Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ja nje foto per ju:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Si Mbas Mua

    Grupi A
    Deportivo
    Liverpool
    Mónaco
    Olympiakos
    As per ktu skam cka te them sdi.

    Grupi B
    Real Madrid
    Roma B.

    Grupi C
    Bayern Mśnich
    Juventus
    Ajax
    Ktu smund ta dije sepse te 3 jan Te forta.
    Grupi D
    Manchester
    Fenerbahēe

    Grupi E
    Arsenal
    Panathinaikos

    Grupi F
    Barcelona
    Milįn

    Grupi G
    Valencia
    Inter

    Grupi H
    Porto
    Chelsea
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  3. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dje ėshtė hedhur shorti pėr turin me grupe tė Ligės sė Kampioneve. Ja reagimet 27-08-2004

    Kupa e Kampioneve - Shorti kėnaq tė mėdhenjtė

    Juxhin MILLONA


    Porto, kampione e Evropės, do tė pėrballet me ish-trajnerin e saj, Hoze Mourinjon, nė turin me grupe tė Ligės sė Kampioneve tė kėtij viti, pasi u shortua nė tė njėjtin grup me Ēelsin. Reali i Madridit, qė synon tė fitojė titullin e dhjetė tė Kupės sė Evropės, do tė pėrballet me Romėn, Bajer Leverkusenin, klubin qė mundi nė finalen e vitit 2002, dhe Dinamon e Kievit nė Grupin B. Manēester Junajtid, qė kėrkon tė fitojė Kupėn e tretė tė Evropės, do tė pėrballet me Lionin, Spartėn e Pragės dhe Fenerbahēen nė Grupin D. Arsenali, triumfues nė Angli, por pa shkėlqim nė Evropė nė vitet e fundit, do tė luajė me Panathinaikosin, PSV Eindhovenin dhe Rozenborgun nė Grupin E. Milani, gjashtė herė kampion i Evropės, do tė pėrballet me dy ish-kampionė, Sėlltikun dhe Barcelonėn, si dhe Shahtjor Donjeckun nė Grupin F, ndėrsa grupi mė i vėshtirė, ai C, pėrmban Bajernin e Mynihut, Juventusin, Ajaksin dhe Makabin e Tel Avivit. Ēelsi do tė pėrballet gjithashtu me CSKA-nė e Moskės, qė sponsorizohet nga "Sibneft"-i, njė kompani nafte, ku ka aksione edhe pronari i klubit britanik, Roman Abramoviē. UEFA ka filluar tė kontrollojė nėse mund tė ketė konflikte interesash midis dy klubeve. "Ndoshta nuk ka, por ne do t'i analizojmė tė gjitha faktet," - tha njė zyrtar i UEFA-s. Sipas kreut ekzekutiv tė Ēelsit, Piter Kenion, Mourinjo do tė mbėshtetet tek eksperienca pėr tė drejtuar Ēelsin drejt fitores, kur skuadra londineze tė pėrballet me Porton. "Kėshtu ėshtė futbolli. Eshtė njėsoj sikur ta fillonim Premier Ligėn ndaj Manēester Junajtid, - tha Kenion. - Ndeshjes me Porton do t'i jepet shumė rėndėsi, por nuk duhet tė harrojmė edhe skuadrat e tjera. Eshtė njė grup i vėshtirė, por nė pėrgjithėse jemi nė kėnaqur. Sezonin e shkuar jemi paraqitur mirė. Tani kemi mė shumė eksperiencė dhe kemi trajnerin qė triumfoi vitin e shkuar." Tri grupe pėrfshijnė pėrballje italo?spanjolle, pasi Reali i Madridit ėshtė nė tė njėjtin grup me Romėn, Barcelona me Milanin dhe Valencia me Interin. Trajneri i Realit, Hoze Antonio Kamaēo, tha: "Gjithmonė ndihemi favoritė, por e dimė qė nuk do tė ketė ndeshje tė lehta. Me Bajer Leverkusenin jemi pėrballur nė finalen e Kupės sė Evropės. Dy skuadrat e tjera janė tė forta dhe meritojnė respekt." Trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti, tha se shorti mund tė ishte treguar mė i butė me kampionėt e Italisė, qė do tė pėrballen me Sėlltikun, Shahtjorin dhe Barēėn. "Nuk ėshtė short i mirė, por ėshtė stimulues, - tha Anēeloti, skuadra e tė cilit humbi 2?1 ndaj Barēės nė njė miqėsore tė luajtur tė mėrkurėn. - E njohėm Barcelonėn nė miqėsoren qė luajtėm tė mėrkurėn. Vitet e fundit kemi parė qė Sėlltiku mund tė arrijė objektiva tė rėndėsishme. Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm, sepse kundėrshtarėt do tė mundohen tė bien nė sy, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr pėrballje me Milanin." Shorti sheh gjithashtu kthimin te Sėlltiku tė sulmuesit tė Barcelonės, Henrik Larson. "Kthimi i Henrikut do tė jetė njė moment shumė emocionues, - tha kreu i Sėlltikut, Brajan Kuin. - Nuk do tė ēuditesha nėse do tė shihja shumė tifozė tė Sėlltikut me fanellėn e Barcelonės. Ai ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tifozėt tanė." Interi do tė pėrballet me tre kampionė tė kampionateve tė tyre, pasi ėshtė nė tė njėjtin grup me Valencian, Verder Bremenin dhe Anderlehtin. "Eshtė njė grup shumė i komplikuar, - tha presidenti i Valencias, Haime Orti. - Ndeshja me Interin ėshtė njė klasike dhe shpresojmė qė kėsaj here tė fitojmė ne." Trajneri i Interit, Roberto Manēini, ishte i qetė. "Eshtė njė grup i vėshtirė, por nuk e prisja ndryshe, - tha ai. - Si gjithmonė, jam optimist. Interi ka dėshirėn dhe fuqinė pėr tė fituar kudo." Trajneri i Manēester Junajtid, Aleks Ferguson, ishte i kėnaqur me shortin. "Do tė bėjmė udhėtime tė gjata, por mund tė kishte shkuar mė keq, - tha ai. - Jam i kėnaqur me shortin tonė." Drejtori i Arsenalit, Daniel Fiszman, ishte shumė i qetė, pasi kampionėt e Anglisė ranė nė grup me Panathinaikosin, PSV-nė dhe Rozenborgun. "Katėr nga tetė skuadrat nė vazo ishin italiane, por ne arritėm tė qėndronim larg tyre dhe jam i lumtur pėr kėtė, - tha ai. - Ky ėshtė i vetmi trofe i madh qė nuk kemi arritur ta fitojmė. Pėr tė lėnė shenjė nė botėn e futbollit duhet tė fitojmė Ligėn e Kampioneve." Liverpuli, qė drejtohet nga spanjolli Rafael Benitez, do tė pėrballet me gjysmėfinalistėn dhe finalisten e sezonit tė shkuar, Deportivo La Korunjėn e Monakon, dhe Olimpiakosin. "Kemi mėnjanuar disa udhėtime tė gjata dhe kjo ėshtė gjithmonė njė epėrsi. Benitezi e njeh mirė Deportivon," - tha kreu ekzekutiv i Liverpulit, Rik Perri. Presidenti i Deportivos, Augusto Sezar Lendoiro, tha: "Do tė pėrballemi me tri skuadra tė mėdha. Liverpuli ėshtė njėra prej skuadrave tė mėdha evropiane, me tė cilėn nuk jemi pėrballur asnjėherė."
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shorti prodhon duelin e hekurt italo-spanjoll: Tre mė tė mėdhenjtė e Serisė A pėrballė tre gjigantėve tė Primera Division

    Champions League, grupe ferri pėr gjigantėt

    Hidhet shorti pėr fazėn e parė qė do tė startojė nė mesin e muajit tė shtatorit (nė datat 14-15)

    Altin Manallari

    Shorti i Champions league i hedhur dje nė Montekarlo ka bėrė njė shpėrndarje tė gjigantėve, duke krijuar shumė grupe tė forta me disa pretendentė pėr tė arritur kualifikimin pėr nė Champions League, ndėrkohė qė duhet tė pėrmendim kėtė dhe pėrballjen italo-spanjolle, ku tre skuadrat mė tė mira tė Serisė A do tė duhet tė pėrballen me tre ekipet mė tė mira tė Primera Division.
    Juventus-Bayern München
    Juvendus do tė luajė nė Grupin C nė fazėn e parė tė Champions League me Bayern München, Ajaks e Maccabi Tel Aviv. Njė grup sigurisht jo i lehtė, edhe pse skuadra e Fabio Kapelos ka potencialitetin e duhur pėr tė kaluar turnin. Ndėrkohė qė si njė skuadėr tjetėr favorite duket ajo Bayer München. Ndėrkohė qė kėto dy skuadra do tė shikojnė oponencėn e hollandezėve tė Ajaksit tė Amsterdamit. Juvenstusi pėrballet pėr herė tė parė me skuadrėn gjermane nė kupat e Europės, ndėrsa me hollandezėt janė plot pesė sfida, pėrfshi kėtu dhe atė tė fitores finale tė 95/96 nė Romė. Sfidė e lehtė pėr tė tre skuadrat do tė jetė pėrballja me izraelitėt. Pėrsa i pėrket pėrballjeve tė Juventusit me skuadrat gjermane shikohen 6 fitore juventine, 3 barazime dhe 4 humbje. Bardhezinjtė kanė luajtur dy finale me njė skuadėr gjermane: 92/93 fitore nė Kupėn UEFA me Borusia Dortmund (3-1, 3-0). Nė 96/97 humbje nė Champions League sėrish kundėr Borusias (3-1). Ndėrkohė qė Juve kundėr Ajaksit ėshtė ndeshur 8 herė: 3 fitore tė italianėve, 3 barazime dhe 2 fitore tė hollandezėve.
    Barcelona-Milan
    Ndėrkohė qė hedhja e shortit nė Montekarlo i dhuron Milanit njė sfidė shumė sugjestionuese. Kuqezinjtė do tė duhet tė ndeshen me Barcelonėn, qė trajnohet nga i paharrueshmi Frank Rijkaard. Skuadra e Anēelotit duhet tė pėrballet edhe me skocezėt e Celtic Glasgou dhe Shaktar Dontesk. Pėr skuadrėn ukrainase ekziston njė kuriozitet i madh, pasi ky klub ka mundur tė ndėrtojė nė tė vėrtetė njė skuadėr shumė tė mirė. Milani ėshtė pėrballuar me Barcelonėn 9 herė dhe bilanci ėshtė nė barazim: 3 fitore 3 barazime dhe 3 humbje. E paharrueshme ka qenė finalja e 93/94 kur skuadra e Kapelos mund spanjollėt 4-0 dhe ngre trofeun. Nė `88/89 Milani fiton edhe nė ndeshjen e Superkupės europiane: duke barazuar nė Nou Kamp dhe duke fituar 1-0 nė San Siro. Vetėm dy pėrballje tė Milanit me Skocezėt: nė Kupėn e Kampioneve ‘68/69 kuqezinjtė eliminojnė Celticun nė gjysmėfinale: Barazim 0-0 nė Skoci dhe fitore 1-0 nė Milano.
    Real Madrid-Roma
    Shorti i Champions League i hedhur dje nė Montekarlo ka rikthyer sėrish ēiftin pak kohėve mė parė Roma-Real Madrid nė Grupin B, ku kėto dy skuadra mendohet tė jenė dhe favoritėt pėr tė arritur kualifikimin pėr nė turin tjetėr. Por skuadra e Prandelit dhe ajo e Kamachos duhet tė tregojnė njė gjė tė tillė nė fushėn e lojės, pasi njė skuadėr ambicioze si Bayer Leverkusen do tė kėrkojė tė lėrė jashtė kualifikimit njėrėn prej tyre. Ndėrkohė qė nuk pėrjashtohet ideja qė ukrainasit e Dinamos sė Kievit tė jenė pengesė pėr skuadrat e mėsipėrme. Real Madrid-Roma, bėhet fjalė pėr sfidėn e tretė mes tyre nė harkun e pak sezoneve, gjithnjė nė Champions League, ndėrsa e pesta nė pėrgjithėsi. Katėr takimet e zhvilluara nė tė kaluarėn: nė 2001/2002 Real fitonte nė “Olimpico” 2-1 dhe mė pas bllokohej nė “Bernabeu” nė njė barazim 1-1. Njė vit mė vonė, kemi njė fitore tė madrilenėve 3-0 nė Roma dhe njė replikė tė verdhekuqve nė Spanja me rezultatin 1-0 (gol i Totit). Tė tė dy rastet, tė dy skuadrat kanė mundur tė sigurojnė kualifikimin. Ndėrkohė qė mes Romės e Dinamos sė Kievit ky ėshtė takimi i parė.
    Valencia-Inter
    Njė short jo shumė me fat pėr Interin, i cili nė fazėn e parė tė Champions League, ka rėnė nė grupin G, sė bashku me Valencian e trajnerit italian Ranieri, skuadėr me tė cilėn ėshtė pėrballur shpesh nė kohėt e fundit. Formacioni i drejtuar nga manēinido tė ketė kundėrshtarė, pėrveē kampionėve tė Spanjės , edhe belgėt e Anderlechtit tė Besnik Hasit dhe gjermanėt e Verder Bremen, skuadrės qė ka fituar edicionin e fundit tė Bundesligės. Kampionėt e Spanjės janė pėrballuar nė tre raste me Interin nė kupat europiane dhe bilanci mes tyre ėshtė i barabartė: nė sezonin e largėt ‘61-62 ėshtė zhvilluar dhe pėrballja e parė nė Kupėn e Fiere, ku ėshtė shėnuar njė sukses i klubit iberik. Nė vitet e fundit janė luajtur dhe ndeshjet e tjera: nė Kupėn UEFA, sezoni 2001/2002, me kualifikimin e Interit pėrmes njė fitoreje nė Spanjė dhe njė barazimi nė “San Siro”. Nė sezonin pasues nė Champions League kemi pasur njė zikaltėr nė Milano dhe njė humbje 2-1 nė “Mestalla”.
    Porto-Ēelsi
    Kampionėt nė fuqi tė kompeticionit mė tė rėndėsishėm tė kontinetit tė vjetėr, Champions League, tė cilėt do tė jenė tė impenjuar nė grupin H, do tė kenė njė rivalitet tė fortė me skuadrėn qė tashmė drejtohet nga ish-trajneri i tyre Mourinho. Bėhet fjalė pėr anglezėt e Ēelsit. Pėrveē kėtyre dy skuadrave, nė kėtė grup do tė tentojnė tė realizojnė objektivat e tyre dhe Paris Saint German e Lorik Canės dhe CSKA e Moskės. Grupi E, njė grup mė lehtė pėr Arsenalin, i cili do tė pėrballet me Panathinajkosin, Psv Einthovenin dhe Rosenborgun. Ndėrkohė, pėrsa i pėrket pėrballjes me emra tė mėdhenj, mund tė thuhet se grupi mė i lehtė ėshtė ai i Manchester United (Grupi D), qė do tė ketė pėrballė nė fazėn e parė tė Champions League francezėt e Lionit, ēekėt e Spartės sė Pragės dhe turqit e Fenerbahēesė. Po ashtu i njėjti diskutim vlen edhe pėr Deportivo La Corunėn, qė do tė pėrballet me Monakon, Liverpulin dhe Olimpiakosin. Sezoni i Champions league 2004-05 do tė nisė me 14-15 shtator.


    Champions League
    Shorti

    Grupi A
    Deportivo La Koruna (Spa)
    Liverpul (Ang)
    Monako (Fra)
    Olympiakos (Gre)

    Grupi B
    Real Madrid (Spa)
    Roma (Ita)
    Bayer Leverkusen (Gjer)
    Dinamo Kiev (Ukr)

    Grupi C
    Bayern München (Gjer)
    Juventus (Ita)
    Ajax (Ola)
    Maccabi Tel Aviv (Izr)

    Grupi D
    Manchester Utd (Ang)
    Lione (Fra)
    Sparta Praga (Ēek)
    Fenerbahēe (Tur)

    Grupi E
    Arsenal (Ang)
    Panathinaikos (Gre)
    Psv Eindhoven (Hol)
    Rosenborg (Nor)

    Grupi F
    Barcelona (Spa)
    Milan (Ita)
    Celtic Glasgou (Sko)
    Shaktar Donetsk (Ukr)

    Grupi G
    Valencia (Spa)
    Inter (Ita)
    Anderlecht (Bel)
    Verder Bremen (Gjer)

    Gruppo H
    Porto (Por)
    Ēelsi (Ang)
    Paris SG (Fra)
    CSKA Moska (Rus)

    Faza e parė ngre siparin mė 14-15 shtator pėr ndeshjet e para nė grupe
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  2. Inter - Manchester United
    Nga strong_07 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 362
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 05:23
  3. BAYERN MUNCHEN kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 18:41
  4. Champions League 2004/05 - Foto Album.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:53
  5. Champions League 2004/05 - Komente, debate, lajme, kritika...
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 28-11-2004, 07:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •