Nga Fotaq Andrea
Gazeta franceze La Croix (Kryqi) e datės 28 qershor 1933, nėn titullin Kush e qeveris Shqipėrinė? boton letrėn e priftit shqiptar nė mėrgim Francesk Karma, ku demaskohet politika antikombėtare dhe antikatolike e Ahmet Zogut. Artikulli shoqėrohet me njė foto tronditėse, varjen e priftit martir Gjon Gazulli si dhe portretin e tij fisnik. Dom Gjon Gazulli, lindur nė Dajē tė Zadrimės mė 26 maj 1893 u urdhėrua prift mė 5 gusht 1919.
Nė ēastin e varjes sė tij, fjalėt e fundit qė tha ishin: Jam dhe po vdes i pafajshėm. Ia fal jetėn time Perėndisė pėr Shqipėrinė. Rroftė Mbreti-Krisht. Rroftė Kisha Katolike. Rroftė Papa. Rrofshin Shqipėria dhe Shqiptarėt e vėrtetė. Fotografia, e pabotuar asnjėherė, u realizua nė Shkodėr mė 5 mars 1927, ditėn e martirizimit tė priftit tė ri 34 vjeēar dom Gjon Gazullit, ndonėse nė Shqipėri ishte ndaluar rreptėsisht tė fotografoheshin dėnimet me vdekje.
Para disa javėsh, me njė shkrim mjaft tė goditur, Shqipėri e shenjtorėve, Z. Besnik Mustafaj pasqyroi njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e qytetėrimit shqiptar tė tė gjitha kohėrave, siē vinte ai nė dukje me tė drejtė: mbajtjen, nė katedralen e Shkodrės, tė seancės sė fundit tė Gjyqit Kishtar Kanonik pėr shpalljen Martirė tė Kishės Katolike tė 40 klerikėve e laikėve tė ekzekutuar gjatė shek. XX nė trojet shqiptare. I fundit qė mbyllte listėn e kėtyre klerikėve martirė, qė presin tė shenjtėrohen nga Papa Benedikti XVI (le tė shpresojmė sa mė shpejt!) ėshtė pikėrisht Gjon Gazulli, viktimė e kohės sė mbretėrisė shqiptare.
Me njė frėngjishte tė rrjedhshme, me tė dhėna historike interesante, si dhe me njė penė tė fuqishme denoncuese, prifti Francesk Karma vė mirė pikėn mbi -i- lidhur me dasitė fetare nė Shqipėri kur thekson nė letrėn e tij se masat shqiptare myslimane gjithmonė kanė dashur tė jetojnė nė paqe vėllazėrore me katolikėt, por janė krerėt ata qė ushqejnė urrejtjen fetare. Nga ana tjetėr, kjo letėr pėrbėn njė burim me interes historik dhe mjaft ide tė trajtuara nė tė kanė njė tingėllesė aktuale.
Sot, kur 40 martirėt e Kishės Katolike shqiptare qė presin tė shenjtėrohen, i bėjnė nder mbarė kombit shqiptar, nuk ka si tė mos shtrohet nė rendin e ditės, pėr tė kėrkuar zgjidhje tė shpejtė, edhe ēėshtja e shenjtėrimit tė martirėve tė Kishės Ortodokse shqiptare, Nolit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit me shokė, qė tė gjithė e mbi tė gjitha iu pėrkushtuan me shpirt e patriotizėm tė flaktė Ēėshtjes sė madhe kombėtare shqiptare, ringjalljes e pėrparimit tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar.
Po japim mė poshtė tė pėrkthyer tė plotė letrėn e priftit Francesk Karma, botuar nė organin francez La Croix nėn moton e ImZot Gibier qė thotė: Mė shumė se sa fjala e shkruar apo e folur, ėshtė shembulli ai qė udhėheq botėn. Mund tė vihet nė dyshim ēiltėrsia e fjalės, por ska se si tė mos besohet shembulli i dhėnė. Fjala ėshtė e diskutueshme, shembulli flet vetė.
Letėr e njė prifti shqiptar : Kush e qeveris Shqipėrinė?
Shqipėria vend i vogėl, qė u zvogėlua edhe mė shumė si rrjedhojė e traktateve tė ndryshme ndėrkombėtare nė favor tė shteteve kufitare ėshtė pak e njohur nė Francė. Mė shumė se gjithēka tjetėr, ndjej keqardhje qė katolikėt francezė kanė njohuri tė cekėt pėr njė bėrthamė katolikėsh tė cilėt pėrbėjnė shumicėn nė pjesėn veriore tė kėtij vendi. Mbase nuk njihen sa duhet luftėrat e ndėrmarra nga ata kreshnikė pėrgjatė shekujve pėr pavarėsinė e atdheut tė tyre, pėr emancipimin nga zgjedha e huaj, pėr fenė, kulturėn dhe artet. Nuk dua tė kėrkoj kėtu shkaqet qė kanė penguar nė Francė njė njohje mė tė gjerė tė kėtij vendi, ose qė kanė vonuar njė kontakt mė tė ngjeshur e mė tė vijueshėm midis popullit tonė tė vogėl shqiptar dhe kėtij populli tė madh e tė shquar tė Francės.
***
Nuk ėshtė e mundur tė shkruhet historia e njė populli brenda kornizave tė njė artikulli gazete. Rrjedhimisht do tė kufizohem nė njė relacion tė shkurtėr, mbėshtetur mbi njė numėr faktesh domethėnėse qė ndihmojnė tė hidhet dritė nė subjektin qė dua tė trajtoj.
E pakta qė mund tė thuhet ėshtė se nė Francė, nuk janė harruar aktet heroike tė katolikėve kreshnikė tė fisit tė Mirditės gjatė luftės ruso-turke (1855). Pikėrisht nė atė kohė, ata malėsorė trima, falė guximit tė tyre shpėtuan, gjatė betejės sė Sevastopolit, njė regjiment tė tėrė Francezėsh qė ishin nė rrezik zhdukjeje mė se tė sigurt pėrballė sulmeve tė trupave ruse. Kreshnikėritė e Mirditasve gjatė kėsaj beteje fitimtare ngjallėn nė atė kohė admirimin e mbarė Francės. Nė mirėnjohje tė atij akti tė lartė trimėrie nė njė rrethanė aq kritike, perandori i Francezėve Napoloni III i bėri dhuratė njė shpatė Shqiptarit katolik Bib Doda, duke e emėruar atė princ tė Mirditasve. Dhe qė nga ajo kohė, Franca bėri ēmos tė mbronte Mirditasit nga tėrė goditjet qė Turqia ka dashur tu bėjė. Dhe kjo mbrojtje, qė atėherė, u shtri tek tė gjithė katolikėt e Shqipėrisė, qė kujtojnė edhe sot e kėsaj dite me simpati e mirėnjohje atė mbrojtje tė efektshme.
Turqit, mbėshtetur nė institucionet e tyre fetare, u bėnė mundimtarėt dhe shtypėsit e katolikėve, duke u ndihmuar le ta themi me keqardhje nė atė ndėrmarrje tė turpshme e tragjike brenda vetė Shqipėrisė, nga disa kategori tė bashkėpatriotėve tanė kaluar nė islam. Fara e keqe e sektarizmit kundėr katolikėve, pėrhapur nga Turqit veēanėrisht tek paria shqiptare myslimane, prodhoi pėrgjatė tri shekujve frytet e veta mė tė kėqija, dhe pėr fat tė keq vazhdoi ti prodhojė edhe mė tė helmėta qėkurse njė pjesė e Shqipėrisė u shpall e pavarur qė para njėzet vjetėve. Pėr rrjedhojė, katolikėt shqiptarė ndjejnė tė rėndojė mbi ta njė atmosferė e rėndė vdekjeprurėse.
Nė tė vėrtetė, duhet thėnė se masat myslimane shqiptare, tek ndjejnė ndoshta keqardhje qė kanė lindur jashtė katolicizmit, gjithmonė kanė dashur tė jetojnė nė paqe vėllazėrore me katolikėt. Duke pėrfituar nė tė gjitha rastet pėr tė nxitur tek ta fanatizmin fetar mysliman, janė vazhdimisht krerėt ata qė kanė ushqyer urrejtjen katolike.
Ndėr tė rekrutuarit e kėtij edukimi tė kobshėm turk anti tė krishterė duhet tė pėrmendim mbretin e sotėm tė Shqipėrisė, Ahmet Zogun.
Kush ishte Ahmet Zogu?
Themeluesi i gjenealogjisė sė njohur tė kėtij mbreti Zog quhej thjesht Zogu. Cub shumė i fuqishėm dhe kriminel fort i njohur, ky Zogu i parė qe bėrė i tmerrshėm nė Mat, fshati i tij i lindjes, si dhe nė fshatrat pėrreth. Qeveria e sulltanėve tė Kostandinopojės diti ta bėjė pėr vete kėtė cub dhe i dha pėr mė tepėr titullin e beut si titull fisnikėrie. Mė pas, pasuesit e kėtij Zogu morėn edhe titullin mė tė lartė, atė tė pashait. Zogut tė parė pra iu njoh pushteti mbi Matin dhe rajonin pėrreth. Iu besua nė mėnyrė tė posaēme pėrkujdesi pėr tė shtypur katolicizmin nė vendet qė u vunė nėn administrimin e tij. Duhet shėnuar se pėrgjithėsisht, qeveria e Turqisė u jepte tituj dhe funksione cubave e kriminelėve.
Ėshtė pikėrisht ky Zogu, dhe mė pas bijtė e nipėrit e tij qė, etapė pas etape, detyruan nėpėrmjet forcės fshatra tė tėra si Predhi, Macukulli, Kulla e Pashės, njė pjesė e Lurės, etj. tė braktisin fenė katolike e tė shndėrrohen nė myslimanė. Njeri i dhėnė pas tėrė mizorive dhe plaēkitjeve, stėrgjyshi i mbretit tė sotėm tė Shqipėrisė terrorizonte krejt rrethinat. Deri vitet e fundit, nė oborrin e banesės sė Zogollinjve nė Mat lulėzonte e shėndetshme e ndoshta ekziston edhe sot pema tradicionale nė tė cilėn u varėn tėrė ata katolikė dhe tėrė ata njerėz tė gjykuar si kundėrshtarė tė kėsaj familjeje... Pėrfundimisht, duke lėnė Matin pėr tė shkuar nė Tiranė, ky stėrgjysh famėkeq u vra nė kėtė qytet para gati njėqind e njėzet vjetėsh tek mbante nė kurriz njė thes mbushur me objekte tė vjedhura nė treg. Dhe ėshtė qesharake tė thuhet qė pasuesi i kėtij individi ka ngritur kohėt e fundit nė Tiranė njė monument mbi varrin e atij ish stėrgjyshi.
Sa pėr edukimin qė mbreti i Shqipėrisė mori nė familjen e tij, ky edukim bėri qė nė shpirtin e tij tė hedhė rrėnjė duke iu futur nė mėnyrė tė natyrshme edhe nė gjak, urrejtjen ndaj katolikėve nė Shqipėri, pėrndjekja dhe shkatėrrimi i tyre. Historinė e stėrgjyshėrve tė tij ai e shihte tė vaditur me gjakun e katolikėve dhe tė kundėrshtarėve tė familjes sė tij, derdhur aq bollshėm.
Pėr tė plotėsuar kėtė urrejtje anti tė krishterė, mbretit Zog iu deshėn jo mė shumė se tre vite studimi tė bėra nė gjimnazin Nemunei Terekki nė Konstandinopojė, ku me pėrjashtim tė atij tėrbimi satanik kundėr katolikėve dhe tė njėfarė ligėsie bizantine, nuk pati ndonjė pėrparim tė dukshėm nė studime tė tjera. Thjesht kohėzgjatja e kėtyre studimeve prej tre vjetėsh lejon tė gjykohet se sa kulturė kishte ai!...
Kur Zogu sapo mbushi moshėn 19 vjeēare pėr aq sa mund gjykohet pėr kėtė moshė nga sa thoshin vetė familjarėt e tij, pėrderisa nuk kishte gjendje civile qeveria e sulltanit kėrkoi tė merrte frytin e kėtij edukimi tė dhėnė, si dhe tė konkretizonte urrejtjen qė Zogu kish mėsuar aq mirė. Mė 1912, qeveria turke i dha gradėn e majorit dhe i besoi 4000 pushkė. Kostandinopoja kish frikė se mos revoltoheshin fiset katolike dhe veēanėrisht Mirditorėt, gjė qė e kishin bėrė shumė herė. Njė rebelim i ri do mund tė sillte si rezultat ēlirimin e krejt Shqipėrisė nga sundimi turk sepse qeveria turke nuk do mund ta shtypte dot.
Ahmet Zogu u ngarkua pra pėr tė shpėrndarė 4000 pushkėt tek besnikėt e tij tė Matit dhe nėse katolikėt ngriheshin nė revoltė, ai duhej tė bėnte qėndresė derisa tė vinte ushtria e sulltanit.
Ja pra cili ishte ai njeri! Ja pra ai Ahmet Zogu qė do mbretėronte dhe mbretėron edhe sot nė Shqipėri! Dhe ky, u dashka tė na ngjallė mes Shqiptarėve dashurinė pėr bashkimin e kombit, dashurinė pėr atdheun! Dhe ky, siē u betua faqe dynjasė, u dashka tė na mbrojė fenė e minoriteteve!... Pėr fat tė keq, ėshtė politika e gabuar fund e krye e qeverisė sė njė kombi fqinj qė i imponoi popullit shqiptar kėtė gjė tė bukur! Dhe kjo qeveri ia imponoi njė populli i cili as qė donte
tia dinte pėr njė mbret, e aq mė pak pėr njė mbret Zog!... Thuhet se sot, njerėzit e kėsaj qeverie tė huaj e kanė vėnė re gabimin trashanik qė kanė bėrė! Por, me tė vėrtetė, ėshtė shumė vonė!...
E kush nuk e di nga ana tjetėr se mbreti Zog ēeli udhėn drejt pushtetit mbretėror mė tė lartė vetėm falė atentateve e vrasjeve qė ka kryer duke paguar kriminelė, pėr tė zhdukur tėrė ata kundėrshtarė tė tij tė ēarmatosur! ...
***
Gjithkush mund tė lexojė lajmet e pakta qė gazetat japin herė pas here pėr Shqipėrinė : dhe u zihet besė kollaj atyre ēka thuhet nė gazeta. Tė dhėnat qė botojnė burojnė megjithatė, gati pėrherė, nga vetė qeveria e Shqipėrisė. Por duhet bėrė kujdes pėr tė mos u besuar!...
Nga ana tjetėr, kushdo pandeh se nė Shqipėri - qėkurse ky vend po qeveriset prej Zogut -, gjithēka ėshtė e trėndafiltė, dhe se Shqipėria ėshtė tashmė e modernizuar. Nuk ka gjė mė tė rremė. Nė fakt, Zogu bėn jetėn e njė sulltani tė vėrtetė turk, kurse populli lėngon nė mjerim. Duhet shkuar nė vend, pėr ta parė me sy dhe me mendje tė ēlirėt nga ēdo paragjykim dhe nga ēdo predispozitė. Nuk duhet gjykuar thjesht nga njė banket i shtruar nga Zogu apo nga njė prej ministrave tė tij pėr ndonjė personazh qė viziton Shqipėrinė. Nuk mund tė shihet mjerimi i njė populli pėrmes pasqyrės sė njė Fordi apo tė njė Renaulti qė ecėn me shpejtėsi pėr ti ēuar vizitorėt njė hotelin mė tė mirė tė ndonjė qyteti shqiptar. Duhet zbritur nga automobili, dhe duhet depėrtuar nė banesat e fshatarėve e tė malėsorėve. Atje mund tė shihet me sy dhimbja dhe mjerimi qė mbretėrojnė nė kėto familje tė zhveshura nga krejt tė ardhurat falė vjedhjeve e shpėrdorimeve tė mbretit tė tyre dhe tė satrapėve qė ka pėrreth.
E kush nuk kujton me tmerr e urrejtje atė ēka ndėrmori qeveria e Zogut ndaj katolikėve tė fisit tė Dukagjinit e tė Pukės!
Sipas njė plani tė studiuar mirė, Zogu nisi tė shkelė me kėmbė ēdo tė drejtė tė kėtyre fiseve. E bėri me qėllimin mė tė urryer pėr tė shkaktuar njė revoltė tė armatosur. Dhe ia arriti planit tė neveritshėm. Nė nėntor 1926, shpėrtheu nė ato male revolta kundėr qeverisė. Zogu thirri menjėherė disa prijės myslimanė tė shitur e fanatikė nga Dibra, Shkodra, Mati e Luma. I detyroi tė shkonin e tė nxisnin besimtarėt e krahinave tė tyre pėr tė rrėmbyer armėt e pėr tė mbrojtur gjoja fenė e tyre myslimane kundėr katolikėve tė fiseve nė revoltė, pėr ti parė kėta tė godisnin myslimanėt, bashkėpatriotėt e tyre, nė emėr tė zhdukjes sė islamizmit nga Shqipėria. Nuk mund tė imagjinohet se deri nė ēpikė kulmore u nxit nga regjimi fanatizmi i tėrbuar i masave myslimane tė atyre trevave, nė vetvete aq paqėsore. Dy fiset katolike tė pėrmendura u sulmuan e goditėn nga lloj-lloj bandash tė armatosura.
Pas njė luftimi tė denjė, fiset nė revoltė u detyruan tė dorėzohen. Kurrė, asnjė vend i rebeluar nė rajone armike e barbare nuk ka qenė trajtuar nga ngadhėnjyesit me njė mizori tė pėrngjashme. Tėrė fshatrat qė pėrbėnin fisin e Dukagjinit dhe atė tė Pukės u rrėnuan plotėsisht dhe u shkatėrruan me themel. Kush nuk donte apo kush nuk mundi tė largohet jashtė atyre zonave u vu nėn hekura dhe iu nėnshtrua torturave. Gra e fėmijė njohėn poshtėrime ēnjerėzore dhe u lanė tė vdesin urie e nga tė ftohtit.
Tragjedia pėrfundoi me ekzekutime kapitale. U dėnuan me vdekje, me varje, dymbėdhjetė burra nga tė kėtyre fiseve. U dėnuan po ashtu me vdekje dy priftėrinj tė pafajshėm katolikė. I pari qė nuk do harrohet kurrė ishte abati Gjon Gazulli. E varėn nė Shkodėr mė 5 mars 1927. Po japim kėtu fotografinė e tij dhe atė tė krimit tė tmerrshėm.
Prifti tjetėr i dėnuar me vdekje ishte Stefan Vjerdha, ndėshkimi i tė cilit u shndėrrua nė burgim tė pėrjetshėm.
Franēesk Karma
Prift shqiptar i mėrguar.
Krijoni Kontakt