Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Powell anullon vizitën në Athinë

    Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka anulluar një vizitë të planifikuar për në Lojërat Olimpike të Athinës.
    Një deklaratë e nxjerrë në Uashington nga zëdhënësi i tij, Richard Boucher thotë se zoti Powell kishte informuar homologun e tij grek, Petros Molyiatis se aktiviteti i ngjeshur e parandaloi atë të merrte pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave.

    Deklarata nuk përmend demonstratat anti-amerikane që u zhvilluan në Athinë të premten.

    Dje policia në kryeqytetin grek të Athinës përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë më shumë se 2 mijë demonstrues që po protestonin kundër vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Powell.

    Pati përleshje përpara ndërtesës së parlamentit, ndërsa policia u përpoq t'i ndalonte demonstruesit të arrinin tek ambasada amerikane.

    Petros Konstantinou, nga grupi kundër globalizimit "GENOA 2001" tha:

    "Ne nuk duam që Colin Powell të vijë në Greqi. Ne i kërkojmë autoriteteve greke të anullojnë këtë vizitë, pasi Colin Powell është personi që është shprehur se nuk e njeh frymën olimpike."
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sekretari amerikan i shtetit mbërrin në Athinë, për të marrë pjesë në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike

    Pauell pritet me protesta, në Greqi

    Demonstruesit: Nuk do të lejojmë Bushin të përdorë Lojërat Olimpike si pjesë e fushatës presidenciale

    Altin Metaj

    ATHINË - Vizita e Sekretarit Amerikan të Punëve të Jashtme Kolin Pauell, ka sjellë kokëçarje jo të vogla në Athinë. Pauell mbërriti në Athinë dje, në mbrëmje, i pritur nga qindra protestues. Kështu, policisë greke i është dashur që, përveç masave të sigurisë për lëvizjen e tij, të marrë masa ekstreme për mbajtjen nën kontroll të tre manifestimeve anti-Pauell, të paralajmëruara prej dy ditësh. Qëllimi i ardhjes së sekretarit amerikan të Shtetit në Greqi, është që të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike, e cila do të zhvillohet ditën e djelë. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe ai pritet të takohet me Kryeministrin Karamanlis, me Ministrin e Jashtëm, Moliviati, si dhe me kryetarin e opozitës greke Jorgo Papandreu. Protestat kundër Pauellit janë thirrur nga Partia Komuniste Greke, por edhe nga një sërë organizatash të tjera si “Gjenova 2002” dhe “Fronti Antiglobalist Grek”. Që më parë, ishin parashikuar tre manifestime. Një prej tyre është zhvilluar dje, në mbrëmje, në Athinë, ndërsa tjetri është programuar po në kryeqytet, në orën 10.00, paraditen e ditës së sotme. Një tjetër manifestim zhvillohet në Selanik, për të kundërshtuar ardhjen e Pauell-it në Greqi. Manifestuesit janë grumbulluar sipas traditës në sheshin e quajtur “Propilet”, afër qendrës së Athinës dhe, më pas, i janë drejtuar ambasadës amerikane.
    Por Ministri i Rendit Publik Jorgos Vulgaraqis paralajmëroi, një ditë më parë, se manifestuesit nuk do të lejohen t’i afrohen ambasadës amerikane. Gjithashtu ai premtoi se, nuk do të lejohen që të zhvillohen manifestime, as pranë qendrave sportive, apo përgjatë rrugëve të përcaktuara si “olimpike”. Vulgaraqis, gjithashtu i bëri thirje partive të cilat kanë deklaruar mbështetjen ndaj manifestuesve, që t’u bëjnë thirje atyre për të mos shkaktuar trazira. Gjithsesi, policia greke pritet të kalojë një fundjavë të tensionuar deri të dielën, kur Pauell do të jetë i pranishëm në ceremoninë përfundimtare të Lojërave “Athina 2004”.
    Greqia ka një traditë në zhvillimin e marshimeve të këtij lloji, e që në përgjithësi shkaktojnë një bllokim të tmerrshëm trafiku. “Do të shohim se si do t’i zgjidhë policia këto situata”, - ka thënë një prej organizatorëve të protestës, Haris Konstantatos, 30 vjeç. Një prej protestuesve, Eleni Portaliou, profesore e arkitekturës dhe anëtare e “Komitetit anti-2004”, është shprehur kështu: “Ne nuk do të lejojmë presidentin Bush të përdorë Greqinë dhe Lojërat Olimpike si pjesë e fushatës zgjedhore”.
    Vetëm një ditë më parë, Komiteti Olimpik amerikan i ka kërkuar ekipit të fushatës për rizgjedhjen president të z.Bush, që të heqë një reklamë televizive ku përmenden Lojërat Olimpike. Zëdhënësi i fushatës së Bushit, Scott Stanzel, tha se reklama do të vazhdojë. Ajo reklamë tregon një notar dhe flamujt e Irakut e të Afganistanit.
    “Ne kemi të drejtë, ligjërisht, që t’i përmendim Lojërat Olimpike, si një pikë faktike në reklamën politike”, - ka thënë Stanzel, cituar nga “The Boston”. “Në vitin 1972 ishin vetëm 40 shtete demokratike në botë. Sot janë 120”, - thotë njoftuesi i reklamës. “Liria po përhapet kudo në botë, si një rreze dielli. Dhe në këto Lojëra Olimpike, do të jenë edhe dy kombe të tjera të lira. Dhe dy regjime terroriste më pak”. Por disa nga lojtarët e ekipit olimipik irakian, janë ankuar për këtë reklamë, e cila është pjesë e një fushate politike.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu anullon vizitën në Maqedoni
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 17:01
  3. Emigrantët shqiptarët, të dielën protestë e madhe në Athinë
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 11:57
  4. Kryeministri grek anullon vizitën në Turqi
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-11-2005, 12:21
  5. Powell: Do te ndjekim nje politike te jashtme agresive
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •