Nė 30 korrik qeveria miraton prokurimin pa tender tė hapur tė 45 mld lekėve, pėr rikonstruksion rrugėsh
Nano firmos fshehtas 45 miliardė
Shkelet ligji Pėr Prokurimin Publik. Miratohen pa tender 10 miliard. Ligji parashikon jo mė shumė se 20 milion
Klodian Rado
TIRANE - Tė 10 Vendimet e Kėshillit tė Ministrave tė datės 30 korrik, ku pa tender tė hapur, mė tepėr se 40 milionė dollarė amerikanė do tė shpenzohen nga xhepat e taksapaguesve shqiptarė - janė nė kundėrshtim flagrant me ligjin. Pėr Prokurimin Publik. Shkelja e parė e ligjit nė fjalė ka tė bėjė me mungesėn e transparencės nga ana e qeverisė, e cila para njė muaji deklaroi se miratoi financimin e disa rrugėve, por jo mėnyrėn se si prokuroheshin mbi 40 milion $. Ligji Pėr Prokurimin Publik , pėrcakton se ka si qėllim tė sigurojė ndershmėrinė, besimin publik dhe arritjen e transparencės nė prokurimin publik.
Nga 10 vendimet qė janė marrė nga Kėshilli i Ministrave, nė 7 prej tyre ėshtė vendosur qė, punimet publike pėr rikonstruksionin e disa rrrugėve tė bėhen me anė tė njė procedure tė veēantė tė prokurimit, kėrkesės pėr kuotim, kurse 3 tė tjera tė bėhen me anė tė prokurimit tė drejtpėrdrejtė. Procedura e kėkesės pėr kuotim, sipas ligjit mund tė pėrdoret vetėm kur plotėsohen disa kushte ligjore tė tjera. Nė nenin 23 tė ligjit Pėr Prokurimet Publike, parashikohet se: Enti prokurues mund tė pėrdorė prokurimin nėpėrmjet "Kėrkesės pėr kuotim", pėr blerjen e mallrave tė gatshme dhe pėr prokurimin e ndėrtimeve e shėrbimeve pėr tė cilat ka treg tė stabilizuar, por me kusht qė vlera e pėrllogaritur e kontratės tė jetė brenda njė kufiri monetar, i pėrcaktuar nė rregullat e prokurimit. Pra ligji, nė kėtė rast, shprehet qartė se kėrkon kushtin qė vlera e kėtyre shpenzimeve qė pėrdoret pėr ndėrtimet, shėrbimet apo mallrat qė do tė prokurohen, kanė njė treg tė stabilizuar dhe vlera e kontratės ėshtė e vogel, dhe tė mos e kalojė kufirin e pėrcaktuar nė rregulloret pėr prokurimet. Kėto limite, qė nga Prill i 2003, pėr Kėrkesėn pėr Kuotime, kane qėnė: 2,000,000 lekė pėr Ndėrtime; 1,000,000 lekė pėr Mallra dhe 500,000 lekė pėr Shėrbime. Por kėto kėrkesa tė normave juridike nuk janė marrė aspak parasysh nga Kėshilli i Ministrave, i cili ka vendosur tė shpenzojė 1miliard lekė pėr sistemimin dhe asfaltimin e rrugės Orikum Vlorė, jo me tender tė hapur por me kėrkesė pėr kuotim, dhe rreth 45 milionė dollarė amerikanė, po me tė njejtėn mėnyrė, pėr tė gjitha akset e tjera. Ndėrsa normat juridike vendosin kufinj prej 2 milionė lekė si maksimum pėr ēdo shpenzim publik, tė bėrė me anė tė procedurės sė prokurimit kėrkesė pėr koutim, Kėshilli i Ministrave vendos tė lejojė qė me kėtė procedurė tė shpenzohen, pėr ēdo kontratė punimesh publike, shuma tė tilla si: 1 miliard lekė, 550 milionė lekė, apo 280 milione lėke, shuma tė cilat e kalojnė disa qindra herė kufirin juridik tė lejuar.
Shmagia e tenderit
Ndėrsa ligji Pėr Prokurimet Publike parashikon qartė nė nenin 17 tė tij se: Enti prokurues, duhet tė pėrdorė "Tenderin e hapur" si procedurė tė preferuar tė prokurimit.
Sipas ligjit, enti prokurues, pra organi shtetėror, tė cilit i vihen nė dispozicion fonde publike pėr prokurim, mund tė pėrdorė procedura tė tjera pėrveē tenderit tė hapur, vetėm nė raste tė veēanta. Dhe pėr mė tepėr, pėr Kėshillin e Ministrave ligji sanksionon se: Kėshilli i Ministrave, nė raste tė veēanta, emergjente, ose tė forcave madhore, mund tė lejojė pėrdorimin e njė procedure prokurimi, pėrveē tenderit tė hapur, nė situatat e parashikuara nė nenet 18, 19, 20, 21 dhe 22. Pra, ligji nuk lė vend pėr interpretim, por shpreh nė mėnyrė tė prerė se Kėshilli i Ministrave mund tė lejojė njė procedurė tė jashtėzakonshme prokurimi vetėm pėr njė rast tė veēantė, pėr raste emergjente, apo pėr rastet e forcės madhore, dhe vetėm kur plotėsohen kushtet e ligjit. Qėllimi i ligjit ėshtė qė tė nxisė pėrdorimin ekonomik dhe efektiv tė fondeve publike nga entet prokuruese, dhe tė sanksionojė nė mėnyrė urdhėruese se duhet tė pėrdoret "Tenderi i hapur" si procedurė e preferuar e prokurimit, ndėrsa kėto Vendimet e Kėshillit tė Ministrave kanė pėrdorur nė kundėrshtim me ligjin, procedura tė jashtėzakonshme pėr shpenzimet e fondeve publike, nė njė kohė qė nuk jemi para njė rasti tė veēantė ligjor.
Prokurimi i drejtėpėrdrejtė
Per prokurimin e drejtpėrdrejtė ligji parashikon kėto kushte:
Enti prokurues mund te perdore prokurimin e drejtperdrejte, ne rast se kjo procedure nuk do te perdoret me qellim qe te shmange konkurrencen e mundshme, ose ne nje menyre e cila do te shkaktonte nje diskriminim ndermjet kandidateve; si dhe
kur ne mungese te konkurrences per arsye teknike, mallrat ndertimet ose sherbimet sigurohen vetem nga nje kandidat ose kur nje furnizues ose kontraktues ka te drejten ekskluzive per mallrat per ndertimet ose per sherbimet dhe nuk ekziston nje mundesi tjeter zevendesuese. Pra kėto vendime tė Keshillit tė Ministrave, duhet tė arsyetohen vetėm sipas kėtyre dispozitave urdhėruese tė ligjit, sepse si akte nėn-ligjore qė jane, duhet tė dalin nė bazė dhe pėr zbatim tė ligjit. Por pothuaj nė asnjėrin nga vendimet e Kėshillit tė Minsitrave, nuk arsyetohet nje gjė e tillė, apo tė justifikohet per shkak emergjence, pėrvec rastit tė asfaltimit te rrugės Jergucat-Sarande, ku parashikohet njė afat 15 ditor pėr pėrfundimin e punimeve.
Krijoni Kontakt