Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 161
  1. #21
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88

    permallim

    Ah more vllazen Kosovare.

    Besa keni te drejte kur mendoni keshtu pasģ gjate keni qene ne kontakt unmittelbar mit sogennanten "Krishteret" sllave.
    Pasha Doktrinen keni hak kur per vuajtjet tuaja nje grime faji i'a keni hedhur edhe Krishtit edhe pse per perkufizim Krishti eshte gjithmone i pafajshem.

    Ne syte e mi more vllazen shqiptare pej Kosove jeni tamam si Krishti.
    Keni vuajtur sa s'tregohet.Jeni vra,jeni prere,keni derdhur gjakun por kurre s'e keni humbur dinjitetin.Tani keni dale ngadhnjimtar para gjithe botes dhe shpesh na keni dhene Leksione Atdhetarie edhe neve te Shtetit Ame.
    Ne qenien time(te parendesishme) keni fituar respektin me te madh.Jam shume i lumtur qe tani mund te komunikojme edhe fizikisht.
    Une nuk ndodhem ne Shqiperi por familja ime ka strehuar gjate nje familje kosovare ne '99.Jam krenar per kete.Sidos per faktin se rastesisht u vllazeruam me teper.

    pershendetje gjith shqiptareve jashte kufirit.


    Per pushtimin turk vijon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trinity : 17-05-2002 mė 14:46

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Sapo lexova se Ismail Kadare u prit ne menyre madheshtore ne Kosove dhe se u takua me presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova
    Dy njerezit e shquar biseduan dhe ndane kujtime dhe mendime te ndryshme per ceshtjen shqiptare per te cilen kane dhene aq shume

    Gjithashtu akademia e shkencave e Kosoves i dorezoi Kadarese titullin anetar nderi i jashtem titull qe ia kishte akorduar qysh ne vitin 1991

    Ka ardhur koha qe shqiptaret e shqiperise te kthejne koken edhe nga Rugova dhe t'a shohin ate si nje person i pershtatshem per te drejtuar nje shtet shqiptar te bashkuar
    Gjithashtu edhe Kosovaret duhet qe te hapin syte me teper per te rrezatuar respektin ndaj njerezve qe punojne per bashkimin dhe integrimin e shqiptareve ne Europe.

    Shikoni rastin e Turqise

    Lidhja e Turqise me Europen fillon kur Turqia shtriu pushtimin e saj deri ne ballkan

    Megjithese armik ajo e konsideron veten pjese te Europes dhe jo te Azise nga ku ne fakt origjinoi

    Shqiptaret qe aty kane qene tere kohen duhet te mendojne pak me shume per kete

    Dhe mos harroni se lidhja me e madhe e Truqise me Europen eshte ne fakt Shqiperia te cilen Turqia e sundoi dhe e shfrytezoi me shume se te tjeret.

    Turqit kane te drejte qe kur te shkojne ne Evrope ti bien nga Shqiperia kurse Shqiperia ska aresye qe ti bjere gjate e gjate, te shkoje nje here ne Turqi dhe pastaj te kaloje prape neper shqiperi bashke me Turkun per ne Europe

    Samiu ka shkruar enciklopedine Turke dhe kjo nuk eshte pak per historine europiane te Turqine qe ne fakt e ka nga shqiptaret

    Edhe shume bektashinj te tjere (sekti liberal islam) kane dhene per Turqine me shume se vete Turqit

  3. #23
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Per Alumni-n!


    Po i ngatrron gjanat, besoj pa dashje.

    Musa: jo, me dashje, dua qe diskutantet edhe te associojn, pasiqe kjo ceshtje mere shume kohe!


    Pushtimi ishte:

    MUSA: pse po paragjykon?, qellimi eshte qe mu kjo ceshtje te analizohet!




    1- osman (multinacional, si perandorite antike deri moderne, fjala vjen Habsburget, pa fole per ate Sovjetike)?;

    Musa: BINGO sa u perket perandorive antike dhe moderne, me perjashtim te rrusise ketu duhet nje analize e vecante, deffinitivisht JO nen sundimin e SLTALINIT, nen ate ish PUSHTIM klassik.




    2- turk (uninacional, si gjerman, italian, serb, grek, etj - s'do koment)?;

    MUSA: JO, ju tash e kundershtoni vet pohimin tuaj, ju thate qarte MULTINACIONAL, shih nen 1, sa u perket dekkadave te fundit para shkaterimit PO.



    3- mysliman (fetar - turqit e moren islamin nga arabet, apo jo, dhe instaluan kalifatin)?

    MUSA: se pari te lutem mos e shkruaj fjalen MUSLIMAN me Y, por shkruaje me U, pasiqe transkribimi behet zakonisht pas tingullimit te fjales ne origjinalitet, fjala MUSLIMAN eshte fjale arabe, e jo turke.

    Po, pasiqe cdo perandori mund te BEHET PERANDORI veten nese ka PLANPROGRAMIN efikas, pa ISLAMIN osmanlijte ende do te gjuajshin neper malet e azise. KALIFATI ESHTE SISTEMI.




    Kapja e problemit ne menyre jo-tanesore, por ne aspekte te vecanta, si ajo fetare, nxjerr vetem perfundime artificiale te dores se dyte, e nuk e ndricojne problemin gjithkombtar - perkundrazi.

    MUSA: pa dyshim, krejt i mendimit tend, per ate them edhe analiza te mvaresive mes veti. Asgje nuk eshte e thjeshte ne jete.





    Shkurt: Islami, si krishterimi e judaizmi, kane nji te perbashket, monoteizmin, e jane ngritur mbi kultura te maparshme; mendoj se ketu qendron kompatibiliteti i tyne me ecurite moderne; persa i perket aplikimit, ato kane ndjeke udhe te ndryshme, e nuk jane aq kompatible ne keto kohe.

    MUSA: Ka shume dukuri qe i ka pjelle kjo kohe, dhe qe NUK jane kompatibel po me kete kohe, une ne kete pyetje nuk shoh ASNJE problem. Secila kohe i ka anet positive dhe ato negative, po te mos ish keshtu, nu do te kish edhe jeta qellim. Fete monoteiste do ta mbijetojn kohen.



    Ne aspektin kombtar shqiptar, ato kane patur elemente komplementues koniuktural, e une mendoj (edhe besoj) se edhe ne te ardhmen do te gjejne pika konvergimi jetesore kombtare.

    MUSA: pa dyshim PO!, por duhet shpifjet e tjereve ti IGNOROJM, nuk ka nevoje te na mesoj ASKUSH tjeter, ne do te mesojm ate qe DUAM, nevoje per mesim kemi!

    Flm
    albanish by nature

  4. #24
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Tani si gjithmone e fillon ne durres e del ne pekin.

    A ishte pushtim apo shpetim ai turk eshte tema?

    Psh

    Sa shkolla shqipe hapen turqit?

    Temat mbi demokracine ne vendet islamike me mire lere tek problemet boterore.

    A eshte sot shqiperia vend islamik eshte teme per problemet shqiptare.



    Ketu jemi tek historia.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #25
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    More anton, mos deshiron te shkruaj ketu gjermanisht?, sic duket nuk kupton shqip!

    Pyetja jote kerkon shpjegim te thelle, ne nuk jemi duke bere gje tjeter ketu.

    Sa u perket shkollave shqipe, ata jane problem i shqiptareve, e jo i turqeve, mos kemi hap ne valle shkolla turqesh diku?

    Cfare do ti?, nje pergjigje me dy reshta?, shko mere ate diku tjeter, ketu sen e gjene, pse nuk ekziston.

    Nese them PO, ishte, atehere nuk don me e dijte PSE?

    Nese them JO, nuk ishte, atehere nuk don me e dijte PSE?

    C'do hesap del me se fundi, jo NE FILLIM!!!, nese hesapi jote del ne fillim, atehere eshte ai i KONSTRUKTUAR sipas deshires.

    Flm
    albanish by nature

  6. #26
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    More une nuk kuptoj as shqip as gjermanisht,

    por kete e di mire une:


    Pushtimi turk ishte pushtimi me i eger e shkaterrimtar qe ka patur populli shqiptar.


    Ai na shkaterroi identitetin kombetar sa megjithese jemi populli me i vjeter ne Ballkan , ne vend qe te kemi identitetin tone Ilir mburremi me sherbetoret tane te pushtimeve te ndryeshme.


    Po te pyes dhe nje here shqip a gjermanisht si te dush:

    Sa shkolla shqipe hapen turqit?

    Kjo ka shume rendesi te dihet sepse, besoj e din mire se cfare roli luan gjuha ne formimin Kombetar.

    Kur Europa perjetonte Rilindjen, ne turqit na benin me zor te mesonim arabisht.

    Kur Europa ndante fene nga shteti, ne ishim te detyruar te mbijetonim ne fise.

    Ai turk ishte pushtim, shkaterrim, dhunim, perdhunim.


    Une po perpiqem me diskutu per temen e jo ne pergjithesi.

    Per mua si shqiptar ne fakt vete tema eshte fyese, sepse e ve ne pikpyetje nje te vertete historike qe per ata qe jane le e rrite ne toka shqiptare eshte bere nje e vertete per te cilen nuk mendojne me.

    Nuk ka liber historie e autor qe e ve ne diskutim kete pyetje.
    Do te kete ndonje fondamentalisti islamik, por ne raport me te gjithe librat e tjere historike nuk ngrene peshe.

    Ne nje liber qe kam ne gjermanisht pohohet se pushtimi turk e ndali rroten e historise ne tokat shqiptare, ne nje tjeter ai shkaterroi kulturen e zhvilluar deri atehere e keshtu me rradhe.

    Se cfare shkruan Abaz Ermenji e ka sjelle me lart.

    Historia e kryengritjeve kunder turqve dhe historia e shpalljes se PAVARESISE e qartesojne pergjigjen.

    Turqit si te gjithe pushtuesit u munduan te na asimilonin e jo te na zhvillonin e kjo eshte aq e dukshme sa te kap friga.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 19-05-2002 mė 01:38
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #27
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk kuptoj desha te fshij mesazhin qe pa dashje e botova dy here e nuk po mundem.

    Keshtu mu desh qe te gjeja material tjeter:
    ( ja si pershkruhet pushtimi osman ne nje tjeter liber historie)

    1) Rrjedhoja e luftes dhe te pushtimit Osman
    Lufta shume shekullore e ushtrive Osmane per pushtimin e tokave Shqiptare(fundi i shek. XV) dhe vendosja ne to e sundimit Osman sollen rrjedhoja te renda si ne jeten ekonomike, shoqerore e politike, ashtu edhe ne ate fetare e kulture te Shqiptareve.

    Vershimet e njepasnjeshme te ushtrive Osmane dhe veprimet luftarake, u shoqeruan me vrasjen e shume njerezve, dhe me renime e grabitje masive te pasurise. Shqiperia pesoi keshtu deme te pallogarritshme njerezore dhe materiale, pasojat e te cilave do te ndiheshin per nje kohe te gjate. U godit rende vecanerrisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan. Qytetet Shqiptare dikur te perparuara per kohen moren tiparet e fshatit. U shkatruan ne themel strukturat organizative te qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banoreve te tyre u shua jeta kulturore qe kishte qene aq e zhvilluar ne to. Edhe fshati u demrua rende. Pervec demeve te buzeqise e te blektorise Shqiptare, emigrimi Shqiptar perfshiu pjesen me aktive te banoreve te fshatit. U dobesuan shume lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq te domosdoshem per zhvillimin ekonomik.

    Pushtimi Osman i dha fund jetes se pavarur politike e shteterore te Shqiptareve qe ishte arritja me e rendesishme ne gjithe historine e deriatehershme te tyre dhe qe kishte ndikuar fuqishen ne zhvillimin e gjithanshem te vendit. Ndryshimet qe ndodhen ne fushen e pronesise percaktuan prapambetjen e thelle ekonomike te Shqiperise gjate shekujve te pushtimit Osman. Sundimi Osman shkateroi formen e perparuar te prones feudale mbi token, te bazuar mbi te drejten e pakufizuar te shitblerjes se saj. Ai shkateroi pronen e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti me dhune per shekuj te tere sistemin e Timarit, nje forme e kapercyer e prones feudale ushtarake qe percaktoi prapambetjen e gjithanshme te vendit. Duhej te kalonin shekuj ne Shqiperi qe te rishfaqej prona e madhe feudale(cifligu), nderkohe qe ne Europen Perendimore do te zhvillohej prona kapitaliste.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 19-05-2002 mė 01:44
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #28
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Vazhdoj te citoj:


    "Fillimet e Rilindies Kombetare


    Rilindia kombetare Shqiptare ishte nje levizie e gjere politiko-shoqerore qe synonte clirimin dhe bashkimin e te gjitha tokave Shqiptare nen nje shtet te vetem e te panvarur, si dhe zhvillimin e gjuhes, te arsimit e te kultures kombetare. Ajo perfshiu nje epoke te tere historike qe filloi ne gjysmen e pare te shekullit te 19 dhe mbaroi me 1912 me shpalljen e pavaresise te Shqiperise.

    Ndonese me vonese, edhe ne vendet e Ballkanit kishte filluar te perhapeshin idete e revolucionit Francez (1789-1794), i cili i kishte dhene nje goditje te rende rregjimit feudal-absolutist ne Evrope. Bartes se ideve te ketij revolucioni u bene intelektuale dhe tregtare Ballkanike, ndermjet te cileve kishte edhe SHqiptare qe punonin dhe jetonin ne shtete te ndryshme te Europes. "Deklarata e te drejtave te njeriut"dhe dekreti i konvertes(organi me i larte ligjvenes i krijuar gjate revolucionit francez) "Mbi panvaresine e popujve" ndikuan ne levizien e popujve te Ballkanit kunder shtypjes kombetare dhe shfrytezimit feudal. Ne Ballkan po pergatiteshin gjithashtu idete perparimtare iluministe te shekullit 18, si te Volterit, te Dideroit, te Rusoit etj., qe kishin pergatitur terenin per revolucionin Francez. Idete iluministe ishin nje goditje e forte kunder obskurantizmit mesjetar. Iliministet Ballkanas theksuan nevojen e perteritjes se gjuhes amtare te popujve dhe te mbeshtetjes ne thesarin dhe traditat kombetare si baze ne zhvidhimin e metejshem kulturor.

    Keto ide paten jehone edhe ne Shqiperi, ku intelektualet, kleriket, tregtaret etj., iu vune punes per levrimin e gjuhes Shqipe. Te gjithe rilindasit Shqiptare kaluan ne shkollen e iluminizmit. Ata shpallen te drejten e natyrshme te individid per te qene i lire dhe ate te popullit per te qene sovran. Lufta e armatosur per tu cliruar nga perandoria Osmane nuk mund te ndahej nga ajo per zhvilliin e arsimit dhe te kultures kombetare. Si iluministe qe ishin, rilindasit tane synonin te ndriconin mendien e popullit, dhe ta pergatisnin ate per luften e clirimit kombetar.

    Ne perputhje me kushtet historike te Shqiperise, rilindasit perpunuan edhe programin kombetar te rilindies, i cili permbante: Clirimin e Shqiperise nga zgjedha osmane dhe formimin e shtetit kombetar Shqiptar, mbrojtjen e tokave Shqiptare nga reziku i coptimit, perhapjen e arsimit dhe te kultures ne gjuhen amtare dhe zhvillimin ekonomik te Shqiperise.

    Rilindia shenonte nje epoke te re me te larte ne krahasim me periudhen e meparshme. Megjithate ajo trashegoi nga shekujt e kaluar nje tradite te cmuar morale dhe politike. Rilindasit perkrahen te kaluaren historike, jo vetem per te ngjallur krenarine e bashkeatdhetareve ne luften per clirimin kombetar dhe per tu dhene nje mbeshtetje jistorike kerkesave kombetare, por edhe te hidhnin poshte propaganden armiqesore qe ua mohonte Shqiptareve historine dhe epokat e kesaj historie. Ata u mbushteten kryesisht ne orrigjinen e lashte Shqiptare dhe epoken e lavdishme te Skenderbeut.

    Ata bene nje lufte te vashdueshme e kembengulese kunder politikes osmane, e cila, e perkrahur edhe nga praktikana Greke e Stambollit, identikonte fene me kombesine. Ata luftuan gjithashtu kunder cdo orvatjeje per ta perdorur ndarjen fetare per percarje politike apo fetare. Parulla e rilindasve u be "Feja Shqiptarit eshte Shqiptaria". Ajo i kundervihej percarjes fetare dhe synonte bashkimin e Shqiptareve pavaresisht nga perkatesia fetare.

    Rilindasit e pare

    Prapambetja e Shqiperise dhe shtypja e eger Osmane perbenin nje pengese te madhe per perhapjen e ideve te reja per zhvillimin e kultures kombetare.

    Kushtet me te pershtatshme i pati jashte atdheut si ne Stamboll, Itali, ne shtetet e Ballkanit etj. Keshtu rilindasit e pare Shqiptare si Naum Veqilharxhi, Jeronin de Rada, Kostandin Kristoforidhi, Zef Jubani etj., jetonin e punonin kryesisht jashte atdheut, ku u njohen me idete e medha te lirise e te kombesise, te shpallura nga revolucioni Francez dhe qe kishin gjetur misherimin e tyre edhe ne revolucionet clirimtare te vendeve te Ballkanike:

    Rilindasit e pare dhe ata qe vashduan udhen e tyre u bene ideologe te clirimit kombetar dhe mesues, hartuan tekste shkollore, si dhe vepra shkencore e letrare. Me shkrimet e tyre rilindasit e pare u perpoqen te shtonin dashurine per atdheun dhe per gjuhen amtare. Ata i dhane rendesi sidomos levrimit te gjuhes amtare mbi bazen e nje alfabeti te perbashket dhe perkrahes te shkolles Shqipe, si mjete jo vetem per te nxjere vendin nga eresira mesjetare, por edhe per te njohur boterrisht individualitetin dhe veteqenien kombetare."


    "Keto jane marre nga libri shkollor Historia e Popullit Shqiptar dale nga Shtypi ne Gusht te 1996"

    Ne internet nga www.kruja.com
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #29
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Vazhdoj citimin:

    Lidhja e Prizrenit


    "Kararnameja dhe Kanuni i ri
    Per vendimet e para me te ngutshme, kuvendi i Pergjithshem i vashdoi punimet per te hartuar dhe per te miratuar programin e lidhies. Mirepo rreth programit pati mjaft debate. Delegatet patriotike kerkuan qe Lidhja te ishte nje organizate me karakter kombetar e cila te luftonte jo vetem kunder rresikut te coptimit por edhe per te siguruar te drejtat kombetare per Shqiperine. Kurse delegatet me prirje Turkomane, se bashku me disa delegate myslymane, Turq e Boshnjake qe ishin ftuar ne kuvend, kerkuan qe lidhia te kthehej ne nje organizate islamike Ballkanike dhe te kundershtonte si coptimin e viseve Shqiptare ashtu edhe aneksimin e Bosnie dhe Herzegovines, nga Austro-Hungaria, pra ti sherbente Portes se Larte. Pas nje jave debatesh, me 17 Qershor 1878 projektprogrami i paraqitur nga delegatet Turkomane, i njohur me emrin Kararnameja(turqisht = Libri i mendimeve) u konsiderua i miratuar ndonese nuk morri shumicen e votave. Me gjithe ndryshimet qe iu bene Kararnameja shprehte besnikerine ndaj sulltanit dhe pershkrohej nga fryma Islamike."


    Pra lum miku te ishte per ata shqiptaret qe ti i quajte pjese integrale e sistem e qe u i quajta tradhetaret e tani po i them jashteqitja e kombit dhe ne LIDHJEN E PRIZRENIT do te kishin deshtu me turp.

    POR:

    (lexo se cfare shkruhet ne liber)

    Por Kararnameja u prit ftohte nga pjesa me e madhe e Shqiptareve. Ne keto rrethana, kur arriten delegatet e pothuajse te gjitha krahinave Shqiptare, u mblodh rrishtash ne Prizren me 1 Korrik 1878, kuvendi i pergjithshem, i cili me 2 Korrik miratoi kanunin e ri. Ne te thuhej shprehimisht qe lidhia Shqiptare, e formuar ne Prizren, do te luftonte per te drejtat kombetare te Shqiperise dhe se veprimtarine e saj do ta shtrinte vetem ne trojet Shqiptare.



    Tani pyetje.

    Kush perfaqesonte shqiptaret ne kongresin e berlinit?

    Askush.

    Pse ?

    Sepse shqiptaret , flas jashteqitja e shqiptareve, ishte aq e forte sa e identifikonte veten me turqine.
    Ne nje kohe kur vendet e tjera ballkanike kishin qeverite e veta, ne ishim pjese integrale e turqise.
    Pa cfare lumturie!?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #30
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Anton, nuk kuptoj ti kerkon ti mbushesh mendjen Muses per pushtim turk, apo ke qellim tjeter, mos e shperdoroni "lirine e shtypit" duke bere colage pa fund, besoj e di qe sasia eshte ne dem te cilesise. Gjithashtu s'ka inat ne kete pune, diskutohet me llogjike te ftohte e pa pasion. Tani duke dashur te prek idene tende " qe nje kristian katolik ose ortodoks shqiptar eshte ne ēdo rast me "i mire", me me kulture, me i emancipuar, mnjf me i zgjuar, se nje musliman shqiptar" une konstatoj te kunderten. Kete e vura re edhe gjate luftes se Kosoves, pasi pash intervista te klerikeve te te dyja paleve. Duket e ēuditshme por mesa duket zgjuarsia ben pjese tek instiktet e njeriut per vetmbrojtje, per mos asimilim. Prandaj ne kohen kur katoliket e veriut te shqiprise rezikonin asimilimin, ata nxorren koka te mendimit dhe kultures shqiptare.
    Kam frike mos nje shkelqim i tille eshte perfundimtar per nje komunitet, siē ndodhi me greket e vjeter ku me filozofet u mbyll perfundimisht kultura greke.
    Do te doja te dija mendimin tend Musa rreth kesaj pike, si dhe njekohesisht te pershendesh e falenderoj per kulturen e larte qe permbajne shkrimet e tua.

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Barack Obama fiton zgjedhjet
    Nga flag nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 356
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 12:14
  2. Shqiptaret qe bene emer ne kulturen osmane, duhen respektuar?
    Nga ILMGAP nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 30-07-2009, 15:42
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •