i vdekur dhe shtatė tė plagosur ėshtė bilanci i sherrit tė djeshėm, i cili mė pas ka degjenuar nė shkėmbim zjarri. Siē ėshtė bėrė e ditur nga uniformat blu tė komisariatit tė Laēit, Gjon Menga ka qėlluar me breshėri nė drejtim tė njė lokali, ku njė grup shokėsh po luanin domino nė njė tavolinė tė tij. Si pasojė, ka mbetur i vdekur nė vend Lekė Suti, si dhe janė plagosur Altin Bushi, Bert Lepuri, Mikel Trokthi (pronari i lokalit), Kastriot Trokthi, Zef Trokthi, Sajmir Trokthi dhe Aris Trokthi. Pas ngjarjes, autori ėshtė larguar me makinėn e tij "Audi 80", ngjyrė e bardhė, ndėrsa nė kėrkim tė tij janė vėnė dhjetėra forca policie dhe speciale.

    Vrasja
    Ka qenė ora 15.10, kur nė qytetin e Laēit ėshtė dėgjuar njė breshėri e gjatė kallashnikovi. Plumbat ishin derdhur drejt njė lokali qė ndodhet pėrballė spitalit tė qytetit, brenda tė cilit luanin domino njė grup tė njerėzish, mes tyre pesė tė njė fisi (pėrfshi edhe pronarin). Sipas policisė, ai qė ka qėlluar dhe mė pas ėshtė larguar me makinėn e tij (brenda saj ndodhej edhe njė tjetėr), ėshtė Gjon Menga, djali i tezes sė Agim Pepės, vrasėsit tė Gani Malushit. Burime nga uniformat blu kanė treguar pėr Gazetėn se autori i vrasjes njė orė pėrpara se tė ndodhte krimi ka qenė nė tė njėjtin lokal duke luajtur domino me personat e vrarė e tė plagosur, ndėrkohė qė ata kanė nisur njė konflikt banal me fjalė, pėr njė hile qė i kanė bėrė gjatė lojės. Pas sherrit, ai ėshtė larguar pėr nė shtėpi. Por mė vonė ėshtė kthyer vetė i dytė. Ka ndaluar makinėn para lokalit dhe ka dalė prej saj me njė kallashnikov nė dorė. Pa folur asnjė fjalė, Menga ka qėlluar mbi personat qė ishin nė tavolinė. Pėr pasojė, ka vdekur nė vend shtetasi Lekė Suti nga qyteti i Laēit, si dhe janė plagosur shtatė tė tjerė. Tragjedia mund tė merrte pėrmasa mė tė mėdha, por, siē ėshtė bėrė e ditur, Mengės i ėshtė bllokuar arma gjatė tė shtėnave dhe e ka pėrlasur nė tokė, duke nxjerrė mė pas pistoletėn dhe duke qėlluar mbi personat. Mė pas ėshtė larguar me shpejtėsi nga vendi i ngjarjes sė bashku me personin qė e shoqėronte. Ngjarja ka shkaktuar edhe njė tė vetėplagosur, Genti Sutin, i biri i tė vrarit nga Menga. Ai ka goditur me kokė xhamin e makinės nė momentin qė e ka parė tė atin tė vdekur, duke i shkaktuar vetes njė plagė tė madhe. Sipas dėshmitarėve okularė, tė cilėt kanė dėshmuar nė vendngjarje, shėnjestra kryesore e Mengės ka qenė njėri prej familjes Trokthi, tė cilėve nuk ua ka dalė dot mbanė me fjalė nė momentin qė po ziheshin nė lokal. Ndėrsa nga breshėritė ka vdekur Suti, i cili edhe ai ka qenė duke luajtur domino nė momentin e sherrit me fjalė.

    Policia
    Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendin e ngjarjes, duke marrė edhe informacionet e para. Nė moment ėshtė identifikuar autori, si dhe tė plagosurit janė dėrguar nė spitalin e qytetit pėr ndihmė e mė pas nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė, pasi gjendja e tyre ka qenė e rėndė. Menjėherė pėr nė Laē janė nisur Drejtori i Drejtorisė Qendrore tė Policisė sė Rendit dhe Forca tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė. Forcat e Drejtorisė sė Policisė sė Lezhės sė bashku me ato tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė kanė ngritur postblloqe dhe kanė kryer kontrolle tė shumta pėr tė bėrė tė mundur kapjen e autorit dhe pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė kėsaj ngjarjeje. Por, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, ai nuk ishte vėnė nė pranga.


    Mamuras, gjendet i vetėvarur nė shkollė, pranė tij njė tufė me lule dhe atlete

    Njė i ri ende i paidentifikuar ėshtė gjendur i vetėvarur nė katin e tretė tė shkollės "Migjeni" nė qytetin e Mamurrasit, nė rrethana misterioze. Burime tė policisė sė Kurbinit kanė bėrė tė ditur se kufoma ėshtė gjetur rastėsisht nga punonjėsit e njė firme, e cila kishte marrė pėrsipėr lyerjen e shkollės para fillimit tė vitit tė ri mėsimor. Por, sapo ata janė futur brenda, kanė ndier erėn e rėndė. Dhe, kur janė ngjitur nė katin e tretė tė shkollės, janė tmerruar nga pamja trishtuese qė u ėshtė shfaqur. Njė person ka qenė i varur me litar nė njė dru qė ishte i ngulur nė mur. Ndėrsa pranė tij ėshtė gjetur njė tufė me lule dhe njė palė atlete. Menjėherė punėtorėt kanė lajmėruar policinė, e cila ka shkuar menjėherė nė vendngjarje. Uniformat blu kanė konstatuar se trupi i tė riut, qė mendohet se ėshtė rreth 25 vjeē, ishte dekompozuar. Deri dje nė mbrėmje ai nuk ėshtė identifikuar, pasi nuk kishte as dokument identifikimi me vete. Ndėrsa nė polici, nga rrethi i Kurbinit, nuk kishte pasur asnjė denoncim pėr zhdukje personi. Ai ėshtė dėrguar nė morgun e qytetit tė Laēit dhe, sipas policisė, ai ėshtė rreth 2 metėr i gjatė. Spacialistėt kanė pohuar se ai mund tė jetė varur aty prej afro dy muajsh dhe askush nuk e kishte vėnė re, kjo pasi edhe shkolla ėshtė pa roje. Gjithsesi, po punohet pėr tė zbardhur nėse ėshtė vetėvarje e mirėfilltė apo ėshtė njė vrasje e qėllimshme e tipit mafioz. Lulet dhe atletet pranė tė varurit e kanė shtyrė policinė tė dyshojė se mund tė mos jetė vetėvarje.


    Plagosen dy, nė Shkodėr e Durrės

    Dy persona kanė mbetur tė plagosur gjatė ditės sė djeshme nė Shkodėr e Durrės pėr motive tė ndryshme. Kėshtu nė Shkodėr 35- vjeēari, Gjergj Degaj sapo ishte kthyer nė vendlindje nga Amerika plagoset pas njė shkėmbimi zjarri. Sipas burimeve policore, shkėmbimi i zjarrit ka ndodhur mes dy makinash. Nė njėrėn ishin Gjergj Degaj dhe P.Gjoka dhe nė tjetrėn M.Gjoni e N.Dani. Nga hetimet mėsohet se i plagosuri jetonte prej vitesh nė Amerikė, ndėrkohė qė dhe njėri nga autorėt e plagosjes kishte jetuar disa vite nė Amerika, por atij i ishte hequr e drejta e hyrjes nė SHBA. Deri tani mėsohet se ngjarja ka ndodhur pėr motive tė dobėta, por gjithsesi po hetohet se mos shkak pėr shkėmbimin e zjarrit ka qenė ndonjė problem i lindur nė Amerikė. Ndėrsa nė Durrės ėshtė arrestuar, Erion Troplini, i cili ka qėlluar nė ajėr dhe ka plagosur plagosur njė kalimtar tė rastit, Romeo Bejto nga Tirana i cili sapo kishte zbritur nga automjeti i tij Fiat Lanēia.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    "Mė vranė djalin para syve"

    Kishte ardhur pėr t'u ēmallur me familjen pas dy vjet emigrimi, por ėshtė bėrė viktimė e njė ngjarjeje krejt banale. Dėshira pėr tė dėgjuar njė kasetė me kėngė greke nė lokalin e fshatit i ka kushtuar jetėn 30-vjeēarit Dritan Shurdha nga fashati Perondi i rrethit tė Beratit. Familjarėt dhe bashkėfshatarėt e viktimės ende nuk e besojnė se jeta e tė riut ėshtė shuar pėr njė motiv tė tillė. Autori i vrasjes ėshtė Fatos Amati nga i njėjti fshat, i cili ka pasur edhe mė parė precedentė penalė. Policia ka shpallur kėrkimin pėr Amatin, i cili ėshtė larguar pas ngjarjes tragjike, ndėrsa rreth orės 20:00 ėshtė vetėdorzuar nė Komisariatin e Kuēovės. Babai i Dritanit ėshtė personi qė e ka pėrjetuar mė rėndė kėtė ngjarje, pasi ka qenė dėshmitar nė momentin kur djali i tij ėshtė qėlluar me tri thika pas shpine. Shkaku i nisjes sė konfliktit nė lokalin e fshatit dhe ekzekutimi nga pas, tregohen pėr Gazetėn nga Zenel Shurdha, babai i viktimės.

    Si nisi konflikti me autorin e vrasjes?
    Rreth orės 9 e gjysmė nė mbrėmjen e sė enjtes shkuam nė lokalin e fshatit me djalin dhe kunatin e tij pėr tė pirė njė kafe. Dritani i kėrkoi pronarit tė lokalit qė tė vendoste njė kasetė me kėngė greke, ndėrsa disa djem tė tjerė qė ishin ulur karshi nesh kėrkuan qė tė hiqet kaseta me kėngė greke dhe tė vendosej kasetė me kėngė shqiptare dhe ashtu u bė.

    Kėtu filloi grindja?
    Jo, nė atė moment pati njė grindje tė lehtė midis tyre, por pa u acaruar shumė, pasi ndėrhymė edhe ne.

    Kur ndodhi vrasja?
    Pak pasi bėmė atė debatin dolėm tė tre pėr tė ikur nė shtėpi, ndėrsa nga pas, mesa duket, na kanė ndjekur tre djemtė qė u grindėm nė lokal. Nė njė moment qė erdhi krejt papritur, djemtė qė na kishin ndjekur janė afruar nga prapa dhe e kanė qėlluar me thika djalin, duke e shtrirė pėrtokė. Nuk e mendova se mund tė kishte marrė plagė tė tilla sa tė vdiste, pasi gjithēka ndodhi shumė shpejt, por, kur mė thanė nė spital se ndėrroi jetė, mė mirė tė mė kishin vrarė dhe mua. E kisha djalė tė mirė, punėtor dhe kishte ardhur tė na takonte, pasi kishte dy vjet qė punonte nė Greqi.

    A e njihni autorin e vrasjes?
    E kush nuk e njeh atė nė fshat Fatos Amatin! Por fajin e ka shteti, i cili disa herė e ka futur nė burg vrasėsin dhe pėrsėri e kanė nxjerrė nga burgu. Njerėz tė tillė qė nuk kanė frikė nga ligji e shteti arrijnė deri aty sa tė marrin jetė njerėzish tė pafajshėm dhe neve na ngelet vetėm ngushėllimi.


    Gjysėm ore mė pas, dy viktima tė tjera nė fshat pėr borxhet

    Pa u mbushur ende njė orė nga vrasja e 30-vjeēarit Dritan Shurdha, fshati Perondi i Kuēovės, tronditet sėrish nga ekzekutimi i dy tė rinjve dhe plagosja e njė tjetri. Janė vrarė Maks Kapedani, 24 vjeē dhe Viktor Baēi, 36 vjeē. Sipas policisė vrasja ėshtė bėrė nė lokalin e bashkėfshatarit tė tyre Fitim Toska. Vrasjet nuk kanė pasur lidhje me njėra-tjetrėn, ndėrsa si ekzekutor pėr tė dytėn akuzohet Astrit Qamirani. Njė borxh midis tyre ka qenė shkaku qė Qamirani tė qėllonte me automatik mbi dy bashkėfshatarėt e tij, Maks Kapllani 24 vjeē e Viktor Baēi 36 vjeē, si dhe tė plagoste 30 vjeēarin Leven Demiri. Plumbat janė derdhur mbi ta ndėrsa po pinin birrė rreth orės 22 e 30, sė bashku me tre shokė tė tyre. Ekzekurori i ka qėlluar viktimat duke bėrė qitje njė e nga njė ndėrsa sipas banorėve aty pranė, para se tė qėllonte ai ka kėrkuar qė tė largoheshin tre tė tjerėt qė kanė qėnė tė pranishėm nė tavolinėn e viktimave. Demiri ka marrė dy plagė nė tė dy duart. Ai ėshtė larguar disa metra nga vendi i ngjarjes dhe ka kėrkuar ndihmė. Mė pas ėshtė dėrguar nė spitalin e Beratit ku ėshtė mjekuar dhe rreth orės 02.00 tė natės ka mbėrritur nė shtėpinė e tij. Si motiv pėr vrasjen policia dyshon se mund tė jetė ndonjė borxh i vjetėr i papaguar. Ndėrsa familjarėt kanė hedhur poshtė kėtė version tė paktėn pėr viktimėn Viktor Baci sepse ai jetonte e punonte nė Greqi. Ai kishte ardhur pranė familjes pėr tu martuar sepse kishte dy vjet i fejuar me njė vajzė. Madje do martohej pas dy ditėsh. Pėr kėtė arsye, sipas komshijėve tė tij dėshironte tė blinte njė makinė . Me vete ka pasur edhe 5100 Euro tė cilat i janė gjetur pas vrasjes. Asnjė nga personat e implikuar nė kėtė ngjarje si vrasėsi ashtu edhe viktimat nuk kanė patur precedentė penalė mė parė.


    Perondia nė frikė pas vrasjeve

    Banorėt e fshatit Perondi tė Kuēovės i ka pėrfshirė frika pas pėrjetimit tė tre vrasjeve shokuese tė ndodhura brenda harkut kohor tė gjysmė ore. Tė mėsuar me njė jetė tė qetė, ata pohojnė se edhe gjatė vitit tė mbrapshtė 1997, nė fshatin e tyre nuk kishte ndodhur pothuaj asnjė ngjarje e tillė. Gjatė ditės sė djeshme ata kanė pėrcjellė tre tė rinjtė pėr nė banesėn e fundit dhe janė mbyllur nėpėr shtėpitė e tyre mė herėt se ditėt e tjera. Tė dyja lokalet ku ndodhėn ngjarjet janė mbyllur pėr respekt tė viktimave. Ndėrsa nė fshat ka ikur gjallėria e zakonshme. Banorėt nuk dinė tė shpjegojnė kėtė shpėrthim dhune nė fshatin e tyre. Ndėrsa janė shumė tė pakėnaqur nga autoritetet, sipas tyre tė paktėn me rastin e vrasėsit tė akuzuar Fatos Amati, qė theri me thikė Dritan Shurdhėn. Fshatarėt ia kanė hedhur fajin shtetit, i cili disa herė e ka futur nė burg kėtė vrasės dhe po aq herė e ka nxjerrė, duke i lėnė duar tė lira tė marrė jetė njerėzish te pa hijshem

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Trafiku dhe borxhi i vjetėr janė pistat e hetimit tė hedhura deri tani nga policia e Beratit pėr vrasjen e dyfishtė nė Perondi dy ditė mė parė. Ndėrsa autori i vrasjes sė dy personave, Astrit Qamirani, ėshtė ende nė kėrkim dhe policia ka hedhur edhe pistat e para tė hetimit. Sipas policisė, njėri nga viktimat ka qenė emigrant nė Angli rreth shtatė vite mė parė dhe dyshohet se merrej me trafik njerėzish. Por, sipas tyre, Viktor Bici dhe autori i vrasjes, Qamirani, nuk kanė lidhje tė drejtpėrdrejta, gjė e cila e bėn mė tė vėshtirė pranimin e kėtij versioni pėr faktin se vrasėsi i tyre nuk ka qenė i skeduar nga policia shqiptare, por vetėm nga policia ishullore. Nė fakt pista qė po heton mė fort policia ėshtė ajo e borxhit tė vjetėr qė Baci i ka pasur Qamiranit. Po sipas tė njėjtave burime, mėsohet se mbetet nė fuqi versioni se shkaku pėr vrasjen e Bacit dhe tė Kapedanit nga Qamirani nė Perondi, ka qenė problemi i njė borxhi tė vjetėr midis tyre. Sipas fqinjėve tė viktimave, Viktor Baci i ka pasur Qamiranit njė sasi lekėsh dhe ia ka mohuar ato. Edhe pse ka ardhur nga emigracioni pėr t'u martuar kėtė javė, ka dashur tė blinte njė makinė dhe nuk ka pranuar qė t'i jepte borxhin komshiut, i cili pėr fyerjen qė i ka bėrė dhe pėr borxhin e munguar ka vendosur qė t'i merrte jetėn. Duket se nė prani tė sherrit tė bėrė disa ditė mė parė midis tyre, pra Bacit dhe Qamiranit, ka qėnė i pranishėm edhe Kapedani, i cili ka mbajtur qėndrim pro Bacit dhe nė disfavor tė Qamiranit, pavarėsisht se ky ka qenė i vetmi dėshmitar pėr borxhin e marrė qė para disa viteve nga Baci. Akoma qėndron i ngritur ky version nė polici, por edhe midis banorėve tė Perondisė. "Tashmė ėshtė ngushtuar dhe ėshtė identifikuar nė zonėn ku strehohet, por akoma nuk ėshtė pėrcaktuar vendi i saktė i vendqėndrimit tė tij", kanė deklaruar burime nga policia e Beratit pėr vrasėsin e dy personave ditėn e enjte nė darkė.


    "Bashkėfshatarin e vrava se mė tha qė nuk njihja muzikėn"

    Mė ofendoi se nuk njihja muzikėn dhe se nuk e dija se ēfarė ishte arti i vėrtetė". Kėshtu ka deklaruar pas vetėdorėzimit nė polici 24-vjeēari nga fshati Perondi i Beratit, Fatos Amati, pasi dy ditė mė parė ai ka therur Dritan Shurdhėn. Amati ka thėnė se vrasjen e ka bėrė nė kushte tė tronditjes psiqike, pasi ishte ofenduar nga 30-vjeēari nė lokalin ku ishin sė bashku me tė atin dhe kunatin e tij. "Mė quajti njeri qė nuk merja vesh nga muzika dhe nga arti i vėrtetė dhe nuk kisha para botė me sy, sepse as jashtė shtetit nuk kisha qenė dhe as kisha arsim, sepse kisha qenė disa herė nė burgje", ėshtė mbrojtur mė pas ai. Sipas 24-vjeēarit, ai nuk e ka ditur qė viktima e tij kishte vdekur, por ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar nė shtėpi duke dashur qė t'i ruhej sherrit me tė afėrmit e viktimės. Pasi Amati ka marrė vesh se viktima kishte vdekur, ka treguar se nuk kishte mundėsi se ku tė fshihej. "Kur ka ardhur policia pėr kontroll nė shtėpinė time unė kam hipur mbi ēatinė e shtėpisė dhe kam qėndruar i heshtur. Qėndrimin im aty nuk e ka ditur asnjėri nga familja, tė cilėt e dinin se kisha ikur me qėllim qė tė mos dorėzohesha mė nė polici", ka thėnė mė pas ai. Megjithatė, Amati ka pranuar se ishte i penduar pėr vrasjen qė kishte bėrė.


    E vėrteta e vrasjes, Suti u vra gabimisht

    Eshtė pėrcjellė pėr nė banėsėn e fundit Lekė Suti 50 vjeē, i cili ėshtė vrarė dje nė njė lokal nė qendėr tė Laēit. Suti ėshtė vrarė nga Gjon Menga, i cili vetėm disa orė mė parė kishte pasur njė konflikt me Aris Trokthin nga Laēi, i cili mbeti i plagosur. Burime tė sigurta bėjnė tė ditur se Aris Trokthi i ka zėnė rrugėn atij me makinė nė afėrsi tė Kishės Laē. Pas ofendimeve tė ndėrsjella ka filluar edhe sherri, ku dy palėt janė rrahur me grushta. Pas njė ore Gjon Menga ka shkuar nė lokalin e Mikel Trokthit pėr tė mėsuar se ku ndodhej kushėriri i tij, Arisi. Pėr tė mos rėnė nė sy, ka bėrė njė lojė domino me njė grup njerėzish dhe mė pas ka shkuar nė shtėpi. Por, i shoqėruar edhe nga dy persona tė tjerė, me makinėn e tij ka shkuar te lokali, duke qėlluar me breshėri automatiku. Si pasojė, vdiq aksidentalisht Suti, si dhe u plagosėn shtatė tė tjerė, mes tyre edhe Arisi.


    Vėrejtje kryepolicėve nė Berat dhe Laē

    Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, menjėherė pas ngjarjeve kriminale tė ndodhura nė qytetet e Kuēovės dhe Laēit, krahas masave tė marra pėr zbardhjen e tyre dhe kapjen e autorėve, ka dhėnė edhe disa masa disiplinore pėr drejtuesit e policisė sė kėtyre zonave. Kėshtu, Shkėlqim Kokonozit me detyrė Drejtor i Policisė sė Qarkut Berat i ėshtė dhėnė masa disiplinore "vėrejtje me paralajmėrim", me motivacionin "Pėr mungesė korrektėsie nė kryerjen e detyrave" dhe konkretisht pėr mosmenaxhim tė mirė tė shėrbimeve tė policisė nė kapjen e autorit tė vrasjes sė ndodhur nė qytetin e Kuēovės. Gjithashtu, Dedė Gjokės me detyrė Shef i Komisariatit tė Policisė Kurbin nė Drejtorinė e Policisė sė Lezhės, i ėshtė dhėnė masa disiplinore "vėrejtje me paralajmėrim", me motivacionin "pėr mungesė korrektėsie nė kryerjen e detyrave" dhe konkretisht pėr mosmenaxhim tė mirė tė shėrbimeve tė policisė nė kapjen e autorit tė vrasjes sė ndodhur nė qytetin e Laēit.

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Zbardhet njė nga vrasjet mė tė bujshme nė Shkodėr, ajo e vėllezėrve biznesmenė Artur dhe Osman Alibali. Pas 5 vitesh janė identifikuar dy autorėt. Policia e Shkodrės ka bėrė gjatė orėve tė drekės arrestimin e Frederik Totės, i cilėsuar si njė nga autorėt e vrasjes. Ndėrkohė, autori tjetėr, sipas tė njėjtave burime, Behar Bajri ėshtė i arrestuar dhe ndodhet nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės, pėr akuzėn e armėmbajtjes pa lejė, i dėnuar pėr tė katėrtėn herė me njė vit e katėr muaj burg. Por, deri tani, nuk ka pasur prova pėr ta akuzuar pėr vrasjen e vėllezėrve Alibali. Sipas policisė, ngjarja pėr tė cilėn akuzohen tė dy personat ka ndodhur nė janar tė vitit 1999. Ndėrsa dosja pėr kėtė ngjarje ėshtė pezulluar mė 30 nėntor 2000. Arsyeja ka qenė pėr mosidentifikim autorėsh. Ndėrkohė qė mė 18 prill 2004 Drejtoria e Policisė sė Shkodrės bashkė me Prokurorinė kanė vendosur rihapjen e dosjes dhe vazhdimin e hetimeve. Pas pesė muajsh pune, grupi i hetuesve ka arritur nė pėrfundimin se autorė tė vrasjes janė pikėrisht Tota 37 vjeē dhe bashkėpunėtor i tij, Bajri 24 vjeē. Pasi Bajri ishte nė qeli pėr dėnimin tjetėr, pėr policinė problem ishte arrestimi i Frederik Totės.

    Arrestimi

    Burime nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės kanė bėrė tė ditur se cilėsimi fajtor pėr Totėn ka qenė i pėrfunduar qė para 15 ditėsh, por po sigurohej vendndodhja e tij. Kėshtu, aksioni pėr kapjen e tij ka zgjatur pikėrisht dy javė. 37-vjeēari ėshtė mbajtur nėn survejim tė plotė, duke iu survejuar ēdo lėvizje e tij gjatė kėtyre 15 ditėve. Sipas uniformave blu, duhej qė aksioni pėr arrestimin e tij tė mos merrej vesh nga shumė persona, si dhe tė bėhej i mirėorganizuar, me qėllim qė Tota tė mos kishte mundėsi tė largohej. Dhe plani duket se ka ecur mirė. Aksioni i djeshėm nė drekė ka qenė i menjėhershėm, i bėrė pa shumė bujė. Pak policė dhe pa sirena ndezur, derisa ai ėshtė vėnė nė pranga, pa asnjė rezistencė, nė shtėpinė e tij nė lagjen "Salo Halili".

    Policia
    Sipas burimeve nga Minsitria e Rendit, janė tė sigurta provat e grumbulluara pėr tė pėrcaktuar fajėsinė e Totės dhe Bajrit. Madje, sipas tyre, puna vazhdon pėr tė siguruar edhe tė tjera. Ndėr to, janė dhe deklarimet e bėra nga disa persona. Burimet nga dikasteri i Rendit kanė pohuar se ndaj Frederik Totės rėndon akuza e vrasjes me dashje e kryer nė bashkėpunim, si dhe armėmbajtje pa leje. Vrasja e bėrė mė 14 janar tė vitit 1999 ka qenė nga mė tė bujshmet nė qytet. Ndėrsa dy vėllezėrit Alibali, Arturi dhe Osmani, kanė qenė duke pirė kafe, fare pranė shtėpisė sė tyre nė "Rus", njė makinė ėshtė afruar dhe ka kėrkuar tė bisedojė me ta. Dy vėllezėrit kanė dalė nga kafja dhe i janė afruar makinės. Pak ditė mė parė, njėri nga vėllezėrit kishte shkėmbyer fjalė me njėrin nga autorėt e vrasjes. Ata kanė shkuar pranė makinės me idenė se bėhej fjalė pėr tė sqaruar ndodhinė e shkuar. Por prej makinės kanė dalė breshėritė e automatikut qė kanė lėnė tė vdekur nė vend dy vėllezėrit, Artur Alibali 35 vjeē dhe Osman Alibali 37 vjeē. Nė njė errėsirė tė plotė, pasi mungonte energjia elektrike, vrasėsit janė larguar pa u identifikuar pėr disa vite me radhė. Zbardhja e kėsaj ngjarjeje tė harruar prej vitesh ka ardhur nė sajė tė punės sė pėrbashkėt qė janė duke bėrė Drejtoria e Policisė sė Shkodrės dhe Prokuroria e kėtij rrethi pėr ngjarjet e vjetra, dosjet e tė cilave janė konsideruar tė mbyllura.

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Plagosja nė qendėr, sherri pėr njė celular

    Shkėmbimi i zjarrit dy ditė mė parė nė qendėr tė Durrėsit, ku mbeti i plagosur njė kalimtar, ka ndodhur pėr njė celular. Sherri mes personave qė shkėmbyen zjarrin kishte ndodhur njė ditė mė parė. Vėllezėrit Armand dhe Fatos Abdishaj, banorė tė lagjes numėr 11 tė qytetit tė Durrėsit, i kishin zėnė pusi me armė te rruga "Sefer Efendiu" 27-vjeēarit Erion Troplini, banor nė lagjen nr.2 tė qytetit. Sipas burimeve policore, mėsohet se palėt njiheshin qė mė parė me njėra-tjetrėn. Mes tyre kishte ndodhur njė grindje e cila si shkak kishte pasur njė celular. Troplini nga njėra anė dhe vėllezėrit Abdishaj nga ana tjetėr pretendonin pronėsinė mbi tė. Ky sherr u finalizua njė ditė mė vonė me pėrdorimin e armėve tė zjarrit. Shkėmbimi i zjarrit ndodhi kur Troplini po drejtohej nė drejtim tė kthesės pas Gjykatės sė faktit, vėllezerit kanė qėlluar nė drejtim tė makinės "Benz" me ngjyrė tė zezė, ku ndodhej Troplini. I menjėhershėm ka qenė edhe pėrgjigjja nga makina. Troplini ka zbrazur pistoletėn nė drejtim tė vėllezėrve. Qė tė dyja palėt kanė gabuar shėnjestrėn dhe ata qė janė rrezikuar vėrtet, kanė qenė kalimtarėt e rastit tė cilėt janė shtrirė nė tokė tė tmerruar nga krismat e armėve. Ai qė e ka pėsuar, ishte njė banor i Tiranės, Romeo Bejdo, 38 vjeē, i cili ndodhej nė Durrės pėr punėt e tij. Policia e qytetit bregdetar bėri tė mundur arrestimin e 27-vjeēarit Troplini, ndėrsa pėr dy vėllezėrit Abdishaj ėshtė lėshuar njė urdhėrarresti. 38-vjeēari i plagosur ka marrė ndihmėn e parė mjeksore dhe tashmė ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    SHKODER



    Njė grindje pėr futbollin ka bėrė qė fėmija 17 vjeē tė bėhet shėnjestėr e njė tė rrituri dhe tė vritet. Orland Gjoni, nga fshati Melgushė, ka gjetur vdekjen nga plumbat e njė pushke, rreth orės 18.00 tė sė shtunės. Zaim Muriqi 45 vjeē ėshtė cilėsuar nga policia si autor i vrasjes. Ndėrsa ai deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nuk ishte kapur, policia dhe grupi hetimor kanė zbardhur motivin, i cili ėshtė njė grindje fėmijėsh pėr lojėn. Ngjarja ka ndodhur nė Mal tė Jushit, pikėrisht nė stanin ku fėmija ruante bagėtitė, duke ndihmuar familjen e tij. Ngjitur me stanin ėshtė gjetur trupi i pajetė i Orland Gjonit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se njė person po nga fshati Melgushė ėshtė autor i ngjarjes. Njė ditė mė parė Orlandi sė bashku me disa shokė tė fshatit tė tij kanė qenė duke luajtur futboll. Mes lojės ka nisur grindja ndėrmjet Orlandit dhe djalit tė Zaim Muriqit. Pas fjalėve, Orlandi ka rrahur tė birin e vrasėsit. Njė ditė mė pas, Zaim Muriqi ėshtė ngjitur nė stan pėr tė marrė hakun e tė birit, pasi ndihej i fyer nga rrahja qė i ishte bėrė tė birit. Nė stan nuk e ka zgjatur shumė, por ka qėlluar me armė. Mė pas, ai menjėherė ėshtė larguar. Policia e Shkodrės sapo ka marrė informacionin ėshtė nisur drejt Malit tė Jushit me forca tė shumta pėr tė bėrė tė mundur kapjen e tij. Deri nė orėt e vona tė natės aksioni ka vazhduar pa dhėnė ndonjė rezultat. Megjithatė, blutė pohojnė se ėshtė bėrė rrethimi i plotė i tė gjithė zonės dhe se largimi i tij do tė jetė i pamundur. Edhe nėse ėshtė fshehur nė ndonjė zonė tė vėshtirė, ai nuk mund tė qėndrojė gjatė, pasi nuk do tė ketė mundėsi pėr tė marrė ushqim dhe ujė.

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    PER CA GJERA TE VOGLA….

    Njė i afėrmi im, emigrant klandestin nė Londėr, si shumė tė tjerė, mė tregoi se kishte tre vjet qė drejtonte njė veturė pa patur patentė. Dhe kjo ndodhte nė njė vend ku toleranca e policisė ėshtė zero. Por atij asnjėherė nuk ia kishin kontrolluar dokumentet. Pasi asnjėhererė nuk i kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, ndoshta nxitur edhe nga fakti i parregullsisė sė dokumenteve. "Nėse nuk bėn ndonjė shkelje, policia nuk tė ndalon kėtu" - e mbylli rrėfimin e ēuditshėm ai. E kujtova mikun tim, ndėrsa njė ditė tė zakonshme udhėtoja pranė kryqėzimit tek vendi i quajtur Libri Universitar nė kryeqytet. Ishte ora 16.30 dhe trafiku ishte nė pikun e tij pėr shkak se ėshtė ora kur njerėzit lėnė punėn. Sapo kalova semaforin, njė polic i qarkullimit rrugor, i gjatė e me syze dielli deri tek veshi, mė kerkoi tė hapja krahun. Nė fakt nė atė rrugė nuk ke ku tė hapėsh krahun pėr shkak tė parkimit nė tė dy anėt dhe mua nuk mė mbeti veēse tė ndaloja, tė bllokoja tėrėsisht trafikun dhe tė prisja policin e gjatė. Mė kėrkoi dokumentet njė e nga njė. E pyeta se ēfrarė shkeljeje kisha bėrė dhe mė tha se tė bėja atė qė mė kėrkonte. Pastaj mė kėrkoi tė hapja bagazhin e makinės. Ndėrkohė nga pas, njė kor borishė kėrkonin qė tė hapej rruga, por polici nuk e kthente kokėn as majtas e as djathtas. Hapa bagazhin dhe aty pa njė biēikletė tė vogėl. U bė kurioz pėr tė dhe i shpjegova tėrė sinqeritet se e kisha vėnė aty, pasi im bir nė shtėpi nuk mė kishte lėnė gjė pa thyer me tė. Kjo punė zgjati nja 10 minuta dhe pėr kaq kohė nga pas karvani i makinave ishte bėrė si nė Kakavijė. Mė la tė ikja pa mė thėnė se pėrse mė kontrolloi dhe ēfarė donte njė polic trafiku me kontrollin fizik tė makinės. Pa mė thėnė as mė fal dhe as faleminderit, mė pa tėrė inat dhe iku tek njė makinė tjetėr. Ky njeri qė pėrgjigjet pėr tė stabilizuar trafikun, solli aq ngatėrresė nė atė kryqėzim sa mund tė sjellin dy eskorta kryeministrore bashkė. Dhe nuk ėshtė i vetmi rast. Tė udhėtosh nga njėri qytet njė tjetrin do tė hasėsh nė dhjetra postoblloqe.Tė gjithė bėjnė tė njėjtėn gjė, tė kontrollojė, tė vonojnė nga 10 minuta dhe kaq. Tė mėsuar me servilizmin e shoferėve tė furgonėve taksi, tė cilėt pėr njė pasagjer mė shumė u drejtohen tėrė mirėsjelljeje shefave tė rremė, ata mbijnė nė ēdo kaēube rruge, duke pėrgjuar qė dikush tė jetė pak mė shumė se shpejtėsia e duhur. Ata nuk janė aty pėr tė vėnė rregull, por pėr tė kontrolluar e kontrolluar, me shpresėn se dikush nuk do tė jetė nė rregull. Prezantohen tėrė kapadaillėk dhe nuk e kanė pėr gjė tė tė thonė se "edhe unė do tė ha". Duke mos fyer ata punonjės policie tė ndershėm e tė pėrkushtuar, duhet tė kujtojmė se tė tillė nėpunės janė ata qė bėjnė prezanitimin mė tė shėmtuar tė shtetit me shtetasin. Atij shteti, i cili para se tė fillojė tek krimi i organizuar, trafiku i klandestinėve, duhet tė fillojė pikėrisht kėtu. Tek kėto gjėrat e vogla, nė dukje.
    ….dhe mė erdhi ti shtrėngoj dorėn vėrtet njė polici nė Maqedoni, i cili teksa udhėtonim drejt Shkupit na ndaloi dhe e vetmja pyetje qė na bėri ishte: E dini rrugėn?


    Te Gjitha te Permendurat me Siper kane ndodhur per nje dite!!

    Shpirt Njeriu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpirt Njeriu : 29-08-2004 mė 00:25

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shpi e kallash eshte shqiperia..

    perjashto ca familje fisnike qe per arme kane librat e luget e tenxheret qe gatuajne kusuri i kane bere depo armesh furriqet e tyre.

    Mjafton nje grindje e lehte,nje xhelozi,nje shaka pa kripe dhe cfaqet kallashi.

    Sikur Pd-ja te ishte ne pushtet kurre nuk do te mund te c'armatoste popullin ..e kjo per arsye se shumica e popullit jane shoke proletare e kooperativisto-enveriste e kapterro-spiune ..e ata nuk do i dorzonin kallashet me urdher te Sali berish kok lo-qes.. Nje se e urrejneSaliun qe i beri me lop,kostum e kerr e vila e toka..e dyta se urdheri i brendeshem i partise tyre PS eshte ..ti mbajme armet se keshtu marrim pushtetin e ashtu e mbajme pushtetin..me griken e pushkes..

    Mirpo Ps qe eshte e zonja ta carmatose Popullin ka 8 vjet ne pushtet dhe nuk po imbledh armet..

    Aftesia ePS-se per ti mbledh armet eshte e padiskutueshme..

    Ne se do Nano Ruco Bizhgo-Bracja.. per 2 dite i mbledh armet..

    PS ka nje rrjet spiuno-militanto-veterano Shefqeto PEcIST- enveristo-haxhillesho-ist-hysni Kapoist e Ceko Ruco-Zabito ist-caushist.. qe ka per borxh te zhbiriloje jo kallashet e mitralozet ku jane e ku sjane nga Konispoli sigurimso-kufitarist e deri ne Vermoshin E Shistavecin Dokle isto Operativist pior dhe fishekun e fundit ne paje qe mund te ket ruajtur ndonje cop katunari..

    Kurse ne Qytete... Ps ka nje armate militanto veshllapusho hund qeno-me-ere qe gjen brenda nates jo kallashe e bombat por dhe sa luge ka x e y familje.. nga Saranda ne tirane ..nga Bilishti ne Shkoder e nga Durresi ne Kucove..
    Jo shume por nji jave po te doje Nano i duhet ta beje Shqiperine pa kallasha,pa granata bile pa cakmake me ndez cigaren..

    por ata nuk duan..

    Le te kene mileti kallash thon ata..le te vrasin njeri jatrin.. na boset socialiste jemi te siguruar..
    benxa anti-plumb.. vila me roje nga terbaco-kopliko-skrapari..besnik si qen lume.. gango e gangsteresha body garde qe te marin gjak ne vetull ne rojllek.. spiune vullnetare qe na ruajne nat e dite e thase me euro e pasosha per ti kaluar ditet jashte shteti.. e ne shqiperi brenda te garantuar ne zyrat mbush me fuksa e goca cuna nomenklatyre..besnik te partise.. neper hotele e bordello te sigurte ku pronare e kamariere jane po ashtu militante socialiste.. etj..

    Prandaj do vriten cdo dite ne shqiperi mileti se Shteti eshte ai i 97-tes e i dizet e dishit e 50 tes .. pra shtet i terroristeve e mafiozeve.. qe din te vrasin e din te ruhen..

    qashtu..

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ther me thike vellain, kapet 39-vjecari
    LEZHE - Vellai, qe plagosi rende vellain, u kap nga forcat e policise se Qarkut Lezhe dje ne oret e para te dites, nje muaj pasi ia nguli thiken vellait per ceshtje pronesie. Ngjarja ndodhi ne fund te muajit korrik te ketij viti, ne qytetin e Lezhes. Zef Ndreaj, 39 vjec, banues ne lagjen "Skenderbej" te qytetit, ndodhej per nje vizite tek i vellai, Ndreu. Ne diskutim e siper, dy djemve te familjes Ndreaj u ishin ndezur gjakrat me njeri-tjetrin rreth nje ceshtjeje te vjeter pronesie te familjes se tyre. Duke mos e lene ate pune me aq, 39-vjecari Zef Ndreaj e goditi disa here vellain, Ndreun, me nje thike qe iu gjend prane ne ato caste. Me pas, ai u largua me shpejtesi nga shtepia e vellait dhe u zhduk per gati nje muaj, ndersa familjaret e tjere e shoqeruan te plagosurin ne gjendje te rende drejt spitalit te qytetit. Tashme ai ndodhet jashte rrezikut per jeten, ndersa vellai i tij ndodhet ne mjediset e komisariatit te policise se Lezhes, ne pritje te vendimit te gjykates per akuzen e "plagosjes se rende". Konfliktet mes personave me te njejtit gjak jane te shpeshta. Kryesisht krimi brenda familjes ndodh per motive te dobeta, ne pamje te pare. Edhe pronesia mbi nje rrjedhe uji ndodhi te jete shkak i grindjes deri ne krim brenda familjes para disa kohesh

  10. #10
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Lidhin kunatin, i marrin gruan e femijet

    Tre vellezerit nga Durresi, Hajdar, Defrim e Besim Alla, dhunuan rende burrin e motres se tyre ne Belesh prane Elbasanit. Deshmia e 33-vjecarit Ndricim Saufi: "Me mbyllen gojen me shami dhe pasi me rrahen qe te tre, me lidhen pas krevatit, duke u zhdukur me time shoqe dhe 2 femijet". Te dyshuarit ne kerkim: "Nuk sillej more me motren"


    ELBASAN - Lidhin dhe rrahin dhendrin, pastaj i marrin motren me dy niperit dhe largohen ne drejtim te Durresit. Ngjarja ndodhi dje ne mesdite, prane Beleshit. Vellezerit Hajdar Alla 27 vjec, Defrim Alla 32 vjec dhe Besim Alla 35 vjec lindur ne Librazhd e banues ne Spitalle te Durresit, sipas te dhenave paraprake te policise rajonale, jane autore te masakrimit permes ushtrimit te dhunes fizike te 33 vjecarit Ndricim Saufi, burrit te motres se tyre, baba i dy femijeve te mitur. Te akuzuarit te cilet jane ne kerkim nga policia e Durresit si dhe ajo e Elbasanit, mesohet se pasi kane ushtruar dhune te eger fizike ndaj kunatit te tyre ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Pas masakrimit te 33 vjecarit, tre te dyshuarit e kane lidhur dhe me tej jane zhdukur ne drejtim te panjohur, duke mos harruar te marrin me vete edhe motren e tyre e cila ishet martuar prej disa vitesh me viktimen e vellezerve te saj. Burimet e policise te cilat kryen hetime ne vendngjarje i thane "Korrieri"-t se tre vellezerit nga Spitalla e Durresit, e akuzonin kunatin e tyre 33 vjecar Ndricim Saufi se ai nuk sillej mire me motren e tyre duke e keqtrajtuar ate. Policia e cila po kryen hetime nuk percaktoi nese tre vellezerit e akuzonin kunatin e tyre per nje ushtrim te mundshem te dhunez fizike nga viktima e tyre e djeshme. Policia sqaroi se eshte vene ne kerkim te tre te akuzuarve si autore te dhunimit te dhenderit 33 vjecar.

    Gjithcka ka ndodhur mesditen e djeshme ne afersi te qytetit te Beleshit, ne rrethin e Elbasanit. Vellezerit Hajdar Alla 27 vjec, Defrim Alla 32 vjec dhe Besim Alla 35 vjec lindur ne Librazhd e banues ne Spitalle te Durresit kane udhetuar dje paradite ne drejtim te Beleshit, me mendimin per t'i dhene nje mesim te mire dhendrit te tyre "rebel" Ndricim Saufi 33 vjec i cili prej kohesh nuk sillej mire me motren e tyre nene e dy femijeve. Tre vellezerit jane futur ne shtepine e motres si miq dhe me pas i kane kerkuar dhenderit qe te jape disa spjegime se perse ai sillej keq me motren e tyre ndonese i kishte dhuruar dy femije.

    Ndri]imi eshte justifikuar te argumentoje qendrimin e tij si burre zakoni, por ka hasur ne "emancipimin" e tre vellezerve me banim ne Spitalle. Pasi nuk kane mundur t'i sqarojne gjerat si duhet, tre vellezerit i kane thene Ndricimit se do ta marrin motren pasi nuk mund ta linin me ne duart e tij. Por 33 vjecari ka kundershtuar duke qene ne shtepine e tij. Epersia numerike i ka ndihmuar tre vellezerit qe te paralizojne veprimet e belshakut. Ne fillim ata i kane shtene nje shami ne goje ne menyre qe te mos alarmohen te afermit dhe fqinjet. Me pas e kane vendosur pas hekurave te krevatit dhe i kane lidhur kembe e duar. Pasi nuk i kane lene asnje mundesi veprimi dhenderit, tre vellezerit kane marre motren dhe dy niperit dhe jane nisur drejt fshatit Spitalle. Ndricim Saufi eshte gjetur i lidhur kembe e duar vetem pas disa oresh ne shtepine e tij. Familjaret e kane zgjidhur dhenderin dhe me pas e kane ndihmuar qe ai te vije ne vete. Ndricimi u ka treguar gjithe historine te afermeve dhe me pas eshte drejtuar per ne polici per te denoncuar kuneterit e tij. Policia eshte ne veprim per te zbardhur te plote shkaqet e kesaj ngjarjeje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 17:37
  2. Tragjedi ne Greqi, shqiptari i pret kembet se shoqes
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:59
  3. Tragjedi ne afersi te Tetoves
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 17:35
  4. Tragjedi futbollistike me FOE
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 22:03
  5. Tragjedi, gjashtė fėmijė tė mbytur nė njė ditė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 02:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •