Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688

    Perralle nga e Kaluara!

    Kur hedh e shkruaj kete radhe, kane kaluar kohe nga ajo ndodhi.
    Ndose jo shume larg, gjithcka me hidhet para syve si sot. Po!! Po!!
    Thone qe gjerat e bukura jeta i fsheh shpejt nga kujtesa, por nuk besoj shume tek kjo, per arsyen e thjeshte se mbresat e vecanta i kam quajtur kurdohere (ekstreme). Fshesa e jetes nuk mund te fshije cdo gje..

    Nje dite zbrita ne jug tek nje miku im. Ishte gusht dhe gjithcka shkonte drejt nje lodhje e merzitje te gjithanshme. Trishtimi si efekt i pashmangshem kishte amortizuar ditet. Nje pasdite kthehesha nga plazhi.
    Po ngjisja shkallet duke fershellyer nje melodi qe se hiqja nga buza, dhe pa u ndier ne ate lagje qyteti province, kur....Perballe meje qendronte nje vajze jo me pak se 17-8 vjece, me nje pamje si rreze drite. Kishte nje buzqeqeshje qe s`mund ta imitonte askush. Dy sy si pike qielli, me terhoqen ne boten time.
    Krejtesisht perballe te dy dhe une perfundimisht mbeta i goditur.
    U ngjita lart dhe nga lodhja e plazhit nuk hengra dreke dhe si kompesim ia futa gjumit, pa harruar vajzen qe me ishte shfaqur para disa minutash.

    Kur u zgjova veten e ndjeva me ndryshe, me lirshem. U kujtova per ate moment ne ate rruge dhe nxitova per te dale me qellimin ndoshta, ndoshta per tu ballafaquar perseri me te. Mu duk e pabesueshme kur ne menyre te mrekullueshme u shfaq serisht buzeqeshja tipik:

    O Perendi!-thashe me vete - Mos godit!
    Mendova ti flisja dhe ne cast i fola:- Goce, me fal, pse qeshni, ka ndonje arsye, pak e cuditshme por ju s`me njihni?!!
    Qeshi edhe me fort!
    -Te paska lene kujtesa shpejt.
    O Drilon!! Foli per here te pare dhe u mbeshtet pas avllise. Per fate ne ato momente ne ate rruge s`kishte levizje. U mundova ta kujtoja ate por mbase me duhej pak kohe, te me terhiqte kujtimet.
    -Me kujto pak moj goce- I kerkova
    -Ja c`te kujton Roberta.
    -Roberta!! Oooo! ..thashe neper buze. Po Roberta ka qene nje vajze e vogel, teper e brishte, me ca sy te bukur dhe nje fustan te verdhe. Ate-here mbi ate fustan kishte nje macok te punuar me shtiza...! Humba ne kujtime! Ktheva koken nga vajza dhe i hutuar ngula syte ne te sajat. Ajo gugaste buzet ne ciltersi.
    Une isha i shtangur i teri. Syte e saj, o Zot tama si te Robertes, por jo shtati, fetyra me trrulloste. E veshtrova dhe nje here ate bukuroshe dhe per here te pare ne ate moment mjegullues e njoha.

    -Ti Roberta! Ti Roberta? Hapa fort gojen me shpirt te dritheruar, dhe ajo u shkeput nga muri dhe fluturoi ne krahet e mi. Kurre s`kam per ta harruar ate moment ne jeten time. Kurre! Me puthi faqet permes lotesh dhe une njoha nje shpirt, nje njeri, njoha nje zemer.

    -Shkuan kaq kohe. Berta dhe une pothuajse po i harroja disa caste ketu!- fola duke i ndezur me shume mallin. E putha ne balle - Qenke bere Miss! Sa qenke rritur vetem syte te kane mbetur nga atehere.
    - Do rrish shume ketu?- Pyeti.
    - Pas tri ditesh do te iki, shpirti vogel! Kesaj here ajo u trIshtua dhe buzqeshja u tret. Qe t`ja hiqja merzine u mundova serisht ti shfaqja buzeqeshjen.
    -Degjo Berta, A ke mundesi te vish neser ne plazh me mua?
    -Ajo tundi koken embelsisht.
    Te nesermen erdhi. Ishte bashke me nje shoqen e saj me te madhe ne moshe, e quanin Valentina.
    Berta ma prezantoi:
    -Valentina eshte ne vite te dyte dega Histori Gjografi ne Tirane.
    -Shume mire!- i thashe dhe u shtrime te tre mbi rere dhe une ndeza kasetanfonin, dhe zeri i magjishem i Madones mi coi syte nga Valentina, dhe ajo me shkeli syrin.
    Kishte nje trup te bukur e te percelluar mire nga dielli. E cuditshme kjo vajze. Me shikonte ne menyre te dyshimte. Krejt ndryshe nga Berta-krejtesisht femerore ku ende fshihesh pa-djallezia dhe nje zemer teper, teper bujare.

    -Berta a shkon tek Rivera dhe na bli Cola si me e vogel qe je!-i tha Valentina qe me shume e urdheroi sesa i tha shoqerisht.

    Vazhdon...-!!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  2. #2
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    S`me erdhi mire. Roberta u largua duke veshur fustanin e shkurter, pantollat ndersa syzet e diellit i la mbi rere. U ndie pak e fyer, por une me tundjen e kokes miratova qe te shkonte. Kur ajo u zhduk pertej pllakave, Valentina si e shpenguar foli:

    -D..... Shkojme buze pishave, eshte fresket? Mire!- I thashe. ajo u mbeshtet tek une dhe pas pak minutave u gjendem atje. U shtrime. Ajo vendosi koken siper barkut tim. Po toleroja pa vetedije. Kjo vajze, qe vetem para tre oresh po e njihja me ane te Robertes, te cilen e kisha harruar fare ato momente po me cudiste vertet. Ia afrova doren mbi floke dhe luaja me to. Ajo buzeqeshte e kenaqur, por nuk kishte buzqeshjen e Bertes. Jo!

    Prane nje bunkeri dy te rinj dolen nudo. E kishin bere ate punen. Valetina vuri duart mbi syte e mi, gjoja mos te shihja.
    -D.... , shkojme atje?!- e kishte fjalen per bunkerin. Me terhoqi fort, pa marre ende pergjigje. U futem brenda. Kur dolem, nga bunkeri, o Zot!! Para nesh Roberta!
    Me ruajti ne sy. Kurre s`me kishte goditur njeri ne ate menyre. S`kam per ta harruar kurre syte e saj qe mu duken si nje thike me dy presa. Pafajsia e Bertes me shkatarroi fare.

    E kuptova qe ne fillim largimin e Bertes nga Valentina qe me sa duket i pelqente epshi me shume se plazhi. Roberta perplasi ne toke 3 shishesht dhe ne mes lotesh ja futi vrapit.
    Sa keq me erdhi aq sa nuk e desha veten ne ato caste.
    -Roberta!! Roberta!! Berta!! Prit!! - thirra une, por ajo humbi mes njerzve.
    U ktheva per tek shtepia e mikut dhe duke hecur medova syte e saj. Mendova kur ishim femije dhe luaja me fustanin e saj te verdhe. Kalova te neserem po asaj rruge nuk e di sesa here, por Berten nuk e pashe. U ktheva nga jugu ne shtepi. Kaluan kohe dhe Roberten nuk e ndava me asnjeher nga mendja. Ndoshta s`kam per ta harruar kurre.
    Dikush me tha qe eshte martuar. Ka mundesi. Para 1 muaji shkova perseri ne jug.

    Dola edhe nga plazhi. Kur pashe vendin qe ndenjem te tre, mu duk sikur Roberten e pashe atje. Jo shume large. Sa here qe shkruaj Roberta me shfaqet ne vegime.

    (Te paska lene kujtesa, o D...)!-me tha Berta atehere kur e kisha harruar qe femi, por qe me pas imazhi i saj zuri vend me shume se cdo gje tjeter. Ne kete rast morali (Me mire vone se kurre) tashme s`hyn me ne pune. Per nje gje jam i sigurte, se dhe ajo s`me ka harruar. Por ce do larg njeri tjeterit, aq larg sa fati yne i perbashket mbeti jetim...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  3. #3
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    OH MY GOD!!! Shume e trishtueshme por shume kuptim plot. "Skam per ta harruar kurre"....fjale qe te prekin shume ne shpirt

    ps. Me pelqejne shume shkrimet e tua hon. Keep up the good work!!!!
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    e cuditshme ; si mund te ha soren nderkohe qe kam pulen ? thone ; me mire ha soren sot dhe pulen mot , me falni per krahasimin e pa denje por une nuk mund te tradhtoja kurre IDEN time me vete shoqen e saj ne mes te dites , kam nje vit qe nuk e prek nuk e shoh nuk e puth nuk e nuhas nuk i shoh syte nuk i prek floket dhe nuk e mbaj ne krahe aiden dhe e dine qe eshte e veshtire per cdo kush por mu nuk me ben pershtypje , pasi e dua dhe nuk kam ndermend ta ytradhtoj , duke shkuar me nje tjetere vajze , nuk e di qellimin e veretete te temes , dyshoj dhe jam i bindur qe driloni ka pasur vec simpati per roberten dhe kurre nuk qe nje dashuri e paster , te tilla gjera nuk sjellin dobi dhe jane kalimtare , drilon nuk du te te kritikoj , une te percaktoj , shkroimi qe i bukur po qellimin dhe deshiren e mire per te qene i dashuruar nuk e kuptoj , sidoqofte te uroj gjithe te mirat ,

  5. #5
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Pyes-lotin ,Histori E Lezetcme Edhe Shume E Dhimbshme,,po Ti Plako Ishe Tregu Shume (soft) Me Ket Valentinen( Te Paska Fut Si Dreqin Ne Shishe ) Nejse Adoleshenca Ka Bo Te Veten Ne Ate Kohe .......... Ja Kalofsh Mire Edhe Mos I Hum Shpresat Ca Sbo Vaki Bota Osht E Vogel Ndofta Noi Dite Do Ta Takosh Perseri (roberten)........

    Hajt Shnet E Pare

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Shif, shif ca talenti ka patrioti im me shkrujt... s'para i lexoj keto romane ktu po kjo e jotja was very moving kshu qe e lexova deri ne fund...stili yt i te shkruarit me beri te krijoj shum simpati per Roberten...poor girl the innocent always suffer the most...

    ama kam vene re qe e ke shijen apo epshin me mire per goca me te medhaja se vetja...Do U like being patronized so badly???

  7. #7
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Not quiet the case..!..

    S`kisha ndonje ndjenje te madhe per Berten, thjesht e simpatizoja ate, dhe me Valentinen jetova momentin, pavarsisht se me vone kuptova qe brenda meje kishte dicka me shume se nje simpati te turbullut..!

    Jam JETUS jo TREGUS!.

  8. #8
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    shpresoj qe te mos e kesh ma mendjen tek ato qe iken sepse iken

    dhe ishalla ket rradh e nxorre mesimin qe te perdoresh "koken" tjeter
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  9. #9
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Mjaft e bukur kjo histori. Ndonjehere duhen kaluar disa prova per te kuptuar ndjenjen e vertet... Por ne disa raste si ceshte edhe ajo e mbishkruajtura nuk mund te ngushellohemi me "me mire vone se kurre". Te kuptosh vone dhe te humbesh gjithcka behen nje.

    Macho
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Secili nga ne ka historia te dashurise,ndonje i kujton me mall,ndonje me lot ne sy,ndonje duke qeshur...keshtu e ka jeta,sado qe te jetosh do humbish e do fitosh.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filmi: Perralle nga e Kaluara
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2020, 05:45
  2. A ju intereson e kaluara e personit qė doni?
    Nga ersjada nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 08:02
  3. E kaluara pėr meshkujt dhe femrat
    Nga Ingenuous nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 27-02-2007, 10:42
  4. A mund tė harrohet e kaluara romantike?
    Nga Poeti nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 16:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •