shekulli
-----
BLASFEMIA
Arbėn XHAFERI
Nga Iraku vijnė imazhe tė llahtarshme qė janė pasojė e akteve tė ndryshme terroriste. Dikush dikė e grabit, dikush dikė e vret dhe askush nuk jep shpjegime racionale pse veprohet nė kėtė mėnyrė. Sa mė makabėr ėshtė krimi aq mė sofistike janė arsyet. Nė njė skenė, tashmė tė klishetizuar, transmetuar pėrmes mediave elektronike shihen disa njerėz tė maskuar qė qėndrojnė nė mėnyrė patetike mbi kokėn e viktimės dhe lėshojnė mesazhe kanosėse shteteve tė ndryshme tė botės qė janė pjesmarrėse nė fushatėn amerikane pėr tė vendosur rendin nė Irak, nė njė shtet dhe shoqėri ku ka mbretėruar voluntarizmi arrogant, despotik i klanit tė Sadam Huseinit. Njėri nga grabitqarėt i afrohet viktimės, i cili ėshtė po ashtu musliman dhe duke u thirrur nė emėr tė zotit ( Allahu ekber) e ekzekuton atė. Fjalia e fundit e viktimės ėshtė Lavdi Zotit( Subhan Allah). Nė emėr tė zotit dikush arrin ta vrasė krijesėn e zotit tė cilin nuk arrin ta mbrojė as zoti vetė.
Nga ana tjetėr qytetari i thjeshtė i planetit tonė, pėrmes mediave qė globalizojnė ēdo gjė, informohet pėr eksistencėn e njė ideri tė ri, tė njėrit nga qindra fraksionet politike qė u shfaqėn nė Irak si kėrpudhat pas shiut. Sasia e fatkeqėsisė qė shkakton ai na detyron tia mbajmė emrin e tij tė komplikuar. E quakan Muqtada al- Sadr. Ai nė ekrane rrezaton me vetėbesim, i sigurtė nė vete, kanosės dhe i bindur se ėshtė nė funksion tė ideve sublime. Kur ishte nė pushtet despoti Sadam Husein kėta liderė egocentrikė, tė mbushur me vetėbesim, pa dilema religjioze, morale, intelektuale dhe politike ishin askund. Shtrohet pyetja cili ishte shkaku qė kėta tė heshtnin dhe tė strukeshin nė margjinat e shoqėrisė qė funksiononte jashta parimeve islame, ndėrkaq pas largimit tė tij shfaqen nė skenė aq vrullshėm dhe aq armiqėsorė kundėr atyre qė ua sollėn lirinė politike, kombėtare dhe fetare? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: ata dinė se forcat ndėrhyrėse veprojnė sipas normave qytetėruese dhe janė tė parashikueshėm, ndėrkaq, diktatori si ēdo diktator ėshtė i paparishikueshėm, ngaqė standardi i vetėm qė respektonte ai ėshtė vullneti i tij.
Amerikanėt dhe aleatėt e tyre sot kanė telashe pikėrisht me ata qė pėrfituan nga kjo ndėrhyrje kundėr pushtetit diktatorial tė Sadam Hyseinit. Kėta janė muslimanėt e sektit Shia qė ishin posaēėrisht tė shtypur nga regjimi i klanit tė Huseinit. Ėshtė shumė vėshtirė tė shpjegohen motivet e rezistencės sė tyre ndaj ēliruesėve. Ata thirren nė motive religjioze , ngujohen nėpėr xhami duke tentuar tė lėshojnė mesazhe tė fuqishme dhe mobilizuese kundėr amerikanėve gjoja se ata luftuakan kundėr islamizmit edhe pse ėshtė fare e qartė se amerikanėt e tolerojnė islamin nė shtetin e tyre, madje stimulojnė thellimin e besimit tė ēfarėdo ngjyrimi pėr ti pėrforcuar principet morale nė shoqėri.
Pėr tė analizuar paradoksin e rebelimit absurd tė Muqtada al- Sadr-it duhet vėnė nė spikamė njė fenomen qė e shoqėron levizjen politike qė quhet fondamentalizėm islamik. Kjo lėvizje nuk ėshtė aspak fetare dhe nuk synon tė marrė nė mbrojtje vlerat e islamit, as tė krijojė njė hapėsirė pėr proselitizėm islamik, por thjeshtė ėshtė njė lėvizje parapolitike me prefiks kolektivist, ashtu sikurse dikur ishte komunizmi. Fenomeni qė e tipizon kėtė lėvizje politike ėshtė legjitimimi i rrejshėm. Nė politikėn e vėrtetė gjithmonė vendoset nė peshore mėnyra e legjitimimit. Nė shtetet e vėrteta demokratike janė vendosur rregulla dhe proēedura sesi legjitimohet njė politikė dhe bartėsit e saj. Deri mė tani zgjedhjet e lira demokratike janė treguar si forma tė vetme plauzabile pėr legjitimim tė njė politike. Nė lėvizjen politike qė gabimisht identifikohet me nocionin e fondamentalizmit islamik mungon krejtėsisht mėnyra demokratike e legjitimimit. Atė e ka zėvendėsuar imponimi pėrmes dhunės, ose pėrmes abuzimit me Zotin. Tė thirresh nė Zot pėr ta realizuar bindjen tėnde politike ėshtė blasfemi e tipit mė arrogant, fyerje e Zoti, qyfyr. Ata, pėrfaqėsuesit e kėsaj lėvizje politike nuk janė tė zgjedhur nga populli dhe sipas tė gjitha gjasave me politikėn qė e ndjekin asnjėherė nuk do tė zgjidheshin, prandaj, pėr tė fshehur kėtė mangėsi kruciale thirren nė Zot dhe hiqen sikurse janė emėruar nga ai vetė. Kur iu mungon argumenti pėr ēkadoqoftė ata, nė mėnyrė tejet vullgare thirren nė Zot, duke e pėrdorur si xhoker. Pėr tė kontrabanduar kėtė mashtrim kolosal duhet tė ekzistojė njė mjedis shoqėror parapolitik ku normat politike dhe demokratike nuk ekzistojnė, apo ekzistojnė nė trajtėn e njė farse ofenduese. Nė mjediset ku ekziston njė kulturė politike dhe demokratike , kėto forma tė legjitimimit tė rrejshėm politik nuk do tė mund tė shfaqeshin as nė situatat e krizave mė tė thella shoqėrore.
Ēėshtė e vėrteta, manipulimi, abuzimi me Zotin nė sferėn e politikės ėshtė i vjetėr sa vetė historia njerėzore, duke filluar qė nga faraonėt qė e mbanin veten si krijesa tė emėruara nga vetė Zoti e deri tė mbretėrit evropianė tė mesjetės sė hershme qė hiqnin veten se kanė legjitimitet hyjnor.
Pėr tė abuzuar nė mėnyrė kaq arrogante me Zotin duhet tė ekzistojė nė njė mjedis naiv politik, nė njė mjedis ku tė drejtat njerėzore dhe liria e fjalės dhe e mendimit janė ndrydhur sistematikisht.
Thirrja nė Zot pėr tė bėrė krim, pėr tė vrarė krijesat njerėzore tė vetė Zotit ėshtė blasfemi e llojit mė ateist. Kjo blasfemi ka dy forma tė shfaqjes: nė emėr tė Zotit krijohet fatkeqėsia , tragjedia kundėr njerėzve tė tjerė, ose nė mėnyrė sa arrogante, po aq edhe qesharake merret nė mbrojtje Zoti nga tė tjerėt. Nė shembullin e Muqtada al- Sadr-it i kemi shumė tė qarta tė dyja format e veprimit. Ai e mbron Zotin nga tė tjerėt kur dihet nė parim se Ai nuk mund tė rrezikohet nga askush dhe krijon tragjedi tė tjerėve duke u prirė nė mėnyrė jolegjitime nė njė konfrontim tė papėrgjegjshėm, tė rrezikshėm, tė panevojshėm dhe absurd.
Krahas legjitimimit tė rrejshėm si karakteristikė vijuese e kėtyre lėvizjeve parapolitike ėshtė mungesa e pėrgjegjėsisė pėr pasojat e politikės qė e ndjekin. Me rastin e liderizmit ilegjitim tė Muqtada al- Sadr-it spikatet fare lehtė mungesa e pėrgjegjėsisė sė tij pėr fatet e njerėzve dhe tė ideve. Pėrgjegjėsia ėshtė pjesė e pandashme e politikės. Vetėm me dimensionin e parapolitikės, ku liderėt nė mėnyrė tė rrejshme legjitimohen mund tė shfaqet papėrgjegjėsia pėr proceset politike me vlerat njerėzore nė to. Ėshtė e qartė se Muqtada al- Sadr do tė dėshtojė ushtarakisht dhe politikisht , ashtu si origjinali paraprak i tij , shumė mė i fuqishėm dhe mė i rrezikshėm , Sadam Huseini. Kėtu nuk ka dilemė, por shtrohet njė tjetėr dilemė: kush do tė japė pėrgjegjėsi pėr viktimizimin e njerėzve qė u futėn nė njė konflikt absurd dhe pėr dėmet qė i bėhen imazhit islam dhe muslimanėve anekėnd botės? Aty ku mungon legjitimimi demokratik politik, aty nuk ekziston as ndjenja elementare e fajėsisė, e brengės, e pėrgjegjėsisė pėr pasojat.
Karakteristikė e tretė e kėtyre lėvizjeve parapolitike, nė esencė anarkiste ėshtė autoritarizmi. Mungesa e procedurės demokratike tė legjitimimit, mungesa e ēfarėdo pėrgjegjėsie kompesohet duke u thirrur nė autoritet. Autoriteti mund tė jetė Zoti, lideri politik, apo ai fetar. Ky autoritet, ky institucion nė kėto kontekste parapolitike ka funksionin e amnestimit nga faji, nga pėrgjegjėsia. Duke u thirrė nė tė legjitimohet ēdo veprim, sidomos ato qė prodhojnė tragjedi. Ai i falė mėkatet, i mbulon fajet dhe parandalon ēfarėdo kėrkese pėr pėrgjegjėsi.
Lideri i vogl muslimanėve Shia, Muqtada, tė cilėt u ēlirua nga kthetrat e Sadam Huseinit falė ndėrhyrjes amerikane, tani nė prag tė dėshtimit tė tij kėrkon fshehje nė autoritetin e njė lideri tjetėr, mė i madh se ai, i pakompromentuar, klerikut mė tė respektuar tė Irakut Imam Ali al- Sistanit. Nė fund tė kėsaj storie patetike, ai qė e legjitimoi veten nė mėnyrė tė rrejshme, nė emėr tė vlerave sublime fetare, ai qė abuzoi nė emėr tė zotit dhe tė besimtarėve tė sinqertė deri nė naivitet, ai qė synon tė fshehė pėrgjegjėsinė e vet duke u thirrur nė autoritet tjetėr, ai pėrfundimisht abuzon edhe me objektin fetar tė rėndėsisė parėsore pėr muslimanėt Shia, Xhaminė e Imam Aliut. Ky personazh i ri parapolitik, me emėr qė vėshtirė mbahet mend, Muqtada al- Sadr, qė duket plot vetėbesim, i papėrkulshėm, qė si Davidi e sfidon Goliatin, nė thelb ėshtė njė person i papėrgjegjshėm qė fshihet pas autoriteteve dhe simbolėve tė ndryshme, Zotit, Imam Ali al-Sistanit, formacionit si ushtarak Armata Mehdi, apo xhamisė me peshė kulti Imam Aliu. Kur forcat e sigurisė irakiane, tė pėrkrahur nga ushtarėt amerikane i afrohen xhamisė nė fjalė, lideri ilegjitim parapolitik Al- Sadri nė fund krijon konfuzion edhe mė tė madh duke u shprehur se ēelsat e xhamisė do tia dorėzojė vetėm klerikut autoritativ al Sistanit, sikurse preteksti i konfliktit qenka posedimi i xhamisė sė Imam Aliut.
Kjo bartje e vėmendjes nga sfera e parapolitikės nė atė tė fesė, pra te xhamia e abuzuar nga vetė luftėtarėt e formacionit siushtarak, me emėr kumbues, Armata Mehdi, njėra nga qindra tė ngjajshme qė nuk janė as armata, as diēka tjetėr qė mund tė ketė funksion mbrojtės, ėshtė manipulimi kryesor qė bėhet me opinionin arab, musliman dhe botėror nė pėrgjithėsi. Ndėrhyrja amerikane kundėr regjimit despotik tė Sadam Huseinit paraqitet si luftė e krishterėve kundėr muslimanėve. Sadam Huseini i cili mizorisht i vriste muslimanėt kurd, apo ata tė sektit Shia duke mos respektuar asnjė nga parimet kuranore qė i parandalojnė veprimet e tilla, kur u ballafaqua me forcėn amerikane u pėrpoq tė fshihet prapa njė paravani sublim, atij islamik, pėr tė mobilizuar muslimanėt e botės ta mbrojnė regjimin e tij qė nuk respektonte as Zot as ligj. Por, kur despoti ateist qė i parapėlqente maniret oksidentale, qė ēonte jetė glamuroze, Huseini, nuk arriti ti mobilizojė muslimanėt e botės, as tė nxisė konfliktin global islamo-krishter, kėrkoi strehim nė njė birucė qė ishte fyerje pėr dinjitetin e tė gjithė muslimanėve. Muqtada al- Sadr tė paktėn ka gjetur njė objekt mė dinjitoz pėr fshehje, xhaminė e Imam Aliut, duke pėrforcuar argumentin se ai do tė flijonte ēdo gje pėr tė dalė nga anonimiteti dhe pėr ta shpėtuar veten. Shpresa e tij e fundit, ashtu si edhe e Sadam Huseinit ėshtė mobilizimi i muslimanėve kundėr tė krishterėve, prandaj i luten Zotit qė amerikanėt, a dikush tjetėr ta dėmtojnė, ta blasfemojnė objektin e kultit pėr muslimanėt Shia, Xhaminė e Imam Aliut. Janė fshehur aty jo pėr tė luftuar, por pėr ta shpėtuar veten ose pėr ta nxitur katrahurėn, pėrmasash tė pakontrollueshme. Kjo ėshtė logjikė anarkiste i tipit bakunian qė dėshtoi duke prodhuar efektin e kundėrt: instalimin e sistemit totalitarist autoritar komunist sovjetik.
Askush nė Irak, as nė vende tjera tė botės nuk i sfidon vlerat islame, por konceptet anakronike politike qė nėpėrkėmbin tė drejtat e njeriut dhe liderėt autoritar tė cilėt me voluntarizmin dhe papėrgjegjėsinė e tyre e nxisin terrorizmin qė sfidon paqėn nė botė.
Ndėrhyrja nė Irak nuk do ta dėmtojė nė asnjė mėnyrė vlerat islame, por do ta pėrshpejtojė procesin e demokratizimit tė shoqėrive feudale tė rajonit dhe do ti shpėtojė vetė muslimanėt nga konfrontimet absurde me shoqėritė mė demokratike tė botės. Duhet tė kuptohet fare qartė se viktimė kryesore e kėtyre politikave qė e konfrontojnė idiotikisht islamin me krishterimin do tė jenė muslimanėt e periferisė, ku puqen kėto besime qė nė vete nuk pėrmbajnė asnjė motiv pėr konfrontim.
Ndėrhyrja nė Irak tashmė ka hapur debatin i cili do ta shkėrmoq sistemin autoritar tė vlerave qė pengon demokratizimin e vendeve tė cilėsuara si islamike.
28/08/2004
KATEGORIA: Analiza
------
Krijoni Kontakt