Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shkupi dėbon Ylber dhe Adelina Lilin

    Shteti maqedon shpall tė padėshiruar dy shtetas shqiptarė, qė qėndronin prej vitesh nė Maqedoni

    Shkupi dėbon gazetarin e “Shekulli”

    Gazetari i “Shekulllit” Ylber Lili, shpallet ‘non grata’ nė Maqedoni

    Shekulli

    SHKUP – Korrespodenti i gazetės Shekulli, Ylber Lili, ėshtė shpallur dje “person i padėshiruar” nga shteti maqedon. Atij dhe bashkėshortes Adelina Lili, e cila punonte shefe kabineti e z.Arbėn Xhaferri, u ėshtė dhėnė ultimatumi nga autoritetet e Shkupit, qė tė largohet nga Maqedonia si person ‘non grata’. Nė bazė tė vendimit tė autoriteteve policore maqedone, ata nuk kanė tė drejtė tė shkelin nė Maqedoni pėr 5 vitet e ardhshme.
    Gjithēka ka ndodhur tė martėn, kur Ylber Lili kishte shkuar nė policinė e Tetovės pėr tė marė vizė 6 mujore pėr qėndrim nė Maqedoni. Nė pasaportėn e tij ai kishte njė vendim pėr qėndrim nė kėtė vend deri nė janar tė vitit 2005, por autoritetet e kanė shpėrfillur kėtė gjė. Zyrtarė nė MPB nė Tetovė nuk kanė dhėnė sqarime pėr arsyet e kėtij vendimi, por e kanė rekomanduar ēiftin Lili qė tė respketojnė afatet zyrtare pėr largim nga Maqedonia, duke i njoftuar madje se ky vendim ka ardhur nga Shkupi. Nė njė intervistė pėr mediat nė Maqedoni, gazetari i gazetės prestigjioze “Shekulli”, z.Ylber Lili, kėtė vendim tė MPB-sė e quajti absurd dhe qesharak, si dhe njė sulm ndaj gazetės nė tė cilėn punon. “Tė martėn, nė policinė e Tetovės mė ėshtė dhėnė njė ultimatum, me afat 24 orėsh, qė tė largohem nga Maqedonia sė bashku me bashkėshorten time. Mendoj se ėshtė njė tendencė qė ka ngjyrime politike. Nuk jam i shokuar pėr vendimin e marrė nga MPB-ja, por mė shumė jam i tronditur nga xhesti absurd. Thjesht mė ėshtė komunikuar se ‘urdhėri vjen nga Shkupi, dhe ju pėr 24 orė duhet tė largoheni nga Maqedonia’, duke mė thėnė se jam person i padėshiruar nė Maqedoni, pėr pesė vite. Ky vendim mė ėshtė komunikuar edhe nė pasapaportė”, - deklaroi pėr mediat gazetari Ylber Lili. Ai, prej disa vitesh punon nė Maqedoni si korrespondent i gazetės “Shekulli”, por edhe si gazetar nė disa media nė Maqedoni. Vendimin e MPB-sė gazetari Lili e shikon si njė sulm ndaj mediave dhe fjalės sė lirė, duke thėnė se njė gjė e tillė ndodh vetėm nė shtetet totalitare-komuniste.
    “Gjithēka mund tė prisja. Kam patur sinjale e paralajmėrime tė ndryshme, por kėto i harrova. Dhe tani mė vjen njė vendim i tillė absurd”. Gazetari nga Shqipėria ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet me autoritetet e Shkupit dhe me pėrfaqėsusit e partisė nė pushtet, si dhe tė mbrojė tezėn se e ka bėrė punėn e tij me profesionalizėm. “Gjatė gjithė kohės, pėrmes gazetės ‘Shekulli’ kam pasqyruar njė realitet dhe unė nuk pranoj kurrsesi qė populli im, kombi im, tė dėmtohet apo asimilohet. Unė jam i gatshėm tė ballafaqohem me gjithkėnd, qoftė me autoritetet e Shkupit, qoftė me tė partisė nė pushtet, sepse nė profesionin tim kam qenė shumė transparent dhe realist. Nėse ata nuk e kuptojnė rolin e gazetarit, dhe faktin qė gazetari profesionist ka pėr detyrė tė kritikojė, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr”, - nėnvizon z.Ylber Lili. Pėr gazetarin Lili, shkaqet pėr njė vendim tė tillė tė MPB-sė janė tė shumta dhe, sipas tij, kjo ėshtė e keqja mė e vogėl qė i ka ndodhur. “Gjatė konfliktit tė armatosur mė ėshtė bombarduar zyra, dhe kam kaluar nėpėr peripeci tė ndryshme. Nėse kėto mė pengojnė qė unė fizikisht tė jem nė mesin e shqiptarėve, ata nuk kanė fuqi tė mė ndalin fjalėn e shkruar, nuk mund tė ma ndalin tė drejtėn e fjalės pėrsa i pėrket profesionit tim”, - shprehet ai.
    Menjeherė pas kumtimit tė kėtij vendimi pėr largimin e Ylber Lilit nga Maqedonia, ai thotė se ka patur me qindra telefonata nga kolegė gazetarė dhe nga shtėpi tė ndryshme informative, tė cilėt kanė kėrkuar tė dijnė mė shumė nė lidhje me kėtė vendim tė MPB-sė. Gazetari nga Tirana thotė se pas kėtij vendimi ndihet si me qenė nė bangon e tė akuzuarve, por pa e kuptuar se pėr ēfarė akuzohet. Ai shton se nuk do tė pranojė asnjė ndryshim tė kėtij vendimi. “Kisha dėshirė qė, kur tė largohesha, tė largohesha nė mėnyrė krejt ndryshe, tė ishte njė largim kuptimplotė dhe jo brutal. Megjithatė, nuk do tė pranoj oferta tė ndryshme qė tė ndryshoj opinionin tim, nė kompesim tė qėndrimit tė mėtejshėm nė Maqedoni.
    Gazetari nga Shqipėria, zYlber Lili, bashkė me bashkėshorten e tij Adelina Lilin ndodhen nė Maqedoni qė nga viti 1997. Pėrveē korrespondencės me gazetėn mė tė madhe nė Shqipėri “Shekulli”, Lili ka punuar redaktor edhe nė tė pėrditshmen “Fakti” nė Maqedoni, dhe ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr zhvillimin e gazetarisė nė kėtė vend, sidomos me nxitjen e gazetarėve tė rinj.



    26/08/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kreu i PDSH-sė, Arbėn Xhaferri, flet pėr “Shekulli”-n nė lidhje me dėbimin nga Maqedonia tė ēiftit Lili

    Xhaferri: Largimi i Lilit, njė sulm kundėr “Shekulli”-t


    Shekulli

    “Largimin arbitrar tė gazetarit tė ‘Shekulli’-t pėr Maqedoninė, i cili ishte edhe redaktor i faqes sė internetit tė PDSH-sė, z.Ylber Lili, si dhe tė shefes sė kabinetit tim, zonjės Adelina Lili, e vlerėsoj si njė atak kundėr meje dhe PDSH-sė, njėkohėsisht edhe si njė atak kundėr gazetės prestigjioze tė kėtyre hapėsirave “Shekulli”. Me kėtė akt absurd synohet tė dobėsohet cilėsia e punėve tė kabinetit tim, si dhe informimi i drejtė e transparent i lexuesve tė gazetės ‘Shekulli’.
    Nuk do shumė mend qė, me kėtė veprim, nė mėnyrė drastike shkelen tė Drejtat e Njeriut dhe tė Drejtat e tjera demokratike, siē ėshtė qarkullimi i lirė i njerėzve, ideve dhe vlerave. Gjithsesi, ky vendim ėshtė njė mesazh drejtuar institucionit tė njė kryetari partie shqiptare, ashtu siē dėrgoheshin nė kohėrat qė pandehnim qė janė tė tejkaluara. Pėrmes gazetės ‘Shekulli’, shfrytėzoj rastin tė falenderoj zonjėn Adelina Lili dhe z.Ylber Lili - pėr kontributin e dhėnė, angazhimin e tyre nė Maqedoni. Kontributi i ēmueshėm qė ata dhanė, ndėrlidhet me kontributin e ngjashėm tė arsimtarėve shqiptarė, qė erdhėn nė Maqedoni nga Korēa, Elbasani, Shkodra, Tirana etj., gjatė Luftės Dytė Botėrore, pėr tė zhvilluar arsimin shqiptar nė kėto degė tė trungut shqiptar
    Konferenca pėr shtyp

    Arbėr Xhaferri :“ĖSHTĖ NJĖ ATAK KUNDĖR KABINETIT TIM DHE GAZETĖS ‘SHEKULLI’”


    Shekulli

    Partia Demokratike Shqiptare nė Maqedoni, e kryesuar nga Arbėn Xhaferi, PDSH, ka thirrur njė konferencė pėr media tė mėrkurėn, nė selinė e saj, kur Ministria ePunėve tė Brendshme e Maqedonisė, ka urdhėruar qė brenda 24 orėve, gazetarit tė gazetės prestigjioze mbarėshqiptare “Shekulli”, Ylber Lili dhe shefes tė kabinetit tė kryetarit tė PDSH-sė Arben Xhaferi, Adelina Lili, tė largohen nga Maqedonia. Atyre, nė tė njejtėn kohė u ndalohet hyrja nė Maqedoni, pėr pesė vjet. Lajmin pėr depėrtimin nga Maqedonia, gazetarit tė “Shekullit “dhe shefes sė kabinetit ua ka komunikuar Drejtoria e Punėve tė Brendshme nė Tetovė, tė martėn - u shpreh Lideri i PDSH-sė Xhaferri.” “Nuk di si ta karakterizoj kėtė vendim, pasi ata nuk janė as diplomatė, e as kriminelė, qė tė deportohen pėr nė Shqipėri. Ky vendim ėshtė njė sulm kundėr kabinetit tim. Me zonjėn Lili krijuam njė standart tė lartė tė punės nė kabinet “, - tha Xhaferi, duke shtuar se “njėkohėsisht ėshtė atak edhe pėr gazetėn ‘Shekulli”’. Ai deklaroi se “ne bėmė pėrpjekje pėr ta anuluar kėtė vendim, por mė kot, pėr shkak se nė drejtorinė e Punėve tė Brendshme nė Tetovė, na thanė se urdhėri ka ardhur nga lart, gjegjėsisht nga Shkupi. Kjo mund tė karaterizohet vetėm si thyerje e tė drejtave elementare tė qytetarit pėr tė lėvizur dhe pėr t'i shprehur idetė e veta lirisht.” “Thuhet se urdhėri ka ardhur nga lart. Dikush thotė se urdhėri ka ardhur nga Faktori Ndėrkombėtar, dikush thotė se urdhėri nga kushedi se ēfarė sektori, por kjo ėshtė njė indikator se nė kėtė shtet nuk kuptohet ēėshtja e barazisė”, - u shpreh lideri Xhaferri, duke komentuar pyetjet rreth arsyeve tė dėbimit tė ēiftit Lili, pėr tė cilin Xhaferi tha se ka patur njė bashkėpunim tė shkėlqyeshėm. Kontributi i zonjės Adelina Lili, sipas tij, ka qenė shumė i ēmueshėm nė stabilizimin e njė kabineti tė njė partie politike.
    Xhaferi tha se nuk kupton se nga erdhi ajo kėrkesė qė ajo tė largohet nga Maqedonia. Pėr gazatarin Ylber Lili ai tha se natyrisht qė ka shkruar tekste e komente nė gazeten “Shekulli”, por nė Maqedoni ka shkruar shumėkush tekste shumė mė katastrofale pėr vetė Maqedoninė.“ Unė nuk di si ta kategorizoj kėtė: ėshtė ekstradim, janė persona non grata, por gjithsesi ėshtė njė vendim absurd, qė flet pėr mungesėn e vlerave demokratike”. “Gazetarėt, - tha Xhaferi, - tani nuk i japin pėrgjegjėsi njė komiteti, si nė sistemin e kaluar, por u japin pėrgjegjėsi shumė komiteteve.



    26/08/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Deklaratė e botuesit tė “Shekulli”-t, Kokėdhima, lidhur me dėbimin nga Maqedonia tė gazetarit Ylber Lili


    Shekulli

    Mė kanė njoftuar se, reporterin tonė pėr Maqedoninė, e kanė shpallur person ‘non grata’, pėr shkak se ai nuk ka pranuar t’i nėnshtrohet censurės sė shovinizmit maqedon dhe ka raportuar nė favor tė shqiptarėve. E telefonova menjėherė sapo mora vesh kėtė vendim tė autoriteteve tė Shkupit dhe i shpreha Ylberit mbėshtetjen time, duke e siguruar njėherėsh se ne do tė vazhdojmė punėn tonė tė pėrbashkėt pėr tė informuar shqiptarėt, kudo ata janė dhe pėr gjithēka ndodh nė viset shqiptare nė Ballkan.
    Reporteri i Shekullit nė Maqedoni, ka raportuar nė mėnyrė tė ndershme e profesionale ngjarjet, por sigurisht, si tė gjithė reporterėt e tjerė tė ‘Shekulli’-t nė Ballkan, ai i ka parė ngjarjet me objektivitet, si reporter dhe si shqiptar. Ja qė jetojmė nė njė kohė qė ėshtė e vėshtirė tė jesh shqiptar, qoftė kjo edhe nė njė vend si Maqedonia, ku 40 pėrqind e popoullsisė janė shqiptarė, me tė drejta e liri tė nėpėrkėmbura, si nė tė shkuarėn, edhe sot.
    Ne do tė bėjmė ē’ėshtė e mundur tė vazhdojmė tė raportojmė tė gjitha shkeljet e tė drejtave tė shqiptarėve nė Maqedoni e mė gjerė, me shpresėn se, njė ditė, kėto tė drejta do tė respektohen dhe kėshtu do t’i jepet mundėsi edhe Ylberit dhe familjes sė tij tė rikthehen nė Maqedoni dhe tė vazhdojnė punėn e tyre tė shenjtė. Ne nuk do tė krijojmė asnjė boshllėk nė pasqyrimet e ngjarjeve nga Maqedonia, pėr tė mos i lėnė vetėm shqiptarėt e atjeshėm, nė luftėn e tyre pėr tė fituar tė Drejtat dhe Liritė e pamohueshme. Ne do tė vazhdojmė tė punojmė pėr tė shkurtuar distancat midis Shqipėrisė e shqiptarėve nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Greqi e gjetkė. Ylber Lili do tė jetė edhe pas kėsaj njė anėtar i ekipeve tona, qė luftojnė pėr kėtė progres civil, kombėtar e demokratik, nė kuadėr tė tė gjitha proceseve integruese rajonale e mė gjerė. Ne besojmė se kush linēohet nė emėr tė sė vėrtetės, nė emėr tė Lirive dhe tė Drejtave tė shqiptarėve, do tė jetė mė i respektuar nga e gjithė bota shqiptare. Shpresoj qė kjo tė shėrbejė si njė inkurajim pėr bashkėpunėtorin tim z.Ylber Lili dhe bashkėshorten e tij zonjėn Adelina.
    Dėshiroj tė shpreh gjithashtu bindjen se nė shpalljen e z.Ylber si person non grata, qarqet shoviniste maqedone me siguri kanė mbajtur djallėzisht nė konsideratė edhe faktin qė znj.Adelina, bashkėshortja e Ylberit, e cila duhet tė lėjė gjithashtu Maqedoninė brenda diotės sė nesėrme, ėshtė njė person shumė i rėndėsishėm nė stafin e kryetarit tė PDSH, patriotit, personalitetit shqiptar dhe mikut tim tė nderuar, Arbėn Xhaferri.



    26/08/2004

    Duhet reaguar ashpėr tė gjithė shqiptarėt e edhe tė huajt dhe t'iu bėhet e ditur sllavo-maqedonasve qė nėse duan paqe, bashkėjetesė dhe tė kenė shtet, duhet tė respektojnė tė drejtat e shqiptarėve dhe duhet tė heqin dorė nga shovinizmat antishqiptare dhe vlerat antidemokratike e primitive.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Xhaferri: Largimi i Lilit, njė sulm kundėr “Shekulli”-t

    Ne fakt sulmi nuk eshte kunder shekullit por eshte arroganc e maqedonve ndaj shqiptareve.

    jane mijra shqiptare autoktone te kesaj republike te quajtur maqedoni ose fyrom..qe jane te perzene para lilit.. e nuk ndihen politikanet shqiptare atje.

    ne maqedoni u mungon e drejta e votes mijra shqiptareve. kjo eshte big prabllemi..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    He maqedont e keqqqqqqqq kan marr ne dor pse mos me lujt
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

Tema tė Ngjashme

  1. Si u be qe SHkupi te lihet anash si kryeqender natyrale e shqiptareve te maqedonise
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 09:30
  2. Intervista me shqiptaro-amerikanen, Laureta Meēi
    Nga BARAT nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-03-2007, 14:44
  3. Terminali i Kohės
    Nga BvizioN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 05:40
  4. Shkupi pas katėr viteve, i rikthehet fqinjit verior
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 11:06
  5. Nena e Adelina Ismajlit nė burg
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •