Pellasgian, intelektualisht, njeriu behet me i ditur duke lexuar dhe mesuar, e jo duke perjetuar.
Pellasgian, intelektualisht, njeriu behet me i ditur duke lexuar dhe mesuar, e jo duke perjetuar.
Ari-intimidator
Plotesishte pajtohem me ty.
Sa me shume qe lexojme, kur kthejme koken prapa shohim sa pak dituri kishim deri dje.
Eshte nje fatekeqesi qe kemi qene te okupuar per nje kohe shume te gjate, skemi pas mundesi as te shkruajme historine tone. Historia e Shqipetarise eshte shkruar nga te huajte. Zakonishte dashamire te Shqipetareve. Ne duhet te bazohemi ne ato shkrime, te perkthehen se pari ne gjuhen tone ne menyre qe studentet e rinje te kane mundesi te fillojne mbare.
Me mikun tim ne Londer z Bejtullah Destanin keto ditet e ardheshme do te bejme paraqitjen e librit An Englishman In Albania. Nga D R Oakley Hill.
Se shpejti une do tua fali ne Prishtine ne fakultetin e historise librat qe i kam lexuar koheve te fundit. Nje e Vaso Pashes. Tri libra te shkruara per Aleksandrin e Madh. Nje per Ali Pashen dhe libra e EDWIN E. JACQUES. Qe sipas mendimit tim eshte libra me interesante e shkruar per Shqipetaret.
Te gjitha keto duhet te perkthehen ne gjuhen shqipe.
Dhe keto mospajtime jane normale, te mos hidherohemi se paku. Eshte me rendesi te punojme konkretishte sepse sipas mendimit tim ka ardhe koha tu tregojme femijeve tane se prej nga ne e kemi prejardhjen. Tani ne gjendemi ne fillimin e gjetjes se kesaj pergjegje.
Suksese te gjitheve,
http://www.revistaklan.com
Roberi apo bashkeqeverisje?
Veshtire te besosh se nje komb pushtues i ka dhene ndonjehere ne histori roberve te tij me shume pushtet se sa ka pasur edhe vete. Sic ka ndodhur me shqiptaret ne Perandorine e Osmaneve
nga Blendi Fevziu
Dy jave me pare, ndersa kthehesha nga pushimet ne Turqi, qelloi qe te ndeshja ne bulevardin qendror te Tiranes nje turme te zhurmshme makinash dhe njerezish, nje hare flamujsh dhe thirrjesh qe me bene te besoja se shqiptaret me sa duket kishin dale te gezonin per zgjedhjen e Presidentit konsensual, ose ne rastin me te paket per pajtimin pas dhjete vitesh te Nanos dhe Berishes. Ne te vertete nuk ishte as njera, as tjetra dhe as ndonje motiv me shume per nje hare te tille. Mes diellit pervelues te mesdites se qershorit, grupi i madh i njerezve po festonte fitoren e ekipit kombetar te Turqise me Senegalin dhe kualifikimin e tij per ne gjysemfinalet e kupes se Botes ne Japoni. Padyshim qe mbeta i befasuar, pasi nje hare dhe feste te tille nuk e kisha ndjekur kurre, as ne fitoret e perseritura te gjermaneve dhe italianeve, per te cilet benin tifo tradicionalisht nje pjese e madhe e shqiptareve.
I sugjestionuar nga ajo parade flamujsh te kuq dhe nga ai gezim spontan, ju riktheva edhe nje here marredhenieve tona te vjetra me Turqine. Pushimet e gjata atje, kishin risjelle edhe nje here ne vemendjen time plot fjale te harruara, fraza te vjetra degjuar nga stergjyshet qe tani s'perdoreshin me, nje liste te gjate menyje, qe kishte qene aq e njohur ne femijerine time dhe plot situata ne te cilat, pavaresisht gjeografise gjysem europiane dhe gjysem aziatike, me benin te ndihesha si ne vendin tim. Pushtimi i gjate dhe jeta e perbashket pese shekullore, qe ideja e pare qe me erdhi neper mend. Pastaj vleresova edhe nje here i bindur se pushtuesit jo gjithnje lene ato gjurme terheqjeje dhe dashurie tek ata qe kane pushtuar, aq me teper per nje kohe kaq te gjate. Si shpjegohet kjo terheqje fatale, pyeta veten, dhe ky pasion i cuditshem ndaj nje populli qe ne te gjitha tekstet e historise se Shqiperise konsiderohet si pushtuesi yne 500 vjecar? Ju riktheva edhe nje here librave dhe konsideratave me te fundit, duke besuar se ne kete marredhenie te veshtire dhe komplekse, ne kete dashuri dhe urrejtje shpesh te formesuar cuditshem, fjala pushtim nuk ishte me e gjetura. Mbase qe realisht keshtu. Turqit kishin kaluar kufijte e principatave shqiptare ne shekullin e XIV, te thirrur nga vete sundimtaret shqiptare. Qene bere pjese e luftave tona te brendshme, qene perdorur me bindjen se do te ktheheshin serish pas, por kjo nuk kishte ndodhur me kurre. Qene vendosur ne tokat e shqiptareve per te mos u larguar me per me shume se 550 vjet.
Kjo eshte vetem njera pjese e historise, ajo me e thjeshtuara dhe padyshim me e zbutura. Te ardhur nga thellesite e Azise, turqit kishin ngritur nje perandori shumekombeshe, nje perandori multietnike dhe multifetare, ne te cilen, shqiptaret qene ndjere me te privilegjuar se kurre. Qene transferuar nga tokat e tyre te ashpra ne perendim te perandorise dhe qene bere sundimtare te shkelqyer te saj. Kishin ditur te shkelqenin mbi te gjithe, te fitonin besimin e sulltaneve dhe shume here te beheshin me te fuqshem se ata vete. Keshtu kishte ndodhur me dy Vezire te medhenj (Kryeministra), Mehmet dhe Ahmet Pashe Qyprylliun ne mes te viteve 1600. Te lindur ne nje familje shqiptare ne Roshnik te Beratit, ata qene transferuar heret ne kryeqytetin Perandorak. Kishin ngjitur me nxitim shkallet e hierarkise dhe ne mesvitet 1600 ishin padyshim familja me e fuqishme ne gjithe hapesiren e gjysemhenes. Pothuajse ne te gjitha tekstet e historise Mehmet Pashe Qyprylliu njihet si njeriu qe filloi fushaten e luftes kunder korrupsionit, qe ideoi sulmin ne perendim kunder fqinjeve europiane dhe qe i ktheu Turqise, shkelqimin e shkuar.
I biri, Ahmeti, eshte padyshim Kryeministri me i famshem i gjithe epokes se Perandorise dhe njeriu qe ne tekstet e historise ndan ne dysh etapat e zhvillimit te Perandorise se Osmaneve. Shume here me i fuqishem se sa vete Sulltani, ai ndermori disa fushata luftarake ne perendim, duke pushtuar Hungarine, Cekine dhe ne fund Austrine. Vdiq kur trupat osmane qene ne dyert e Vienes dhe me te, edhe zyrtarisht filloi renia e fuqise absolute te Perandorise.
Keshtu kishte ndodhur me Mehmet Ali Pashen, nje tjeter aventurier shqiptar qe kishte marshuar drejt Kairos ne krye te nje ushtrie turke, te perbere kryesisht prej shqiptaresh, per te mundur trupat franceze atje. Kishte korrur fitore mahnitese, qe dekretuar Guvernator i Pergjithshem dhe me vone edhe Mbret i Egjyptit. Duke krijuar nje dinasti qe do te vijonte me shume se 140 vjet, deri me 1856.
Po keshtu kishte ndodhur ne ditet e fundit te saj, kur nje Vezir shqiptar, Ferid Pashe Vlora, kusheri i pare i Kryeministrit shqiptar, Ismail Qemalit, kishte tentuar te ruante kufijte dhe fuqine e Perandorise qe i ngeli ne dore. Duke u kthyer, pas renies se saj, i trishtuar ne fshatin e tij te lindjes, ne Kanine te Vlores, ku edhe vdiq ne vitet '20. E kam imagjinuar gjithnje ate, njerin prej 10- 20 njerezve me te fuqishem te globit ne fillim te viteve 1900, qe shtynte pleqerine e tij ne nje fshat te harruar si Kanina, i vetem me kujtimet dhe emrin e tij te madh.
Ju riktheva edhe nje here te gjitha ketyre rasteve pa ditur t'i jap nje pergjigje te sakte pyetjes qe po fillonte te behej befas shqetesuese: per me shume se 500 vjet kishim qene nje popull i roberuar apo bashkeqeverises ne nje perandori te paane? Ne nje prej shteteve me te medha qe ka njohur historia e botes dhe qe i dha shqiptareve hapesirat per te cilat ata kishin nevoje?
Veshtire t'i japesh pergjigje nje pyetjeje te tille, veshtire te perfshihesh ne nje seri argumentash pro dhe kunder, te cilat, sidoqofte, kane qene te retushuara ndjeshem deri me sot. Por veshtire te besosh se nje komb pushtues i ka dhene ndonjehere ne histori roberve te tij me shume pushtet se sa ka pasur edhe vete. Sic ka ndodhur me shqiptaret ne Perandorine e Osmaneve. Aq me teper qe asnje prej fqinjeve tane, as greket, as serbet, as rumunet dhe as bullgaret, nuk qene per asnje cast te vetem protagoniste te jetes politike te Perandorise. Ka se paku, nje rast per te kuptuar se cili ka qene angazhimi real i shqiptareve ne Perandorine Osmane dhe nje mundesi te mire per t'i dhene pergjigje pyetjes: Pse Shqiperia qe e fundit qe fitoi pavaresine nga Turqia? Atehere, kur Stambolli nuk garantonte dot as kufijte e tij. Pse me 1908, kur Rilindja Kombetare ishte ne zenitin e saj shumica e shqiptareve u perfshine ne nje beteje per te drejta, per kushtetuten e Turqise, ose Hyrietin, sic e quanin ata dhe jo ne nje beteje per shkeputje? Si shpjegohet qe me shume se 30 mije shqiptare te armatosur u mblodhen ne Shkup dhe kerkuan ndryshimet ne rendin politik te Perandorise dhe jo shkeputjen e Shqiperise prej saj. Nese ata 30 mije vete do te kishin marshuar drejt Stambollit, kryeqyteti i Osmaneve do te binte shume shpejt dhe jo me pavaresia e Shqiperise qe do te ishte fare formale. Si shpjegohet qe protagonistet e levizjeve modernizuese turke qene kryesisht shqiptare, qe nga Njazi e Enver Beu, oficeret xhonturq qe rrezuan Abdyl Hamitin e II dhe deri tek Mustafa Qemali qe hodhi bazat e Turqise moderne dhe republikane ne vitet '20? Si shpjegohet qe edhe me 1912, Ismail Qemali qe nisur nga Stambolli, me bekimin edhe te Kryeministrit turk, Haki Pashes, per te shpallur autonomine dhe jo pavaresine e Shqiperise? Dhe se fundi, si shpjegohet qe pothuaj gjithe baballaret e pavaresise shqiptare vinin nga nje karriere e spikatur politike ne parlamentin turk: qe nga Ismail Qemali, Esat Pashe Toptani, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Azis Vrioni, etj? Deri me sot, pak mundesi ka pasur qe kjo seri pyetjesh te marre pergjigje.
Rreth nje vit e gjysem me pare, Pirro Misha, Drejtor i Shtepise se Librit dhe Komunikimit, me tregoi se kishte zbuluar ne nje institut te njohur ne Mynih kujtimet e Eqerem Bej Vlores. Pinjoll i nje familjeje te njohur aristokrate shqiptare, erudit brilant dhe protagonist i shoqerive me ne mode te Stambollit, por edhe Vienes e Romes te fillim shekullit te XX, ai i kishte kushtuar vitet e fundit te dhimbshme te jetes se tij, kujtimeve te mrekullueshme. Duke shpresuar keshtu se do t'i sherbente sadopak atdheut qe nuk do te kishte fat ta shihte me kurre.
Kujtimet e Eqerem Bej Vlores, jane shembulli me i mire per te deshmuar se 25 Sadrazemet dhe Veziret (Kryeministrat) shqiptare te Perandorise Osmane nuk kane qene nje rastesi. Nga nje udhetim ne tjetrin, neper vise te larget dhe shpesh te harruar te Perandorise, ai zbulon bashkeatdhetare te tij, njerez te fuqishem qe drejtonin sipas modelit te Sulltanit te madh hapesirat e tyre lokale, shpeshhere, shume me te medha se te kater vilajetet qe perbenin vendin e tyre te origjines, Shqiperine. Tregon se si gjate nje vizite ne Liban e therrasin te takohet me Rexhep Pashe Matin, Guvernator i zones dhe nje nder njerezit me te fuqishem te saj. Vazhdonte te fliste me nje shqipe te kulluar edhe 40 vjet pas largimit nga vendlindja, kujtonte cdo detaj te saj, por nuk mendonte kurre se mund te ekzistonte nje Shqiperi e shkeputur. I ulur ne nje pallat perrallor, ne shoqerine e nje luani te zbutur Persie, nje specie e rralle qe e trashegonte nga koha qe kishte qene Guvernator i Pergjithshem i Persise, ai nuk mund ta mendonte kurre se nje dite, ne vendin e tij te lire, do te duhej te drejtonte ndonje krahine te vogel dhe malore si vendlindja e tij, Burreli. Pak vjet me vone, ky njeri i hekurt u be ministri i Luftes i Perandorise me te madhe te botes, ne te njejten kohe qe edhe Kryeministri dhe ministri i Jashtem qene bashkeatdhetare te tij. Njeri prej te cileve, Turhan Pashe Permeti, do te behej pese vjet me vone edhe Kryeminister i Qeverise se Durresit. Perpara Rexhep Pashes, Guvernator i Libanit kishte qene nje tjeter shqiptar, madje i fese ortodokse, Vaso Pashe Shkodrani, autori i famshem i vjershes "O moj Shqypni", qe kishte vdekur dhe ishte varrosur atje.
Te mbushur me detaje mbreselenes, kujtimet e Vlores, deshmojne me se miri pushtetin dhe forcen qe shqiptaret kishin ne ate kohe ne perandori. Gjate nje vizite ne Izmir, ai kujtohet se tezja e tij, se bashku me burrin nga Libohova, qene drejtues te nje zone jo te vogel disa ore larg prej andej. Mjaftoi nje telegram, qe kusheriri i tij te mberrinte per ta marre me nje tren special, luksi dhe madheshtia e te cilit, befasoi edhe nje familje italiane qe Eqerem beu e kishte ftuar te vizitonin se bashku te afermit e tij.
Por detaji me domethenes eshte ai i Ismail Qemalit, qe ne shtator 1912 u propozua nga Sulltani per t'u bere Kryeminister i Turqise. Ne moshe te madhe dhe i bindur se bashkejetesa nuk ekzistonte dot me, plaku nga Vlora refuzoi. Kerkoi ne kompensim te saj, autonomine e Shqiperise dhe dy muaj me vone, u be Kryeministri i pare i nje shteti te pavarur shqiptar.
C'ishte pra kjo lidhje e forte dhe sa i vertete eshte fakti qe me shume se sa nje lidhje pushtuesish me te pushtuarit, lidhja e shqiptareve me Perandorine Osmane ka qene nje bashkeqeverisje, nje rruge e perbashket, qe u thye ate dite qe s'shkonte dot me tej. Si ajo, qe per shume vite, austriaket dhe hungarezet ngriten se bashku ne perandorine e Vienes. Eshte ende heret te flasesh per te. Librat e historise jane te mbushur me retorike nacionaliste dhe faktet mungojne ose jane te gjymtuar. Asgje nuk eshte e qarte dhe askush nuk ka filluar ende te beje nje studim serioz.
M'u kujtuan te gjitha keto, ndersa udhetoja ne nje mbasdite perveluese qershori dhe ne bulevardin qendror te Tiranes, vijonte po ajo hare makinash dhe flamujsh qe pershendesnin nje fitore te kombetares se Turqise ne kupen e botes.
alumni,
gjithmone nxenes
Eshte e kote.
Krejt e kote.
O shqiptaret kur te tjeret fitonin pavaresine ne kerkonim autonomi dhe se paku nje bashkim te vilajeteve shqiptare!
Si eshte e verteta?
As autonomi as bashkim nuk na dha sulltani.
Vetem ne saje te nje elite e te Austro- Hungarise mbijetuam.
Individe te vecante kane pasur privilegje nen turq, por jo shqiptaret.
Te gjithe Rilindasit e te gjitha perpjekjet ne konferencat nderkombetare kane qene qe nuk ishin aleate te turqise por te pushtuar.
Sikur te na kishin konsideruar si aleate te Turiqse atehere mbas luftrave ballkanike , qe turqia i humbi e jo ne, do ti takonte fqinjeve qe te ndanin tokat tona.
Thelbi i Rilindjes Kombetare eshte:
Ne jemi shqiptar pavaresisht nga feja.
Ne jemi te pushtuar nga turqit e jo aleate te Turqise.
Sa shkolla shqipe hapen turqit?
Me thoni ja shoqata shqiptare ka dhe sa shqiptare flasin shqip sot ne Turqi?
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Problemi eshte qe pothuaj ne po aq vite (disa shekuj), nje tjeter perandori, ajo Romake, i asimiloi gjithe popujt perreth, Galet, Iberet, etj, duke krijuar popuj krejt te ndryshem. Ndersa osmanet s'lujten gje nga vendi, greket, serbet, bullgaret dhe shqiptaret ngelen siē ishin. Duhet shtuar qe kohet kishin ndryshuar, ballkanasit qene me te zhvilluar se vet osmanet. Ndoshta ata s'hapen shkolla shqipe, por as turke, prandaj ne s'ndryshuam gjuhe. Per sa i perket artikullit, ēudise Blendit per dashurine tone ndaj turqve, pergjigjen e ka dhene Niēja.
Fqinjin tend gjithmone e ke armik, ndersa fqinjin e tij mik.
Armiku historik i Frances eshte Gjermania, ndersa miku jane sllavet, polonezet, serbet, ruset qe ndodhen mbas. Po ashtu ne me serbet e greket, e mikun turk, etj. Ne fakt e gjitha eshte ēeshtje interesash, me komshine lufton per te ndare gardhin, kufite, prandaj s'e do. Me ate mbas tij s'ke me interesa ne loje, prandaj dhe e do. Ne nje simpozium ne Paris (98) degjova Jusuf Vrionin, duke folur mbi perandorine osmane tha qe ishte sistemi me demokratik i kohes, i njejte me Romen dikur dhe SHBA sot. Kjo shpjegon karieren e sukseshme te shume shqiptareve si dhe mirenjohjen e tyre.
Per mendimin tim edhe lufta e Skenderbeut s'duhet pare si lufte ēlirimtare. Ne ato kohe nuk luftohej per te njejtat motive si sot. I fundit qe e konsideroi luften si loje, si Art, po ashtu si greket e vjeter dhe Aleksandri, ishte Napoleoni.
Ndersa periudha koloniale ishte ajo qe e shperfytyroi, e ktheu ne tregti, ne interes, po ashtu si kuptohet sot. Prandaj per ushtaraket s'ka me respekt njeri, ata jane nga studentet me te pa afte.
Nuk hapen shkolla turke?
"Kombi ynė, duke e pasė ruajtur nė shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vėrtetė, por jo i pėrfshirė nė atė strukturė shoqėrore-ekonomike qė quhet shtet. Ky koncept, abstrakt pėr shumėkėnd, madje deri edhe pėr mėndjet e ndritura shqiptare tė asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e pėrfytyronin shqiptarin nė suazėn e njė protektorati. Tė tjerė e mendonin kombin tonė tė bashkuar nė njė kanton. Pikėrisht nė kėto rrethana, tejet vendimtare pėr kombin tonė, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarku Shqipėrinė e shihte si njė shprehje gjeografike duke shtuar edhe ... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė , Patėr Gjergji, duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e kuptoi drejtė se Turqit e Rinj donin pėrkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan pėr herė tė parė mėsimin e gjuhės shqipe si gjuhė tė dytė nė shkollat fillore si edhe ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). Tek personi i tij u ndėrthurėn madhėshtķa parashikuese me patriotizmin e mirėfilltė. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė, kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me kirilicat e Kirilit apo me krrabat osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit. Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !
Lidhur me autoritetin e padiskutueshėm patriotik tė At Gjergjit, ia vlen qė nė kėtė kontekst, duke iu referuar pikėrisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u bė njė realitet, tė sjell edhe njė kujtim timin personal qė mbresė tė pashlyeshme ka lėnė tek unė. Ishte viti 1954. Kishim vajtur sė bashku me nėnėn ti bėnim njė vizitė Hafėz Ali Korēės. Nė bisedė e sipėr fillon Hafėz Aliu dhe na flet se ēfatkeqėsi kombėtare ishte pėrndjekja e dhunshme qė regjimi komunist po i bėnte Klerit Katolik, tė cilit ia kositi kokat mė tė vyera tė tijat. Pėrmėndi shumė syresh si Dom Ndré Zadźjėn, At Vinēens Prendushin dhe tė tjerė. E pastaj, mbas njė pushimi tė shkurtėr, mori frymė dhe shtoi (pak a shumė tekstualisht ): kėta,(komunistėt), nuk kanė as fé dhe as atdhé. Tė kish qenė gjallė Patėr Gjergji, as para tij nuk do tė stepeshin e do ta pėrdhosnin e ta zhduknin. Ēpėrbindėsha qė janė Pastaj heshti. E pashė se u pėrlot e nuk fliste dot. Mbas njė pushimi shtoi : E kam dashur dhe respektuar pa kufi pėr vlerat e tija tė pashterėshme si edhe pėr atdhetarizmin e tij Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar Nuk kam si ta harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė ), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to "
PRA:
"Ai e kuptoi drejtė se Turqit e Rinj donin pėrkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan pėr herė tė parė mėsimin e gjuhės shqipe si gjuhė tė dytė nė shkollat fillore si edhe ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). "
Sinqerisht po e teproni.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Anton, shko e pyt nje tregtar peshku se ēfare mendon per macet, me siguri do te thote qe duhen vare te gjitha prej bishti. Dhe ti me ate "Abatin Faria" kerkon objektivitetin, s'ka dyshim qe ai flet keq per turkun muhamedan.
S'kuptoj nje gje, kur je i bindur per diēka pse shtron pyetje per te, mos valle nga dyshimi? Meqenese ti je psikolog atehere do te duhej qe tek pergjigja te mbrrinim nepermjet analizes, metodes krahasuese.
Per kete ti duhet ti pergjigjes pyetjes; A i shte pushtim, ai gjerman ne austri gjate luftes dyte boterore ?
ps, neqofte se s'pranon me mire hiq dore nga kjo teme?
Kur erdhi nje italian ne shqiperi pas renies se komunizmit tha
Ketu spaska mbaruar akoma lufta e dyte boterore.
Ia paska futur kota fare.
Nuk e kisha menduar as vete se kishte ndonje shqiptar qe nuk ishte cliruar akoma nga turku.
Kokpidhesirat e Fejziut. Hahahaha
mrmbrm!
se pari pershendetje nga tetova!
Sic duket paskan ndrzshuar pak gjerat. (Toni, ne favor timin!)
Arti, ty shoki nese don argumente, atehere lexo tekstion qe solli alumni, nese ke nje pyetje te vecant, atehere parashtroe. Dhe une mendoj se ky problem qe diskutohet ketu eshte ELEMENTAR per shqiptaret, se pari njeher te njohem VETVETEN, e pastaj tu qasemi problemeve, se vetem atehere mund ne menyre efikase ti zgjedhim.
Dhe nje gje te te jete e qarte, UNE jam ai qe mund te them se sjell mendimin tim, e jo nje te huaj, se sic ke konstantuar VETE, une nuk ka nevoje ti permbahem ndonje shkrimi te nje intelektuali, TE KUJT?, ati te kadarese?
Atyre qe kembegulin ne perrallat e komunisteve e ARMIQEVE me te ashper tane (pansllavisteve e ortodokseve fundamentalist) ju them nje gje, ZGJOHUNI me kohe, se deshperimi tash eshte me i vogel se atehere kur te behet vone. E kaluara jone gjindet ne arhivat e stambollit, e jo ne vatikan.
Flm
albanish by nature
Nuh Musa,
Plotesishte pajtohem me ty kur thua se Historia jone gjendet ne arkivat e Stambollit.
Jam munduar ne menyren time te gjeje ndonje lidhje me ndonje historian turk qe eshte deri diku i dijshem per lidhjet mes Turqise dhe Shqiperise gjate ketyre 6 shekujve. Nuk kam pas suksese.
Do te ishte nje suksese sikur te gjenim dokumente te shkruara nga Shqipetaret ne ate kohe, siq eshte libra e Vaso Pashes e shkruar para 120 viteve.
Nje gje duhet ta kuptojme ne. Ne duhet te dalim atje dhe te kerkojme ate qe na takon. Askush nuk do te na sjell keto ne tavoline te gateshme.
Me nderime,
Krijoni Kontakt