Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    FBKSH: Referendum për Ribashkimin Kombëtar

    FBKSH, "Referendum per bashkimin e trojeve shqiptare"
    E Shtune, 28 Gusht 2004
    Kryetari i Fronti per Bashkimin Kombetar Shqiptar FBKSH, Gafurr Adili dhe sekretari Politik i kesaj force Idajet Beqiri kane dale dje ne nje konference per shtyp per te shpalosur platformen e tyre, e cila ka si qellim krijimin e Shqiperise se madhe etnike.

    Ne nje deklarate te shperndare per mediat ata kane deklaruar se FBKSh-ja, bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise dhe aktet juridike nderkombetare, do te nise pune per grumbullimin e 50.000 neneshkrimeve prej shqiptareve qe kane te drejte te votojne ne Shqiperi, me qellim qe Kuvendi i Shqiperise te miratoje nje ligj per t'i nxjerre shqiptaret ketu ne nje referendum, ne te cilin te shprehen me vullnetin e tyre te lire nese jane per ribashkimin e te gjitha trojeve tona me shtetin ame Shqiperine."Objektivi strategjik i FBKSh-se-kane pohuar dy perfaqesuesit e kesaj force-, eshte bashkimi fizik ne nje subjekt te vetem te se drejtes Nderkombetare te Shqiperise me troje shqiptare ne Mal te zi ,dhe konkretisht me Ulqinin, Hotin, Gruden, Tuzin, Plaven e Gucine, me Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjinit deri ne Nish, me trojet shqiptare ne Presheve , Bujanoc, Medvegje, me trojet shqiptare ne IRJM perendimoredhe me Camerine ne Greqi. Sipas dy krereve te FBKSh-se rruga e Ribashkimit te kombit tone Fillon dhe mbaron ne Shqiperi. Sipas tyre akti primitiv i forcave politike ne IRJMduke grumbulluar afro 200.000 nneshkrime per te zhvilluar nje referendum me objekt heqenedhe te atyre pak te drejtave njerezore qe marrveshja e Ohrit parashikonte tu jepte shqiptareve autoktone , e ka ekstremizuar dramatikishte situaten ne IRMJ

    Keti Banushi
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    FBKSH: Referendum për bashkimin e trojeve shqiptare


    Shekulli

    Sekretari Politik i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Idajet Beqiri dhe kryetari i saj Gafurr Adili deklaruan dje se grupimi politik i drejtuar prej tyre, synon të iniciojë së shpejti në Shqipëri një referendum për çështjen e ribashkimit të trojeve shqiptare". Dy drejtuesit e FBKSH-së dhanë dje në ambientet e Hotel 'Dajti' në Tiranë, një konferencë për shtyp, gjatë së cilës prezantuan platformën e grupimit të tyre politik. Beqiri tha se "FBKSH do të nisë punën për grumbullimin e 50 mijë nënshkrimeve në Shqipëri, me qëllim miratimin e ligjit për një referendum". "Me anë të këtij procesi synohet që shqiptarët të shprehin vullnetin e lirë për ribashkimin e trojeve tona, me shtetin amë, Shqipërinë", u shpreh ai. Në takimin e djeshëm me gazetarët, sekretari i FBKSH-së konfirmoi edhe një herë se objektivi strategjik i tyre "është bashkimi fizik, në një subjekt të vetëm, i Shqipërisë me trojet e veta shqiptare në Mal të Zi, Kosovë, etj".
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Kjo eshte gjeja me e bukur qe kam degjuar sot.
    Hallall ja u befte zoti ketyra burrave qe mendojne per vendin, por shteti shqiptare ne vend ti mbroje e ti perkrahi i fut ne burg, dhe kjo sepse jane te shitur tek Greku, e bejne politiken e zagarit.
    Me vejn mire kur mendoj se historia eshte e jona, dhe bashkimin e shikoj te afert.
    Asgje nuk mund te na pengoje ne te behemi nje,sepse asgje nuk mund ta pengoje lumin te derdhet ne det.
    Shqiperia e madhe eshte Shqiperia e vertete.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nje her e pergjith mon mbane mend Sa te Jet Amerika e Madhe Ne Kosov E sa te jen tuli tuli germani anglezi vshtir qe ka me u bo dicka. sepse ne si popull nuk jemi te vendost. Politikant po mendoj si kemi ashtu si duhet edhe ska shanca me bo kjo gjo nje her per nje her.

    Vetem ka qen shum mire me u bashku dhe me u booo Shqiperi ashtu si duhet. po ja kshtu e ka kur Neve As Zoti Sna Do..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ignore List: Den Bossi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    FBKSH do mbajë Kuvend të Jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare


    Tiranë (KosovaLive) – Krerët Drejtues të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH), deklaruan të premten, se në muajin prill do të mbajnë Kuvendin e Jashtëzakonshëm Kombëtar, që synon të unifikojë mendimin e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ata ndodhen, në mbështetje të interesave të shqiptarëve.
    Kryetari I FBKSH-së, Gafurr Adili, u shpreh gjatë një konference shtypi, se "vendimi për të përshpejtuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të FBKSH-së, në gjysmën e parë të muajit mars, është marrë, pasi të një rëndësie të madhe konsiderohen ngjarjet politike që pritet të ndodhin, nga të cilat varet fati i shqiptarëve në Europën Juglindore". "Vendimi u morr pasi ne vlerësojmë me seriozitet të lartë politik, situatat në hapësirat e jetesës së shqiptarëve në Ballkan, si zgjedhjet për pushtetin lokal në IRMJ (mars 2005); zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në qershor 2005; paralajmërimi mbi mbajtjen e referendumit mbi të ardhmen e Unionit Serbi-Mal I Zi; si dhe paralajmërimet e faktorit politik ndërkombëtar mbi fillimin e bisedimeve për çështjen e statusit të Kosovës në verën e vitit 2005", tha ai.

    Sipas Adilit, "duke qënë se këto ngjarje vlerësohen maksimalisht, dhe kanë të bëjnë me reagimin e shqiptarëve në mbështetje të interesave kombëtare, Kryesia e FBKSH-së, mori 4 vendime të rëndësishme, që në thelb synojnë unifikimin e mendimit politik e intelektual të shqiptarëve, për të dalë me qëndrime të njëjta rreth fatit dhe ardhmërisë së shqiptarëve, si pasojë e këtyre ngjarjeve". "Kuvendi Kombëtar i Jashtëzakonshëm i FBKSH-së do të mbahet në gjysmën e parë të muajit mars 2005", informoi ai.

    Grupi i Punës nën drejtimin e Adilit, deri në ditët e para të muajit mars, do të kontaktojë me përfaqësuesit e qeverisë së Shqipërisë, mbi procedurat që do të respektohen, mbështetur në legjislacionin e vendit, për mbajtjen legalisht të Kuvendit të Jashtëzakonshëm në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. "Brenda kohës së përcaktuar, në synojmë të përfundojmë bisedimet me partitë politike dhe subjektet e tjera shtetërore, atdhetare, të cilët kanë shpehur gatishmërinë për pjesëmarrje në këtë mbledhje", deklaroi kryetari i FBKSH-së.

    Brenda këtyre afateve, këshillat e Zonave dhe Nënzonave të FBKSH-së, do të mbajnë mbledhjet e tyre parakuvendore, ku krahas diskutimit të
    përmbajtjes së Programit të Veprimit Politik të FBKSH-së, do të përcaktohen dhe delegatët që do të marrin pjesë në këtë aktivitet.

    Po ashtu, për KosovaLive, Adili i ka kometuar si "të pamatura deklaratat e kereut të shtetit shqiptar Alfred Moisiut dhe Kryeministrit Fatos Nano, që janë shprehur se e njohin Maqedoninë me emrin kushtetues si
    Republikë".
    Sipas tij, zyrtarët e Tiranës duhet të tregohen më të kujdesshëm para se të japin deklarata të tilla, pasi nëpërmjet synimit të vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, janë duke treguar se nuk kanë njohuri historike dhe nuk kanë dijeni rreth rrjedhojave që do të vijnë prej
    këtyre deklaratave. "Me njohjen e emrit Repubulikë e Maqedonisë është njëjtë sikur Tirana të japë për Shkupin, 2.500 hektarët e tokave që janë në pronësi të Kosovës(që gjenden në Viti), duke e bërë realitet firmosjen fiktive të marrëveshjes mes Shkupit dhe Beogradit. Por, dhënia e këtyre tokave për Maqedoninë është shkelje e hapur e Korinizës së Rezolutës 1244, e cila përcakton qartë paprekshmërinë territoriale të Kosovës", komentoi Adili.

    "Politikanët shqiptarë duhet të mbajnë deklarata të përgjegjshme në të ardhmen, dhe e kam fjalën këtu për drejtuesit e qeverisë shqiptare, të cilët para se të japin mendim në lidhje me një çështje të caktuar, duhet të konsultohen më parë me politikanët e Kosovës dhe Maqedonisë. Kuvendi i Jashtëzakonshëm që do të mbjamë, synon krijimin e një dialogu mbarëshqiptar në lidhje me çështjen dhe interesat kombëtare", komentoi më tej ai për Agjencinë.

    Para disa kohësh, Presidenti Serbi-Mal I Zi, Tadiç, u shpreh se "nuk do të
    heqim dorë nga Kosova", duke paralajmëruar fillimin e një tjetër konflikti.
    Rreth kësaj çështjeje, Adili, tha se "Serbia duhet ta harrojë Kosovën një herë e përgjithmonë!". "Ata janë duke u përgatitur për një luftë, parashikohen konflikte në Ballkan, jo vetëm prej tyre, por edhe prej politikanëve dhe ekspertëve të politikës ndërkombëtare. Duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse do të ndodhë një gjë e tillë, ashtu si dhe herë të tjera, faji do të mbetet në kurriz të shqiptarëve", u shpreh ai.

    Pyetur sesi mund të eleminohen këto trazira që janë parashikuar, Adili, shton se "dhënia e statusit për Kosovën, do të qetësonte një herë e përgjithmonë situatën". "Vetëm nëse Faktori Ndërkombëtar do të angazhohet seriozisht në Kosovë do të shmangen trazirat. Çështja e statusit të Kosovës, apo trazira si ato që ndodhën së fundi në kufirin mes
    Maqedonisë e Serbisë, nuk mund të shmangen duke mbajtur konferenca ku konstatohen problemet që ekzistojnë në rajon, por duke marrë masa konkrete. Një nga këto masa është dhënia sa më e shpjetë e statusit të Kosovës", thotë në përfundim ai.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Bashkimi me duket akoma i parakohshem,

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Po mire, vdiqen 3 milion shqiptare ne Shqiperi e 2 milion ne Kosove dhe ato 2 qeveri te zgjedhura me vote nga keta 5 milion shqiptare, qe ti shpetojne dy tre veta qe marrin persiper te flasin ne emer te kombit?!

    Heshtni o kukuvajka se i beni nje nder vetes dhe intelektit te gjithe shqiptareve.
    Albo

  9. #9
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    FBKSH: Referendum për bashkimin e trojeve shqiptare


    Shekulli

    Sekretari Politik i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Idajet Beqiri dhe kryetari i saj Gafurr Adili deklaruan dje se grupimi politik i drejtuar prej tyre, synon të iniciojë së shpejti në Shqipëri një referendum për çështjen e ribashkimit të trojeve shqiptare". Dy drejtuesit e FBKSH-së dhanë dje në ambientet e Hotel 'Dajti' në Tiranë, një konferencë për shtyp, gjatë së cilës prezantuan platformën e grupimit të tyre politik. Beqiri tha se "FBKSH do të nisë punën për grumbullimin e 50 mijë nënshkrimeve në Shqipëri, me qëllim miratimin e ligjit për një referendum". "Me anë të këtij procesi synohet që shqiptarët të shprehin vullnetin e lirë për ribashkimin e trojeve tona, me shtetin amë, Shqipërinë", u shpreh ai. Në takimin e djeshëm me gazetarët, sekretari i FBKSH-së konfirmoi edhe një herë se objektivi strategjik i tyre "është bashkimi fizik, në një subjekt të vetëm, i Shqipërisë me trojet e veta shqiptare në Mal të Zi, Kosovë, etj".
    Ende demokracia nuk ka arrit fazë të lartë zhvillimi, që popujt, qytetarët e rëndomtë të vetvendosin për organizim territorial ose ndryshim të kufijve. Mirë që kemi patriotë si Beqiri dhe Adili, por autoriteti i tyre nuk është aq i madh për ta realizuar këtë ëndër të kahmotshme. Madje, as nuk jemi të gatshëm për të fituar luftëra.

    Më e vështira u tejkalua, mbetet vetëm politikanët tanë të kryejnë punën e tyre me mençuri, e ne si popull të kemi durim dhe besim në institucionet tona.

    Gjërat e mira vijnë ngadal.


    Referendumi gjithmonë mund të jetë i dyanshëm. Çka nëse serbët, malazezët apo sllavo-maqedonasit organizojnë referendum për ruajtjen e integritetit territorial të shteteve të tyre?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Vellezer e nderuar.
    Eshte kenaqesi kur kemi FRONT KOMBETAR.
    Por lutem mendoni me mire dhe interesouni me gjere se kush jane z.Idaet beqiri dhe z. Lazer Pejoni.
    Idajet beqiri ish kryetar i unikombit te shqiperise, njeri qe viteve 90-ta bashkepunonte me beogradin.
    le te tregon vete z. Idaet beqiri se pse ushtaret e UNIKOMBIT te Halil Alidemes, ose me vone te prof. Ukshin Hoti , z. idaetin e kane rrafur ne zyre te partise se vete.
    lutem mos bejme petlla ne uje, ngase procesi eshte nje ceshtje qe kerkon qasje serioze.
    kerkoj falje nese teksti im iriton dike.
    nuk them se nuk jane shqiptar. fjala tradhti eshte shume e rende, andaj nuk e potencoi, ama duhet te kemi kujdes se cdo insekt nuk bene mjalte.
    urtësia

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •