Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Rrëmbehen tre shtetas të Maqedonisë në Irak.

    TANI PËR TANI PA KONFIRMIM ZYRTAR PËR RRËMBIMIN E SHTETASVE TË MAQEDONISË NË IRAK

    Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme nuk kanë konfirmin zyrtar për rrëmbimin e tre shtetasve të Maqedonisë në Irak.

    "Kryhen kontrollime të informacioneve në koordinim me ministritë tjera, por tani për tani nuk kam hollësi", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dushko Uzonovski.

    Zëdhënësi i MPB-së, Goran Pavllovski sot deklaroi se Ministria ka pasur njohuri për rrëmbimin e shtetasve të Maqedonisë në Irak, që para disa ditëve, por nuk mund të japë konfirimin zyrtar për ngjarjen.

    "Interpoli në Irak nuk funskionon, ndërsa është vështirësuar komunikimi me shërbimet tjera ndërkombëtare, përmes të cilëve do të mundej të merren më shumë hollësi, dje në Kumanovë patëm takim me përfaqësuesit e familjeve të atyre tre personave të cilëve ua transmetuam njohuritë e MPB-së", deklaroi Pavllovski për MIA-n.

    Një pjesë e mediumeve dje njoftuan se më 23 gusht në Irak ishin rrëmbyer tre persona - Dalibor Llazarovski, Dragan Markoviq dhe Zoran Naskovski nga Kumanova. Ata kanë punuar për firmën ndërtimore amerikane në Irak dhe për lirimin e tyre rrëmbyesit kanë kërkuar shpërblesë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Tre maqedonas janë marrë peng nga grupet militante në Irak. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtuesi i firmës ku punonin maqedonasit, i cili ka mbërritur dje në Maqedoni për të njoftuar familjet e tyre. Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Shkupit ende nuk e kanë konfirmuar lajmin.



    Janë nisur për të gjetur punë në vendin e luftës, por kanë përfunduar në kurthin e militantëve. Fati i keq i ka ndjekur tre maqedonasit nga Kumanova që vetëm pak kohë më parë kishin nisur punën për firmën amerikane "Soufan Engineering" në Bagdad. Dalibor Llazarevski, Dragan Markoviç dhe Zoran Naskovski janë marrë peng nga grupe militante, që kanë kërcënuar me jetën e tyre nëse nuk shpërblehen sa më shpejt. Gjithçka ka ndodhur që më 23 gusht, por është bërë e ditur vetëm dje, kur përfaqësuesi i kompanisë amerikane, Sergio Taunga, ka mbërritur në Maqedoni për të njoftuar familjarët e të afërmit e tyre për pengmarrjen.
    Taunga nuk ka sqaruar asgjë lidhur me pengmarrjen tragjike të tre punëtorëve nga Kumanova. Ai ka bërë të ditur se tre shtetasit maqedonas janë rrëmbyer nga grupet guerilase dhe se këto grupe kanë kërkuar shpërblim për lirimin e tyre. Sipas tij, ende nuk dihet nëse shtetasit maqedonas janë gjallë ose kanë vdekur. Përfaqësuesi i firmës amerikane, e cila ka sjellë në Irak edhe punëtorë të tjerë të huaj, nuk ka bërë të ditur as rrethanat e rrëmbimit të tre maqedonasve. Ndëkohë, lajmin tragjik ende nuk e kanë konfirmuar autoritetet e larta maqedonase. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonise, Goran Pavllovski, tha se për momentin po zhvillohen aktivitete të koordinuara midis policisë dhe institucioneve të tjera qeveritare për të verifikuar informacionet. Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Brendshme nuk kanë konfirmin zyrtar për rrëmbimin e tre shtetasve maqedonas në Irak. Vetë zëdhënësi i Ministrisë së Bredshme, Goran Pavllovski, tha dje për agjencinë maqedonase të lajmeve MIA, se ka pasur informata për rrëmbimin e shtetasve maqedonas në Irak që para disa ditëve, por nuk mund të japet konfirmimi zyrtar për ngjarjen. "Interpoli në Irak nuk funskionon, ndërsa është vështirësuar komunikimi me shërbimet tjera ndërkombëtare, përmes të cilëve do të merreshin më shumë hollësi", tha ai. Sidoqoftë përfaqësues të kësaj ministrie si dhe i dërguari i kompanisë amerikane u kanë sqaruar dje familjeve të pengjeve në në Kumanovë gjithçka dihet për rrëmbimin e tyre.


    "S'ka njoftime për punëtorë shqiptarë në Irak"

    Shtetas shqiptarë që punojnë në Irak mund të ketë, por asnjë e dhënë zyrtare nuk egziston për të konfirmuar identitetin dhe vendndodhjen e tyre. Burime pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare bënë të ditur dje për "Gazetën Shqiptare" se nuk ka asnjë njoftim për shtetasit shqiptarë që punojnë atje pranë organizmave ndërkombëtare apo kompanive të huaja. Në Irak ndodhet i dislokuar prej disa muajsh një batalion i ushtrisë shqiptare, që shërben në kuadër të forcës ndërkombëtare të dërguar atje. Ndërkohë, sipas të dhënave jozyrtare, ka disa shtetas shqiptarë që punojnë në Irak pranë organizatave dhe kompanive të huaja që merren me rindërtimin e vendit. Por, për numrin dhe identitetin e tyre askund nuk figuron ndonjë e dhënë. E gjithë kjo ka rritur shqetësimin lidhur me jetën e tyre, ndërsa fenomeni i pengmarrjeve po kthehet thuajse në një epidemi në Irak. Dy gazetarë francezë janë marrë peng javën e kaluar, ndërsa një gazetar italian u vra pas skadimit të ultimatumit për tërheqjen e trupave italiane nga Iraku. Ndërkohë, mediat njoftuan ditët e fundit për masakrimin e 12 nepalezëve nga grupet militante irakene.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ketu tek neve behet rremuje e madhe per kete ndodhi,po une nuk e di se c`ka per tu cuditur.Kur nje njeri shkon ne nje vend ku cdo dite ka vrasje e rrembime duhet te nenkuptoj rrezikun qe merr duke shkuar ne ate vend.
    Shpresoj qe pengjet do lirohen se shpejti,se prap se prap jane njerez te pafajshem.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Autoritetet maqedonase po verifikojnë fjalët për rrëmbimin e tre shtetasve maqedonas që punonin në Irak

    Zëra për pengje maqedonase në Irak


    Eva Kushova

    Autoritetet në Maqedoni thonë se po bëjnë përpjekje për të parë sa janë të vërteta njoftimet për rrëmbimin e tre shtetasve maqedonas që punojnë për një firmë të huaj në Irak. Mediat në Maqedoni ndërkohë kanë njoftuar se kompania që punësonte tre shtetasit maqedonas në Irak, ka konfirmuar rrëmbimin e tyre. Zyrtarë të kompanisë citohen të kenë thënë se po punojnë me autoritetet amerikane për lirimin e pengjeve. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Shkup pranoi se zyrtarët e kanë marrë këtë informatë para disa ditësh. Media maqedonase ka njoftuar se për lirimin e tyre rrëmbyesit kanë kërkuar para, por edhe për këtë mungojnë informata zyrtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Dushko Uzunovski, tha të enjten se lidhur me këtë pala maqedonase ka kërkuar informacione nga qeveria e përkohshme në Irak si dhe nga ambasadat e Irakut në Sofje, Ankara dhe në Kajro. “Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që janë në kompetencat e saj për të verifikuar njoftimet se në Irak po mbahen peng tre shtetas të Maqedonisë. Ka pasur takime edhe me familjarët e tre personave dhe nëse verifikohen njoftimet atëherë autoritetet maqedonase do të bëjnë gjithçka që të ndihmojnë në lirimin e tyre”, -tha Uzinovski. Nëna e njërit prej personave që mendohet se është rrëmbyer i tha BBC-së se për herë të fundit ka folur me djalin e saj më 13 gusht, dhjetë ditë pasi ai kishte shkuar në Irak. Ajo tha se për rrëmbimin e dyshuar të djalit të saj kishte dëgjuar nga mediat. “Gjithçka që kemi marrë vesh ka qenë nga shtypi, nuk dimë asgjë dhe asnjë njeri nuk na thotë se çfarë po ndodh. Njerëzit që kemi kontaktuar na thonë se nuk dinë gjë”, -thotë nëna e njërit prej atyre që mendohet se janë rrëmbyer në Irak. Media maqedonase thotë se kompania përmes së cilës tre shtetasit maqedonas nga Kumanova kishin shkuar në Irak, ka dërguar atje rreth dyzet shtetas të Maqedonisë, ndërsa ka njoftime edhe për dhjetëra punëtorë të tjerë nga Tetova. Maqedonia është ndër vendet që me një kontigjent prej 34 ushtarësh i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Irak.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Uroj mos kene fatin e shume te tjereve deri ne eliminim fizik.

    Normalisht per ata tre persona me vjen keq qe jane ne nje situate te tille. Por duhet te linde pyetja perse rrembehen keta persona, shume nga ne e dime per presion mbi shtetet qe perkrahin luften ne irak. Nje komb gjen menyrat e tij per te luftuar pushtuesin dhe ja ku shfaqet dhe ana me e deshperuar e nje lufte, me rrembimin dhe eleminimin e personave te huaj nqs Shtetet perkatese nuk plotesojne kerkesat. Une jam njeri nga ata qe kundershtoj luften dhe pushtimin e nje vendi tjeter. Normalisht dinastia e dikurshme ne irak mbaroi dhe nuk rikthehet me aq sa dhe mund te rikthehet ne shqiperi sistemi komunist. Atehere lind pyetja cbejne amerikanet akoma ne irak. Thone vendosin demokracine bohhh kush te jep ty te drejten te vendosesh ligjet e tua ne shtepine e tjetrit?

    Nje politikan i shquar ka thene: Cdo vend meriton Qeverine qe ka
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dito : 03-09-2004 më 10:02 Arsyeja: drejteshkrim

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shtetasit maqedonas,lajmerojne institucionet perkatese ne Maqedoni,jane ne menyre gati ilegale te pranuar ne Irak,dhe sot perfaqesuesi i firmes e cila i ka ne kontrate keto punetore erdhi ne Maqedoni,per te kryer takime me pjesetare te familjes te te rembyerve si dhe me pjesetare te ministrise se jashtme dhe te rendit publik.
    Njashtu,familjaret presin lajme nga i derguari i ministrise se jashtme i cili ne diten e sotme udhetoi ne Irak,per te marre informata shtese rreth te rembyerve.
    Thuhet nga informacione jooficiale se rembyesit kerkojne 300.000 dollare per lirimin e tre kumanovareve.

    Nga Mirsad Asani(StormAngel)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Irak, 300 mijë dollarë për pengjet maqedonase

    BAGDAD - Militantët irakenë kanë kërkuar 300 mijë dollarë për lirimin e tre pengjeve maqedonase. Lajmin e kanë konfirmuar burime të shoqërisë amerikane "Sofan Engineering", të cilat kanë deklaruar se pritet lirimi i menjëhershëm i pengjeve. Sipas tyre, përpjekja për lirimin ka nisur që një ditë pas rrëmbimit të shtetasve maqedonas më 21 gusht, por familjarët e pengjeve mësuan vetëm për atë çfarë u kishte ndodhur të afërmve të tyre. Rrëmbyesit e tre shtetasve maqedonas mendohet se janë kriminelë të zakonshëm, por që kanë kërkuar 300 mijë dollarë për dorëzimin e tyre.

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Ilinka Mitreva dje me telefon bisedoi me ministrin irakian të Punëve të Jashtme, Hoshjar Zebari dhe ka kërkuar përgjigje urgjente të notës së drejtuar verbale të Maqedonisë.

    Deri në këtë moment ende nuk ka përgjigje formale nga autoritetet zyrtare të Irakut, ndërsa MPJ-ja edhe mëtej vazhdon me kontrollimin e informacioneve për tre qytetarët e Maqedonisë përmes kanaleve tjera diplomatike të Republikës së Maqedonisë.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Kontesti me Greqinë: rrezik për tensione ndëretnike
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 248
    Postimi i Fundit: 01-08-2012, 12:36
  2. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •