Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    Helikopteri i policisė plagos nje grua ne Lazarat

    Lazarat, fshati mbyllet pėr policinė
    Rikthehen kontrollet pas mbjelljes sė Kanabisit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Artan Hoxha


    Era e fortė e hashashit tė ēan hundėt sapo autovetura jonė, njė Mercedes i vjetėr tip 240, hynė nė rrugicat e ngushta tė fshatit Lazarat. Shoferi, njė djal i ri nga Lazarati, mė tregon pėr parcelat e vogla, para shtėpive tė gurta, ku hashashi tashmė i rritur i kalon vėnde-vėnde dhe dy metrat. "E shikon pse nuk mund tė tė linim tė hyje nė fshat me kamera, apo me aparat fotografik?! Kaq duan kėtu dhe e ha kot". Mė shpjegon gjithė seriozitet shoferi, njė djal me trup mesatar, afro tė 30-tave. "Nuk ėshtė i gjithė fshati nė thes, por ata qė e kanė mbjellė, nuk mund ta lėnė punėn e muajėve tė tėrė tu shkoj dėm tani kur pėr 5-6 ditė do ta korrin", vazhdon mė tej shoferi.
    Vizita
    Ėshtė hera e parė nė kėto 7 vjet qė detyrohem tė hy nė fshat pa marr me vete as dhe njė bllok shėnimesh. Gjithmonė lazaratasit janė treguar mjaft mikpritės, jo vetėm pėr gazetarėt por pėr ēdo njeri qė u ka bujtur nė derė, por kėtė radhė duket se ferra u ka zėnė kėmbėn. Asnjėherė mė parė nuk kam parė qė nė fshat tė mbillet njė sasi e tillė hashashi. Nė tė vėrtetė nuk ėshtė ndonjė sipėrfaqe e madhe, pasi fshati i kapur me thonj nė shpatin shkėmbor tė malit Sopot, mezi ka hapur vend pėr tė ndėrtuar shtėpitė e gurta. Por njė pjesė e konsiderushme e banorėve kanė shfrytėzuar ēdo pėllėmbė toke nė oborret e tyre tė rrethuara me mure tė larta guri, pėr tė mbjellė bimėn, nga e cila kanė tė vetmen shpresė pėr tė siguruar tė ardhurat e sivjetme. Bima tashmė ėshtė harlisur shumė, dhe i ka kapėrcyer muret e gurta dhe shihet me sy tė lirė dhe nga larg, pasi terreni rreth e rrotull fshatit ėshtė mjaft shkėmbor dhe i zhveshur, madje pa asnjėlloj peme. Bima e hashashit duket se e ka veshur me gjelbėrim fshatin e gurt, qė ka filluar t'i ngjajė njė Kolumbie tė vogėl, nė rrėzė tė Sopotit.
    Lazaratasit
    Nė rrugėn nacionale poshtė fshatit Lazarat, nuk ndodhin mė grabitje makinash apo maunesh, dhe ėshtė e kotė tė rropatesh nė statistikat e policisė pėr tė qėmtuar ndonjė vjedhje tė "hajrit". "Ata qė merreshin me kėtė punė kanė pėrfundur nė burg ose kanė ngrėnė ndonjė plumb ballit, nėseu kanė shpėtuar tė dyjave, u ka vėn hunė fshati", na thotė njė biznesmen, dikur i skeduar nė listat e personave nė kėrkim nga policia. Godina e komunės sė Lazaratit, fshatit me 3600 banorė ndodhet nė krah tė sheshit qė mban emrin e "Heroit tė Demokracisė" Azem Hajdari. Lokali sipėr saj ėshtė zgjatur edhe me dy kate tė tjera, nga ē'e kishim lėnė herėn e fundit. Komunės i akordohen shumė pak fonde, dhe tregėtarėt e Lazaratit, qė pothuaj vit pėr vit jepnin fonde pėr fshatin, tashmė ose kanė falimentuar ose janė drejt falimentimit. Magazinat e mėdha tė markave mė tė njohura tė birrave nė vend dhe nė botė janė pothuajse tė boshatisura, madje nė disa prej tyre minjtė mund "tė thyejnė kokėn".
    Papunėsia
    Kordhoca, lagja e re e Lazaratit, ku kanė ndėrtuar vilat dhe magazinat e tyre mė tė pasurit e fshatit, ka rėnė nė njė heshtje varri. Maune tė shumta qėndrojnė tė parkuara prej kohėsh, pasi pėr to nuk ka mė punė. "E shikon si kanė katandisur biznesmenėt tanė? I falimentuan ata tė Tiranės dhe lanė pa bukėn e gojės dhjetra e qindra familje. Kėta mor djalė i mbanin me punė dhe me bukė lazaratasit, por tani qė kontrabanda dhe konkurrenca e pandershme ua ka mbyllur magazinat, ku tė shkojnė gjithė kėta njerėz? Kanė familje, kanė fėmijė qė duan tė hanė". Shprehet me zėmėrim njė nga banorėt e fshatit qė gjetėm nė njė lokal nė qėndėr tė tij. Mė tej ai thotė "e kur s'kanė punė, e s'kanė ku tė hanė, ja katandisin kėshtu, me bahēe tė mbjella me hashash. E kush ka qejf mor djalė tė merret me punė tė tilla me zarar e t'i hyjė belasė me policinė, po ē'tė bėsh, kur s'ke nga ja mban do t'i thosh bujrum dhe hashashit. Shyqyr tė paktėn qė ėshtė bėrė mirė dhe ishallah s'ua korr policia".
    Qetėsia
    Heshtja e madhe qė mbizotėron rrugėve tė pashtruara tė Lazaratit nė kėtė zheg gushti, ku dielli qėndron nė kulmin e qiellit si saē, duketsi qetėsia pėrpara njė furtune. Nė fshat janė nė ankth, nėse policia do tė mėsyjė pėr tė korrur hashashin apo do t'i lėrė kėtė radhė ta korrin. Aksioni i specialėve tė Dragotit qė korrėn arat me hashash nė stanet e malit tė Sopotit i ka bėrė mė vigjilentė ata fshatarė qė kanė mbjellė kanabis. Tashmė shikohet me mosbesim ēdokush qė hyn nė fshat, dhe nėse duket i dyshimtė mund tė ketė telashe. Kjo situatė nuk ka qenė prej kohėsh nė fshat, por lazaratasit thonė se nuk do tė zgjasė shumė, mbase dhe nja dhjetė ditė sa tė korret hashashi, pastaj gjithēka do tė jetė krejt ndryshe dhe "masat e sigurisė" do tė jenė mė tė ulėta. Nė Gjirokastėr tė thonė se herė pas herė gjatė natės dėgjojnė tė shtėna qė vijnė nga Lazarati. Nė polici tė thonė se nuk mund tė hyjnė nė fshat, pasi ka shumė persona nė kėrkim dhe tė armatosur qė nuk ia pėrtojnė sherrit. Ndėrsa nė Lazarat ku gjithēka duket krejt ndryshe nga ē'thonė, pėrveē hashashit, teksa na pėrcjellin thonė se ftesėn e kemi gati pėr dy javė mė vonė, atėherė do tė jetė shumė ndryshe se tani.




    Si i shkatėrruan specialėt e Dragotit 4000 rrėnjė hashash nė malin e Sopotit
    Forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė tė Dragotit ja dolėn mbanė tė shkatėrronin mbi 4 mijė rrėnjė Kanabiss Sativa tė mbjellė nė disa parcela nė malin e Sopotit. Aksioni i suksesshėm u ndėrmor afro 10 ditė mė parė. Ndėrhyrja e FNSH-sė nuk u bė nga fshati Lazarat, pasi aty ishte e pamundur tė kalohej, por nga mbrapa malit tė Sopotit, nga Delvina. Policia kriminale e Gjirokastrės kishte lokalizuar vendodhjen e disa parcelave me Kanabis, nė malin Sopot, rrėzė tė cilit shtrihet fshati Lazarat. Parcelat ndodheshin nė stanet e disa barinjėve tė Lazaratit, dhe prodhimi dukej mjaft i mbarė pėr shkak se kėto toka ishin tė mbushura me me pleh bagėtish. Trupat e FNSH-sė sė Dragotit kanė udhėtuar pėr orė tė tėra nė shtigjet e malit tė Sopotit deri sa arritėn nė parcelat e mbjella me kanabis. Momenti i zgjedhur nga trupat e FNSH-sė pėr tė shkatėrruar tė mbjellat nė stanet e Lazaratit ishte mjaft i pėrshtatshėm, pasi aksioni u krye kur barinjtė ishin nė kullotė me bagėtinė, kėshtu qė nuk pati asnjėlloj rezistence. Personave qė e kishin mbjellė kanabisin nė stanet e Sopotit nuk u kishte vajtur nė mendje se specialėt do tė ngjiteshin deri aty pėr t'u prishur tė mbjellat, pikėrisht disa ditė pėrpara se ata t'i korrnin. Gjithsesi nė fshat thonė se specialėt, vėrtetė ua korrėn bimėt narkotike, por kėtė e bėnė duke iu ngjitur nga mbrapa malit, kur barinjtė ishin nė kullotė, dhe jo nga Lazarati.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Marre nga gazeta ballkan web

    GJIROKASTER (18 Gusht) - Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur nė njė fshat tė Gjirokastrės, nė Lazarat. Sipas News24, ndėrsa njė helikopter italian inspektonte zonėn e cila ishte e mbjellė me kanabis, banorė tė fshatit Lazarat, kanė goditur helikopterin nė fluturim. Helikopteri italian ėshtė qėlluar nė ajėr me tre plumba teksa po dilte nga fshati. Burime nga vendgjarja tregojnė se nuk ka viktima. Ekuipazhi i helikopterit qe kontrollonte zonat me kanabis, pėrbehej nga policė shqiptarė dhe italianė. Nga plumbat rikoshet tė fshatarėve, ka mbetur e plagosur lehtė nė kėmbė dhe njė grua 50 vjeēare, Nedeme Kezma, banore e fshatit. Helikopteri i cili vinte nga Napoli dhe kishte pėr qėllim zbulimin e fushave me kanabis, pas plumbave tė fshatarėve, ėshtė detyruar tė kthehet mbrapsht dhe ka zbritur nė aerodromin e Gjirokastrės. Lajmi se ėshtė qėlluar nga helikopteri ėshtė pėrgėnjeshtruar nga policia e Gjirokastrės e cila ka shkuar menjėherė nė vendngjarje. Plumbat kanė ardhur nga banorėt, tė zemėruar pėr patrullimin e fshatit tė tyre dhe frikės sė zbulimit tė lėndės narkotike tė mbjellė nė pronat e tyre, nė kundėrshtim me ligjin. Kanabis, i mbjellė nga banorėt e kėtij fshati, u shėrbente atyre si mjet pėr tė jetuar. E ndėrsa kanabisit i kishte ardhur stina pėr tu korrur, helikopteri italian u bė pre e zemėrimit tė disa banorėve tė fshatit, tė cilėt e shihnin atė si njė rrezik pėr mbijetesėn e tyre. bm/bm (News24/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Vashdon seriali Horror mr emrin Lazarat

    nga shekulli

    Aliko: Tė rinjtė u kundėrpėrgjigjėn me pistoleta


    V.Duri

    GJIROKASTĖR- “Nga bashkėfshatarėt e mi mora vesh se pjesėtarėt e helikopterit kishin qėlluar. Ndėrsa ju siguroj se disa prej te rinjve iu kundėrpėrgjigjėn me pistoleta, dhe jo me kallashnikov”. Kėshtu e komentoi ngjarjen e djeshme, kryetari i Bashkisė sė Lazaratit, Dashamir Aliko. Ky i fundit tregon se ka biseduar nė telefon me drejtuesit e policisė sė Gjirokastrės, tė cilėt i kishin thėnė se nuk kishin asnjė dijeni pėr ngjarjen. Njė tjetėr banor i fshatit Lazarat, Agron Basha, tregon ngjarjen e djeshme. “Ishim rreth 60 veta nė qendėr tė fshatit, kur shohim njė helikopter qė po fluturonte mbi ne. Si rezultat i distancės sė afėrt u ngrit pluhur”,-tregon pėr “Shekullin” Basha, i cili tregon se kishin kohė qė i kishin harruar ngjarje tė tilla. “Pėrse duhet ende tė persekutohemi. Ne duam tė jetojmė dhe tė punojmė si gjithė tė tjerėt”,-shton Basha.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Ministria e Rendit Publik pohon se ėshtė qėlluar nė drejtim tė helikopterit tė Interforcės nga persona tė paidentifikuar

    Plumba helikopterit tė Interforce

    Plagoset nė kėmbė 55-vjeēarja, nėnė e katėr fėmijėve. Fillojnė hetimet pėr zbardhjen e incidentit tė rėndė

    V.Duri

    TIRANĖ- Fluturimi i njė helikopteri tė Interforcės italiane rreth 400 metra mbi fshatin Lazarat tė Gjirokastrės, ka shkaktuar njė incident tė rėndė mesditėn e djeshme. Njė 55-vjeēare ka mbetur e plagosur, ndėrkohė qė nė drejtim tė helikopetrit ėshtė qėlluar me armė nga banorėt e fshatit. Sipas zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Rendit Publik, Florion Serjani, mėsohet se helikopteri ėshtė qėlluar me tre plumba, gjė qė nuk ėshtė vėnė re nga drejtuesit, tė cilėt kanė vazhduar fluturimin. Por ndryshe ėshtė shprehur kryetari i Komunės sė Lazaratit, Dashamir Aliko, i cili ka pohuar se nga helikopteri i policisė ėshtė qėlluar nė drejtim tė banorėve tė fshatit Lazarat, duke e rikthyer atė edhe njė herė nė qendėr tė vėmendjes. Ngjarja ėshtė duke u hetuar nga punonjėsit e policisė sė Gjirokastrės.

    Ngjarja

    Helikopteri i Interforcės Italiane po kthehej nga Saranda nė drejtim tė Tiranės, nė kohėn qė po fluturonte mbi Lazarat. Sipas Serjanit, helikopteri breda sė cilit ndodheshin punonjėsit e misionit Italian nė vendin tonė, po kthehej nga njė aksion pėr vėzhgimin e zonave qė dyshoheshin pėr mbjellje hashashi. Gjatė ditės sė djeshme, ky aksion ishte pėrqendruar nė zonat e Vlorės dhe tė Sarandės e nė kohėn e incidentit, pėrfaqėsuesit e Interforcės po ktheheshin nė drejtim tė kryeqytetit. Ministria e Rendit Publik pohon se ndaj helikopterit kanė qėlluar persona ende tė paidentifikuar nga policia, ndėrsa thuhet se ata qė ndodheshin nė helikopterin me mbishkrimin “policia”, nuk kanė qenė tė armatosur. Sipas burimeve zyrtare tė dikasterit blu, nuk dihet ende se nė ē’rrethana ėshtė plagosur 55-vjeēarja Medine Kazma, e cila ndodhet tashmė nė spitalin e Gjirokastrės. Nėna e katėr fėmijėve ėshtė plagosur nė pjesėn e poshtme tė kėmbės sė majtė dhe ndodhet e shtruar nė spital, jashtė rrezikut pėr jetėn.

    E plagosura

    “As vete nuk e kuptova se nga mė erdhi plumbi . Vetėm kur pashė gjakun dhe helikopterin qė fluturonte mbi mua, atėhere e kuptova se isha plagosur nė kėmbė”,-shprehet pėr
    ”Shekullin” 55- vjeēarja e ve. Ajo shton se ka dhimbje tė forta nė kėmbėn e majtė, pasi ėshtė plagosur nė pjesėn e poshtme tė kėmbės. Ndėrkaq, gjatė ditės sė djeshme ka reaguar edhe kryetari i komunės sė Lazaratit, Dashamir Aliko. Sipas tij, helikopteri ishte duke fluturuar shumė pranė fshatit, ndėrkohė brenda tij ndodheshin tetė persona. “Nė helikopter lexohej qartė mbishkrimi “policia” si dhe numrat SF 80”,-tha Aliko gjatė njė konference pėr shtyp, duke shtuar se ky helikopter ishte duke fluturuar vetėm 70 metra mbi Lazarat. Kryetari i komunės ka shtuar se personat qė ndodheshin nė helikopterin e Interforcės ishin duke fotografuar. “Ai bėri disa xhiro rreth fshatit, e mė pas dėgjova disa krisma”,-shton Aliko.
    Kryetari i komunės sė Lazaratit tregon atė ē’ka i kanė thėnė bashkėfshatarėt e tij. “Mė thanė qė nga helikopteri ishte qėlluar nė drejtim tė fshatit, ku ishte plagosur Medineja”,-pėrfundon Aliko. Nga ana tjetėr, Ministria e Rendit Publik pretendon se nuk ėshtė qėlluar asnjė plumb nė drejtim tė fshatit Lazarat, pasi punonjėsit e Interforcės nuk kanė qėnė tė armatosur. Tashmė, kjo ngjarje ėshtė duke u hetuar, ndėrsa pritet qė tė merren nė pyetje tė gjitha palėt e pėrfshira nė tė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Cdo njeri qe do kishte jetuar qofte dhe nje jave afer Lazo-ve do e kishte te qarte se me cfare rrace mistrecash kishte te bente. Lazaratasit kane qene gjithmone ngaterestare, njerez dembele dhe te prirur per sherr. Gjirokatra shendrohej ne shesh beteje cdo jave mes Lazaratasve-Lazaratasve, Lazaratasve-Gjirkastriteve, dhe Lazaratasve-tepelenjoteve (pra qendra e sherrit mbeten Lazot). Ku ka pisllek ne jug eshte dora e lazaratasve. Bllokimet e vazhdueshme te rruges nacionale, marrja peng e kamionave, marrja peng e njerezve, pritat ne rrugen nacinale, pengimet e Policise per te hyre ne fshat, betejat e vazhdueshme me policine, jane vec nje pjese e vogel e rrezumese se "ndritur" te ketij fshati. Lazarati eshte qartesisht nje fshat problematik.

    Nuk e besoj per asnje minute se helikoppteri ka gjuajtur i pari, biles dhe as qe u eshte kunterpegjigjur lazaratasve. Ne rradhe te pare, per vec historikun qe kane dhe karakterin qe kane, Lazaratasve nuk mund tu besoj.Nuk duket as logjike, qe nje helikopter qe ka mision zbulimin e zonave ku mbillet hasashi te gjuaje kot pa arsye ne fshat. Kush e ka sadopak informacion mbi Lazaratin, e di se ne ate fshat ka vite qe nuk hyn Policia dhe cdo shtepi ka nje arsenal me vete armesh. Pra nese piloti nuk qe kamikaz, dhe deshironte te shkonte drejt vdekjes se sigurt, nuk kishte pse qellonte kot pa arsye nje grua ne fshat. Ishte vetem nje helikopter, qe eleminon mundesine e nje aksioni policie, nuk u egzekutua ndonje element problematik ne fshat, dhe as nuk u shkaterrua ndonje bime narkotike. Pra nuk ka arsye per helikopterin te qelloje ne fshat.

    Plumbi qe shkon lart, zbret prape poshte. Eshte e mundur qe viktima te jete plagosur nga ndonje plumb qe po binte ne toke, sic duket qarte plaga e saj ka qene fare e lehte dhe s'ka asnje rrezik per jeten. Per sa kohe fshati nuk lejon Policine te hyje, nuk mund te egzaminohen as plumbat per te pare se nga c'lloj arme kane ardhur, gje qe do verifikonte qarte se nese helikopteri eshte kunder-pergjigjur apo jo.

    Nuk duhet te kete asnje vend, ku policia nuk eshte e lire te hyje, dhe cdo vend i tille jo vetem qe nuk duhet perkrahur, por duhet kundeshtuar. Kur perkrah Lazaratasit, perkrah krimin, dhunen dhe trafikun e droges. Pavarsisht sa Demokrate te flakte jeni, mos e lini lenten politike ta beje te zezen te bardhe, vec per tu perkedhelur politiken tuaj. Misioni kryhej nga qendra anti-trafik, qe nuk ka fare lidhje politike, dhe drejtohet nga ushtarake te ndryshem Europiane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 19-08-2004 mė 11:08
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Mese dakort me personin me siper. Lazararati eshte bere fshati i krimit, foleja e minjve, rats hole, ku nuk ka as ligj, as gjyq, as polici, as njerez normal, po nje vrime minjsh. Eshte skandal, eshte ajo qe ne shqiptaret duhet te perpiqemi me forcen me te madhe ta shmangim.
    Lazarati sot me kujton fimat wild wild west.
    Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte mbeshtetja qe popullata primitive i jep ketij bastioni te krimit. Si duhet ta zgjidhim kete gje. Une mendoj qe kjo grope septike duhet rrethuar me transhe me tela me gjemba, te mos lejohet asnje person te dali apo te hyje, te thirren kameramna nga e gjithe bota, dhe te filmohen keta qenie te egra se si do reagojne me njeri tjetrin.
    Cfare te ben me shume nervoz, eshte edhe mbeshtetja qe nje pjese e politikes, per interesa personale partiake idiotike i ben kesaj pacavureje. Na del edhe topi, qe kam pas shume respekt, e na kerkon llogari se na qenkan demtuar lazaratasit.....
    Ca u demtua zoteri, parcelat me hashash, 14 kriminele qe e perdorin si baze, qeniet primitive qe sdine as shtet e as ligj. Ca kujton ky idiot se duke mbeshtetur krimin, menaxheret e krimit, kompanite e tipit hashash LTD do fitoje vota te popullsia shqiptare.
    Kjo tregon gjithashtu se pd-ja vashdon te jete parti primitive qe ka pjesen e vet te lidhjes me krimin, ashtu si dhe ps-ja, qe te dyja jane qelbesira qe duhen shdukur nga kjo faqe e politikes shqiptare.

    Ja dhe cudia tjeter.
    Marre nga balkan web

    Komuna: "Demet qe na shkaktoi helikopteri"
    E Enjte, 19 Gusht 2004
    LAZARAT - Kryetari i komunes se Lazaratit Sazan Aliko, e pershkruan si te frikshme gjendjen qe eshte krijuar mes banoreve te Lazaratit gjate goditjes me arme nga helikpteri. Aliko flet per gjurmet qe kane lene plumbat e helikopterit mbi disa mure ne qender te fshatit, nderkohe qe sipas tij, jane vrare nje numer krere bagetish. Madje shton Aliko eshte demtuar ne tavanin metalik edhe nje automjet tip Xhip i cili ndodhej i parkuar ne qendren e fshatiti. Ne keto momente sipas Alikos banoret te frikesuar dhe ne kushtet e vetmbrotjes i jane pergjigjur zjarrit te helikopterit me goditje armesh ne ajer. Sipas Alikos nje grup banoresh ne qender te fshatit kane gjuajtur ne ajer me arme tip pistolete. Aktualisht nga ana e komunes se Lazaratit, eshte ngritur nje komision i cili po verifikon demet e shkaktuara nga helikopteri. B.K

    ha ha ha, komuna na paska ngritur komision, ishulli pirateve na paska nxjerre barba rosen si kryetar qe te bej kerkese llogarie...... u cme vjen te plas....shpellare

    Ja dhe topi

    TIRANE (19 Gusht) - Kryetari i grupit parlamentar tė partisė mė tė madhe tė opozitės Bamir Topi, ka deklaruar sot nė njėkonferencė pėr mediat se incidenti i Lazaratit ėshtė induktuar jo pa qėllim nga kryeministri Nano. Sipas Topit, tė dhėnat qė jepen pėr Lazaratin qoftė nga institucionet dhe mediat tingėllojnė kontradiktore. Kjo cėshtje duhet tė zbardhet dhe cdo mision qė merret duhet tė shoqėrohet me marrėdhenie tė tipit institucional. Sipas tij nga Minsitria e Rendit publik nuk shihet transparence, ndėrkohė qė helikapteri italian ka qėndruar mbi shtepine e kryetarit tė komunės pėr 4-5 minuta. Nė fund, Bamir Topi kėrkoi hetim parlamentar nėse nuk zbardhet ngjarja e Lazaratit. "Tensionimi nė Lazarat, vjen pas kėrkesės sė grupit parlamentar tė PD-sė pėr hetim ndaj kryeministrit Nano dhe ministrave tė tij. Lufta kundėr drogės nuk duhet tė shoqėrohet me tensionim, gjė qė nuk ėshtė e drejtė"-tha ai. bm/bm (BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga krokodili_73 : 19-08-2004 mė 17:54

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    R2T, Gjirokastra i dha Shqiperise djalin e Bimbashit, Enver Hoxhen, mos duhet te dal edhe une e te te them ty qe ti si gjirokastrit je rrace e keqe pasi Enver Hoxha ishte i tille?

    Prandaj mati fjalet qe shkruan ne forum pasi nuk protretizon dot Lazaratin, portretizon injorancen tende mbi historine fshatit me te madh ne Shqiperi, fshtatit ku ka lindur nacionalizmi shqiptar.

    Si cdo fshat e qytet ne Shqiperi, edhe nga Lazarati kane dale njerez te shquar, ashtu sic kane dale edhe kriminele. Ne Lazarat ka patur qendren e vete partia e pare politike shqiptare, Balli Kombetar qe ishte formacioni i pare politik e ushtarak qe i parapriu rrezikut komunist. Lazaratasit nuk u bene demokrate ne 1990, kane qene te tille qe ne 1940.

    Prandaj shkruani per incidentet dhe mos e merrni mundimin te pergjithesoni nje fshat, qytet apo krahine, pasi tregon se sa kendveshtrim te ngushte provincial kini. Duhet te ulim Lazaratin qe ti bejme qejfin vetes se gjoja ne te tjeret jemi me te mire.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    bimbashi ishte shqiptar or ti i tepelenes, dhe nga familje kreshnikesh, luftetar e bir luftetari, e jo langaraq kazanash. eshte nder me qene ēun i tij.

    enveri nga nena ishte kalate, familja me e VJETER e ketij qyteti me emer. enveri u be komunist ne kundershtim te ORIGJINES se tij historike FAMILJARE, vetem e vetem qe ca barkthate e breker grisur tepelenas e kurveleshas te arrinin te mbushnin barkun me buke e mos te punonin tokat e beut, dmth te farefisit te enverit.

    e keta rrjepacuke e zgjepsa te dikurshem sot (se dje ju dridhej qimja ne bark) kane guximin ta marrin neper goje, kur ne te vertete duhet ti bejne lapidar atij se po mos te vinte ne pushtet keta morra do te ishin akoma SKLLEVER.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    albo mos fol i dil ne krah krimit. Nga kjo gje digjemi te tere. Ashtu sic jane gjerat ne kete moment, lazarati eshte fshati i krimit, parajsa e monstrave. Shpellari eshte shpellar, nuk ka rendesi se eshte i ps, pd, ballit, dhe nese skemi ne dore ta azgjesojma ose ta fusim ne kafaz per ta zbutur e per ti kthyer shoqerise borxhin qe i kane, te pakten te mos i mbeshtesim se i kemi te partise.

    Ja dhe shkrimi ke shekulli plus nje foto..

    Grup hetimor pėr zbardhjen e incidentit. Personat qė fshehėn tė vėrtetėn do hetohen nga policia

    Artur Qoraj

    TIRANĖ- Lazarati duket se ėshtė mė “i gjelbėruari” fshat nė vendin tonė. Mbi tjegullat e kuqe tė banesave shquhen bimėt e rritura tė kanabisit, tė mbjella bash nė ēdo oborr shtėpie. Mungesa prej vitesh e autoritetit tė policisė nė fshatin –rebel tė jugut, ka bėrė qė lazaratasit tė mos i maskojnė parcelat e mbjella me bimė narkotike, por tė punojnė tė qetė pėr kultivimin e baēeve fitimprurėse. Pamjet e filmuara nga helikopteri i misionit tė ndėrlidhjes italiane Interforce, gjatė njė aksioni pėr identifikimin e zonave tė mbjella me kanabis nė vend, tregojnė pėr parcela tė tėra me kėtė bimė narkotike, qė kultivohet thuajse nė ēdo oborr lazaratasi, fare pranė xhamisė apo ndėrtesės sė komunės. Ishte pikėrisht ky helikopter “plangprishės” qė shqetėsoi tė mėrkurėn banorėt e Lazaratit. Vėzhgimit dhe fotografimit tė parcelave tė mbjella me kanabis, nga ana e oficerėve italianė tė Interforcės, lazaratasit iu kundėrpėrgjigjėn me breshėri plumbash, duke shkaktuar njė tjetėr incident tė rėndė nė kėtė fshat.
    Hetimet
    Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, ka urdhėruar nisjen e menjėhershme tė hetimeve, pas ngjarjes sė rėndė qė ndodhi nė fshatin Lazarat tė Gjirokastrės. Nė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Florion Serjani, deklaroi se ėshtė ngritur njė grup hetimor nga prokuroria dhe policia e Gjirokastrės, pėr tė gjetur autorėt qė qėlluan mbi mjetin fluturues. Serjani pranoi se helikopteri ishte nisur pėr njė inspektim qė bėhej pėr tė verifikuar nėse kishte vatra tė mbjella me canabis sativa,e pas aksionit nė Vlorė dhe Sarandė, oficerėt e Interforcės kanė kontrolluar edhe nė Lazarat. Nėpėrmjet shumė fotografive dhe filmimeve, ata kanė identifikuar nė kėtė fshat parcela tė tėra me kanabis. Serjani shton se nė pėrbėrje tė grupit hetimor, do tė ketė edhe specialistė tė Ministrisė sė Rendit Publik. “Do tė hetohen tė gjithė ata persona qė fshehėn tė vėrtetėn dhe nuk ndihmojnė nė zbardhjen e ngjarjes sė rėndė, apo qė pengojnė hetimet”,- u shpreh zėdhėnėsi Florion Serjani. Sipas tij, provat tregojnė se mjeti fluturues ėshtė qėlluar nga toka prej personave tė armatosur. Gjithashtu janė paralajmėruar edhe personat qė japin informacione tė rreme, duke u kėrkuar pushtetarėve lokalė bashkėpunim pėr zbardhjen e incidentit.
    Masat
    Gjatė ditės sė djeshme, nė aksin rrugor Gjirokastėr-Kakavijė kanė patrulluar forcat speciale tė Dragotit, tė cilat nuk kanė hyrė nė fshatin-rebel. Djemtė e forcave speciale kanė kontrolluar nga larg zonėn, ku gjatė ditės sė djeshme nuk janė vėnė re probleme. Tashmė, dyshimet se Lazarati ėshtė bėrė ‘bastion” i kultivimit tė hashashit nė vend, janė vėrtetuar nėpėrmjet fotove dhe filmimeve tė realizuara nga oficerėt italianė qė patrullonin me helikopter. Sipas burimeve zyrtare, parcelat me hashash ndodhen nė fazėn e pjekjes dhe duhen asgjėsuar. Nuk ėshtė bėrė e ditur nėse ėshtė pėrgatitur ndonjė aksion pėr asgjėsimin e hashashit nė kėtė zonė, nga specialistėt e Ministrisė sė Rendit Publik. Por deri mė tash, Lazarati ka mbetur i vetmi fshat nė vend qė nuk kontrollohet nga Policia e Shtetit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    enveri nga nena ishte kalate, familja me e VJETER e ketij qyteti me emer. enveri u be komunist ne kundershtim te ORIGJINES se tij historike FAMILJARE, vetem e vetem qe ca barkthate e breker grisur tepelenas e kurveleshas te arrinin te mbushnin barkun me buke e mos te punonin tokat e beut, dmth te farefisit te enverit.
    Enver Hoxha e vuri te gjithe Shqiperine ne pune qe te punonte per ate vete, familjen e tij dhe bllokmenet. Hoqi agallaret e vjeter dhe solli te rinj qe tani quheshin komuniste. Mos valle floririn qe u mori agallareve Enevri ua shperndau kurveleshasve apo tepelenasve? Jo, e mbajti per vete, "per shtetin". Tepelenasve dhe kurveleshasve ashtu si gjithe shqiptareve ua mori shpirtin ne pune neper kooperativa me 70 leke te vjetra diten e punes, vuri edhe grate ne pune neper ara saqe beheshin si burra. Edhe i gjithe mundi i tyre kalonte ne pasurine e "shtetit" dmth te bllokut, kurse fshatari dhe puntori rropateshin gjithe diten per 1000 apo 2000 leke me te cilat vetem sa mbanin frymen gjalle.
    Dhe nga ai mund edhe ajo pune kane trasheguar sot pinjollet e Enverit per te bere tregti e biznese te medha.
    E verteta eshte se Enver Hoxha, duke iu premtuar se do t'i shpetonte nga shfrytezimi i bejlereve dhe agallareve, i ktheu te gjithe shqiptaret ne skllever te tij. Kujtoni vetem anijet e vitit 1990 per te pare se ne cfare grade skllaverie kishte rene shqiptari, si ishte katandisur, si njeri i eger qe habitej edhe me gjerat me elementare kur doli ne boten e lire, qe habitej me nje banane apo me nje kanaēe coc-cola. Aq te "lumtur" ishin shqiptaret ne kohen e Enverit saqe kush e kush te ikte me pare nga ai ferr qe iu kishte krijuar Enveri ne vendin e tyre.
    Kujtoni keto pastaj hajdeni dhe na flisni per Enverin tuaj.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  4. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  5. Afatet pėr kalimin nga njė gradė mė e ulėt nė njė mė tė lartė
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •