Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 161
  1. #11
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk ke informacion per Nane Terezen?

    Ka ardhe koha me ndryshuar.

    Asht shqiptarja e vetme qe ka marre cmimin Nobel per PAQE.

    A te mjafton kjo?

    JO sigurisht.


    Per me shume lexo:

    http://62.112.147.5/deutsch/Vorbilde...sa/theresa.htm

    Mutter Theresa steht wie keine andere Person für tätige Nächstenliebe. In Kalkutta hat sie sich um die Ärmsten der Armen gekümmert, um Sterbende und Leprakranke. Von unzähligen Menschen weltweit wird sie verehrt, wobei viele in ihr eine moderne Heilige sehen: "The Saint of the Gutters". Ihr Einsatz für die Menschenwürde wurde 1979 mit dem Friedensnobelpreis geehrt.

    Nuk kam nevoje per perkthim besoj

    "Sie fördert den Frieden auf die grundlegendste Weise, durch die Bekräftigung der Unantastbarkeit der Menschenwürde." [John Sannes, Nobelpreisrede 1979]


    Per me shume informacion:

    http://www.tisv.be/mt/indmt.htm
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #12
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Zoteri antoni, mos i ngateroni punet tash!; ju thate vete qe e doni saktesine!

    Une si me duket qarte u shpreha, se me mungojn informatione mbi derguarjen e nje BUSTE te nene terezes ne kosove?!, per te te dhene ty nje pergjigje konkrete, e jo informacione ne pergjithesi, edhe une i di meritat e shqiptareve, nuk ka nevoje te me iformojsh per gjera elementare, por perseri them falemenderit.

    Sa u perket shenimeve mbi menyren e pushtimit, po ju lus per per data me te hollesishme mbi origjinalitetin e te dhenave.

    Une te ju them te drejten posedoj Libra nga Tajar Zavalani (historia e shypnis), dhe nga Marin Barleti (Historia e Skenderbeut), por deri ne fund nuk i kam lexuar, per arsy se dyqish me dukeshin te njeanshem, dhe keshtu me se shumti mbeshtetem ne autore neutral, JO SHQIPTARE, E AS TURK!!!.
    Edhe sa i perket fese veproj ne kete menyre.


    Vec nje gje dua te ju them, arhivat e stambollit jane deri diku 20% te gjurmuara, sa informacione mbi shqiperine kemi atje, vec nje i madhi zot e din. Fakt eshte, se hsitoria jone e 500 vieteve te fundit gjindet atje!

    Kjo gje do te ish interesante ne lidhje me jenicaret qe i permendet, kure dihet mire, se arhitekti i famshem, mimar sinani, qe u be kryearkitekt i perandorise, ishte nje prej ketyre janicareve, dhe, vete Skenderbeu ishe nje prej tyre. Artin e luftes e mesoj atje, natyrisht se ish vete talent, por nje talent i pagdhendur nuk ka vlefte. Perndryshe mund te themi, se nje shkollim ne stamboll, ish nje privileg, e jo per te urejtur!!!, natyrisht mvaret kjo nga pikepamja. A thua te gjithe prinderve ua kane mare femijet me zor?, mos eshte kjo pjelle keqdashese e koherave te rilindjes (jo te asaj shqiptare, por me se shumti te asaj bullgare e greke). Mua nuk me duket e llogjikshme dikuj tja maresh femijen (ne cilen moshe?, kishe ketu nje cfare rendi?), tja edukojsh, dhe ta leshoj ta sundoje BABEN e NENEN e vete, kjo gje nuk funksionon SOT E NJEMIJE VJET, se cdo janicare e ka dijte prejardhjen e vet, dhe sigurisht nje njeri i SHKOLLUAR dine me se miri te llogjikoj e te beje dallime. Edhe ketu duhet shume kujdes qe te mos i paushallizojm gjerat.

    Nese jeni ne gjendej atehere ju lutem te me jepni nje pergjigje, pse u kthye skenderbeu kunder mesuesve te tij?, atdhedashuria eshte pa dyshim nje shkak, por shkenctarisht jo interessant, pasiqe shqiperia eshte ende ajo toke qe ishte, as malet, as kodrat, as fushat, e as ajri nuk jane ndryshuar.

    Sa i perket shkollimit shqip, po ju pyes, a e dini kure eshte bere ne austri shkollimi i obligueshem?, ne mesin e shekullit te 18!

    Ne nuk duhet dukurite KOHORE ti leme anesh, dhe te parashtrojm pyetje pa vend. Per cfare arsye a desht te kete katedra shqipe?, neper mektepet e teqet siashtu ashtu eshte shkolluar shqiptari, me shkru e me lexuar. Nena plake e imja nuk dinte me shkruajt e me lexuar ne latinishten, por zoteronte PERFEKT arabishten se lexuari. Pyetje, a ishte nena plak e ime analfabete?


    Flm
    albanish by nature

  3. #13
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Barleti, Zavalani etj

    Pershendetje Nuh.

    Nqs do qe te bisedosh mbi historine e Skenderbeut te ftoj qe ato libra qe disponon, t'i lexosh medoemos, pasi se pari tek Barleti bazohen shume studiues te kohes se Skenderbeut dhe mbi te dhenat qe ka paraqitur Barleti ne librin e tij, kane ngritur teza dhe hipoteza mbi veprimet e Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastrioti. Barleti duke qene dhe bashkekohes i Kastiotit eshte burimi kryesor i atyre viteve.

    Pra nje keshille e vogel, para se te lexosh autore te tjere te huaj, lexo se pari burimet shqiptare dhe me pas hidhu ne leximet e te tjereve. Duhen lexuar te gjitha burimet per te arritur ne konkluzione personale.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Dicka kam mbi pushtimin turk.

    Personalisht mendoj se ēdo pushtim i huaj ne Shqiperi nuk ka qene civilizues a ne te mire te kombit tone,perkundrazi. Ai turk zgjati ne Shqiperi shume gjate dhe prej tij sinqerisht nuk arrij te perceptoj ndnje te mire.
    Shqiptaret gjate pushtimit turk u kthyen shumica ne fene islame.

    Shqiptaret gjate atij pushtimi nuk arriten te kultivonin e te zhvillonin gjuhen e tyre amtare dhe nuk lejoheshin te hapeshin shkolla shqipe, perkundrazi ato turke dhe greke mbinin ngado ne Shqiperi.

    Gjate pushtimit turk,shqiptareve nuk iu dha e drejta te kishin nje shtet te tyrin apo te bashkoheshin te 4 vilajetet ne nje te vetmin, qofte dhe autonom.

    Shqiptaret u inkuadruan nen ushtrine osmane dhe kryenin sherbimet ushtarake atje ku Porta e Larte i dergonte.

    Gjate pushtimit turk u nderpre ai zhvillim i aristokracise arberore qe ishte i ngjashem me ato simotra ne Evropen Perendimore.
    Tokat shqiptare ne ato kohera nuk kishin nje zhvillim te qenesishem dhe unik, por te 4 vilajetet ishin te ndara e madje dhe vete brenda tyre kishte krahina auotnome, te cilat i paguanin Portes se larte nje shume te caktuar parash, me qellim qe te liheshin jashte administrimit osman dhe keshtu kultivuan akoma me thellesisht traditat patriarkale dhe zhvilluan te drejat te tyre te administrimit te territoreve, sic jane te drejtat kanunore, te Malesise e Mbishkodres, Dukagjint, Lures, Pukes, Kurveleshit etj.

    Gjate pushtimit turk u bene grabitje te pronave dhe pati nje rishperndarje te tyre, duke u dhene prona tokesore dhe te llojeve te tjera, personave qe ishin ne sherbim te Perandorise Osmane.

    Gjate pushtimit turk kemi nje politike te eger ndaj elementit te krishtere ne tokat shqiptare,i cili perballoi taksat dhe politiken e eger osmane, qellimi kryesor i se ciles ishte kovertimi i popullsise se krishtere ne fene islame.

    Gjate pushtimit truk u mboll ne truallin shqiptar nje kulture orientale, kjo duket nga shume zakone e tradita te cilat akoma jane te dukshme midis shqiptareve.

    Ka dhe te tjere faktore negative te pushtimit turk, dhe une nuk mund ta konsideroj kurre kete pushtim faktor zhvillimi dhe stimulimi per shqiptaret dhe tokat e tyre.
    Fale pushtimit turk Shqiperia u gjet ne prag te shek.XX ne nje gjendje te mjeruar, ku nuk i ngjante aspak nje shteti evropian,por thjesht nje province te larget osmane, si ato ne Anadollin e Larget.

  4. #14
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk ju kuptova sa katedra te gjuhes shqipe kishte ne stamboll?


    Kur eshte hapur shkolla e pare shqipe?



    A ishim ne per turqit SHQIPETARE apo arnaut?

    Burimi i fakteve qe kam sjelle me siper eshte me autor Abaz Ermenjin.

    Nuk e kuptoj cfare ka lidhje se kur u shkolla e detyrueshme ne Austri!?

    Pyetja shtrohet:

    A ishte pushtim ai turk apo shpetim?


    Une them pushtim e shkaterrim.

    Shembull me i qarte eshte ai i qendrimit te tyre ndaj gjuhes shqipe.

    Tani ju kerkoni fakte per kete ne arkivat e Stambollit , e do logjika qe nuk ka fakte tek arkivat e stambollit as per gjuhen shqipe as per masakrat e turqve nder shqiptare.

    Te marresh femijet e katolikeve ose ortodoksve peng , ti ndash nga familjet e ti besh mysliman e ushtare eshte gje shume humane ne fakt.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 15-05-2002 mė 08:47
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #15
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88

    reflektim

    Pershendetje vllazen!

    Shume veta ne forume abuzojne pasģ siē duket shkruajne nxitimthi neper internetkafč dhe per te harxhuar sa me pak shruajne shkurt,pa cilesi dhe pa u thellur dhe shpesh mendimet e tyre duken si tallje apo provokim.

    Nuk eshte rasti i ketij topiku.
    Shume ketu shkruajne me sinqeritet dhe perpiqen te bindin tjetrin se ajo ēka mbrojne eshte frut i Kredos se tyre Baze dhe jo nje mbrojtje e padiskriminuar 360 grade.

    Besimet Fetare tradicionale,dmth ato qe kane nje histori mese 1000 vjeēare,ne zanafillen e tyre kane lindur si nje sistem vlerash ne nje ambjent te caktuar dhe ne lidhje me nje grup te caktuar njerezish.Me vone ato edhe filluan te perhapeshin.
    Po te marrim Islamin,une mendoj se eshte nje lloj Ideologjie ne kuptimin e vertete te fjales.Si ēdo ideologji qe respektohet nuk lejon asnje lloj devijimi apo revizionimi dhe eshte hall i madh po te kritikosh apo te shfaqesh nje mendim te kundert.
    Them une po djalli t'a haje njeriu ka psiken dhe llogjiken e tij.Ai mediton,thellohet dhe ne nje moment te caktuar deshiron te shrehet lirshem.
    Tani duke u nisur qe ne gati te gjitha vendet e Islamit ka probleme shume mprehta si prapambetja,papunesia,uria,miseria,mungesa e te drejtave te njeriut e gruas,etj dhe duke u nisur se jeta ne keto vende drejtohet kryesisht nga parimet e Islamit mua personalisht me vjen te bej shume pyetje dhe kritika.
    Them pse valle egzistojne keto negativitete?
    Mos valle Islami i gjore nuk eshte ne gjendje qe me komandimet e veta nuk eshte aspak ne gjendje te drejtoje jeten e njerezve?
    Dhe pyetja me e rendesishme se pse valle shqiptaret qe nuk bejne pjese ne ato territore por per motive tjera kemi Islam duhet qe akoma t'a mbajme apo te na vije keq po t'a kritikojne?
    Pse valle I.Kadarč qe eshte me i zgjuar nga ne te gjithe duke i pare gjithe keto gjera nuk duhet te prononcohet lidhur me kete problem?
    Dhe me e rendesishmja si mendoni se ne €urope kur me ne fund te aderojme ne UE do te mund te perdorim parimet e Islamit kur dihet se ato nuk jane shume kompatibel me parimet capitaliste-libertare te Perendimit.
    Per te gjitha keto them se gjithshka mund te kete te ardhme ne trojet shqiptare perveē Islamit.

    Alles Gute

  6. #16
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrmbrm!

    Shqiptare te nderuar, se pari njeher duhet te lirohemi nga paragjykimet dhe ti shiqojm gjerat pak me ma shume gjakeftohtesi.

    Me lejoni nje konkluzion

    , sipas te thenave tuaja ketu qe i beni pa nderprere dhe qe i perseritni aty ku u ipet mundesia, shqiptaret qenkan ne halle te medhaja, pasiqe ata jane dyqish te desorientuar (akcidenti me islamin qe e permenda me heret), i kane humbur vlerat, nuk dine ka tja mbajne ne kete udhkryq te madh ( qe sa kohe ndodhemi ne kete?, 100 vjet, 500 vjet, ......), dhe bile as nuk shohin diku pakes drite qe te orientohen.
    Shkaktari per kete?, ISLAMI, pa dyshim.

    Shqiptare, ne pseudosllavi ishim te pushtuar nga i krishteri more, sa ecem perpara?, te ju theme une, pasaporta dhe letra tjera identifikimi te djegura, arhiva te djegura, motra te dhunuara, femije, gra, pleq dhe luftetare te masakruar, te tetoviret me kryqa ne gjoks e ne balle, ma e mira vjen tash, kufomat te kosovareve ne vare masive para beogradit, kufoma nen autostradat e vojvodines, kufoma ne kamiona te fundosur ne lumenj te serbise.

    Ju nuk e doni grekin, ju nuk e doni italianin, ju nuk e doni serbin, ju nuk e doni kosovarin, ju nuk e doni makedhonin, ju nuk e doni me ne fund as vetveten (sipas kronikave qe lexohen ketu, vrasje per nje puthje, apo vrasje per nje pulė te vjedhur), mos haroj, ju edhe nuk e doni qeverine qe e keni zgjedhur, jo, ju as qe nuk e doni edhe enverin (perse atij perversi i eshte kushtuar nje homepage?).

    Shqiptare te nderuar, ne jashte shqiperise i dime shume mire caqet tona, a nuk e pate, flijuam edhe gjakun tone, ia aritem qellimit, edhe pse ende nuk ka perfunduar, por me formalitete tash nuk duhet te mirena. Ndoshta gaboj, por kame shprese se kane mbetur VETEM formalitete per tu zgjidhur, shume mvaret edhe nga zoterijt tuaj ne qeveri.

    Armiqe i shqiptarit eshte "ORTODOKSIA fundamentale jashte dhe branda", ketu nuk duhet shume llogjike, gjerat qendrojne keshtu, ketu bile nuk parashtrohet pyetja e nje sundimi, POR, "SI UNE, OSE LARG MEJE".

    Pra, ortodoks, ose shmangu nga trojet, hop, hop.

    Bishopi i katolikeve te rusise eshte friguar te shkoje ne nje kongres ne zvicer, per arsye se nuk do ti lejohet kthimi ne vend perseri!, anton, a e dine kete?. cfare ndodhi vitin e kaluar me papen ne vendet ortodokse?, qe i vizitoi per te mare FALJE per gabimet e kishes katolike???, me gjakftohtesi jonjerezore u ignorua.

    Ju zogje, u ka ritur nena shqiperi ne folene e vet, ne ate folene e kuqe, ua ka maer cdo brenge, bile edhe truri nuk ka pate nevoje te shfritezohet deri ne maksimumin, pse?, partia ka mendu per ju, partia ka fole per ju. Ajo ka thene, kinezi dhe russi, jane vellezerit tone shqiptare, por, qe te mos i ofendojme, kosovaret jane MIQT tane.

    Pseudosllavia qe ne fillim te 90-tave ndalengadale u copetua, tash, cfare habie, sikur ska ndodhe ASGJE, po na paraqitet nje cfare POSTSTALINISTI me emrin putin, dhe nje cfare Papandreu, dhe na mesojn "O TUPA, O SHQIPTARE, O KUNGULLA, po ngadale mor, ngadale, pse nguteni, ne ballkan nuk duhet te nderohen kufijt???", ooo cfare ideje!, nuk duhekan te nderohen kufijt?, e pse?, po nuk duhet, se po e rrezikojn stabilitetin e rajonit, shih, shih, si qendronkan punet!, e more zoteri Putin e ty tjetri, cka ka ndodhur dhjete viteve te fundit ne ballkan?, pse more te shqiptaret te ndalet ajo rryma e ndryshimeve?, a valle, ne slloveni nuk pati ndryshime, ne kroaci jo, ne bosnje jo?, cfare jemi ne SLLAVE apo SHQIPTARE, cka na bashkon neve me ata, kultura, gjuha, feja, tradita?, cfare?

    E tashe zoteri antoni, e triniti, e eni, cfare na bashkon neve?, une me duket se u shpreha qarte?, trojet shqipater jane de facto muslimane, nese nuk ka islami te ardhme (ne cfare aspekti e thate kete nuk me eshte e qarte), atehere natyrisht edhe muslimanet nuk kane te ardhme, dmth. pjesa dermuese e shqiptareve nuk ka te ardhme.

    Edhe ne postet e para ceka kete, nje kulture, qe e invazon tjetren, per tu pranuar nga populli, duhet te jete MA E MIRE!!!, nuk ka shtet ne europe qe nuk ka me nje numer te konsiderueshem muslimanesh, bile tash edhe gjenerata VENDASE.

    Shqiptaret e pseudosllavise asnjehere nuk e pranuan kulturen e shkaut, thjeshte, e shqiptarit eshte pra ma e mire.

    Valle ju shqiptare, mos u ka mbet zemra djege, se trojet shqiptare nuke kane ndertesa te stilit renaissance, gotik e rokoko?, ndoshta edhe japonezeve u ka mbet zemra djege per kete (anton, a mund te associojsh)?, si thuani ju?, a e quani ju kete prapambetje?, a na ka lene islami ne kete pyetje pas?

    Shkolla e austrise, anton, ka te beje me pyetjen tende, nese nje shtet i zhvilluar si austria tek ne mes te shekullit 18 e bene obligim mesimin, atehere ai eshte i prapambetur!!!, se shqipateret kane mesuar, neper mektepe e teqe, kane mesuar shkrim lexim, burre, nese shqiptaret e krishtere kane mbetur analfabet, nuk u ka faj askush, bashkesia e krishtere e ka patur ne duart e veta ta mesoj bashkesine e vet, pasiqe ata kane patur autonomi te plote, por ne vend qe tju qasen ketyre halleve, kane lene qe kleri europian te shty shpifje.

    A e din ku ndodhet qyteti kordoba?, ne spanje, kryeqendra e atehershme e andaluzise (ra me reconquisten spanjolle 1492), LULJA e civilizimit mesjetar, me bibliotheken e pasur me mbi 400000 libra, UNIKATE (tash me siguri ndodhen neper manastirat e europes etj), ME ENDJE MESOJNE FEMIJET TANE GJUHEN E ARABEVE, POEZINE E TYRE, keshtu shkruajn priftit e asaj kohe per te krishteret ne kuader te shtetit islam. Baca Sami ka shkruajt ne PESE gjuhe!!!, ku i mesoj ai ato, tue i kullote lopet ne livadhe e fusha?, sa dine ty mbi systemin e arsimit islamik?, cfare eshte gjuha kulturore e islamit?, eshte arabishtja, eshte gjuhe boterore, kush i mesoj rilindasit me shkruajt shqip?, problemi nuk qendron ketu, problemi qendron te alfabetizmi, nese nje njeri ka ditun me shkruajt e me lexuar, dhe kete e ka ditur popullata shqiptare, atehere ata kane ditur edhe me shkruajt shqip. Mendon ty se ne pazar, kure kane bere kontratat kane shkruar arabisht?, ndoshta ne alfabetin arab!, prandaj, shko ne stamboll e gjurmo, dhe mos vajto ketu.

    Ja disa shembuj: Autoret e pare shqiptare i kryejshin aktivitetet e tyre ne kryeqitet, dmth, ne stamboll, atje shkruanin ne gjuhet klasike arabisht dhe perzisht (jo turqisht), sipas te dhenave, dokumentet me te vjetra qe jane shkruar nga dora e shqiptareve datojn nga fundi i shekullit 15/16, nje Mesihi (1470 deri 1513) nga Prishtina, eshte nje nder themeluesit e artit te poezise turke (tash konsiderohet si i atille). Nje Jahja Beg Dukagjini (mesi i shekullit 16) ka permbledur nje divan (vjersha, ne te cilat e pershkruan prejardhjen e tij shqiptare).

    Njecfare Ibrahim Nezimi (pseudonymat Nezim Berati, Nezim Frakulla) ka shkruar ne shekullin e 18 divan shqip ne alfabetin arab, dhe shume tjere.

    Te gjithe keta, zoteri antoni kane qene shqiptare, edhe une me mire e njoh drejtshkrimin gjerman se ate shqip, por une "mendoj" shqip. Dhe nje shqiptare, qe shkruan ne arabisht, perzisht, turqisht, me te NJEJTAT shkronja, LIRISHT mund po me ato shkronja te shkruaj shqip. Pra edhe njeher, shko nese don, dhe gjurmo ne arhivat e stambollit, por prapa, ASKUSH nuk na ka lene.


    Cfare me ineteresojn mua problemet e nje shteti asiatik, afrikan etj?, ne kemi problemet tona, dhe shpresoj se e pate ku qendron problemi. Si mund nje Musharaf (pakistanez) te fitoje me mbi 98% votimet, si mund nje Sadam te fitoje me mbi 99% votimet, a e dini si?, ashtu si nje Pinocet, ashtu si nje Franko, Ashtu si nje Castro, Ashtu si nje Milloshevic etj...., ku shihni Llogjike ne ksish krahasimesh?, dhe ne cfare pyetje eshte islami jo kompatibel me demokratine?, mund te sillni ketu shembuj?

    Flm
    albanish by nature

  7. #17
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    ortodoksia??????

    Nuh,

    dmth une qe jam e krishtere ortodokse i bie qe te largohem nga vendi im, Shqiperia, pasi si ortodokse nuk mund t'i perkas Shqiperise, nuk jam shqiptare, nuk mund te kem atdhe Shqiperine, nuk duhet ta dua ate dhe te debohem si renegate prej tij?????

    Mos e ngaterro problemin me ortodoksine, katolicizmin, myslimanizmin,subjekti i kesaj teme eshte pushtimi turk, aty perqendrohu.

  8. #18
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Moter me fal nese ju kam prekur diku!, nuk e pata me qellim.

    Une i shiqoj gjerat pake ma kompleks dhe mundohem mvaresine e ceshtjeve mes njera tjetres ta sqaroj.

    Fjala ishte jo per individat, por ne pergjithesi nga aspekti politik. Qarte eshte se bashkimin e trojeve shqiptare e pengojn shtetet ortodokse, dhe une mendoj se fundamentalizmi i tyre eshte edhe me i ashper se ai islamik. Asesi nuk i kame menduar me ate shqiptaret ortodoks, por JOSHQIPTARET (dhe si duket disa politikane nga vendi) qe na rrethekojn.

    Keta krahasime i solla vetem, per te ja be antonit me qarte gjendjen aktuale, dhe me rastin e shqiptareve te pseudosllavise per ti treguar PUSHTIM TE VERTET!!!, qe e praktikuan pseudosllavet ne kosove.

    Me fale, por per ta sqaruar pyetjen qe parashtrohet (a ishte ai pushtim?) duhet te analizojme gjerat me gjere, qe te shohim mvaresite mes tyre. Thjesht eshte ta perkrahish nje mendim qe e ka bere dikush ndonjehere, por kur shiqohen gjerat ne essence, atehere dalin schume pyetje tjera, dhe zakonisht me ne funde ndryshojn hesapet.

    Mendoj se nuk ka nevoje ti shiqojm shqiptaret, shih vec trojet sllave, cili shtet prej tyre ka nje simbioze te mire mes katolikeve e ortodokseve?, nese edhe gjaku nuk i bashkon, cfare shance kane atehere shqiptaret?, antoni ish i mendimit, se shqiptaret para ardhjes se osmanlijve nuk kane qene te pushtuar, kur dihet forte mire, se kisha ish ndare shekuj me heret.

    Po pyes keshtu, a ka mundesi qe katoliket me ortodokset te jetojne se bashku?, ndoshta sipas botekuptimit te shekullit 21 po, por kjo vlene edhe per islamin!!!

    flm
    albanish by nature

  9. #19
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pushtimi turk ne Shqiperi

    Nuh,

    mendoj se armiqte kryesor ne Shqiperi tradicionalisht kane qene Serbia dhe Greqia,por te qenit e ketyre shteteve te fese ortodokse nuk me ēon ne mendimin se ortodoksia joshqiptare eshte armike e Shqiperise.

    Jo jane synimet e tyre shoviniste ndaj territoreve shqiptare qe i bejne keto shtete te jene hasmi yne. Keto shtete per te arritur qellimet qe i kane vene vetes perdorin cdo mjet, nje i tille eshte dhe feja, te cilen e vene ne sherbim te ēeshtjes se tyre.

    Sinqerisht mendoj se ne shek.XXI si myslimani, ashtu dhe i krishteri qofte katolik apo ortodoks fare mire mund te jetojne ne paqe mes njeri-tjetrit ne Shqiperi.

    Por ama mbi pushtimin turk, nuk mund ta pranoj se ky pushtim ka qene ne dobi te shqiptareve, qe u ka sjelle te mira. JO, ai pushtim nqs arriti te bente dicka kundra forcimit te identitetit shqiptar, them se ia arriti fare mire. Futi percarjen nder fetare, ku myslimani barazohej me te qenit turk, katoliku = latin e ortodoksi = grek.

    Pushtimi turk na la mbrapa Nuh, dhe akoma mendesite e mbjellura nen shekujt e atij pushtimi, jane pengesa per nje zhvillim normal te vendit tone. Ketu futet tradita orientale qe shqiptaret thithen ne ato vite pushtimi.

    Nuk mund te quhet civilizues nje pushti i atille, sic qe ai osman. Nuk sho gjekundi elemente te civilizimit, perkundrazi shoh plot te tjera negative.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Nuh djali,

    Po i ngatrron gjanat, besoj pa dashje.

    Pushtimi ishte:

    1- osman (multinacional, si perandorite antike deri moderne, fjala vjen Habsburget, pa fole per ate Sovjetike)?;

    2- turk (uninacional, si gjerman, italian, serb, grek, etj - s'do koment)?;

    3- mysliman (fetar - turqit e moren islamin nga arabet, apo jo, dhe instaluan kalifatin)?

    Kapja e problemit ne menyre jo-tanesore, por ne aspekte te vecanta, si ajo fetare, nxjerr vetem perfundime artificiale te dores se dyte, e nuk e ndricojne problemin gjithkombtar - perkundrazi.

    Shkurt: Islami, si krishterimi e judaizmi, kane nji te perbashket, monoteizmin, e jane ngritur mbi kultura te maparshme; mendoj se ketu qendron kompatibiliteti i tyne me ecurite moderne; persa i perket aplikimit, ato kane ndjeke udhe te ndryshme, e nuk jane aq kompatible ne keto kohe.

    Ne aspektin kombtar shqiptar, ato kane patur elemente komplementues koniuktural, e une mendoj (edhe besoj) se edhe ne te ardhmen do te gjejne pika konvergimi jetesore kombtare.
    alumni,

    gjithmone nxenes

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Barack Obama fiton zgjedhjet
    Nga flag nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 356
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 12:14
  2. Shqiptaret qe bene emer ne kulturen osmane, duhen respektuar?
    Nga ILMGAP nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 30-07-2009, 15:42
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •