Artiola Alimadhi - 26/08/2004

"Dukagjini" nė fillim tė shtatorit nė treg

Futja e sistemit on-line, informatizimi i tij, ofrimi i produkteve nė sigurimin e bujqėsisė etj. do tė jenė disa nga risitė qė do tė sjellė kjo kompani


Intervistė me Kol Puta, drejtori i pėrgjithshėm i kompanisė sė parė kosovare “Dukagjini”, e cila do tė hyjė nė fillim tė shtatorit nė tregun shqiptar tė sigurimeve



1- Cila ėshtė veprimtaria e kėsaj kompanie?
Kompania e sigurimit “Dukagjini” ėshtė njė shoqėri me aksioner themelues dy biznesmenė tė fuqishėm kosovarė: vėllezėrit Agim Lluka dhe Ekrem Lluka, ku udhėheqės i biznesit ėshtė Ekrem Lluka. Kėta janė dy biznesmenė tė fuqishėm kosovarė me njė spektėr biznesi shumė tė gjėrė. Biznesi i tyrė ėshtė i shtrirė nė shumė fusha duke filluar qė nga tregtia, import-eksporti, fushėn e mediave, shtypshkronja, fushėn e ndėrtimit, tė sigurimeve etj. Pra “Dukagjini” ėshtė njė grup ekonomik i kompletuar dhe sė fundi pritet tė hyjė edhe nė fushėn e operatorėve celularė.
Hyrja e kėsaj kompanie nė tregun shqiptar tė sigurimeve pėrbėn hyrjen e parė tė njė kompanie kosovare nė kėtė treg.


2- Nė cilėn fazė ndodhet aktualisht kompania e sigurimit “Dukagjini” dhe kur do tė hyni nė tregun shqiptar tė sigurimeve?
Kompania e sigurimit Dukagjini ka marrė autorizimin zyrtar nga rregullatori sigurues nė Shqipėri qė ėshtė Komisioni Mbikqyrės i Sigurimeve (KMS). Ne jemi nė fazėn e marrjes sė liēencės pėrfundimtare. Aktualisht jemi nė fazėn e pėrfundimit tė masave tekniko-organizative dhe nė krijimin e strukturės sė nevojshme pėr tė dalė nė treg. Tashmė kemi gjetur ambjentet e punės, selinė qėndrore nė Tiranė si dhe nė rrethet kryesore tė Shqipėrisė. Gjithashtu kemi rekrutuar personelin e fillimit tė punės, kemi pėrfunduar kompletimin e produkteve apo policave tė sigurimit (tė cilat janė nė fazėn e shtypjes pėrfundimtare) etj.
Ne shpresojmė qė nga fillimi i shtatorit tė pajisemi me liēencė pėrfundimtare pėr tė hyrė nė treg. Nga ana jonė ne jemi bėrė gati dhe shpresojmė qė edhe KMS tė na pėrgjigjet nė kohė pėr dhėnien e liēencės pėrfundimtare.


3-Cila do tė jetė shtrirja e kompanisė Dukagjini nė Shqipėri?
Shoqėria “Dukagjini” do tė ketė selinė qėndrore nė Tiranė dhe do tė ketė shtrirje nė shumicėn e prefektuarave kryesore tė vendit si pėr shembull nė Shkodėr, Durrrės, Lezhė, Elbasan, Korēė, Fier, gjirokastėr, Vlorė etj.


4-Cila do tė jetė strategjia qė do tė pėrdorė “Dukagjini” pėr hyrjen nė tregun shqiptar tė sigurimeve? Do tė mbushni boshllėqet apo do tė konkurroni shoqėritė egzistuese?
Konkurrencė nė kuptimin pozitiv tė kėsaj fjale natyrisht qė do tė bėjmė. Strategjia jonė nė vija tė pėrgjithshme ėshtė qė tė bėjmė njė rindarje tė tregut tė sigurimit tė detyrueshėm si dhe tė sjellim produkte tė reja nė sigurimet vullnetare. Nė qoftė se tregu i sigurimit tė detyrueshėm sot ndahet nė 5 kompani, nesėr ai do tė ndahet nė 8 kompani. Ne synojmė qė tė vendosim rregulla pėr sa i takon tregut tė sigurimit tė detyrueshėm. pėr kėtė duhet tė bisedojmė me operatorėt egzistues me qėllim qė tė krijohet njė treg ligjor, formal dhe zyrtar qė tė mos operohet siē ėshtė bėrė deri mė sot ku policat e sigurimit shiten nėn kosto. Sė pari shitja e policave tė sigurimit nėn kosto nuk justifikohet nga ligji shqiptar. Sė dyti dėmtohen rėndė interesat e vetė klientėve. Kėshtu duke shitur me tarifa shumė tė ulėta kompanitė e sigurimit nuk kanė afėsi paguese nė momentin kur ndodh rasti i sigurimit. Pra nesėr, ato do tė dalin zbuluar dhe kjo herėt a vonė ēon nė falimentimin e shoqėrisė sė sigurimit. Shitja nėn kosto nga ana tjetėr nuk ėshtė e mirė edhe pėr vetė shtetin sepse humbet njė pjesė tė TVSH. Ne synojmė qė tė japim kontributin tonė qė kėto mosfunksionime tė rregullohen me qėllim qė ta bėjme kėtė treg mė ligjor se sa ėshtė sot. Kjo kuptohet nė bashkėpunim me operatorėt, KMS-nė, Ministrinė e Financave etj.
Gjithashtu rregullimi i tregut tė sigurimit tė detyrueshėm do t’i “shpėtonte” shoqėritė e sigurimit nga harzhimi i energjive nė drejtimin e gabuar, nė punimin me dy dokumenta etj. Duke pėrmirėsuar sigurimin e detyrueshėm energjia e specialistėve do tė orientohet nė drejtimin e duhur, atė tė sigurimit vullnetar qė ėshtė njė fushė e paeksploruar. Mesa kam lexuar nė raportet e KMS thuhet se vetėm rreth 25 pėr qind tė tregut zihet nga sigurimi vullnetar. Ky ėshtė njė tregues i prapambetjes sė industrisė sė sigurimeve nė Shqipėri. Prandaj konkurrenca jonė do tė jetė kryesisht nė fushėn e sigurimeve vullnetare.


5-Cilat janė risitė qė do tė sjellė kompania juaj nė tregun shqiptar?
Deri tani kompanitė e sigurimit janė liēencuar edhe pėr sigurimin bujqėsor por ato nė fakt e kanė lėnė pas dore kėtė fushė. Kjo dhe pėr faktin se sigurimi bujqėsor nuk ėshtė edhe aq rentabėl sa sigurimi industrial. Ne e kemi kėrkuar kėtė klasė sigurimesh dhe shpresojmė qė ta zbatojmė gjėrėsisht. Kjo nėnkupton se t’i ofrojmė produktet tona edhe zonave rurale, fermerėve dhe kapitalistėve tė rinj qė kanė filluar iniciativėn e tyre tė lirė nė sektorin e bujqėsisė nė Shqipėri.
Kompania jonė nė Kosovė ka tė automatizuar dhe tė informatizuar gjithė sistemin e operimit. Asnjė policė nuk plotėsohet me dorė por me kompjuter dhe nėpėrmjet sistemit on-line sigurohet mirė funksionimi me tė gjithė operatorėt dhe autoritet e interesuara. Ne e kemi propozuar dhe do ta mbrojmė me forcė idenė e futjes sė kėtij sistemi edhe nė tregun shqiptar. Natyrisht qė alikimi i kėtij sitemi nuk varet plotėsisht nga ne, por kjo ėshtė njė nga zgjidhjet qė do tė shmangė informalitetin nė tregun e sigurimeve.


6-Mbi cilat baza gjykoni pėr suksesin tuaj?
Kompania e sigurimit “Dukagjini” nė Kosovė zė mė shumė se 20 pėrqind tė tregut tė sigurimeve dhe ėshtė kompania e parė nė pagesėn e dėmeve. Kėtė e tregon edhe fakti se nuk ka asnjė proces gjyqėsor ndėrkohė qė shoqėritė e tjera kanė shumė tė tilla. Pikėrisht te kjo e mbėshtesim edhe suksesin tonė nė Shqipėri.
Hyrja e shoqėrisė sė parė kosovare nė tregun shqiptar tė sigurimeve pėrbėn edhe finalizimin e njė ėndrre pėr integrimin Kosovė-Shqipėri.



Intervistoi: Artiola Alimadhi