Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 161
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Nuh,

    mirse-erdhe, mor djalosh (apo vashe?). Flmnd qe me referohesh per at materialin, por ai nuk asht i imi. Megjithate, une kam qejf ti shof problemet nga cilado ane, e te them (po me pyeten ose me vjen siraja) mendimin tim. Megjithate, une nuk mund te mbeshtetem tek ai autor, i cilli, sic e kam ba edhe kryeshenimin, sapo asht kthy prej vakancave dehese orientale ...

    Desha te ndalem ne disa cashtje, te cilat me duket se po i kalojme si pa te keq.

    se pari, a erdhen osmanet prej shkretinave te Azise, apo ishin Shqiptaret qe u shkulen ne kerkim te hordhive osmane? Apo mos e kish marre vesh oomania se Shqiptaret ishin ne rrezik prej fqinjeve shovene e haheshin me njani-tjetrin, sa rrezik do te shuheshin krejt?

    se dyti, kultura osmane pasak qene aq e avancueme, sa Arabet lane mendet e krese, apo ballkanasit nuk mund te rrijshin pa cue jenicer lulen e rinise se tyne? Po pse mor Nuh, kur osmanet ishin te paditun e te paafte me drejtu, e Shqiptaret petrita e dijshin se s'kishin kah me shku, xejshin poste te rendesishme, por kjo nuk do te thoish aspak se ishin "bashke-gjeverises" - Shqypnia ishte ende nen hulline osmane te Stambollit;

    se treti, ato taksat qe mblidheshin neper vilajete, ku shkojshin valle, ne xhepat e shqiptareve, apo te Sulltani ne Stamboll? Po ata qindra mijra Shqiptare qe u shkulen prej trojeve te veta e u vendosen ne Italine Jugore peseqind vjet ma pare (atehere kur ti thue se fillon historia jone), a iken prej qejfit te madh se ishin ftu e kishin hy "bashke-sunduesit" ne trojet shqiptare? Po kur u shemb perandoria osmane, a nuk u rrezikue me e marre dreqi i mallkuem Shqypnin?

    se katerti, ai Qemal Ataturku ia paska mbushe kot tuj luftue kalifatin e Sulltanin; prandaj nuk i ka pase fort qejf ai Shqiptaret, sepse turqit pasakn qene "bashkesundu" prej osmanesh e Shqiptaresh. Po si i paska dale prej mendje Blendush-rrapatushit se kur pasha ish-hajdut i vilajetit te Janines desh me dale ne vedi, sulltani i vuni zjarrmin krahinave, e ne fund ia preu kryet; po kshtu, m'duket bani sulltani i osmanllive me Bushatllite. A u harrue tash krejte Lidhja e Prizrenit, e cila mund te ishte si rrjedhoje e Kong. te Berlinit, por ama pazaret per trojet Shqiptare i bante Padishahu, e jo Shqiptaret "bashkesundues". Mor po, kah e keni gjet kete term, apo si nja dhjet vjet ma pare, per me fitu votat, bashkefajtoret na u barazuen me bashkevuejtesit??? Ne fund te fundit, historia asht e duhet me qene objektive e sa ma afer te vertetes, e jo si politika, e cilla ndryshon, apo jo, asht "koniukturale", si thuhesh dje nuk thuhet sot, e nuk ka garanci se ajo cfare thuhet sot, te mos i bihet mohit neser.

    se pesti - (edhe po e mbyll me kete), kur thue se e kalumja jone ndodhet ne arkivat e Stambollit, kjo asht e palejueshme per ty si Shqiptar. Po pse mor Nuh, a fillon historia e te pareve te lasht tane me ardhjen e hordhive osmane ne Ballkan? Simbas teje, na i paskena hy ne hak latinasve, grekve, sllaveve, pa permende ketu rome, vlleh e kusur milet qe ka ardhe e asht vendose ne Ballkan?

    Hajde, Nuh hajde! Ku duhet me i cue mushka drute?
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Per Alumni

    I nderuari Alumni:

    UNe gati se te njejtat fjale jam kam thene Nuhes lidhur me temen se a ishte ai Turk sundim.

    Mirepo Nuha nuk beson. Une nuk di se kam degjuar apo lexuar dikund se ne kemi bashke-qeverise me Turkun. Ai e knosideron Perandorine OSmane si nje pushtues i civilizuar. PO c'ka doli nga kjo Perandori gjate viteve te Renesances? A mos ishte Isak Njutoni, apo Wofgang Amadeusi, apo dante Aligieri, e Francesko Petrarka Turqeli. C'ka kontriboj ky i ashtuquajturi civilizim ne boten e "Civilizuar." Turqit edhte shkaterruan Parthenonin ne Athine.

    Dhe ky thot se ato libra te shkollave te mesme qe une i kam lexuar jane te shkruara nga komunistet dhe se nuk duhet besuar. E kujt ti besoj une, librave te shkruara nga Turqit? Une nuk jam aspak i influencuar nga kjo ideologjia komuniste. PO edhe te isha, ajo do te konsiderohej normale, sepse nuk ka me shume se 10 vjet qe kur u shakerrua Socializmi. PO ti, Nuhe, je i influencuar nga nje sundues qe ka kapituluar me shume 90 vjet me heret.

    Edhe, si te njohim veten se pari, Nuhe? DUke shkuar ne Stamboll? Apo permes mesmimit te historise se Turqise? Si mund ta njohim ne veten me mire, duke e pranuar se Turqia nuk ishte sundimtar ne trojet tona? Une nuk di se ne c'fare menyra kjo do te na ndihmonte.

    Ne postimin tim te fundit, une thash se nuk do te shkruaj me per kete teme. Mirepo, Nuha, si gjithmone, e ben nje koment qe me ben te shkruaj.

    C'do te mire

    Ariani

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Pushtimi turk

    Ari,

    Po te mos ishte pushtimi i Turqeve, do te ishte pushtimi i Serbeve, Bullgareve etj.

    Edhe Amerika eshte pushtues i sotem. Por eshte me i mire se ai i djeshmi.

    Ajo qe Nuha po mundohet te shpjegoj eshte se sikur te mos ishte ai Turku a do te ekzistonim ne si komb sot apo do te njiheshim si Maxhupet e dyte.

    Me nderime,

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Cili pushtues eshte me i mire e cili me i keq eshte tjeter problem,por me pare i jepet emri pushtues!

    Po te mos na pushtonte turku do na pushtonin tjeret?Kush e tha!
    Edhe po te jete keshtu eshte njelloj si vrasesi te justifikohet se viktima nje dite do te kishte vdeke gjithsesi.

    Kisha nje pyetje.Perandoria osmane (mire Shqiperine,jo) ka sulmuar e pushtuar popuj tjere.Ne si bashkeqeverisesa a jemi pushtues?A eshte pergjegjesi e shqiptareve ajo cka perandoria beri mbi popujt tjere?

    Sikur gjermanet apo italianet te sundonin Europen per 500 vjet,ne vitin 2440 me siguri do kishte edhe ndonje gjeneral me origjine shqiptare.
    Mos harroni,behet fjale per gjysem mijevjecari!!!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 10-07-2002 mė 08:50

  5. #95
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Alumni, shoki, ty solle nje tekst, e une drejtova shokun arjan te lexoje ate, se permban do fakte historike, kaq kisha. Dhe autori, vecse shkruan te VERTETEN, dhe menduaj se nuk ka qen i dehur kur ka shkruar ato reshta“, sidomos ne turqi nuk gjindesh ne orient, por ne nje vend TURISTIK me infrastrukture famoze boterore, vec aeroporti i antalise pret ne dite afer 40000 turist, pjesa dermuese europjan. Burra te dheut, shiqoni si te doni, e gjykoni si te doni, vec atyre sa mendoj une nuk ua ndin per shqiptaret, ata kan vetem RESPEKT ndaj neve, kete e kam hasur nga secili turk qe kam takuar deri sot, e ju, italofila e grekofile, e serbofila po i gjuani me kembe, por a e keni pyetur veten ndonjehere se a u takon te beni kete?, a jeni ne gjendje ti perballoheni atij shkelmit nese ju kthehet.

    Juve ende nuk u eshte e qarte se po mbeshtetni FQINJET tane me kete sjellje, dhe bile as qe nuk ju shkon ndermend te llogjikoni pak kur disa thuan se EDHE GREKET E BULLGARET e SERBET nuk i duan turqit. Une ju pyeta, nese ata nuk i duan turqit, atehere kan nje te perbashket me neve, por ata nuk na duan edhe neve. PSE???

    Edhe nje here te them qarte, ketu dua te sqarojm pyetjen, e jo te shohem se kush me cilin simpatizon, edhe ne si cdo popśll jemi oportun, dhe tash per tash jemi orientuar ka ai qe ka me shume, qe eshte me i forte, gje qe politikisht eshte me vend, por a lejon kjo vec per hire te kohes te shkelish EDHE meritat e popullit tend?, sadoqofshin ato te vogla apo te medhaja, e takojn te gjykohen pa paragjykime, ne menyre te drejte, sic i ka hije nje gjykimi modern e bashkkohore. Them keshtu se per meritat e osmanlijve nuk ka nevoje ne shqiptare pordhaveca te cajm koken ketu, kete e bejn historian boterore, dhe ata dijn shum mire te gjykojn ne baze te fakteve historike, ata dijn mire te tregojn se sic ushqeheshi urrejtja ndaj turqeve kur ata ishin armiq, e pasi u munden nga eurpjanet perendimore, si ata rane ne lakmi te madhe mbi moden turke (princesha e prince po beninj porttrete ne veshjen osmane), si u hap kultura e kafehaneve etj...

    Baci arian me flet mua ketu per renaissancen dhe permend nje isaak newton, pse o baci?, ku don me dale me kete?, mos je valle ketu diku ne nje kafehane fshatare?, ne kete menyre don te analizosh gjerat?, procesin 1000 vjecare qe paten kaluar muslimanet (deri tek ramja e andaluzise 1492) nuk e ve ne kalkulim?, shkalla teknike e diteve tona eshte nje merite MBARENJEREZORE ne te cilen kane dhen kontribut krejt popujt qe prej asaj dite kur u zbulu rrota. Pse valle nuk zbuluam gje deri para se u kolonializua tere bota?, une te them pse, pse na mungonin impresionet na mungonin ato ngacmimet qe shtyjn njeriun ti versulet nje gjeje PSE eshte ashtu sic eshte, shkenca empirike ishte ajo qe beri te ecim me hapa te medha perpara, e freni me i madh i kesaj metode ishte vet kisha qe beri deri atehere te mbese teknika ne stagnacion, keshtu qe deri ne vitin 1900 konsideroheshin zbulimet ne teknollogji si gjera qe i frymezon shajtani.

    Ne si shqiptare duhet PATJETER te njohem ne menyre te DREJTE te kaluaren tone, qe te gjejme ate ORIENTIMIN per tu bere nje shtet me INFLUENCE ne europe. PErndryshe do te mbetemi topi me te cilin do te luajn ata qe disa supozojn se na duan te miren. Vetedije kombetare do te arriehet vec atehere, kur do te dijme se KUSH kemi qene, dhe CKA duam te jemi. Ne ishim SUNDUES, dhe kjo duhet te na jepe vullnet, o shiptare.

    Gjendja jone momentane eshte po ajo ne te cilen gjindeshim edhe para 100 viteve, por atehere ne ate gjendje ish TERE bota, kur kerkonin krejt identitetet kombetare, edhe ne si shqiptare kerkonim tonin, dhe tek atehere baci Toni erdhen edhe shkollat ne aktualitet dhe poashtu u zgjodh edhe aj problem. Sot ne jemi ende duke kerkuar identitetin kombetare, por tupa e kungulla sic jemi, duam qe tjeret te na zgjedhin punet tona, e kur shohim se kujt nuk i kruhet per neve, po kerkojm nje fajtor, e sic cdohere fajtori eshte edhe tash turqia. Ju“thash me larte, atyre nuk ua ndin per shqiptaret, po, per turqit qe ende jetojn ne trojet tona, por per ndryshe nuk u intereson se cfare mendimesh kemi ne per ata.

    Por keto diskutime mund shume shpejt ti shkurtojm nese dikush me sjell ketu definicioninj e fjales PUSHTIM, nuk do te ish keq edhe te definohet raca SHQIPTAR, se sic duket ketu po bisedohet per Shiftar, per Shqipfoles etj. Hajt te shohem, se kush e meriton te quhet shqiptar e kush jo, dhe shpresoj se derri e alkooli nuk do te jene pikat kryesore per vleresimin.

    Flm
    albanish by nature

  6. #96
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    edhe nje gje alumni, lexo shkrimet e mia me te herrshme, e shiqo sa here kam permend fjalen PAUSHALIZIM, ate ben ty me pikat qe shenove. A e din ti sistemin shteterore osman?, kush i ka paguar punetoret ne administrate?, per cfare mblidhen taksat?, e pse te ndalen taksat tek provincat?, ku e ke kete ne boten moderne?

    Ju burra nuk dini me teper se hunda per islamin dhe menyren e qeverisjes (dhe ne kete menyre eshte qeverisur shteti osman), e po dilni ketu e kritikoni bile shkrime qe kane baza e qe nuk jane mendime perzonale (Blendushi), a nuk e shihni vehten se ku gjindeni?, me trego tash drejt, A TE HABITEN EDHE TY FLAMURI I TURQISE NE MESIN E SHESHIT TE TIRANES?

    Dhe burri i dheut, mos mendo se nje periudhe disavjecare qendron si pasqyre e 500 viteve te fundit, kush ta ka mesuar ate, cka don me rilindasit?.

    Natyrisht se historia e shqiptareve nuk eshte 500 vjet e vjeter, por mendo pak vete kur bisedon ketu, se ketu behet fjale per perandorine osmane.

    Flm
    albanish by nature

  7. #97
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O NUh, po na lodh:

    Wahrig - Deutsches Wörterbuch

    Besatzungsmacht Staat, der eine Besatzung in einem fremden Staatsgebiet unterhält


    Wahrig - Deutsches Wörterbuch

    Besatzung Truppen eines Standortes, einer Verteidigungsanlage; Bemannung eines Schiffes od. Luftfahrzeuges; Truppen, die fremdes Staatsgebiet besetzt halten



    http://www20.wissen.de/xt/default.do...uery=besatzung


    Anton

    PS po don me na e mbushe mendjen se nuk dime gje per islamin?
    kush ne myslimanet?

    A e lexove ate per gjuhen shqipe si gjuhe e dyte ne shkollat shqiptare , por ama ne shkronja arabe.
    Pa cfare lumturie!

    Mallku Gjergj Fishta qe na pruni germat latine.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    I nderuari Nuhe

    Eshte e vertete se une dhe ti kemi mendime te ndryshme lidhur me kete teme. NE shkrimin vijues do te behem i qarte per kete teme.

    UNe Z. Nuhe, me shkrimet e mia nuk kam per qellim te te ofendoj. Te respektoj pa mase, ty dhe mendimet tua. Une jam krejtesisht i mendimit se Turqit Sot nuk na urrejne dhe se na repsektojne me shume se sa vendet tjera fqinje. Edhe ne duhet ti respektojme.
    Ketu eshte fjala per sundimin Turk qe zgjati me shume se 500 vjet, e jo per Turqin dhe Turqit e sotem. Ketu qendron dallimi ne mes mua dhe ty.

    E per shmbujt qe une i dhash duke permendur Isac Netwon e te tjere, e bera me qellim te caktuar. Sepse per derisa vendet tjera te europes se MEsme dhe asaj Perendimore, qe kishin pavaresine tyre, zhvilloheshin ne te gjitha aspektet shoqerore, vendet e sunduara apo te pushtuara(ketu them te pushtuara sepse ne ishim ketu me pare se Turku...Turku erdhe ketu, mos harro) nuk zhviloheshin fare. Fjala Civilizim ka kuptim tjeter per mua.

    Fjala Pushtim?? UNe po ta jap definicionin tim. Ndoshta ti nuk do te pajtohes, ndoshta edhe mund te jete gabim, por megjithate, une do ta jap mendimin tim. Je i pushtuar kur dikush vjen ne pragun tend dhe te tregon se cka duhesh te besh. Kur nje vend tjeter i huaj vjen dhe ti drejton punet e tua.

    Edhe njehere, une repsektoj mendimin tende. Nuk kam asgje kunder ju personalisht.

    NE qofte se te kam ofenduar...me fal.

    C'do te mire
    Ariani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 10-07-2002 mė 10:26

  9. #99
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    -mė 1423 shqiptarėt e Peloponezit luftojnė trimėrisht kudnra invazioneve turke qė kishin filluar tė preknin kėtė trevė autoktone shqiptare, ku siē shkruhet u pagua tepėr shtrenjtė pasi turqit pėr t'u hakmarrė ngrejnė njė piramidė me koka shqiptarėt tė vrarė.
    -Viti 1432 pėrsėri pėr shqiptarėt shėnon njė kryengritje tjetėr kundėr pushtimeve turke e cila mjerisht nuk kishte suksesin e kryengritjeve tė tjera, megjithėse udhėhiqej nga princi shqiptar prej njė dere tė njohur, tė Golemajve.
    -Mė 1434 Shqipėria Veriore ēohet nė kryengritje me armė nė dorė kundra turqve, e kjo kryengritje udhėhiqej nga princi famėmadh Gjergj Araniti.
    -Ndėrsa nga viti 1443 deri nė vitin 1468 shqiptarėt tė udhėhequr nga Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) shkruajnė Epopenė mė tė lavdishme jo vetėm tė tyre, por tė krejt Europės, duke bėrė qė pėr 25 vjet rresht hordhitė "verdhacake" turke tė dėshtojnė nė planet e tyre pėr pushtimin e Shqipėrisė e Europės dhe pėr shkatėrrimin e qytetėrimeve tė hershme tė tyre.
    E kėshtu shqiptarėt nė kėto vite tė stuhishme e tė lavdishme zhvilluan rreth 22 beteja luftarake, ku tė gjitha i fituan, ndonėse mbi ta u turrėn mbi njė milion ushtarė turq tė pajisur me tėrbimin mė ēnjerėzor dhe armatimin mė mizor tė kohės.
    Nga viti 1468 deri nė vitin 1479, pra mbi 10 vjet pas vdekjes sė Kryeheroit, pėrsėri shqiptarėt shkruajnė faqe lavdie duke mbrojtur truallin shqiptar nga Yryēi i ri i ushtrive turke...
    -Mė 1481, mbas vdekjes sė S. Mehmetit II mbarė Shqipėria hidhet nė njė kryengritje tė pėrgjithshme kundra pushtuesit turk, e kėtė kryengritje e udhėhiqte djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti i cili ishte kthyer nga mėrgimi.
    -Nė vitin 1488 shqiptarėt bėjnė pėrpjekje tė reja pėr tė luftuar pushtuesin, pėrsėri si udhėheqės kishin Gjon Kastriotin, dallohen nė kėtė kryengritje, Himariotėt, Suljotėt e Mirditasit.
    -Mė 1479 pėrsėri njė kryengritje tjetėr e shqiptarėve kudnra turkut, por tashmė e ndihmuar edhe nga Republika e Venedikut.
    -Nė vijim tė luftrave pėr liri, shqiptarėt nė vitin 1536 tė ndihmuar edhe nga Venediku, hidhen nė njė kryengritje tė pėrgjakshme kundra pushtuesit turk.
    -Nė vitet 1570-1571 shėnohet njė kryengritje tjetėr e fuqishme kudnra invazorėve turq, me rastin e luftės sė madhe tė Lepantit.
    -Mė 1572 i pari Pashė shqiptar, Ibrahim Begu sundimtar i Pejės, ēohet peshė me ushtrinė e tij kundra Stambollės.
    -Viti 1850 i gjen shqiptarėt nė njė kryengritje tė re, madje ata shkojnė nė ndihmė edhe tė princit Mikel tė Rumanisė qė luftonte kundra ushtrive turke.
    -Nga vitet 1600-1616 shqiptarėt kėrkojnė pesė herė ndihmėn e Venedikut pėr tė luftuar turqit, por shteti i Venedikut thuajse hesht, ndonėse selia e shenjtė i kėrkon tė pėrkrahen shqiptarėt.
    -Gjithsesi shqiptarėt edhe tė vetėm vazhdojnė qėndresėn heroike, mė 1612 Janinasit hidhen nė kryengritje kundra turkut, por edhe nė veri mė 1614 fiset e Hotit, Kuēit, Grudės, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit e tjerė, hidhen nė kryengritje luftarake, madje ndėr kėto vite tė stuhishme duhet tė theksohen vitet 1610 e 1611, kur fiset e Malėsisė sė Madhe tė udhėhequra nga fisi i Kelmendit e mbėshtetur nga fisi i Hotit e tjerė, shkruan faqe heroizmi qė shkundi disi gjumin e rėndė tė Europės. Pėrsėri fiset e Kelmendit e Hotit nė vitet 1638-1639 janė nė kėmbė me armė nė dorė kundra turqve.
    -Mė 1668 tėrė Kosova ngrihet nė kryengritje kundra pushtuesit turk.
    -Mė 1696 fisi i Hotit ēohet peshė kundra venecianėve qė kishin marrė Ulqinin, nė vijim tė pazareve tė pushtuesit turk.
    -Nė vitin 1699 pėrsėri nė veri tė vendit shpėrthen njė kryengritje e fuqishme ku dallohen Ulqinasit, Tivarasit e Kelmendasit.
    -Mė 1737 popullsia e Kosovės mirėpret ushtrinė Austriake dhe bashkohet me kėtė pėr tė luftuar pushtuesin Osmanlli.
    -Nė vitin 1769 Pasha i Shkodrės, shqiptari Mehmet Bushatliu rebelohet ndaj Stambollit.
    -Suljotėt trima mė 1772 detyrojnė Stambollin t'u njohė njė autonomi mė tė zgjeruar. Viti 1786 shėnon njė luftė tė ashpėr nė mes shqiptarit Mahmud Bushatliu me ushtrinė e tij shqiptare kudnra turkut qė kishte rrethuar Shkodrėn.
    -Mė 1803 shėnohet njė qėndresė heroike e Suljotėve trima kundėr pashait shqiptar, por nė shėrbim tė tiranisė turke Ali Pashė Tepelena.
    -Nė vitin 1833 kreyngritja kishte thuajse nė tė gjithė Shqipėrinė kundėr ligjit tė "Ri" tė Tanzimatit (Reformave).
    -Pėrsėri nė vitet 1835-1836 ka njė sėrė kryengritjesh nėveri tė vendit, ku krerėt e Shkodrės sė bashku me popullsinė e tyre dhe atė tė Malėsisė kanė njėfarė suksesi derisa detyrojnė sundimtarin turk Osman Pashėn tė struket nė kėshtjellėn e Rozafės.
    -Mė 1837, Nė Shqipėrinė e Jugut, nėn drejtimin e Ali Beg Fragullės zhvillohet njė kryengritje antiturke.
    -Viti 1839 e gjen popullsinė e Prizrenit nė njė kryengritje tė fuqishme e cila pati njė sukses tė pėrkohshėm duke dėbuar sundimtarin turk Ismet Pashėn.
    -Mė 1843 kemi pėrsėri kryengritje tė fuqishme nė viset shqiptare tė Shkupit, Tetovės e Prishtinės.
    -Nė vitin 1845 hidhet nė kryengritje tėrė Gjakova, ndėrsa nė vitin 1846 kryengritja pėrhapet nė tėrė Shqipėrinė Jugore, ku dallohen ato tė Beratit dhe Gjirokastrės, qė natyrisht turqit shkaktuan jo pak gjak e mjerim.
    -Mė 1849 Malėsia e Madhe ngrihet nė kėmbė kundra Stambollit, pėrsėri Malėsorėt mė 1852 ngrihen peshė kundra turkut.
    -Mė 1854 Shkodra fillon njė kryengritje tė re e cila shtypet egėrsishtnga Mustafa Pasha, i ardhur nga Stambolla.

    -Nė vitin 1856 shkodranėt e malėsorėt "hakmerren" ndaj Mustaf Pashės, tė cilin pasi thuajse e shkatėrrojnė e detyrojnė Stambollin ta largojė nga Shqipėria.
    -Mė 1864 Gjakova rrokė armėt kudnra reformave tė shpallura nga Sulltani.
    -Nė vitin 1874 shėnohet njė kryengritje e fuqishme qė pėrfshiu Labėrinė e Ēamėrinė e njihet me emrin kryengritja e Kurveleshit.
    -Mė 1875 Dibranėt hidhen nė kryengritjen antiturke, tė cilėt si sukses kishin rrėzimin e kalasė turke tė Dibrės.
    -Viti 1878 shėnon organizimin mė tė lartė "shtetėror" tė krejt Shqipėrisė Etnike, qė njihet me emrin Lidhja e Prizrenit, nga ku u organizuan dhjetėra kryengritje me armė nė dorė kundra pushtuesit tė vjetėr turkoshak, por edhe kundra lakmive tė pushtuesve tė rinj fqinj, tė cilėt mjerisht edhe Europa i toleronte e shpesh i ndihmonte tė ndajnė si plaēkė tregu trojet tona.
    -Mė 1893 njė kryengritje e fuqishme e tėrė shqiptarėve, me qendėr Shqipėrinė Veriore, kundra turqve, por edhe ēetnikėve tė fqinjėve.
    -Mė 1897 kryengritja e shqiptarėve tė veriut (malėsorėve) nė mbrojtje tė tokave tona qė fuqitė e mėdha kėrkonin t'ia jepnin Malit tė Zi.
    -Mė 1899 u zhvillua kuvendi i Pejės qė kėrkon organizimin ushtarak e diplomatik kundra lėshimit tė trevave shqiptare sllavėve, tė cilėt pėrkraheshin nga Rusia.
    -Mė 1903 Gjakova ēohet peshė kundra turqve, nė kėtė kohė ndodh edhe vrasja e konsullit rus nė Mitrovicė.
    -Mė 1904 kryengritja e "Maqedonasve" shqiptarė kundėr reformave dhe njėkohėsisht njė "lėvizje" e re pėr pamvarėsi nė Shqipėrinė Jugore.
    -Nė vitin 1909 njė kryengritje e fuqishme nė krejt Kosovėn kundra turqve tė rinj (Xhonturqve).
    -Mė 1910 zhvillohet kuvendi i Ferizajve, i cili pėrgatit kryengritjen e pėrgjithshme tė krejt veriut tė Shqipėrisė, me kėtė rast kryengritėsit kapin njė tren ushtarak, ku pasi zėnė rob ushtarėt turq, u marrin armėt.
    -Viti 1911 shėnon kurorėzimin e tė gjitha luftrave e pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr tė valėvitur nė tokėn tonė flamurin shqiptar pas rreth katėr shekujsh e gjysėm robėri Otomane, e kjo realizohet nga kryengritėsit simbol tė shqiptarisė malėsorėt trima tė Malėsisė sė Madhe.
    -Viti 1912 fillon me kryengritjen nė Kosovė e kudo nė Shqipėri, derisa mė 28 nėntor tė kėtij viti nga qyteti i Vlorės shpallet mvehtėsia, por edhe si simbol i kėsaj ngrihet pėr herė tė dytė flamuri kombėtar, por tashmė pėr tė mos u ulur kurrė...



    Rrofshin turqit
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Nuh na ndrico pak:
    -Kush e rrethoi Krujen e Shkodren e per cfare qellimi nqs jo per ti pushtuar?
    -Kur fillon bashkeqeverisja e shqiptareve ne Perandorine Osmane e cfare vendi ze ne hapesiren 500 vjecare?

    -Si pjese e Perandorise Osmane,shqiptaret a jane te pushtuar apo pushtues?

    -C'hyjne ketu keto fjale tuaja:"Ju burra nuk dini me teper se hunda per islamin"?Mos po i ngaterron pak gjerat?
    E sa per ndihmen fqinjeve,nuk ja japin ato qe e cilesojne me fjalen "pushtim" cilindo te tille e ngado qe vjen!
    Pushtim ishte ai turk e ai italian!

    Paskemi qene popull idiot vertete qe paskemi sunduar "boten" per 500 vjet ne lumturi e drite e gjendemi keshtu!
    Imagjino ku do jene tjeret!
    Nejse,muhabet absurd vertete!

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Barack Obama fiton zgjedhjet
    Nga flag nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 356
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 12:14
  2. Shqiptaret qe bene emer ne kulturen osmane, duhen respektuar?
    Nga ILMGAP nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 30-07-2009, 15:42
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •