bosh!
e hidhur te hedhesh vargje per boshllekun.
plot zera verdalle meje,
e prape bosh.
duhet punuar heshtja.
thone se eshte toke pjellore.
si t'a punoj?
qarraman sot!
ai nuk do te vije.
nuk me punojne kembet, thote,
sikur do vije me kembe.
ia ka fajin koka.
ne mes te boshllekut, une,
as bie lart, as ngjitem poshte.
ne te s'emes, e ngaterrova.
dua te flas e s'kam c'te them.
dua te uleras.
asnjehere nuk kam pasur gje per te thene,
ka qene koincidence qe me kane kuptuar kur kam hapur gojen.
nje mije mendime me fluturojne mbi koke,
asnje nuk penetron,
shkruaj c'te me vije.
te zakonshmen, te lutem!
gjashte krahe pule dhe chips.
nem edhe nje burger.
dukem i lodhur, por jam i merzitur.
s'ke faj, ma kthen shitesi i pulave,
e njejta pune, te njejtet njerez, e njejta rutine.
pse s'merr pushime?
une qesh.
i dua fjalet, e dini?
i dua aq shume sa qe nuk e kuptoj,
a dua me shume fjalet,
apo te flas.
e dua dhe bomben!
nga gjithe c'permban bota
me lidhjet e pezullta
e rrezatimet e energjive humane,
me shume dua bomben.
o atom, o adam.
(me siguri ai qe i vuri emrin atomit, do kete qene cifut).
ndjej te cahem me dysh,
me nje kerrcitje te lehte
si shalqi i pjekur i vene ne thike,
e nuk po e marr vesh,
po shqyhem mendsh,
a po cahem shpirterisht.
e shihni?
ky qe sapo foli,
s'isha une.
une do kisha thene gjera te tjera.
per mua eshte turp te kerkoj akoma veten.
nenkuptohet se e paskam gjetur.
kush e nenkuptoi?
afrohem ngadale.
pamje rrenqethese qe me terheq.
kush nuk kishte durim,
nuk u afrua bashke me mua,
te dobtit e tjere,
ata qe iu bie te fiket ne pamje te gjakut, per shembull,
te ikin tani.
me hapa te coroditur,
duke pare sa majtas djathtas
perparoj drejt plages.
aty ku ndodhem nuk ka shkelur njeri me pare.
jam brenda ne nje shpirt njeriu.
nuk kam hyre me dhune.
me futen vete.
muret e gjalla te shpirtit lengezojne drite hije te ngrohte
e ne nje prej tyre nje e care.
qelbet ere.
buzet e plages jane te skuqura nga infektimi.
pak para se te hyja ne kete dhome te ketij shpirti, deja vu.
e ndjeja qe dicka do shihja.
nuk u zhgenjeva,
plaga, makaberr perpara meje,
e deja vuja nuk me ka lene akoma.
i afrohem edhe me.
me vjen per te vjelle nga tmerri.
kujtohem.
me nje shpate te ndryshkur,
kete plage e kam shkaktuar une.
dhe vala e urrejtjes dhe e percmimit per veten
bashkohet me valen e deja vuse,
e dallga tashme eshte shkaterruese.
me zorret ne gryke
fus duart ne plage.
gjak e qelb e muret e shpirtit lebetiten,
perpeliten.
keq me vjen per veten qe jam i keq,
edhe me keq me vjen per shpirtin qe kam plagosur
e qe vazhdoj tia lendoj.
i habitur me veprimin tim,
me futjen e duarve brenda ne plage,
i nxjerr,
dhe filloj e lepij.
nuk kam me shume se nje dite qe e lepij,
e do e lepija edhe nje shkekull, dy, tre,
deri sa te sherohet.
bosh!
ai nuk do te vije.
ne mes te boshllekut, une.
dua te flas e s'kam c'te them.
te zakonshmen, te lutem!
i dua fjalet, e dini?
e dua edhe bomben.
ndjej te cahem me dysh.
e shihni?
afrohem ngadale.
me hapa te coroditur.
pak para se te afrohesha ne kete dhome te ketij shpirti, deja vu.
i afrohem edhe me.
me nje shpate te ndryshkur.
keq me vjen per veten qe jam i keq.
nuk kam me shume se nje dite qe e lepij,
e do e lepija edhe nje shkekull, dy, tre,
deri sa te sherohet.
Krijoni Kontakt