E Marte, 24 Gusht 2004
VLERESIMI NE FAKULTET, ME NOTA DHE KREDITE
Universitetet shqiptare, tani dhe me sistem kreditesh si te huajat. Nje lajm te tille e ka dhene vete rektori i Universitetit te Tiranes Shezai Rrokaj, i cili ka pohuar se ne disa nga fakultetet tona mund te filloje aplikimi i sistemit te vleresimit me kredite, krahas atij tradicional qe eshte perdorur ne vendin tone me nota.
Duhet patur parasysh se ndersa notat shprehin cilesine e punes se studentit, kreditet karakterizojne sasine e punes qe ben ai per do lende. Krijimi i Sistemit te Pikeve te Kreditit, ne Universitetin e Tiranes perben nje perpjekje per te realizuar ne vazhdim reforma te rendesishme. Kjo paraqitet si kerkese e domosdoshme per t'u integruar ne rrjetin universitar europian. Ne fakt, vendosja e ketij sistemi, erdhi si nje nder kerkesat themelore te ristrukturimit te arsimit te larte, qe parashtrohet ne Deklaraten e Bolonjes, parimet e se ciles Universiteti i Tiranes i ka pranuar dhe po punon per t'i realizuar.
Ja mundesite qe te krijon sistemi i krediteve:
Vendosja e Sistemit te Krediteve, u krijon mundesi studenteve tane qe te transferohen ne vite te ndermjetme ne universitete europiane "sikurse mundeson edhe studente te huaj per te ardhur ne universitetin tone). Levizja e studenteve eshte konsideruar nga Komuniteti Europian si nje aspekt i rendesishem i bashkepunimit nderuniversitar. Universiteti i Tiranes u perfshi ne projektin Phare "Recognition of Higher Education Diplomas and Study Credit Points Across Borders", ku moren pjese 13 vende te Europes Lindore dhe ndermori iniciativen per te ndertuar per here te pare kete sistem ne vendin tone.
Evropa, me sistem krediti 1-60
Ne Europe, eshte pranuar sistemi i llogaritjes se pikeve te kreditit nga 1-60 pike, cka nuk krijon veshtiresi per transferimin e tyre nga nje vend ne tjetrin. Ndersa per te shmangur mosperputhjet per notat lokale, eshte propozuar nje perllogaritje e perbashket, qe nderton nje sistem te perbashket notash: A,B,C etj. Ne perdorimin e krediteve ECTS, te cilat tregojne ngarkesen e plote te punes se studentit per cdo lende, ku perfshihen leksionet, seminaret, konsultimet, studimi individual ne biblioteke ose ne shtepi, provimet dhe procedurat e tjera vleresuese. Percaktimi i Pikeve te Kreditit, duhet kuptuar jo vetem si sistem qe vlereson sasine e punes qe bejne studentet e universitetit tone, por njekohesisht edhe si nxitje per permiresime cilesore ne disa hallka qe kane te bejne me formimin e tyre akademik. Gjithashtu, menaxhimi i procesit te realizimit te levizje te studenteve kerkon pa dyshim, edhe nje strukture te re prane cdo fakulteti.
E Marte, 24 Gusht 2004
SI I VLERESOJNE AMERIKANET STUDENTET?
A - Shkelqyer midis 100 % - 90 %
B - Shume mire midis 89 % - 80 %
C - Mesatare midis 79 % - 70 %
D - Poshte midis 69 % - 60 %
F - Ngelese poshte 60 %
Shkollat e mesme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, konsiderojne nje A te shkelqyer dhe eshte midis 100 perqind dhe 90 perind. Nje B eshte gjithashtu shume e mire dhe eshte midis 89 perqind dhe 80 perqind. Nje C eshte mesatare dhe eshte midis 79 perqind dhe 70 perqind. Nje D eshte poshe mesatares dhe eshte midis 69 perqind dhe 60 perqind. Poshte 60 perqind, eshte note ngelese ose nje F. Notat e nxenesit, dergohen me poste. Cdo simester merren dy nota, nje te gjysmes se pare te simestrit dhe nje per gjysmen e dyte. Perpara se te vije nota per gjysmen e pare te simestrit, do te vije nje note qe do te tregoje si po ecen nxenesi. Kjo ben qe nxenesi te angazhohet me shume nese ai/ajo synon per nje note me te mire. Megjithate, universitetet shikojne vetem noten e simestrit. Notat e cdo simestri mblidhen per te arritur kreditet qe duhen per te dale nga shkolla e mesme. Gjysma e pare e simestrit eshte 40 perqind e notes perfundimtare gjithashtu dhe gjysma e dyte dhe 20 perqind eshte provimi qe cdo nxenes merr ne fund te simestrit. Nga qe provimi eshte vetem 20 perqind nese nxenesi nuk e kalon, domethene qe ka ngelur ne klase. Ne qofte se nje nxenes ngelet ne nje klase, ai nuk ka nevoje te perserite nje vit tjeter si e bejne ne disa vende te botes. Por ai mund te marre klasen qe ngeli perseri.
E.Nasi
Krijoni Kontakt