Autoritetetet serbe i kanë dorëzuar të enjten zyrtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), 40 kufoma të shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit.
Trupat e pajetë të 40 shqiptarëve, janë nxjerrë nga një varrezë massive në afërsi të Beogradit vitin e kaluar.
Deri tani, Zyrës për të Zhdukurit pranë UNMIK-ut, u jane dorëzuar afro 300 kufoma të shqiptarëve, nga mbi 800 kufoma sa mendohet se gjenden në disa varreza massive në Serbi.
Para përfundimit të konfliktit në Kosovë, në qershor të vitit 1999, autoritetet e atëhershme serbe, bartën një numër kufomash të shqiptarëve të vrare nga Kosova, ne brendi të Serbisë.
Zyrtaret në Kosovë flasin për rreth 3500 qytetarë të Kosovës të zhdukur që nga përfundimi i luftës.
Familjaret e të zhdukurve dhe të të vrarëve, kanë kërkuar sërish që autoritetet serbe t'i dorëzojnë menjëherë të gjitha kufomat e gjetura në varrezat massive në Serbi.
Krijoni Kontakt