Nje leter Krishtlindjesh e Arkimandrit Justin Popovic
Perendia lindi mbi dhe, per me teper u lind si njeri: Perendi i perkryer edhe njeri i perkryer - i paperseritshmi Perendi-njeri. Edhe Ai mbeti i tille pergjithnje si Perendi-njeri, mbi dhe edhe ne qiell. Ne fakt, Perendi-njeriu eshte i pari njeri i perkryer mbi toke. Njeri i perkryer? Po, sepse vetem ne Perendi-njeriun, njeriu eshte pa mekat, pa te liga, pa vdekje, i mbushur krejt me Perendine, e keshtu me te gjitha perkryeshmerite.
Perendi-njeriu e ka shfaqur edhe provuar kete gje ne menyren me te bindeshme: njeriu eshte i vertete si i tille vetem kur eshte i bashkuar krejtesisht me Perendine, edhe ne cdo gje e cdo menyre jeton ne Perendine, mendon ne Perendine, ndjen ne Perendine, vepron ne Perendine, eshte i virtutshem ne Perendine, eshte i pavdekshem ne Perendine, eshte i perjetshem ne Perendine. Vetem e vetem ne Perendine, njeriu eshte njeri, njeri i vertete, njeri i perkryer, nje njeri ne te cilin jeton Perendia i gjithe.
Le ta shikojme kete te vertete themelore, ungjillore e hyjnoro-njerezore per njeriun.
Shpirti i njeriut? Vetem e vetem si Shpirti hyjnor ne Perendi-njeriun behet edhe mbetet pergjithnje i pamekat, i pavdekshem, i ngjashem me Perendine, i shenjte, i perkryer, i perjetshem.
Mendja e njeriut? Vetem e vetem si Mendje hyjnore ne Perendi-njeriun, behet edhe mbetet i pamekate, i pavdekshem, i ngjashem me Perendine, i shenjte, i perkryer, i perjetshem.
Vullneti njerezor? Vetem e vetem si Vullnet hyjnor ne Perendine-njeri, behet edhe mbetet pergjithnje i pamekate, i pavdekshem, i ngjashem me Perendine, i shenjte, i perkryer, i perjetshem.
Trupi i njeriut? Vetem e vetem, si trup hyjnor ne Perendi-njeriun, behet edhe mbetet pergjithnje i pamekat, i pavdekshem, i ngjashem me Perendine, i shenjte, i perkryer, i perjetshem.
Jeta e njeriut? Vetem e vetem si jeta hyjnonre e Perrendi-njeriut behet edhe mbetet pergjithnje e pamekate, e pavdekshme, e ngjashme me Perendine, e shenjte, e perkryer, e perjetshme.
Gjithshka qe njeriu eshte, edhe cdo gje qe eshte e njeriut jeton, qe punon, mendon, ndjen, eshte njerezore, e pavdekshme, hyjnore, edhe e perjetshme vetem e vetem ne Perendi-njeriun edhe nepermjet Perendi-njeriut. Vetem nepermjet Perendi-njeriut Krisht njeriu eshte madheri hyjnore edhe gjeja me e vyer pas Perendise ne te gjithe botet. Prandaj edhe Perendia u be njeri, edhe mbetet si Perendi-njeri per te gjithe jetet. Me Perendi-njeriun Krisht, gjithshka qe eshte e Perendise behet e njeriut, njerezore, e jona, ashtu qe secili prej nesh individualisht si edhe te gjithe ne te mare sebashku ne trupin hyjnor-njerezor te Krishtit, Kishes, te mund te behemi perendi-njeri, duke fituar njeriun e perkryer, sipas mases edhe pjekurise se mbushjes se Krishtit (Ef 4:12-13).
Keshtu pra Krishtlindja, dita e lindjes se Perendi-njeriut, Zotit Jisu Krisht, eshte me e madhja edhe me e rendesishmja dite ne gjithe historine e botes, ne te cilin njeriu leviz e jeton. Ne te vertete ky eshte nje gezim i madh, ne te vertete i vetmi gezim i vertete, i vetmi gezim i perjetshem i njeriut te botes.
Perendi-njeriu? Kjo eshte ngjarja me e rendesishme e te gjithe botes njerezore. Ngjarja perfundimtare.
Perendi-njeriu? Kjo eshte drejtesia me e rendesishme e te gjithe botes njerezore. Drejtesia perfundimtare.
Perendi-njeriu? Kjo eshte dashuria me e rendesishme e te gjithe botes njerezore. Dashuria perfundimtare.
Perendi-njeriu? Kjo eshte e mira me e rendesishme e te gjithe botes njerezore. Miresia perfundimtare.
Perendi-njeriu? Ky eshte njeriu me i rendesishem i te gjithe botes njerezore. Njeriu Perfundimtar.
Perendi-njeriu? Ky eshte Perendia me i rednesishem nder te gjithe perendite e njeriut. Perendia perfundimtar.
Ne baze te ketyre te gjithave, Krishtlindja eshte gezimi yne i perjetshem i vetem, gezimi perfundimtar. Gezimi i gjithe gezimeve. Prandaj perseri edhe perseri: Krishti u lind! Perendi-njeriu u lind! Hyjnizimi yne u lind! Shnderrimi yne hyjnornjerezor u lind!
Krijoni Kontakt