Jeta pas vdekjes
Ēfarė ėshtė jeta?
Jeta ėshtė njė lėvizje, qė e tregon veten e saj ne katėr forma:
1. Nė gurė, dhera, minerale dhe nė trupa qiellorė, merr emrin energji.
2. Bimėt janė qėniet mė tė thjeshta tė gjallesave.
3. Tek kafshėt ka jetė dhe gjallėri mė tė zhvilluar.
4. Njerėzit janė edhe tė gjallė edhe tė pajisur me shpirt. Me anė tė shpirtit njeriu i pajisur me mendje dhe me cilėsi tė tjera tė arta, ka fituar cilėsinė e tė qėnurit krijesė e lartėsuar.
Ēdo gjė nė natyrė ėshtė brenda njė rregulli tė caktuar. Krijuesi i ēdo gjėje ėshtė Allahu i Lartėsuar. Ai me anė tė cilėsisė sė tė qėnurit Hajj (i Gjalli, Ai qė i jep jetė tė gjithėve), ka bėrė tė mundur jetėn e tė gjithė gjallesave nė natyrė. Pjesa themelore e krijesave tė gjalla dhe tė pajetė ėshtė atomi. Atomi me pėrmasa mikroskopike ėshtė pjesė e gjallė dhe e lidhur me krijesat mė tė larta. Njė mizė e vogėl ka lidhje me atmosferėn, diellin, njerėzit dhe dheun. Miza i pėrdor kėto kushte sikur tė ishin tė sajat. Me anė tė jetės njė bėrthamė e vogėl mund tė bėhet njė pemė e madhe. Kėshtu njė krijesė e pajisur me jetė nga njė krijesė e vogėl mund tė kthehet nė njė krijesė madhėshtore. Nė tė njėjtėn kohė njė krijesė e madhe ėshtė nė shėrbim tė njė krijese tė vogėl. Ashtu siē dielli i shėrben lules, duke gjetur jetė dhe gjallėri, ashtu dhe lulja nė ngjyrat e saj, pėrmban edhe ngjyrėn e diellit. Asgjė tė pajetė nuk ka, por disave u themi tė pashpirt. Edhe gurėt dhe hekuri, qė ne i cilėsojmė tė pajetė janė tė formuar nga atomet, tė cilėt janė tė mbushur me atė pjesė tė jetės qė ne e quajmė energji.
Atomet pėrbėhen nga bėrthama dhe elektronet. Nė bėrthamė gjenden neutronet dhe protonet. Protonet janė tė ngarkuar pozitivisht, neutronet janė pa ngarkesė. Ndėrsa elektronet janė tė ngarkuar negativisht. Nė kėtė mėnyrė bėrthama tėrheq drejt vetes elektronet dhe bėn tė mundur lėvizjen e tyre rreth saj. E gjithė kjo tėrheqje dhe lėvizje ėshtė energji. Gjithashtu energjia nukleare ose energjia e atomit nė reaksionet radioaktive ka humbje shumė tė vogla mase. Masa kthehet nė energji kurse energjia nė masė. Ky quhet parimi i ruajtjes sė pėrbashkėt tė energjisė me masėn. Nė librat e fizikės gjenden formula tė kėtij parimi me anė tė tė cilave zgjidhen probleme tė ndryshme. Meqenėse ēdo gjė ėshtė e formuar nga atomet e pajisura me energji, sendet qė ne i cilėsojmė tė pajetė deri diku janė tė gjallė. Gurėt e gjallė qė ringjallen si bimė, kafshė ose njerėz do ti shohim nė pjesėn Edhe gurėt ringjallen. Atomet tė cilėt shihen me vėshtirėsi nė mikroskop kryejnė njė punė tė njėjtė me atė tė sistemit diellor. Kjo do tė thotė qė Ai qė ka krijuar njė sistem kaq tė rregullt si sistemi diellor ka krijuar edhe atomin. Ose ndryshe mund tė themi qė ai i cili nuk mund tė krijojė njė atom nuk mund tė krijojė as sistemin diellor. Nė qoftė se i hedhim njė sy atomit, shohim se nė orbitėn e parė ndodhen dy elektrone, ndėrsa nė tė dytėn gjenden tetė. Ne nuk jemi nė gjendje qė ta prishim kėtė formė. Allahu i Cili krijoi atomin, nuk lejon qė tė prishet rregulli i Tij Atomi i hekurit duke u bashkuar me ujin formon oksidin e hekurit, nė tė njėjtėn kohė ai bashkohet me ujin. Kėtė ligj nuk mund ta ndryshojmė dot. Si rrjedhim, ligjet qė ekzistojnė nė librin e kimisė, i vendos Allahu (xh.xh.), njerėzit e shkencės mjaftohen me gjetjen e tyre. Nė ditėt e sotme besimtarėt duhet tė merren me ligjet e vendosura nga Allahu e ti analizojnė ato. Fatkeqėsisht po ndodh e kundėrta.
Hėna me jetėn kryejnė katėr lėvizje nė tė njėjtėn kohė:
1. Sillet rreth vetes.
2. Sillet rreth tokės.
3. Bashkė me Tokėn sillet rreth Diellit.
4. Bashkė me sistemin diellor krijojnė njė rrugė spirale qė tė ēon drejt yjėsisė Vega.
Ja pra njeriu qė nuk ėshtė nė gjendje as me portokallin, qė ėshtė i vogėl, tė bėjė disa lėvizje nė ajėr nė tė njėjtėn kohė, duhet ta falenderojė dhe ti pėrulet Allahut qė ka bėrė tė mundur lėvizjen e hėnės nė katėr forma nė tė njėjtėn kohė. Me lėvizjen e galaktikave sistemi diellor tregon gjallėrinė e tij. Meqė cilėsia e tė qėnurit i Gjallė i Allahut pasqyrohet kudo, atėherė besimtari duhet ti pėrulet dhe ti lutet Atij. Energjia e atomeve qė ndodhet nė bimė tregon gjallėrinė e tyre. Atomet qė janė tė ngarkuar me detyrėn e krijimit tė bimėve, nė tharjen e tyre kthehen nė tokė ose kalojnė nė gjallesa tė tjera.
Nė kėtė mėnyrė Allahu qė krijon atomet nga asgjė, me ligjet e sintezės dhe analizės, nga atomet molekulat dhe nga molekulat krijon qeliza dhe organe. Njė krijesė pa dije si atomi, si njė ushtar i Allahut luan rol nė krijimin e gjallesave dhe ėshtė njė gur i ēmuar pėr to. Nė qoftė se ekzistojnė inxhinierė qė bėjnė ndėrtesa tė mėdha a nuk ėshtė e mundur qė tė ekzistojė Krijuesi qė bėn ndėrtesa galaktikore dhe universale? Jeta edhe pse duket mė e zhvilluar tek kafshėt, tek njerėzit ka arritur pikėn mė tė lartė. Njeriu pėrveēse tė qenurit i gjallė ėshtė i pajisur me cilėsi tė larta siē ėshtė mendja. Po tė mos ishte mendja njeriu nuk do mund tė bėnte avione, makina ose nuk mund tė kishte kėtė qytetėrim tė shekullit XXI. Prandaj ky qytetėrim ėshtė njė dhuratė e mendjes sė dhėnė nga Allahu. Njeriu i pajisur me mendje duhet tė besojė dhe ti bindet Allahut. Me jetėn, njė frymėmarrje kalon nė mushkėri nėpėrmjet rrugėve tė caktuara, pėrhapet nė miliona qeliza, merr nga ata karbonin dhe del pėrsėri jashtė. Nė kėtė mėnyrė ne qėndrojmė tė shėndetshėm dhe temperatura e trupit qėndron rreth 37 gradė. Allahu qė na mban neve nė temperaturėn 37 gradė, frymėn qė nxjerrim pėrjashta e bėn ushqim pėr bimėt. Bimėt duke marrė dioksidin e karbonit qė nxjerrim ne, ato nxjerrin oksigjenin qė ne e thithim dhe kėshtu jetojmė brenda njė frymė-shkėmbimi. Nė mes frymėmarrjes ose pyjeve dhe njeriut vihet re njė lidhje. Kjo lidhje ėshtė pjesė e rregullit tė vendosur nga Ai qė e krijoi jetėn nė tokė.
Trupat qė lėvizin si automobilė vetvetiu, janė krijuar duke shfrytėzuar energjinė e dhuruar nga Allahu. Ai qė prodhon automobilin nuk bėrė njė gjallesė, por vetėm se ka shfrytėzuar energjinė e krijuar nga Allahu. Nė qoftė se Allahu nuk do tė krijonte elektricitetin, a do tė ishte e mundur ekzistenca e radios apo e televizionit? Po tė mos ekzistonte benzina dhe magneti, a do tė ekzistonte shekulli i XXI?
Krijoni Kontakt