* * *
Nga mali zbriti si i lemeritur.
Kam pare nje burre, kam pare nje burre. Nga goja jargonte nje shkume te bardhe, sikur nuk i mjaftonin syte e shqyer deri ne vetulla per te shprehur habine.
Ata qe e degjuan qeshen me te madhe.
Tani paska luajtur vertet nga mendt .
Marroqi, ky ishte emri me te cilin e therrisnin cobanin e dhive ne ate fshat ne preher te nje mali qe zbriste monopame ne brigjet e lumit.
Ai tha se kishte pare nje burre te gjate, veshur me zhele qe u vinte era dhe. Kishte nje shpate te ndryshkur ne brez. Mbante nje mburoje mbi krahun e thate plot muskuj si damare te pjekur. Kishte musteqe te gjata, pak mjeker. Syte te futur ne zgavren e kafkes leshonin shkendija drite, si thengjinj. Mbi shpatullat e gjera nje xhamadan i rrinte hapur.
,.............
Nuk kaloi shume kohe ne tjera vende u pa i njejti njeri.
Marroqi shkonte cdo dite tek rrenojat e vjetra me shprese per te pare "burrin fantazem"
Mbi kodren e zhveshur qe mban mbi supe rrenojat e vjetra te kalase se "D" ishte shfaqur.
Fantazma po shfaqej kudo. Ishte pare mbi bedenat e kalase " P".
Disa turiste thane se e kane fotografuar ne "B" tek zbriste rruges se kalldremte.
U hap nje thacthemnaje se gjoja ushtaret e shtetit fqinj ne jug e kane qelluar diku ne kufi.
Gazetaret filluan shkrimet e tyre te ngjyrosura ne fantazine e tyre te shthurur.
Pak nga pak ne te gjithe vendin u be misteri i dites.
Flitej vetem per "burrin fantazem"
U guxua te flitej dhe neper kanalet televizive.
Fjala e nje deputeti i mbyt nga te qeshura kur permendi fantazmen. Dhembet e zbradhur ne fytyrat e mufatura te deputeteve dridheshin nga e qeshura e tyre elektizuese.
"Burri fantazem" shfaqej serish kur vala e hamenjeve fillonte te shuhej.
Njerzit flisnin pa fshehur ne syte e tyre habine , friken e mistershme te ketij fenomeni ne keto kohe moderne.
Pa dekret, pa urdher apo ndonje program qeveritar shteti filloi hulmtimin.
Punohej me aq zell sa u harrua gjithcka. U nderpre mesimi ne shkollat e larta
Studentet kaluan si ndihmes vullnetare te policise dhe ushtrise.
U vune ne dispozicion helikopteret, paisje elektronike, u shpernda falas nga nje celular.
E dua te gjalle ishte shprehur i pari e vendit qe rrinte ne fronin e dyte te "mbreterise" pa mbreteri te atij vend.
Vjeshta ishte ne te sosur, pemet e lakuriqta se fshihnin do me hijen.
Nje telefonate nga larg njoftonte se e kishin pare "Burrin" tek futej ne nje shtepi te braktisur.
Rreth shtepise ishin vendosur te gjithe ndjekesit .
Zhurma e elikoptereve pushtoi ate rafshnalte te vogel.
I pari i vendit zbriti i veshur me nje kostum qe shkelqente. Deputete, gazetare, kamermane, toga te pafundme policesh.
Udherrefyesi tregoi me gisht deren ne te cilen ishte futur "burri fantazem" duke perkulur koken poshte harkur te gurte te deres.
I madhi i shtetit shtyu deren e drunjte te zbardhur nga dielli. Menteshat e ndryshkura leshuan nje tingull rrenqethes. brenda ishte gjysme erresire.
U ngjit neper disa shkalle te drunjta qe dukej sikur renkonin nga pesha e te madhit.
Nje dere dhome e hapur ku dukej nje zjarr i shuar ne qender te trollit te asaj kulle.
Shtyu guximshem deren e dhomes dhe u gjend balle per balle me burrin fantazem.
Mbi ballin e pervjelur deri ne maje te kokes u shfaqen buleza te ndrit'shem djerse.
Heshtje varri.
Pas supeve te te madhit te vendit turma dukej si e ngjitur per te.
Mbi supet e "burrit fantazem" ishte pikerisht ai xhamadani qe ishte pershkruar nga Marroqi.
Mjekra me forme poshte shkelqimit te tulles , kostumi i ngrire me shkelqim te metalte befasuan "burrin fantazem", ne syte e tij u shfaq i njejti shikim qe kishte i madhi i vendit para tij.
Te dy shihnin perballe vetes nje fantazem.
I madhi i vendit zgjati doren, per fatin e keq te tij kishte nje dore te shemtuar, qe "burri fantazem" as qe preferoi te zbrese syte mbi te.
"Burri fantazem" i mvrenjt pak nga disa fjale te pakuptueshme qe i madhi i vendit i tha neper hunde. Ai u largua ne drejtim te qoshes se dhomes ku ishte nje dritare e vogel si frengji .
Pa njehere jashte me syte e mbrehte si te nje shqiponje, u kthye drejt "te madhit" dhe tha me nje ze ushtime.
Eh,..C'burra ka pase ky vend.
Me falni, me falni zoteri po......
Eh c'burra ka pase ky vend,
Perseriti "burri fantazem" disi me ton me te larte deri kercnueshem.
I madhi i vendit u be shuk brenda shkeqimit te metalte te kostumit.
Kollarja dukej si litar ne fyt . Se si i shkoi mendja tek stoli me tre kembe ne te cilin rrinte per here te pare. Iu duk siku dikush i terhoqi stolin dhe ai mbeti varur mbi kollaren e vet.
Me paskan denuar me varje ,, eh eh ee
U shkund edhe nje here si per tu zgjuar nga ai ankth disa secondash.
Burri fantazem nuk ishte me aty perballe tij.
Kishte mbetur vetem shpata, mburoja mbeshtetur ne stolin e drunjte trekembesh
prane vatres se shuar te nje zjarri.
Askush se mori vesh , cfare donte te thoshte "burri fantazem" me ato fjale
C'burra ka pase ky vend..!!
Thirren nje plak te urte qe jetonte akoma ne ate vend te braktisur.
Plaku u ul mbi stolin e drunjte, thithi mendueshem cigaren . Leshoi nje shllunge tymi te bardhe, te krijohej idea se ai tym kishte ngjyrosur floket dhe mjekren e tij .
C'burra ka pase ky vend.
C'burra ka pase ky vend..!
Perseriti kete shpehje duke qeshur si me ironi dhe tha.
C' burra ka pase ky vend,..... e kush m..uti ka mete.

* * *