Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Gjuha e perėndive- A. Kola

    E Marte, 13 Janar 2004


    PELLAZGET DHANE QYTETERIM

    Vjen per here te pare ne shqip "Gjuha e perendive", nje liber studimor qe perpiqet te hedhe drite mbi lashtesine e Pellazgeve. Autori i ketij libri eshte arvanitasi i madh, Aristidh Kola. Duke u bazuar ne studimet e tij personale, por edhe ne ato te studiuesve te tjere qe kane pasur lidhje me ceshtjen pellazgjike dhe me tezen e gjuheve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg eshte jo vetem paraardhes i ilireve por edhe i grekeve dhe shperndares i qyteterimit ne pjesen me te madhe te botes. Pellazget, si populli me i qyteteruar, nuk ua dhane elementet e qyteterimit te tyre vetem grekeve por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve te tjere.

    Kush eshte gjuha e perendive

    Keto dite shtepia botuese "Plejad" prezantoi perpara lexuesit nje liber unikal persa i perket llojit te tij. Libri "Gjuha e Perendive" i arvanitasit te madh Aristidh Kola botohet per here te pare ne shqip por trajton nje ceshtje qe nuk eshte aspak e re por ndoshta edhe me e vjeter se kontinenti yne, ceshtjen e gjuhes dhe te identitetit te Pellazgeve. Intelektuali Arvanitas prej Italise se poshtme, Dhimitrios Kamaradas ishte i pari qe i entuziasmuar nga afrimi i fjaleve arvanitase me ato homerike e parahomerike, tha se: "Gjuha Arvanitase eshte gjuha e perendive", eshte pikerisht ajo gjuhe qe permend Homeri, dhe si te tille ai nenkuptonte gjuhen shume te vjeter pellazgjike, gjuhen e atyre njerezve qe u dhane emra perendive dhe menyrave te adhurimit. Ky konstatim i Kamarades, i dha titullin ketij libri. I madhi Aristidh Kola edh poshte tezen e indoevropianizmit, dhe kembengul, duke u mbeshtetur ne fakte se gjuha rrenje nga e cila kane rrjedhur te tjerat eshte pellazgjishtja, gjuha e popullit qe themeloi qyteterimin boteror. Nder te tjera autori permend se:- Pavaresisht se jam ne kundershtim -ndoshta absolut- me mendimin sundues lidhur me indoevropianet une mund te jap nje sqarim, gjithmone ne lidhje me kete ceshtje.

    1-Deshmi, legjenda, tradita, fjale, monumente per pellazget kemi qe nga Gadishulli Iberik gjer ne Indi, kurse jo per Indoevropianet.

    2-Teoria Indoevropiane eshte pjelle e fantazise shkencore qe u mbeshtet ne bashkesine e rrenjeve gjuhesore qe nga evropa e gjer ne Indi. Nderkohe qe kjo bashkesi shpjegohet fare mire me teorine pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt teori pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt "bashkegjuhesi pellazgjke", por Indoevropiane ose Indogjermane; nuk besoj se ka ndihmuar per kete shkenca, me shume se sa synime te tjera te ndryshme prej saj.

    3-Djepi i Indoevropianeve percaktohej me bindje te plote ne brigjet e lumenjve Gang e Indhos gjate shekullit te kaluar. Me vone u transferua ne Kauakaz, ne Pamir dhe tani se fundmi nderroi vend ne Evrope, gjithnje me po te njejten bindje fanatike.

    4-Permenden fakte per spostimin e indoevropianeve me pretendimin qe ata te pranoheshin nga historia, permendeshin hollesira etj, dmth. vogelsira hipotetike dhe fantastike - bile dhe data- me bindjen se ishte fjala per dokumenta historike te pakundershtueshme, qe shkencetaret e katedrave riprodhojne me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikerisht ashtu sic mbjellin ne mentalitetin e femijeve tane mesuesit se mitologjia hebraike eshte frymezuar nga perendia dhe eshte e pakundershtueshme, kurse mitologjia greke eshte dicka si perrallat arabe. Ne nje kohe kur duhet thene se gjithe permbajtjea dhe substanca e botes se Greqise se vjeter fshihet ne mitologjinee greke!

    5-Gjuhetaret- te paret bile qe mbrojten kete teori- permendin fjalore te plote rrenjesh indoevropiane, qe ndersa ne fillim me te drejte u konsiderua si hipotetike, tani ekzistojne tendenca te konsiderohen si te pakundershtueshme. Vec kesaj nuk jane pak "ligjet" gjuhesore qe jane nisur mbi baze te kesaj hipoteze.

    Per keto arsye, dhe per pikepamjen qe kam formuar per Pellazget, e konsideroj si krejt te gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti qe, nga evropa e deri ne Indi, ndoshta edhe me gjere, ekziston nje bashkesi elementesh gjuhesore, shpjegohet me faktin se ato kishin per djep Ballkanin veri-perendimor, ku egzistonin edhe qenda shume te lashta te kultures Pellazgjike e te kultit te Dodones. E Dodonet dhe mali Tomorr permenden qe nga Epiri e gjer ne Shqiperi qendrore. Nderkohe qe nje dege pellazgjike(iliriane), Dardanet, kane lene gjurme te forta te kalimit te tyre qe nga Ballkani veri-perendimor gjer ne Indi e Tibet. Gjithsesi, te gjitha keto analizohen me mire ne kete studim per pellazget. Aq me teper qe te njejten rruge do te ndjeke pas shume shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur ne Indi prifterinjte do ti kallzojne atij per fushata te meparshme te bashkatdhetareve te vet ne ate vend. Historianet do ti vene ne dyshim keto (sipas supozimeve te historianeve, prifterinjte kerkonin ti benin qejfin Aleksandrit, por nese kane dashur qe te bejne nje gje te tille do ti thoshin qe ishte i pari qe po pushtonte Indine e jo i treti), por tashme perkrahesit e teorive indoevropiane duket se jane te gati te bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India ne Evrope, por ndodhi e kunderta. Keshtu filloi "corientiomi" i hipotezes indoevropiane alegorikisht, metaforikisht e realisht. Ne hapesiren malore te Ballkanit veriperendimor e te Arkadise , linden (autoktone nga Toka e jo nga perendite) Pellazget dhe qe ketu ata mberriten ne te kater anet e botes, aq sa mund tci quash edhe "popull i zgjedhur i races njerezore" qe krijoi qyteterimin ketu e 10.000 vjet me pare.

    Po cilet ishin pellazget?

    Po cila ishte gjuha e pellazgeve? Dime se ishte nje popull shume i madh ne numer, qe u perhap ne gjithe Greqine, qe asokohe quhej bile Pellazgjia, ne Azine e vogel, ne Itali, ne Afriken e Veriut dhe ne Gadishullin Iberik. Dime gjithashtu se pellazget krijuan sistemin fetar te grekerve, u dhane emrat perendive dhe caktuan rregullat eadhurimit. Dime se ishin nje popull qe leviznin nga nje vend ne tjetrin, kerkues e i perngjasuar me lejleket, sepse edhe keta shpende edhe pas largimit te tyre kthehen gjithmone ne atdheun e tyre. Shume shkencetare te mevonshem i kane identifikuar Pellazget me Arvanitasit e sotem, te tjere e kane hedhur poshte kete variant duke thene se ndersa njohim shume gjera per Arvanitasit e sigurisht edhe gjuhen e tyre - nenuk njohim aspak gjuhen pellazge dhe si rrjedhim nuk mund te kemi nje element krahasues te sigurte. Por eshte per tu cuditur se si ekspozohen me kaq seriozitet hollesira rreth nje fare race indoevropiane dhe nuk konsiderohen te mjaftueshem elemente qe disponohen per pellazget. Kur ke nje sistem te plote e te njohur mire fetar, ideologjik, kur ke referimet e panumurta nga me te vjeterit, kur e ke te dhene bindjen e popullit e te prifterinjve te ditur se paraardhesit e grekerve jane Pellazget, kur ke fjale e toponomi, madje edhe emrat e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vet e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vecanta dhe nuk nxjerr kete konkluzion, atehere duhet te te ndodhin dy gjera: ose ke pamjaftueshmeri arsyetimi ose je ne zoterim te nje qellimi te lejueshem, ose me mire te palejueshem.

    Grekerit e vjeter pohonin prejardhjen nga Pellazget

    Perendite e Olimpit dhe kulte shume te lashte pellazgjike, perbejne jo vetem sistemin me te bukur te adhurimit, por edhe te vetmin qe mbeshtetet ne logjiken e paster, ne kundershtim me fete e njohura nga ne qe mbeshteten te besimi. Sipas mendimtareve te vjeter krijonjesit e ketij sistemi te mrekullueshem adhurimi jane Pellazget: Pellazget per te cilet jane formuluar mendime nga me te ndryshmet, si nga shkrimtaret e vjeter ashtu edhe nga shkrimtaret e rinj, qe thone se ata nuk jane nje popull fantastic- ose i supozuar ne menyre konvencionale ashtu sic jane te ashtuquajtrit "indoevropiane"-por nje popull real, me identitet cultural e personalitet konket. Greket e vjete kishin bindjen e thelle se ishin pasardhes te Pellazgeve, po megjithate, Herodoti qe shkroi i pari per historine dhe qe na transmetoi kete bindje, eshte perseri i pari qe e vuri ne dyshim ate, duke e transmetuar keshtu kete dyshim edhe tek historianet qe erdhen pas tij, deri me sot. Herodoti ekspozon bindjet e popullit grek e te prifterinjve te ditur rreth origjines se tyre pellazgjike, por ai vete dyshon duke u bazuar ne bindjen e vet se Pellazget ishin nje komb barbar, jo per ndonje arsye tjeter, por ngaqe flisnin nje gjuhe te ndryshme nga ajo e grekerve te kohes se tij, ashtu sic arriti te kostatonte ai vete ne tre qytete qe flisnin akoma gjuhen pellazgjike. E ne kete perfundim Herodoti arriti duke u nisur nga bindja e tij e thelle-por qe rezulton aq e gabuar-se gjuhet e popujve mbeten te pandryshuara e nuk zhvillohen.("Kombi Grek-thote ai- sic me duket mua, perdor gjithnje po ate gjuhe"). Ata qe nuk pranojne prejardhjen e grekerve nga Pellazget hedhin poshte bindjet e perhapura te Grekerve te vjeter dhe bazohen ne perfundimin e Herodotit. Por ky perfundim bazohet ne nje logjike te gabuar sepse gjuha zhvillohet, madje me kalimin e kohes edhe ndryshon.



    Aleksandri i Madh dhe heronjte mitike flisnin pellazgjisht

    Pas valeve te ndryshme te fanatizmit fetar lindor, nje grup shqiptaresh te Moreas dhe pjeses tjeter te Ballkanit do te detyrohet qe te largohet nga atdheu per ne Itali. Nje grup tjeter do te shperngulet ne Azine e vogel, nje tjeter ne vendet e bregut te Danubit dhe ne Evkinso dhe nje tjeter grup ne Afriken veriore e kryesisht ne Egjipt dhe Mesopotami. Keshtu do te perseritet historia e vjeter e pellazgeve te shperngulur, pikerisht ne te njejtat vende.Arvanitasit e Greqise brenda brbarise se pushtimit turk, do te marrin barren e luftes clirimtare qe do te arrije kulmin ne epopene e rilindjes me 1821. Pothuaj te gjithe heronjte e vitit 1821 jane arvanitas dhe flasin gjuhen arvanitase qe sot ne Greqi eshte kaq e perbuzur dhe rrezikohet te zhduket. Kjo gjuhe, pra pellazgjishtja , nuk eshte vetem "gjuha e perendive" te Homerit, sic tha Dhimiter Kamarada, por edhe "gjuha e heronjve" te Greqise. Ajo nuk eshte vetem gjuha e heronjve te 1821, por edhe e atyre mitike qe jetuan ne periudhen para-Homerike, d.m.th ne nje periudhe kur gjuha jone nuk ishte shtjelluar ne vecantine e njohur gjuhesore te Homerit dhe ruante bazat fillestare karakteristike te saj, ashtu sic ato ekzistojne ne gjuhen shqipe. Por shume te dhena deshmojne se kjo gjuhe ishte dhe gjuha e Aleksandrit te madh dhe e strategeve te tij. Nese do te kemi parasysh se e ema e tij, Olimbiadha ishte me prejardhje nga Mollosia, se atje jetoi shume vjet edhe Aleksandri, se nga Iliria drejt Maqedonise ai coi gjedhen maqedonase te njohur historikisht, e perbere nga nje grup i Vorieonve, se fjalet e lashta maqedonase te njohura qe jane ruajtur, jane te njejta me arvanitaset, atehere kuptojme se sa e vertete eshte ajo qe shkruan Finlei tek "Historia e Revolucionit Grek", d.m.th. qe Aleksandri i Madh, ne simpoziumet e tij me strateget e vet fliste nje dialekt te hershem arvanitas.

    Aristidh Kola, biografi e shkurter

    Aristidh Kola lindi ne Greqi me 1944 ne fshatin Kaskaveli te qytetit te Fives ne rrethin e Tebes. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Athines (fakulteti Juridik) dhe punoi per shume kohe si avokat. Me 1985 u detyrua qe te linte profesionin e avokatit per t'u marre me studimin e arvanitasve, ku ne te njejten kohe iu besua detyra e kryetarit te Lidhjes se Arvanitasve te Greqise. Beri te mundur me perpjekjet e tij personale rizgjimin e levizjes kulturore dhe kombetare te tradites arvanitase. Me 1995 nis botimin e revistes "Besa" dhe te revistes 2 mujore "Arvanon". Ka botuar librat "Arvanitasit dhe origjina e grekeve", i cili eshte ribotuar 10 here ne Greqi, "Gjuha e perendive", "Greqia ne kurthin e serbeve te Miloshevicit", "Fjalori krahasues i gjuhes arvaitase", "Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore", "Proklamata e lidhjes arvanitase te vitit 1899","Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevropian". Kishte te pergatitur librin "Ditari i Kosoves" dhe libra te tjere. Aristidh kola vdiq ne Athine ne rrethana te dyshimta e te perfolura. Ai njihet prej opinionit ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe kudo ku jetojne shqiptare, jo vetem si studiues i origjines se tij historike, por edhe si mbrojtes i denje i emigranteve te pambrojtur shqiptare ne Greqi, te cilet per shume vite jane bere object i nje diskriminimi te eger racial. Por mbi te gjitha ai do te kujtohet gjithmone prej popullit shqiptar si dhe prej miqve te tij kudo ne bote, per kurajon e tij te pashembullt prej qytetari qe tregoi ne ambjentin ultranacionalist ne luften e drejte qe beri Aleanca Atlantike kundra genocidit serb ne Kosove.

    Pergatiti: Albert Hitoaliaj
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Gjuha e Perėndive



    Ne postimet e mevonshme do te paraqiten pjese nga libri i shqiptarit arvanitas Aristidh Kola.
    Postimi i pjeseve te librit do te duhet te perkoje me deshiren e Autorit per te kontribuar ne njohjen e historise tone edhe nga ne, brezat e rinj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 25-08-2004 mė 08:54

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    [...]qė i pėrket periudhes sė parė, pas prodhimit tė zjarrit? Dhe pėrse guret marrin nė vazhdim formė dhe bėhen statujė duke marrė formėn e njeriut?
    Pėr arsyen e thjeshtė se giiri pėrmban brenda tij njė element cė perėndishėm, elementit qė si dukej gjer atėherė, e ka patur vetėm perėndia e madhe, Dielli, domethėnė zjarrin. Ja, pėrse adhurohet guri nė radhė tė parė e pastaj druri. Druri e mban zjarrin, por guri e ka brenda tij. Domethėnė ai ruan pėrbrenda elementin diellor!
    Qysh atėherė njerėzit adhuronin gurin, madje gurin qe ėshtė ideal pėr ndezjen e zjarnt. Mė vonė, me kalimin e shekujve ndoshta harrohet shkaku i kultit tė gurit, por pėr predispozitėn e traditės do te mbetet elementi bazė i kultit, gjer n'atė epokė kur feja pellazgjike nė jug do tė fitojė karakteristika antropomorfe, e gjatė regjimeve arkaike guri do tė skalitet e do tė marre formė njerėzore.11"
    Lind kėshtu njė epoke e madhe, epoka e artit grek te skulp-turės qė do t'arrijė nė lartėsi kulmore nė epokėn klasike.

    Ilirėt dhe Zeusi - Diell

    Thamė se fuqitė e natyrės - perėnditė e sistemit tė vjetėr pellazgjik tė kultit - me zhvillimin e shoqerive pellazgjike arrijnė tė "shoqėrizohen" dhe tė bėjnė qė antropomorfizmi tė kalojė nė nivele tė favorshme pėr artin nė njė masė tė atillė qė, vetėm pas disa shekujsh mė tė diturit e grekėrve te kuptojnė - natyrisht, nga traditat e priftėrinjėve - se perėnditė personifikonin nė fillim fuqitė natyrore krijon-jese tė jetes. Zeusi do te ndjekė keshtu zhvillimet politiko-shoqėrore dhe rransformimet e hapesirės greke. Ndaj, nė epokėn e regjimeve akejike (regjimeve tė akejve), aė ko-hėn e mbretėrve, Zeusi do tė jetė mbreti i Olimpit, siē ish- mbreterit e Akejve. 11b
    Ne vitet e demokracisė, Keshilli i perėndive te tjera do tė ketė nje rendesi vendimtare dhe mendimi i plotfuqish-mėrisė tė Zeusit jo vetėm nuk do te theksohet, por duket qarte pėrpjekja qė t'i jepet atij njė dimension tjetėr. Bėhet perpjekja pėr ta identifikuar at'ė me forcėn logjike botėrore, me drejtėsinė dhe mbarėvajtjen. l-
    Kėshtu, nė kohėn e lulėzimit te demokracise nė Athinė do tė dėgjojme nga goja e Eskilit tė madh shprehje si: "Zeusi, cilidoqoftė, ėshte force qe harmonizohet me logjikėn dhe vepron me Drejtėsi". Kjo nese nuk ėshtė reale, pėrben atė qė kėrkohet dhe ėshte e dėshėrueshme per regjimin e ri, madje arrin tė dėshėrohet aq shume saqe merret si realitet.
    Mė vonė, kur demokracia do tė prishet, meqė Athinasit nuk visheshin me gusto e me lirėsi, e shumė here bėnm filozofi duke jetuar nė luks, kur qendra e mendimit tė tyre nuk ishte shoqeria nė tėrėsi, por interesi individual, do te dalin ide te reja dhe Zeusi do tė marrė njė veti krye-sisht Orfike. Nė kėto vite, ku individi, hyn - nė vend tė shoqėrisė - nė qendėr tė botės, nė qendėr te interesave, tendenca e identifikimit me te perendishmen ėshtė shum shumė e fuqishme. {Enthusiazmi). Kėshtu, sipas Or-fikėve, pėr Grekėt e epokės pas demokracisė: "Zeusi ėsh-tė Fillimi, nga Zeusi lindin tė gjitha, Zeusi ėshtė fundi i tokes e i qiellit plot yje".

    Fig 5 Simbol diellor, i skalitnr nė parvazin prej druri te njė sbt'ėpie tė vjeter sbqiptare (marrė nga artikulli i Mark Tirta-s "Mbi zanafillėn e disa motiveve n'ė gurėgdhėndje nė sbtėpitė fs-batare " nga revista "Monnmentet", nr 2/1982).

    Ndėrkohė qė pas pėrmbysjes sė Demokracive greke dhe fushatave te Aleksandrit tė Madh nė Azi, rishfaqet pėrsėrl vetia e tlj e vjetėr. Zeusi bėhet pėrsėri ose njihet pėrsėri si perėndia Diell. Pėrse? Ajo qė ndodhi me Grekerit u bė edhe me popujt e tjerė prej nga kishin kaluar ose vendosur Pellazgėt e lashtė. Feja, me qendėr diellm, pothuajse qe harruar. Ēdo fe hyn nė shėrbim tė pushtetit qė ekziston nė njė kohė te caktuar dhe merr formė nė analogji me tė. Ku qėndron, pra, arėsyeja qė nė njė fazė tė tillė kur mund tė prisnim - pėr shkak tė ndryshimeve qė sollėn nė botėn e atėherėshme pushtimet e Aleksandrit - njė formė tjetėr fe-care, tė kemi rikthimin e fesė sė lashtė me qendėr diellin? Pėrgjigjja gjendet nė pėrbėrjen e ushtrisė sė Aleksandrit lė Madh, d.m.th. nė popullin qė jo vetėm pushtoi Azinė, por edhe u vendos nė vendet e pushtuara si klasė udhėheqėse. Dhe ky popull ishin Maqedonasit dhe Ilirėt, d-m.tli. populli i vendit qe kishte pėr burim popullin pel-lazgjik, i cili nuk ndoqi zhvillimet politike te Jugut, por ruajti parimet primitive politiko-shoqėrore dhe fetare bazė, qė natyrisht kur nė gjuhėn e tij thoshte "Diaw" (Zeus) nėnk-uptonte atė qe nėnkuptonin paraardhėsit e tij tė lashtė, domethėne Diell.
    Sipas kėrkuesve mė seriozė, Maqedonasit ishin nje pop-
    ullsi ilirike, qė do tė thocė fillimisht Pellazgjike, e qė tek e fundit do tė thotė pa tjetėr, tė pėrafėrt me Pellazgėt e Jugut ose Grekėt. Herodoti (A-56, O-43) i konsideron doriane,
    pohim ky qė mua mė duket: i drejtė dhe aspak nė kundėrshtim me ato qė supozoj pėr Pellazget. Finley nė "Histormė e revolucionit Grek" (f.32, pėrk.
    Koxha) thote, duke u bazuar nė pėrfundimet e arkeologėve,
    se "Aleksandrit tė Madh nė darkėrat e tij me oficerėt Maqedonas, i duhej tė fliste njė dialekt tė vjetėr shqiptar". Por para se Finley tė shkruante kėto fjalė dhe para se tė benin kėrkimet e tyre arkeologėt dhe gjuhetarėt, shqiptaret pa shkollė - po edhe me shkollė - kishin bindjen tradi-cionale e tė fortė se janė pasardhės cė Aleksandrit tė Madh. dhe heroi Kombetar i Shqipėrisė qė ishte herė Kombėtar edhe pėr heronjtė e vitit 1821 - e jo mė pėr ne -Kastrioti i madh ose Skėnderbeu, jo vetėm e vertėtonte kėtė gjė, por edhe emri i tij nuk tregon asgjė tjetėr veēse Aleksandėr i Madh nė arabisht.
    Ushtritė, pra tė Aleksandrit tė Madh, qė ishin krye-sisht ilirike dhe strategėt e tij kryesorė qė sunduan nėpėr vendet e lindjes, sollėn identifikimin tradicional tė Zeusit me Diellin, qė vazhdoi gjer ne vitet e para bizantine, sepse edhe nė perandormė romake apo n'atė Bizantne, ushtritė mė tė shumta luftarake, gjeneralėt dhe shumė Perendorė kishin prejardhje ilire, si Dhekio, Klaudi II , Auriliani, Diokletiani, Anastasi I, Juliani i Madh qė ur-rejtja krisriane e quajti " Shkelės" dhe Konstandini i Madh, qė ishte edhe kryeprifti mė i madh i fesė kris-tiane, por njėkohesisht edhe Pontifice i kultit tė Zeusit - Diell. Po kėshtu, njė nga popujt mė te lashtė - siē pėrmendet edhe nga Homeri - (Sh.B., v.848) - Peonėt, ishin adhuronjės tė Diellit.
    Qė nga epoka Romake Zeusi - Diell do tė shartohet, nėse jo me sitemin fetar tė popujve evropianė, tė paktėn me fjalorin e tyre, qė arrin tė na zbulojnė sot kėtė realitet.
    Kėshtu kemi nė frėngjisht: jour = ditė - sh. Jupiter, por edhe rrėnjėn Di nė emrat e ditėve tė javės, bie fjala Lundi, Mardi, dhe Diera = Perėndi. Ne anglisht kemi: Day = ditė, dhe Sunday = e dielė, dita e diellit. (sh. E Diel = dita e diellit nė gjuhėn arvanitase). Nė gjermanisht kemi gjithaslitu Gott = perendi dhe Sonne (shqiptohet zone) = Diell dhe Sonntag = e diel, d.m.th. dita e diellit.
    Nė Spanisht Dia = dita dhe Dios = perėndia, ndėrko-hė qė Sol = diell, korrespondon me latinishten.
    Ēėshtja ėshtė se n'asnjerėn nga gjuhėt e njohura nuk ekziston radha e plotė e fjalėve me rrėnjė Di dlie Ze -qė tė vėrtetojė drejtpėrdrejtė identifikimin e Perėndisė mė tė madhe Zeusit me Diellin. Nė gjuhėt e tjera do tė gjejmė mjaft fjalė me rrėnjė Di dhe Ze, por pa lidhje, "jetime", ndaj bėhet e qartė se ato janė marrė hua ose nga Pellazgėt e lashtė ose nga Ilirėt, ose nga Romakėt.

    AMALTHIA - Biri i Amalthias

    Sipas mitologjisė, kur Zeusi foshnjė u fsheh nga e ėma Rea nė malet e Kretės, qė tė shpėtojė nga i ati Kronos, ai ushqehej) me qumėshtin e njė dhie qė quhej Amalthia- Si-pas njė varianti tjetėr, njė nuse qe quhej Amakhia bashkė me motren e saj Melissa (Bleta), ishln ato qe e ushqyen Zeusin me qumėsht dhe mjalte.
    Nė vitet e mėvonshme, legjenda e marrė nga ky vari-ant mitologjik, vazhdoi ta pėrforcojė gjithmonė e mė shume bindjen e ekzistencės sė bririt tė Amalthia, qė kush e zotėronte, siguronte tė gjitha te mirat. Briri i Amalthi-as u bė, kėshtu, simbol pasurimi dhe bolleku.
    Nė Dhjatėn e Vjetėr gjejmė - me prejardhje nga Kreta siē duket - identifikimm e Tokės se premtuar me tokėn ku "rrjedh mjalt e qumėsht". Tė njėjtėn pikepamje iden-tifikimi tė jetės sė mire, tė pasurisė etj, me mjaltin e qumeshtin do ta gjejmė edhe nė popullin grek tė kobėve tė reja edhe te Shqipėtarėt. Nuk e di nė ē'tė dhėna mi-tologjike tė Ilirisė bazohen koka e dhisė qė mbante nė helmeten e tij Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, por ajo qe vura re ne Muzeumin e Artit Popullor te Tiranes veglat e artisteve cobane kishin gjithnje te skalitur koken e nje dhie.[...]




    ----------------------------------------------------------------
    11a -Nuk duhet tė jetė pa lidhje me hipotezėn tonė kulti i "Zeusit Kapota" ne rrethin e qytetit Lithion, nėn formėn "e gurit tė bardhė", shif Kris Kardhara "Dekademonėt f.211. Ky quhet gur i bardhė, sepse lėshon njė shkėlqim tė bardhė.
    11 b- Kjo ndodh me tė gjithė perėnditė qė kane adhuruar popujt. Merrni si shembull paraqitjen e Krishtit. Nė periudhėn e Mesjetės Bi-zantine Krishti paraqitet si kryeprift i madh me uniforme tė artė peran-dorake, me steme e me shikim te rreptė- Eshte perėndia sunduese qė dėnon, siē ishin perandorėt bizantinė. Nė kohėn tonė populli e pėrfyty-ron ndryshe Krishtin. E konsideron si Perendi tė dashur pėr njeriun, tė thjeshtė e popullor,
    12- Por edhe te dijes mė tė larte. Dhe nuk di sa ka kontribuar per kėtė identifikim fakti se rrėnja Di ka kuptimin njoh nė guhėn arvanitase, ose pėr ekzatezė kjo rrėnjė pėrbėn krejt foljen.

Tema tė Ngjashme

  1. Për paganët dhe paganizmin
    Nga Tannhauser nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 14-09-2015, 10:52
  2. Kritika e veprės sė Aristidh Kolės
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 05:40
  3. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  4. Gjuha e Perėndive
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2006, 11:16
  5. Bekimi i Perėndive!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •