
Postuar mė parė nga
Lioness
Ore ti, kush te jep te drejte ty te gjykosh njerin apo tjetrin. Nga e di ti cfare i ka dhene kombit anetarja me lart? Nga e dime ne se cfare i ke dhene ti, qe mbake pishtarin e "modernizimit" apo "evolucionit" apo te vlerave "europiane" apo ........
Mbete duke u kapur me gjithe anetaret ketu, por me duket je ti qe vuan nga krize identiteti.
A ka probleme vendi? Sigurisht qe ka. Pasojat e rrethanave historike, gjeopolitike, te shume shekujve me rradhe, detyrimisht qe jane veshtire te tejkalohen brenda nje periudhe te shkurter kohe. Brezi yne e ndien me shume kete udhekryq, sepse nga njera ane tashme e dime se si duhet te duket e ardhmja, por nga ana tjeter, zinxhiret e se kaluares akoma na rendojne.
Por me duket jo vetem hipokrite, por absurde te fajesosh karakteristaket unike te nocionit "komb" per gjendjen ku ndodhemi sot. Nuk na e ka fajin "shqiptarizmi" por abuzimi yne, mosvleresimi apo bagazhet e tjera qe i shtojme asaj fjale.
Apo menyra se si e percakton njeri apo tjetri. Sepse per mua personalisht, kur them, kur ndjej qe jam "shqiptare" mendoj per flamurin "kuq e zi", mendoj per gjuhen e shenjte qe flas, mendoj, imagjinoj ate qe ndiej, kur isha ne avion nga Italia dhe pasi kalonim Adriatikun shikoja brigjet e Shqiperise, dhe me derdheshin lotet edhe pse kisha vetem gjashte muaj pa i pare.
Kur them qe jam shqiptare, imagjinoj perendimet me te bukura ne bote.
Kur them qe jam shqiptare, imagjinoj bjeshket, malet krenare qe me ashpersine e lartesine e tyre sfidojne kaltersine e qiellit apo e zbukurojne.
Kur them qe jam shqiptare, imagjinoj kenget e jugut e te veriut, vallet, lahuten e Malesise.
Kur them qe jam shqiptare, e ndiej ndersa jam ne makine ne autostrade ne NY, dhe qaj ndersa degjoj (me besoni apo jo) kenget e Molit apo "Xinxerfille."
Kur them qe jam shqiptare, e ndiej ndersa shoh filmin "Nentori i Dyte" dhe qaj per te 100 here edhe tani qe s'jam me femije. E sidomos kur i afrohet Vlores dhe degjoj kete kenge madheshtore polifonike:
Kur them qe jam shqiptare, mendoj per prinderit e mi, per nenen qe me dha "jete" per atin qe me dha "dhe." Per sakrificat e tyre, qe rriten tre femije shpeshhere me buke me uje e me sheqer, por qe e bene "balten me te embel se mjalten" me dashurine dhe perkushtimin e tyre.
Kur them qe jam shqiptare, shikoj ne harte vendin tim, te vogel, por Zonje te rande.
Kur them qe jam shqiptare ... s'do ta ndryshoja me asgje ne bote.
Pra per temen, kombesia legalisht nuk ndryshohet (ne pergjithesi.) Ajo qe mund te ndryshohet eshte nenshtetesia. Por sa per legalitetin, ai s'ka asnje vlere, nqs shpirterisht nuk e ndiejme perkatesine kombetare.
Krijoni Kontakt