E Premte, 27 Gusht 2004


AMERIKANET, ABUZIM DHE TURTURE TE BURGOSURVE IRAKIANE

Nje raport i ri i ushtrise amerikane thote se oficere amerikane te sherbimeve ushtarake te zbulimit kane luajtur rol ne keqtrajtimet e te burgosurve ne Abu Ghraib. Raporti thote se 23 oficere te ketyre sherbimeve kane marre pjese ne keqtrajtime ose kane inkurajuar keto te fundit. Raporti doli nje dite pas rezultateve te nje tjeter hetimi te udhehequr nga ish-Sekretari i Mbrojtjes, James Schlesinger. Pas berjes publike te dy raporteve brenda dy ditesh, numri i individeve qe perballen me masa ligjore apo disiplinore lidhur me skandalin e abuzimit te te burgosurve ne Abu Ghraib papritur e ka kaluar shifren e 50 veteve. Raporti i fundit i ushtrise amerikane konfirmoi 44 raste te dokumentuara te abuzimeve ne burgun e Abu Ghraib-it, dhe njeri nga autoret e raportit u shpreh se ne disa raste abuzimi arrinte deri ne torture.

Raporti zbuloi gjithashtu se te pakten tete te burgosur ishin mbajtur te fshehur, pa u njoftuar Kryqi i Kuq Nderkombetar.