Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Profesor Selman Riza

    Sjelle nga Dydrinas-i

    --

    Uran Butka



    SI E KAM NJOHUR UNE SELMAN RIZEN

    (Me rastin e pêrvjetorit tê vdekjes)

    Kur kisha shansin tê takoja profesor Selman Rizên apo tê
    lexoja punimet e tij mê tê rêndêsishme nê fushe tê shqipes, mê
    mundonte ngaherê brenda vetes pyetja:
    Kur e pati ai atê mundêsi kohore dhe atê qetêsi tê domosdoshme pêr tê krijuar veprên e tij, ndêrkohê qê gati gjithê jetên ka qenê i privuar
    lirie: i internuar, i burgosur dhe i pêrndjekur politik?
    Sepse "pauzat" jetêsore kur ka marrê frymê lirisht, kanê qenê aq tê
    pakta, aq tê shkurtêra e tê tensionuara, sa tê duket
    paradoksale dhe e pabesueshme qê gjatê asaj kohe tê jetê
    realizuar njê vepêr shkencore me vlera tê shquara
    albanologjike.
    Shpjegimi:
    Kjo vepêr êshtê produkt i njê gjenialiteti dhe njêherêsh, i njê pune jashtêzakonisht intensive nê momentet relativisht tê qeta tê jetês sê tij; êshtê rezultante e njê misioni e paracaktuar qê ai vetê e kish ndier dhe kuptuar e gjithsesi, kêmbêngulte ta arrinte.
    Mendoj qê êshtê ky shkaku qê S. Riza i vogêl, i ri apo i moshuar pêrpiqej tê fitonte kohê, luftonte qê tê mos humbte asnjê cast nga jeta e tij tmerrêsisht mizore.
    Kêshtu, qysh nê moshên 13 vjecare kapêrceu kufirin shqiptaro-jugosllav dhe brenda 6 vjetêsh mbaroi shkêlqyeshêm 9 klasat e Liceut tê Korcês.
    Brenda 3 vjetêsh kreu nê Francê dy fakultete njêherêsh, atê tê Letêrsisê dhe tê Drejtêsisê. Pêrvetêsoi rrufeshêm gjuhêt kryesore tê Perêndimit e tê Lindjes. Studioi nê mênyrê kritike e rroku têrê pêrvojên e vendit dhe atê tê huaj nê lêmê tê shqipes.
    Nxitonte tê fitonte kohê e tê materializonte atê. Nxitonte...Por armiqtê e tij, qê ishin dhe armiqtê e Shqipêrisê, ia prisnin rrugên, ia kêpusnin fillin e veprês dhe ia rrezikonin jetên. Pêr kêtê, bêhej shkak vetê
    veprimtaria e Selman Rizês. Se puna e tij si shkencêtar, nuk u nda asnjêherê nga ajo e luftêtarit tê lirisê dhe e misionarit tê cêshtjes sonê kombêtare.
    E priti me indinjatê pushtimin fashist tê Shqipêrisê dhe bashkê me profesorê tê tjerê tê Liceut tê Korcês organizuan protesta e demonstrata me studentêt. Pêr kêtê, e transferuan (internuan) nga Korca nê Ventotene tê Italisê. Ducja dhe fashistêt ishin armiqtê e parê tê mêdhenj me tê cilêt u ndesh S. Riza.
    Nê vitin 1942-1943 veproi haptazi nê Kosovê si pêrfaqêsues i inteligjencies shqipare nê luftê kundêr fashizmit dhe kundêr rikthimit tê pushtimit serb nê Kosovê.
    Nê dhjetor tê vitit 1943 botoi njê trakt me njê pêrmbajtje
    programatike, qê mund tê quhet Manifest i Iredentizmit dhe i
    luftês pêr bashkimin e shqiptarêve tê Kosovês e tê viseve tê
    tjerê nên Jugosllavi me popullin e me shtetin shqiptar. Eshtê kjo arsyeja qê S. Riza pêrshêndeti "Dekalogun" e Ballit Kombêtar si njê program ku cêshtja e Kosovês dhe e bashkimit kombêtar zinte vendin kryesore. I angazhuar têrêsisht nê cêshtjen kosovare, ai pêrgatiti pêr botim njê punim prej 2000 faqesh me titullin "dekumentar i kundêrtezês Shqiptare", pêr tê rrêzuar tezên serbomadhe rreth cêshtjes nacionale nê Kosovê. Ndêrkohê shihte dritên e botimit nê Tiranê vepra e parê e mirênjohur "Tri monografina albanologjike".
    Por cêshtja kosovare u tradhêtua poshtêrisht nga udhêheqêsit e
    PKSH dhe tê Kosmetit, vegla tê PKJ.
    "Vendin e Ballit kêtu te ne, - informon Komiteti Krahinor i
    Kosmetit Komitetin Qendror tê PKSH, - po e zê iredentizmi qê
    s'asht gja tjetêr vecse nji dega e Ballit. Iredentizmi drejtohet kêtu prej Selman Rizês, mikut e shokut tê Safet Butkês. Kêta kanê botue dhe njê fare broshure ku kallzojnê karakterin e cilêsitê e tyne si edhe rrugên qi do tê ndjekin.
    Nê broshure direkt nuk na atakojnê, por lênê me kuptue se do
    tê na atakojnê edhe me shkrim, mbasi me gojê s'ka pushue se
    atakuemi, po te thuesh qysh se Selman Riza ka ardhê nê
    Kosovê. Tê fala shoqnore komuniste - Pêr Komitetin Krahinor tê
    PKJ pêr Kosovê e Dukagjin - Blini 9.2.1944".
    Eshte mê se i qartê dhe i dokumentuar bashkêpunimi ndêrmjet
    Komitetit Krahinor tê Partisê Komuniste tê Kosovês me
    udhêheqêsit e PKSH pêr tê goditur nacionalizmin shqiptar dhe
    figurat e shquara tê tij nê tê dy anêt e kufirit, sidomos
    Selman Rizên, i cili luftonte nê frontin mê tê vêshtirê. Do tê
    shtoj edhe njê element tjetêr kuptimplotê. Kur Safet Butka u
    vetêflijua pêr tê ndaluar vllavrasjen pas prishjes sê
    Marrêveshjes sê Mukjes, e shoqja e tij gjeti nê xhepin e
    brendshêm tê xhaketês sê tij tê pêrgjakur, tê vetmen gjê:
    fotografinê e Selman Rizês!
    Nê njê dokument tê arkivit tê shtetit 10.05.1955, fondi 35, d.
    138 qê pêrmban njê mesazh tê Mid'hat Frashêrit drejtuar
    Dhimitêr Falos pêr njê projekt-marrêveshje me tê djathtên
    greke êr t'i bêrê ballê rrezikut komunist qê kêrcênonte tê dy
    vendet, Selman Riza figuronte si pêrfaqêsues i Kosovês. Ajo qê
    e lidhte nacionalistin S. Riza me kêtê angazhim si pêrfaqêsues
    i Kosovês ishte kêrkesa e tê djathtês shqiptare qê pala greke
    tê mbêshteste rivendikimet e drejta shqiptare pêr Kosovên dhe
    anên e Dibrês.
    Qê t'i shpêtonte ndjekjes se egêr nê Kosovê, ai u kthye nê
    Tiranê. Banoj nê shtêpinê tonê atê kohê. Nuk vonoi dhe erdhên
    pêr ta arrestuar me urdhêr tê Koúi Xoxes dhe po me urdhêr tê
    tij e nisên pêr nê Jugosllavi. Kêshtu shkêmbehej ndêrmjet
    bashkêpunêtoresh malli "tru" dhe vritej kultura e kombit.
    Kêshtu e kishin mê tê lehtê injorantêt e xhahilêt komunistê,
    si E. Hoxha, Koci Xoxe, Kristo Themelku (Shulja) si edhe
    padronêt e tyre tê Beogradit, qê tê pêrjetêsonin pushtetin e
    tyre, pushtimin e Kosovês e tê trojeve tê tjera shqiptare. nê
    kêtê rrugê, S. Riza ishte armiku nr. 1 i tyre. Ndaj e nisên
    pêr nê Jugosllavi dhe e kthyen pêrsêri nê burgun e Tiranês, ku
    e torturuan pêr 3 vjet me rradhê.
    Nê janar tê vitit 1948 E. Hoxha ia dorêzoi pêrsêri S. Rizên Jugosllavisê. U burgos nê Prishtinê deri mê 1951. Do tê vdiste aty, po tê mos ishte
    sêmurur nga skorbuti dhe, pothuajse pa shpresa, kockê e lêkurê
    e nxorrên nga burgu pêr ta internuar nê Sarajevê.
    Po Selman Riza mbijetoi.
    Nê dhjetor tê vitit 1955 pala jugosllave i kêrkoi tê bênte
    nênshtetêsinê jugosllave, por ai nuk pranoi. Kêmbênguli tê
    kthehej nê Shqipêri, ku kishte familjen, tê cilên
    pushtetmbajtêsit e kishin pêrndjekur nga Tirana dhe e kishin
    internuar nê Sukth.
    S. Riza u kthye nga Kosova nê Tiranê, ndêrsa familja e tij u
    bashkua me tê nê njê dhomêz pêrdhese tiranase pas kaq vitesh
    ndarjeje e vuajtjeje.
    Profesorin s'e kishin lênê tê bashkêjetonte me gruan e tij e
    dy fêmijêt e vegjêl as nê kohên e okupacionit fashist e
    anazist, as nê atê komunist.
    Si punonjês shkencor nê Institutin e Historisê e Gjuhêsisê, S.
    Riza shkroi punimet mê tê rêndêsishme, qê u pêrmblodhên nga
    studiuesit kosovarê nê botimin "Studime albanistike I" nê
    Prishtinê, 1979. me rastin e 70 vjetorit tê lindjes sê
    autorit. Nê kushtet e gjendjes sê jashtêzakonshme, tê
    raprezaljeve e tê vrasjeve masive tê ushtruara nga qeveria
    jugosllave nê Kosovê, studiuesit kosovarê kanê arritur tê
    botojnê edhe dy volumet e para tê veprês sê plotê tê S. Rizês.
    Ndêrkohê nê dorêshkrim, "Sistemi foljor i shqipes".
    Selmani ishte shkencêtar skrupuloz, por edhe bashkêbisedues
    eksigjent. Sa herê qê bisedoja me tê, kisha kujdesin qê t'i
    zgjidhja fjalêt, jo vetêm qê tê ishin tê burimit tê shqipes,
    por edhe tê ishin nê funksion tê pêrdorimit tê saktê semantik
    e gramatikor. Sepse profesori tê ndiqte dhe tê korrigjonte.
    Kêtê e bênte dhe me Sabirenê, gruan e tij tê mbrekullueshme, e
    bênte dhe me mysafirêt e afêrm. Mê kujtohet kur njê Vit tê ri
    i dêrgova nga fshati Verri i Fierit, ku isha mêsues, njê
    kartolinê ku ndêr tê tjera i uroja suksese nê punên e tij fisnike. Ai iui pêrgjegj urimit tim me ngrohtêsi, por nuk harroi tê mê ndêshkonte kêsisoj: "Puna qê paguhet nuk mund tê quhet fisnike".
    Punimet e shquara tê S. Rizês si "Nyjet e shqipes", "Pronorêt
    e shqipes" etj., zgjuan zilinê dhe mêrinê e tê paaftêve,
    karrieristêve tê institutit, tê cilêt e gjenin pêrfaqêsimin mê tê plotê te drejtori, Androkli Kostallari.
    Kêto vepra dhe kritika e drejtpêrdrejtê, rigorozisht shkencore, lufta
    kryengritêse kundêr diktatit nga lart, papajtueshmêria me
    padrejtêsinê, oportunitetin, diletantizmin, politizimin e
    ideologjizimin e gjuhês e tê kritikês gjuhêsore etj. u bênin
    hije, irritonin e cênonin Perênditê shterpê tê Olimpit
    komunist shqitar, bile dhe vetê Zeusin e ndêrkryer, qê nê
    shkretêtirên shpirtêrore ku jetonte, kishte etje, etje tê
    ethshme e kriminale pêr lavdi. Ata projektuan kryqêzimin e
    egêr tê S. Rizês, qê u relizua nga veglat e tyre tê zellshme e
    arriviste, si F. Pacrami e A. Kostallari. U rihap dosja e S.
    Rizês. U rishpall lufta kundêr tij. Tirani i vogêl, por i
    paskrupullt, A. Kostallari, e drejtoi kryqêzatên kundêr
    personalitetit tê pambrojtur tê S. Rizês me parrullên e
    turpshme tê tipit fashist "t'i presim kokên S. Rizês!" Mandej,
    mbledhjet e stêrgjatura, tê manipuluara - nê fakt, gjyqe tê
    tipit tê inkuizicionit dhe, mê nê fund, dêbimi i dhunshêm nga
    qendra pêr nê provincê, nê stilin kinez tê revolucionit
    kulturor, S: Riza u internua nê Berat, u mênjanua nga puna
    shkencore, u izolua e u pêrndoq. Shkencêtari pêrfundoi ciceron
    nê muzeun e Beratit, i survejuar dhe i ndjekur kêmbê kêmbês
    nga Sigurimi i Shtetit - Nuk u lejua mê tê botohej asgjê nga
    Selman Riza.
    Vitet e fundit, profesor S. Rizên e rrethoi heshtja dhe e
    mundoi sêmundja e rêndê. Pashallarêt e kuq, tê dehur nga
    deliri i madhêshtisê e i konfortit modern, ata qê pêr njê
    trill kozmetik dilnin sa herê tê donin jashtê shtetit, nuk u
    kujtuan pêr S. Rizên qê vuante e s'gjente dot shêrim. Askush
    nga ata nuk u kujtua qê tê botohej vepra e S. Rizês, njê
    trashêgim aq i vlefshêm nê fushên e kulturês sonê kombêtare.
    (Kêtê e bênê vêllezêrit kosovarê nê kushtet e rênda tê
    pushtetit serb). Askush nga ata s'u kujtua pêr atê; as kur
    ishte gjallê, e as kur vdiq. Bile, as drejtori i Institutit tê
    Gjuhêsisê e Letêrsisê A. Kostallari nuk denjoi tê vinte nê
    ceremoninê e varrimit. Askush nga instituti nuk tha, qoftê
    edhe njê fjalê, mbi varrin e mjeshtêrit stê madh tê gjuhêsisê
    shqiptare.
    Po folên e qanê zemrat e mijêra shqiptarêve, qê e pêrcollên me
    nderim profesorin nê banesên e fundit.
    Foli vetê pavdekêsia.
    __________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-05-2007 më 17:23

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nderime per profesor Rizen. Nga te paktet ithtare te se vertetes ne shkencen dhe mendimin shqiptar. Rrofte dhe u perterifte kujtimi tij.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Ne at vend kane ardhure masonte. Pergatituni per nje bume ekonomike te shumefuqishem shoqeruar me nje shthurrje qe me pas do sjelli skllaverine ne mase. Ay popull qe len figura te tilla te zhduken, meriton vec tjetersimne ne dicka tjeter monstruoze.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Profesor Selman Riza meriton respekt të veçantë ndërsa nuk kemi të bëjmë me " pashalarë të kue" që su kujtuan në fundë të jetës së tij por ky është një sindrom, fatkeqësisht gjithë-shqiptarë që të mos i respektojmë, ato figura të ndritshme që i kemi, sa janë të gjalë por tek pas vdekjes.
    Tashti fat i njejtë pas ikjes së " pashalarëve të kuq" i përcolli edhe të ndriturit e kombit në " demokracin" e vonshme.
    A nuk ikën kështu pa as edhe një përkujdesje Kolë Jakova, Frederik Reshpnja, Petro marko, Lasgush Poradeci?
    Ti respekojmë ata pak personalitete të Kulturës për kohen sa janë në mesin tonë dhe jo tek pasi që të ikin, të kujtohemi për ta...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •