Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Shfytyrim

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shfytyrim

    RD
    ---
    Shfytyrim


    Dr. Leonard Demi

    Sekretar pėr Sigurinė Kombėtare nė PD


    O, Shqypni, e mjera Shqypni,

    Kush t'ka qit me krye n'hi?

    Pashko Vasa


    Vendi ynė ka pasuri mjedisore tė konsiderueshme, tė cilat duhet tė ruhen pėr tė pėrcjellė zhvillimin tonė dhe pėrparimin brezave qė vijnė. Por, politikat e tė gjitha qeverive socialiste, duke filluar nga 29 qershori 1997, po dhunojnė dhe po e prishin fytyrėn e Shqipėrisė. Sot, kudo shohim me sytė tanė degradimin dhe shkatėrrimin e pėrditshėm tė mjedisit dhe tė burimeve natyrore tė vendit, d.m.th. tė pyjeve, burimeve ujore, bregdetit dhe gjithė larmisė biologjike. Mė posht po pėrpiqem tė pėrcjell, nė pėrgjithėsi, gjendjen aktuale tė kėtyre elementėve tė mjedisit tonė.


    Pyjet


    Paaftėsia e qeverisė pėr tė hartuar njė strategji realiste zhvillimi, mungesa e fondeve dhe investimeve pėr pylltarinė, nxiti shfrytėzimin e pyjeve, i cili jo vetėm qė kaloi treguesit teknikė, por arriti shifra alarmante dhe raporti prerje/ripėrtėritje ka kaluar nė tre me njė, nė disa raste arrin deri nė pesė me njė. Ekonomitė pyjore me infrastrukturė tė pėrshtatshme (d.m.th. rrugė) janė shfrytėzuar barbarisht. Sot, kanė mbetur tė paprekura vetėm ato parcela ku shfrytėzuesit nuk mund tė mbėrrijnė dot.

    Mungesa e kontrollit shtetėror ndaj aktivitetit tė kompanive private u mundėson kėtyre kompanive tė kryejnė prerje abuzive masive tė kėsaj pasurie tė madhe kombėtare. Nė kėtė shfarosje dallohen dy veēori: E para, prerjet masive janė bėrė jashtė kushteve teknike dhe e dyta, njė pjesė e madhe e tyre ėshtė plotėsisht e paligjshme. Individėt apo kompanitė qė marrin liēensė, kanė mundėsi tė abuzojnė nė disa drejtime, p.sh.:

    i. mund tė presin nė njė parcelė tjetėr pėr tė cilėn nuk kanė liēensė, sepse mungon kontrolli shtetėror,

    ii. nuk presin nė mėnyrė selektive dhe nuk respektojnė kushtet teknike, gjė qė gjeneron erozion, i cili prish cilėsinė e ujėrave.

    Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Ndėrmarrjet e Shėrbimit Pyjor nė rrethe, qė duhet tė kontrollojnė kėtė aktivitet, as e kanė bėrė dhe as po e bėjnė. Nė disa raste, Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave liēenson prerje tė pyjeve edhe nė zonat e mbrojtura, si p.sh. nė Stravaj tė Librazhdit. Kohėt e fundit, pėr tė larė duart nga kjo masakėr, kjo drejtori i propozoi qeverisė njė vendim qė tė pengonte shkatėrrimin e mėtejshėm tė pyjeve, por qeveria e rrėzoi atė, duke i lėnė rrugė tė lirė shfarosjes pėrfundimtare tė pyjeve shqiptare.

    Kėshtu, janė dėmtuar pėrgjithėsisht tėrė pyjet e vendit e sidomos ato tė pjesės qendrore dhe veriore. Nė Tropojė (kryesisht nė Valbonė, qė ėshtė edhe park kombėtar) po shkatėrrohet pėrfundimisht Hormoqi, njė dru halor si bredhi, i cili rritet vetėm nė kėtė trevė dhe ėshtė njė pasuri kombėtare. Dėmtime tė rėnda janė bėrė nė Shllak dhe Bogė (Shkodėr), Kukės, Has, Pukė, Mirditė, Peshkopi (Lura pothuajse ėshtė shkatėrruar), Bulqizė, Mat, Krujė (po shkatėrrohet plotėsisht parku kombėtar i Qafė Shtamės, pyjet e Bizes, edhe pse shumė afėr kryeqytetit dhe pranė "autoriteteve pėrkatėse" po dėmtohen gjithashtu dita-ditės. Nė Sarandė, nga 500.000 rrėnjė ullinj kanė mbetur mė pak se 270.000, d.m.th., janė shkatėrruarr 46% e tyre dhe nga 200.000 rrėnjė agrume, sot nuk ekzistojnė as 80.000, janė shkatėrruar rreth 60% e tyre. Nė Hamallaj-Rrushkull janė shfarosur pėrfundimisht pishat dhe pyjet gjethegjerė bregdetarė. Drejt kėtij fati po shkojnė edhe pyjet e Patokut, Fushė-Kuqes, Kune-Vajinit, etj.

    Nė jug tė vendit, pyjet vazhdojnė tė digjen nga barinjė dhe individė keqbėrės. Tė parėt i vėnė zjarrin pyllit pėr kullotė, ndėrsa tė dytėt pėr tė siguruar troje ndėrtimi. Kjo bie nė sy, sidomos nė Vlorė, Tepelenė, Gjirokastėr, Delvinė dhe Sarandė.

    Ndėrmarrjet pyjore shtetėrore jo vetėm qė nuk kontrollojnė, por nuk po marrin ndonjė masė as pėr vetė shkaktarėt. Inspektoriati pyjor ėshtė i paaftė tė vjelė gjobat qė vetė i vė dhe nė sirtarėt e tij qėndrojnė ndjekjet penale pėr shumė e shumė subjekte fizike dhe juridike, qė janė marrė me aktivitet tė paligjshėm. Nga ana tjetėr, administrata e sotme po favorizon pronėsimin ilegal tė pyjeve shtetėrorė. Vjedhės dhe mashtrues ordinerė po zaptojnė me dėshmi dhe dėshmitarė tė rremė kėtė pasuri kombėtare, dhe shteti rri e bėn sehir.

    Ky lloj shfrytėzimi deri nė shkatėrrim, rritja e varfėrisė, rritja e ekonomive fshatare qė mbėshteten kryesisht apo plotėsisht nė blegtori (dele e sidomos dhi); hapja e tokave tė reja nė relieve tė pjerrėta, tarracimet, etj.; pėrdorimi i tokave anėsore (margjinale) pėr tokė bujqėsore, etj. ka intensifikuar erozionin nė tė gjithė vendin, ritmet e tė cilit tejkalojnė rreth 100 deri 1000 herė atė tė vendeve tė tjera evropiane. Nė disa zona tė vendit ka kratere erozive me thellėsi deri nė 500 m. Nė ndonjė rreth si nė Peshkopi, pėr shkak tė erozionit ka rrėshqitur i gjithė fshati (Bellovė). Nė kėto kushte, menaxhimi i tokės ėshtė njė problem i madh dhe urgjent.


    Ujėrat


    Natyra i ka dhuruar vendit tonė shumė burime ujore dhe, pėr frymė, ne kemi mė shumė ujė se sa tė gjitha vendet e rajonit, por infrastruktura jonė e shpėrndarjes si e ujit tė pijshėm, ashtu edhe e ujėrave tė ndotura ėshtė tejet e amortizuar dhe nuk mund tė pėrballojė zhvillimin dhe rritjen e sotme urbane. Depot e ujit apo ujėmbledhėsit e ujit tė pijshėm ndoten pėr shkak tė derdhjeve nė to tė ujėrave tė zeza apo tė ujėrave tė papastėr. Kjo situatė e rėndė pėrcillet:

    i. nė radhė tė parė, nga puna e dobėt e institucioneve qė ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė kėtė sektor, si dhe mefshtėsia e qeverisė pėr t'u angazhuar nė ristrukturimin, rehabilitimin, menaxhimin dhe mirėmbajtjen e kėtij sektori, si dhe nga ngadalėsia nė realizimin e reformės;

    ii. nga mungesa e pėrqėndrimit dhe trajtimit tė ujėrave tė zeza, ujėrave industriale, spitalorė, tė shėrbimeve tė tjera, etj. (vendi ynė ėshtė i vetmi nė Evropė qė nuk trajton ujėrat e zeza, tė cilat derdhen nė bregdetet dhe liqene, nė Sarandė ėshtė bėrė njė pėrpjekje, por kėtė vit pompat nuk punojnė dhe ujėrat e zeza ndjekin rrugėn e mėparshme);

    iii. nga keqpėrdorimi i rrjeteve dhe dėmtimi i tyre nga individė tė pandėrgjegjshėm;

    iv. nga aktivitetet industriale (sot, kėto janė tė pakta, por zona Patos-Marinė, qė ėshtė mė e ndotura nė kėtė drejtim, e ka shkakun tek kjo veprimtari);

    v. nga korrupsioni, shpėrdorimet e shumta qė kanė rritur koston e punimeve;

    vi. nga pėrqėndrimi i popullsisė nė disa qytete tė mėdha tė vendit, si dhe

    vii. nga ndėrtimet pa lejė nė parqe kombėtare.

    Nė kėtė sektor tė rėndėsishėm jetėsor, qeveria ende nuk ka pėrcaktuar qartė rolin e vet dhe atė tė pushtetit vendor.


    Liqenet


    Ekosistemi i liqeneve tanė pėrballet me sfida tė mėdha. Ata kėrcėnohen nė mėnyrė konstante nga ndotja. Maqedonasit, nė anėn e vet, pėr tė pakėsuar ndotjen e ujit tė Liqenit tė Ohrit, kanė ngritur njė impiant qė trajton ujėrat e zeza, ndėrsa nė anėn tonė ujėrat e zeza tė qytetit tė Pogradecit dhe tė gjithė fshatrave nė breg tė liqenit vazhdojnė tė derdhen nė liqenin mė tė bukur tė vendit, tė patrajtuara. Kallamishtet, qė janė shtuar gjatė gjithė bregut tė Liqenit tė Ohrit, flasin pėr njė rritje tė shpejtė tė fenomenit tė eutrofizimit, i cili vjen kryesisht nga ndotja e ujit prej ujėrave tė zeza.

    Afro tridhjetė vjet mė parė, ujėrat e Lumit Devoll u devijuan pėr t'u derdhur nė Liqenin e Prespės sė Vogėl, me qėllim depozitimin e tyre gjatė stinės sė dimrit dhe pėrdorimit nė verė pėr ujitjen e Fushės sė Korēės. Autorėt e bėn kėtė "vepėr" pa e studiuar kėtė liqen dhe lidhjet qė ai ka me Prespėn e Madhe. Kėshtu, "shpikėsit" patėn njė dėshtim tė shumėfishtė me pasoja katastrofike pėr Liqenin e Prespės sė Vogėl dhe pėr tė gjithė ne:

    i. Sė pari, gjatė verės ne nuk mund tė merrnim atė sasi uji tė "strehuar" nė Prespėn e Vogėl gjatė dimrit, sepse njė pjesė kishte shkuar nė Prespėn e Madhe;

    ii. Sė dyti, Lumi i Devollit me prurjet e veta gjatė muajve tė dimrit mbushi liqenin dhe uji qė mund tė merrnin prej tij ra nė mė pak se 10% tė atij qė futej;

    iii. Sė treti, liqeni u mbush me llumra, duke rrritur shkallėn e eutrofizimit, kėnetėzimit dhe moēalizimit tė tij nė atė masė, sa qė shumė shpejt ne mund ta humbasim atė. Po kėshtu ėshtė mbushur me sedimente dhe shpella e famshme e Trenit, dėshmi e vlerave tė rėndėsishme arkeologjike.

    Me shpalljen e tė dy liqeneve park kombėtar, tė gjithė shpresonim se situata do tė fillonte tė pėrmirėsohej, por me keqardhje tė madhe vėmė re se gjendja pėrkeqėsohet dita-ditės. Qeveria nuk interesohet tė marrė ndonjė masė pėr ta rigjeneruar situatėn, ndėrsa fshatarėt mbjellin me misėr ato toka qė dikur kanė qenė fund liqeni.

    Vėrejmė, gjithashtu, se qeveria ende nuk ka marrė ndonjė masė tė qenėsishme pėr mbrojtjen dhe menaxhimin e Liqenit tė Shkodrės.

    Nė tė gjithė liqenet tona peshkimi nuk kontrollohet si duhet dhe peshku po shkatėrrohet nga gjuetarė qė pėrdorin mjete tė dėnueshme, si: dinamit, rrymė elektrike, etj. Ka raste qė nė vende tė mbyllura apo kanale, si ai i Tėrbufit, pėr tė zėnė peshkun me lehtėsi, individė tė pandėrgjegjshėm kanė pėrdorur edhe lėndė qė pėrmbajnė substanca helmuese.

    Nga ana tjetėr, mbishfrytėzimi i vazhdueshėm i materialeve tė ngurta tė shtretėrve tė lumenjve pėr qėllime ndėrtimi, transporti dhe ryshfeti, jo vetėm qė po shkatėrron bregdetin, por nga kjo dukuri "moderne" tek ne po shkatėrrohen shtretėrit e lumenjve, segmente tė ndryshme rrugėsh qė kalojnė anės lumenjve dhe ura. Shembujve tė trishtuar si ai i dėmtimit tė rėndė tė Urės sė Peshkatarit nė Bėrzhit, urės nė afėrsi tė Ndroqit, Urės sė Osumit apo Urės sė Goricės nė Berat, po u shtohen me shpejtėsi edhe tė tjerė.


    Bregdeti


    Bregdeti ynė mesdhetar ka njė bukuri rrokėse, joshėse, tė paharrueshme, e cila pos kėnaqėsisė shpirtėrore, mund tė sjellė pėrfitime tė mėdha ekonomike nėpėrmjet turizmit. Sot, kjo madhėshti po dėmtohet dhe, nė disa vende, shumė rėndė si rezultat i korrupsionit, paaftėsisė dhe mungesės sė vullnetit tė qeverisė pėr tė menaxhuar ujėrat e pellgjeve ujėmbledhės tė lumenjve, pėr tė trajtuar ujėrat e zeza, si dhe nga akumulimi i problemeve mė tė reja mjedisore.

    Pas viteve '96 bie nė sy njė dukuri me pasoja tepėr shkatėrruese pėr bregdetin: shfrytėzimi pa asnjė kriter i materialeve tė ngurta (rėrė, zhavorr, gurė, etj.) nga shtretėrit e lumenjve, ndėrtimi i pritave dhe digave, shpėrdorimi i ujėrave pėr vaditje, etj. Po kėshtu me efekte shkatėrruese ėshtė edhe vjedhja e liēencuar nga shteti e rėrės nga plazhet tona. Kėto dukuri kanė pėrcjellė njė balancė negative tė sedimenteve nė det. Kėshtu, kėto dukuri kanė theksuar erozionin bregdetar, duke dėmtuar bregdetin qė nga Velipoja deri nė Triport, bile dhe mė gjerė. Nė mjaft vende deti po merr plazhin ranor, si nė: Patok, ku pothuajse ėshtė zhdukur njė nga plazhet mė tė bukur dhe karakteristikė tė vendit. Po kėshtu po ndodh nė Seman, Rushkull, Vjosė, etj.

    Bregdeti ynė po shkatėrrohet edhe nga njė sėrė dukurish tė tjera, si:

    i. ngulime dhe ndėrtime tė paligjshme nė shumė pjesė tė tij, tė cilat janė plotėsisht tė papėrshtatshme dhe pa asnjė lloj planimetrie, pa rrugė, ujė, drita, kanalizime pėr ujėrat e zeza, etj.

    ii. derdhjet e ujėrave tė zeza tė patrajtuara (Lumi i Ishmit derdh nė Kepin e Rodonit tė gjitha ujėrat e zeza dhe materialet plastike tė Tiranės, qė ndotin gjithė plazhet pėrreth dhe sėmurin faunėn detare, nė radhė tė parė peshqit. Po kėshtu ndodh nė Durrės, Vlorė, Dhėrmi, Sarandė, etj. dhe pasojat bien menjėherė nė sy nė zvogėlimin e turizmit dhe dėmtimin e biodiversitetit);

    iii. vėnia apo planifikimi (Vlorė) i ēisternave naftėmbajtse pa kritere nė plazhet tona, tė cilat kanė ndotur mjedisin.

    Bregdeti po shfytyrohet nga ndėrhyrjet korruptive tė pushtetit. Ėshtė fakt i njohur se pėr ēdo ndėrhyrje, qė mendohet tė bėhet nė mjedis, mė parė duhet tė llogaritet vlerėsimi i ndikimit nė mjedis (VNM), miratimi i tė cilit, nė radhė tė parė, ėshtė kompetencė e Agjencive Rajonale tė Mjedisit dhe qė nė fund miratohet edhe nga Ministria e Mjedisit. Rastet flagrante si:

    i. ai i vjedhjes sė rėrės nė Himarė dhe nė Shėngjin, qė ishte liēencuar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit nė bashkėpunim me Ministrinė e Mjedisit (vjedhja nė Gjipe u ligjėrua me argumentin mashtrues se Pėrroi i Gjipesė do t'i zėvėndėsonte inertet);

    ii. i Teleferikut tė Tiranės, qė ėshtė pezulluar nga Banka Botėrore, e cila kundėrshtoi vlerėsimin e parė tė ndėrhyrjes nė mjedis si tė pambėshtetur;

    iii. fshatit turistik nė Gjirin e Lalėzit, i cili edhe pse nuk pėrmbush kėrkesat mjedisore, ka marrė miratimin e KRRTRSH apo

    iv. kėrkesa e KRT-sė sė Vlores pėr ndėrtimin e vilave dhe hoteleve nė zonat mjedisore tė rėndėsishme tė hapėsires Vjosė-Nartė (dunat ranore tė Vjosės, Rezervati Natyror i Menaxhuar i Pishė Poros, etj.), e cila bie ndesh me vetė projektet qė qeveria nė bashkepunim me PNUD-in po zbaton nė kėtė zonė;

    flasin hapur pėr njė lidhje korruptive ndėrmjet Agjencive Rajonale tė Mjedisit, sektorit pėrkatės tė Ministrisė sė Mjedisit, kėshillave rajonalė tė rregullimit tė territorit, si dhe atij kombėtar.


    Biodiversiteti


    Vendi ynė ka gėzuar biodiversitetin mė tė pasur nė Mesdhe dhe nė Evropė, i cili sot po shkon drejt zhdukjes sė tij. Nė kėto vitet e fundit po ndihen gjerėsisht pasojat e politikave antikombėtare mbi natyrėn, mungesa apo moszbatimi i njė strategjie afatmesme dhe afatgjatė pėr mjedisin, allishverishet e zyrtarėve apo zyrtarucėve tė korruptuar me firma mafioze, duke shfytyruar virgjėrinė e natyrės sonė. Si pasojė, Shqipėria sot konsiderohet si vendi evropian me ritme mė tė larta tė humbjes sė biodiversitetit.

    Sot, nė territorin tonė janė zhdukur pėrfundimisht dy lloje bimėsh dhe katėr lloje gjitarėsh. Tek ne, nuk folezojnė mė 17 lloj shpendėsh, nuk shumėzohen mė rreth 122 lloj vertebrorėsh (gjitarė, shpend, peshq) dhe katėr lloj bimėsh kanė humbur mbi 50% tė popullatės sė tyre. Shkaqet reale tė kėsaj gjendje vijnė nga:

    i. humbja apo dėmtimi, varfėrimi, fragmentimi dhe degradimi i habitateve dhe ekosistemeve;

    ii. shqetėsimi dhe vrasja e kafshėve tė egra nė natyrė;

    iii. zhdukje llojesh dhe kėrcėnim pėr zhdukje tė njė numėr tė madh llojesh;

    iv. prishja dhe eroziongjenetika e resurseve tona: tė kafshėve dhe bimėve bujqėsore autoktone;

    v. mungesa e kujdesit qeveritar.

    Gjuetia pa kriter ėshtė bėrė njė problem mbarėshqiptar me pasoja tė rėnda nė biodiversitet, sidomos pėr gjitarėt dhe shpendėt, si: ariu, zardafi, riqebulli, lutra, shqiponjat, skifterėt, pelikanėt, etj. (nė vitin 1960, nė vendin tonė kemi pasur 200-250 ēifte pelikanėsh, kurse sot kemi vetėm 20).


    Menaxhimi i plehrave


    Sot, veēanėrisht plehrat po bėhen njė problem shumė serioz nė tė tėrė vendin. Togje syresh gjenden kudo nė qytete, nė parqe, nė rrugė kombėtare dhe jokombėtare, nė bregdet, etj., tė cilat jo vetėm prishin mjedisin, duke e kthyer atė nė vend sėmundjesh, por dėmtojnė ndjeshėm edhe ekonominė, duke ulur turizmin. Hedhjet e plehrave nė vend e pa vend dhe shkarkimet e tyre kudo kanė njė ndikim tė madh nė ujėrat nėntokėsorė, tė cilat ne i pėrdorim pėr tė pirė, duke rrezikuar nė radhė tė parė shėndetin e tė miturve (Herėpashere punonjės tė kėtij sektori i shkarkojnė plehrat edhe nė lumenj, duke ndotur jo vetėm ujėrat e tyre, por dhe mjedisin pėrmes tė cilit kalojnė).

    Tek ne nuk ekziston pėrqėndrimi i plehrave dhe hedhjeve tė rrezikshme (spitalore). Ky problem tepėr delikat duhet tė jetė prioritet i qeverisė dhe pushtetit vendor pėr tė cilin ata duhet tė lėvrojnė menjėherė fonde tė konsiderueshme (kohėt e fundit, shqetėsuese po bėhet edhe ndotja qė vjen nga makinat, sidomos nė Tiranė dhe nė disa qytete tė tjera tė mėdha tė vendit). Por, pėr tė na "shpėtuar" nga plehrat, ndotjet dhe tė gjitha tė kėqijat qė vijnė prej tyre, qeveria ka "ftuar" Ministrinė e Mjedisit, Ministrinė e Turizmit dhe atė tė Pushtetit Lokal tė miratojnė njė projekt, qė e kthen vendin tonė nė njė kosh plehrash tė Italisė.

    Por, ora e ndryshimeve tė mėdha po troket dhe Partia Demokratike nė programin e vet qeverisės ka si pėrparėsi strategjike tė sigurisė sė vendit mbrojtjen e mjedisit, shfrytėzimin e qėndrueshėm tė burimeve natyrore, si dhe mbrojtjen e shėndetit publik.

    Objektivi kryesor i programeve dhe projekteve mjedisore tė qeverisė sė Partisė Demokratike janė politikat institucionale, tė cilat i pėrgjigjen pėrparėsive mjedisore brenda mundėsive dhe vėshtirėsive ekonomike me tė cilat pėrballet sot shoqėria shqiptare. Kėtu veēohen si politika dhe projekte tė rėndėsisė sė dorės sė parė, ato tė pyllėzimit dhe zvogėlimit tė erozionit, burimeve ujore, menaxhimit tė bregdetit dhe tė gjitha papastėrtive (plehrave, etj.), biodiversitetit, si dhe zgjerimit dhe shumimit tė zonave nė ruajtje apo tė ndaluara, duke bashkėpunuar me specialistėt mė tė mirė tė disiplinave tė mėsipėrme, shoqatave mjedisore dhe opinionit publik.

    Pėr Partinė Demokratike, shteti ligjor dhe pėrfshirja nė drejtimin e vendit e mė tė aftėve, mė aktivėve, mė tė kohės, si dhe lufta e madhe ndaj tė gjitha llojeve tė korrupsionit, janė garanci jo vetėm pėr zbatimin e politikave dhe projekteve tė veta pėr shėndoshjen e mjedisit dhe kthimit tė normalitetit, por edhe pėr njė qeverisje efikase institucionale tė vendit, rritje ekonomike, pėrparim nė tė gjitha fushat e jetės dhe integrim tė shpejtė tė Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike.



    -----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    ------
    Shpėrdorimi i mjedisit


    Ardian Klosi

    Lexova me vėmendje tė posaēme shkrimin e sekretarit tė PD z. Leonard Demi (nė dy pjesė) me titull “Shfytyrim” lidhur me gjendjen e mjedisit te ne. Me thėnė tė drejtėn shkrimi e kishte shterruar tė gjithė temėn, sepse shkonte nga pyjet te liqenet, nga lumenjtė te ajri i ndotur, nga plehrat te zhdukja e kafshėve, nga zhdukja e bimėve te gjuetia pa leje etj.
    Them se mjedisi a ekologjia janė tema kaq tė gjera sa nuk mund tė pėrfshihen nė njė shkrim jo vetėm kur ėshtė fjala pėr njė vend, por as dhe kur flet pėr njė krahinė ose njė qytet me ekosistemin e tij. Ose do tė marrėsh e tė trajtosh njė aspekt tė caktuar tė mjedisit, bie fjala ndotjen e ujėrave nėntokėsorė a tė ajrit etj.
    Kjo jo pėr tė paragjykuar pėrpjekjen e z. Demi, bile e pėrsėris se e lexova me shumė kujdes nga kreu nė fund makroshkrimin e tij, por ja qė nė kėtė fund erdha nė pėrfundimin – do ta shpjegoj mė poshtė pse - se autori me mjedisin nuk ka tė bėjė shumė, ose se ėshtė njė politikan i shpjetinformuar pėr mjedisin qė pėr arsyet e tij i duhet tė shkruajė shumė dhe shpejt. Ai pėrpiqet tė hartojė diēka si njė sinopsis-program tė partisė sė vet pėr problemet e mjedisit tonė, a mė saktė jep tablonė mė tė zezė tė mundshme pėr gjendjen ekologjike tė Shqipėrisė, pa paraqitur programin e tij alternativ.
    Po ē’tė keqe ka, mund tė thotė dikush, le tė botojė ē’tė detė, sinopsis, programe, ulurimė. Unė them se ka ca tė keqe, kur dimė se partia e tij disponon tė paktėn katėr gazeta tė pėrditshme ku mund tė botohen sinopset, programet dhe gjithė tė tjerat, se ēdo parti ka shtypin e vet pėr artikuj agjitativė, ndėrsa „Shekullin“ jemi mėsuar ta shohim si njė gazetė jashtė- apo tejpartive dhe si tė tillė e besojmė dhe po kėtu kemi qejf tė botojmė.
    Po shpjegoj mė poshtė, pėrse shkrimi nė fjalė ishte thjesht njė propagandė partiake dhe aq:
    1. Gjendja e vajtueshme e mbrojtjes sė mjedisit tek ne ėshtė, po dhe sigurisht, pėrgjegjėsi e qeverisė aktuale, po tė doni dhe me emėr, e asaj qė drejton z. Fatos Nano (ik), por ajo ėshtė pikėsėpari pasqyrė e zhvillimit tė pėrgjithshėm kulturor e qytetar tė shumicės sė shqiptarėve. Po ju jap vetėm fare pak shembuj: shumica e shqiptarėve e dinė se nuk ka asgjė tė keqe tė djegėsh natėn qese plastike dhe goma, ose shumica e shqiptarėve e dinė se ėshtė shumė mirė tė blesh njė makinė me naftė, mundėsisht sa mė tė lirė, mundėsisht pa katalizator, ose shumica e sipėrmarrėsve (biznesmenėve) shqiptarė e dinė se njė kodėr afėr qytetit nuk ėshtė mirė ta mbjellėsh me vreshta por me pallate. Mund tė vazhdonim kėshtu pa fund.
    Mund tė thoni se ėshtė varfėria ajo qė i detyron patriotėt tė presin pyje, tė shkatėrrojnė shtratet e lumenjve etj.: natyrisht qė ėshtė varfėria, por po marrim rastet kur me tė njėjtėn sasi parash mund tė ndėrtosh nė bregdet njė shtėpi tė hijshme siē i ndėrtonin tė parėt, tė fshehur mes pemėve, ose njė gėrmadhė betoni 20 metra nga bregu; po tė ngjiteshim mė lart mund tė merrnim rastet e komisioneve qė japin leje ndėrtimi pėr dy pallate tė ngjitur b-b me njėri-tjetrin ose rastin (ende tė panjohur) kur leja pėr pallat kushtėzohet nga pasja e njė lulishteje pėr fėmijėt etj. etj.
    E pra, z. Demi nė analizėn e tij nuk e mban parasysh aspak faktorin „njeri“, ai njeh vetėm faktorin „qeveri“, duke kujtuar se qeveritė bėjnė lidhje tė shkurtėr me mjedisin pa pasur fare nevojė pėr njerėzit nė terren. Ai na merr shembuj ndėr tė tjera pyjet e Tropojės qė po zhduken, pikėrisht tė njė zone ku qeveria socialiste ka aq pak akses: edhe pakėz propagandė ekologjike tė kishin bėrė vetėm deputetet tropojanė tė partisė sė tij, pyjet e Valbonės patjetėr qė do tė ishin prerė mė pak, pėr t’i treguar Shqipėrisė qė pikėrisht Partia Demokratike, ajo, e ka alternativėn ekologjike pėr gjithė vendin. A nuk e merr parasysh faktorin njeri dhe komunitet z. Demi nė shtjellimin e tij sepse e di qė mjediset i bėjnė qeveritė, a sepse ashtu ia do puna e partisė sė tij, kjo nuk ėshtė fort e qartė.
    2. Nė analizat kritike pėr njė temė a fushė zakonisht midis aspekteve negative qė kritikohen jepet ndonjė zhvillim, ndonjė gjė „pozitive“, jo pėr formė, por pėr tė pasqyruar disi realitetin qė nuk ėshtė asnjėherė bardhezi. Z. Demi nė gjithė shtjellatėn e tij nuk gjen pėr be asgjė qė ecėn, mor por asgjė normale nė gjithė kėtė jetėn tonė mjedisore. Edhe nė njė rast tė vetėm qė duket sikur do t’i japė njė notė pozitive „nė Sarandė ėshtė bėrė njė pėrpjekje pėr tė trajtuar ujėrat e zeza, por kėtė vit pompat nuk punonin“, ai duket qė s’e njeh ēėshtjen, sepse nė Sarandė vėrtet ėshtė riparuar me fonde tė BE sistemi i kanalizimeve, por ujėrat e zeza pėrsėri tė patrajtuara do tė derdhen nė det. Ndėrsa kur flet pėr liqenin e Ohrit lė nė heshtje faktin qė, me njė marrėveshje tė lidhur para tre vjetėsh me qeverinė gjermane (GTZ), aty po ndėrtohet e para pikė e trajtimit tė ujrave tė ndotura nė Shqipėri me njė fond prej afėr 16 milionė eurosh. Kur flet pėr ujin e pijshėm thotė se tė gjithė qytetet marrin nga „depo uji a ujėmbledhėsit e ujit tė pijshėm qė ndoten pėr shkak tė derdhjeve nė to tė ujėrave tė zeza“ etj. Punė e kotė t’i kujtosh zotit Demi pėrpjekjet qė kanė bėrė qytete si Tirana ose Korēa, se ai e kishte vendosur qė nė fillim qė tė mos hidhte asnjė rreze shprese nė shkrimin e tij. Stili ėshtė pikėpėrpikė ai i kryetarit tė tij tė pavdekshėm, qė s’ka thėnė ndonjėherė nė konferencat e tij tė pėrditshme tė shtypit se nė Shqipėri ndokush po punon.
    3. Sikurse e do sinopsi i tij propagandistik, tė gjitha tė zezat qė numėron e qė mezi ia mban vendi, ai ia faturon PS-sė pėrkatėsisht grupit Nano (ik). E kotė tė kujtojmė se zhvillimi i pakontrolluar i shoqėrisė shqiptare filloi qysh nė 1991 me PPSh, vazhdoi pastaj deri mė 1997 me PD pėr t’u marrė si stafetė nga PS deri nė ditėt tona. Shumė nga rrėnimet ekologjike qė numėron z. Demi kanė filluar nė 1992 a 1993. Pyjet e Golemit bie fjala janė shkatėrruar si nėn PD ashtu dhe nėn PS, pyjet e Lurės po ashtu, e njėjta gjė vlen pėr pyjet nė pėrgjithėsi, pėr shtratet e lumenjve nė pėrgjithėsi etj. etj. E vėrteta qė PS ka mė shumė nė „faturė“, ka tė bėjė vetėm me faktin se ajo ka ndenjur deri tani 7 vjet nė pushtet, dmth. dy mė shumė se PD. Nė errėsimin e syve tė tij politikė, ky shkrues ia ngarkon deri dhe pėrdorimin e ujit tė Prespės pėr vaditje qeverisė aktuale, njė ide qė ka qenė nė tė vėrtetė e shokut Vangjel Ēėrrava, ish-sekretar i parė i rrethit tė Korēės diku nė vitet 1986-87.
    Qeveria aktuale ka pėrgjegjėsi tė rėnda pėr gjendjen ekologjike tė Shqipėrisė dhe kjo nuk do ndonjė diskutim tė madh. Mjafton tė kemi parasysh projekt-marrėveshjen pėr importimin e pėrditshėm tė 4500 ton plehrash italiane nė Sharrė e Kashar ose shitjet „nėn dorė“ tė pjesėve mė tė bukura tė bregdetit tonė, ose lejimin e marrjes sė rėrės bregdetare (diē qė ka ndodhur edhe nėn PD). Dhe kėtu pėrmendėm vetėm pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejta.
    Por jemi tė sigurt se PD nė pushtet nuk do tė bėnte shumė mė ndryshe. Edhe ata, dmth. personat qė vazhdojnė dhe e drejtojnė sot, kanė bėrė veprime po aq antikombėtare. Nuk duam tė mos i urojmė kėsaj partie njė a disa projektues tė njė platforme tė vėrtetė dhe tė besueshme pėr ndryshimin e gjendjes ekologjike nė Shqipėri. Po jo njė si ky e kjo qė pamė.
    Nuk besoj se ka sot nė Shqipėri temė mė tė madhe e mė tė vėshtirė sesa mbrojtja e mjedisit. E ardhmja e kėtij vendi ėshtė pikėrisht te ruajtja e pasurive dhe bukurive tė tij tė trashėguara. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ende nuk ėshtė formuar njė lėvizje ose njė parti e fuqishme ambientale qė do tė bėhej folėse pėr tė. Dhe pėr tė ardhur ca mė keq qė, nė mungesė tė saj, probleme kaq tė ndėrlikuara qė duan angazhimin e tė gjithėve, bėhen armė propagande nė duart e partive dhe drejtuesve tė tyre tė vjetėruar.
    Sė fundi nuk po e vendos titullin nė kėtė shkrim, sepse e kam zakon qė e vendos vetėm pėr artikuj nga fushat pėr tė cilat e kam marrė. Dr. Demi e bashkangjit, megjithėse nė fund thotė se ėshtė sekretar pėr sigurinė kombėtare nė PD. A thua ta ketė doktoratėn pėr ēėshtje tė mjedisit? Apo e ka pėr punė sigurimi? Tė parėn e pėrjashtoj.



    28/08/2004

    -----

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Duhet se z. Klosi replikon me z. Demi qe meqenese makroshkrimi i ketij te fundit te permbledh gjithe floren dhe faunen e Shqiperise, shtrirja kohore duhet te filloje para 1997. Nuk eshte ide e keqe, por edhe sikur te fillojme nga koha e Oktavianit gjendja ekologjike e Shqiperise mbetet ajo qe eshte, per te cilen (duket) nuk ka kundershtim asnje pale.

    Kultura e popullit thote z.Klosi eshte primati i shkaterrimit. Interesant si ndryshoka kultura. Para 1992 Shqiperia mbahej si vend me kulture ekologjike te larte. A thua te jete rastesi qe kultura eshte me e larte aty ku lejohet kultivimi i saj (rregullat, ligji, drejtesia), dhe mundesia ekonomike.

    Kultura (dhe cdo kulture tjeter publike) Ekologjike fillon me vendimet e qeverive dhe me imponimin e tyre nga forcat perkatese. Qeverite e cilitdo vend po jo ajo shqiptare, do kerkonin reparacione per katastrofa si e Himares, nuk do sillnin plehra nga e qyterimet e larta ne oborrin e vet, nuk do lejonin helmatisje te lumenjve, nuk do firmosin per firmat sllave te ndynin lagunat me vlere te larte ekologjike dhe arkeologjike, ...e lista vazhdon. Mbase z.Klosi ka harruar qe vec policise financiare ne vendet me "kulture te larte", ka edhe polici ekologjike, qe i bie te jete e panevojshme neqoftese vendet e tjera do bazoheshin ne "kulturen" publike. Mbase z. Klosi nuk i ka zene veshi, qe industria e plehrave ka perqindjen marginale me te larte te fitimit, per shkak te investimeve kolosale shteterore, te kushtezuara nga nevoja per te ruajtur standarte njerezore te jeteses?

    Mos mendon z. Klosi se cdo qeveri shqiptare e ka "de facto" perqindjen e vet te lejuar te demtimit, mjafton te jete ne sfere tjeter nga e qeverise parardhese, por i takon popullit te kulturohet e t'i restauroje katastrofat. Mbase z. Klosi do kete miresine te na thote: si propozon ta "kulturoje" popullin e pakulturuar shqiptar?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 28-08-2004 mė 10:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •