PUNA DHE TRAFIKU I FEMIJEVE NE SHQIPERI
Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA, qe prej krijimit te saj ne vitin 1997 ka pasur ne fokus te saj kryesor asistencen ndaj femijeve qe punojne si dhe ndalimin e punes se femijeve. Per kete qellim CRCA pergatiti projekt-ligjin "Per te drejtat e femijeve ne Shqiperi", publikoi raportin per situaten e femijeve qe punojne te quajtur "Rrethi Vicioz", si dhe ka organizuar cdo vit fushata kombetare kunder punes se femijeve. Kete vit CRCA ne bashkepunim me ILO-IPEC kane nisur nje program te ri nje vjecar qe i dedikohet femijeve qe punojne.
PROGRAMI "NDAL PUNES SE FEMIJEVE NE SHQIPERI"
Gjate vitit 2001-2002 Qendra per Mbrojtjen e Femijeve ne Shqiperi (CRCA) me financim te Programit Nderkombetar per Eleminimin e Punes se Femijeve i Organizates Nderkombetare te Punes do te zbatoje ne Shqiperi programin e ri "Ndal Punes se Femijeve ne Shqiperi".
Programi synon:
- Hapjen e 5 klubeve te Femijeve kunder Punes se femijeve ne rrethet e Tiranes, Kucove. Malesi e Madhe, Korce dhe Shkoder.
- Trainimin e personelit te ministrive, pushtetit lokal dhe OJQ-ve per ceshtjen e punes se femijeve.
- Nje fushate kombetare ne mass media kunder punes se femijeve ne Shqiperi.
- Nje studim baze mbi trafikun e femijeve shqiptare jashte vendit.
FORMAT ME TE RENDA TE PUNES SE FEMIJEVE JANE
· Skllaveria, shitja e femijeve, puna e detyrueshme, lypja, etj.
· Perdorimi i femijeve per te prodhuar apo transportuar droge.
· Prostitucioni dhe pornografia e femijeve.
· Ēdo lloj pune qe demton edukimin, shendetin, apo moralin e femijes.
NESE NE NUK PUNOJME ATEHERE NE MUND TE
· Shkojme ne shkolle.
· Ne mund te mesojme te shkruajme dhe te lexojme.
· Ne mund te luajme me femije te tjere.
· Ne mund te mesojme profesione te tjera.
· Ne mund te jetojme femijerine tone.
http://www.crca.org.al/shqip/ndal.htm
Krijoni Kontakt