Evropa dhe Islami
Islami nuk ėshtė i ri pėr Evropėn. Viti 711 shpesh pėrmendet si vit kur muslimanėt nga Afrika Veriore hynė nė Spanjė; edhe pse pika e parė e kontaktit zyrtar me siguri ka qenė nė vitin 628 kur Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dėrgoi Dihya ibwn Halifa te Herakliusi. Menjėherė pas kėsaj, nė vitin 652 Muavije ibwn Ebi Sufjan dėrgoi ushtarė nė Sicili. Prej asaj kohe, muslimanėt kanė bashkėpunuar me Evropėn nė njė formė ose nė tjetėr. Madje do tė ishte nė rregull tė thuhet se Islami ka qenė njė fenomen evropian pėr pjesėn mė tė madhe tė historisė sė tij gati 800 vjet tė civilizimit Islam nė Spanjė, dhe mė shumė se 250 vjet nė Sicili.
Sė bashku me themelimin e Komuniteteve Muslimane evropiane kanė ekzistuar edhe momentet tjera tė takimit (kontaktit) prezenca e shkurtė nė Francėn jugore, konfliktet nė Austri dhe, kuptohet, Kryqėzatat.
Nė njė tė kaluar tė afėrt, bota ka parė Evropėn duke kapur dhe pushtuar pjesėt tjera tė botės gjatė kolonializmit dhe pas saj si dhe arritjen e emigrantėve muslimanė nėpėr Evropė nė kėrkim tė punės dhe jetės mė tė mirė. Qė Islami dhe Evropa tė mėsojnė tė pranojnė njėri-tjetrin, duhet tė theksohet se historia e pėrbashkėt e Islamit dhe Evropės nuk ėshtė vetėm njė fotografi e pėrgjithshme e kėsaj ose e asaj, por ajo pėrmban njė numėr tė madh tė bashkėveprimeve nė arsim, zhvillim tė pėrbashkėt dhe pėrtneritet. Dijetarėt evropian tani jetojnė nėn rrethana ku janė tė gatshėm tė pranojnė ndikimin e jashtėzakonshėm tė civilizimit Islam nė formimin e Evropės; kontributi i Ibėn Haldunit nė shoqėri dhe histori, i Al-Razit dhe Ibėn Sinas nė mjeksi, i Al-Havarizmit nė matematikė.
Pėrdorimi i zakonshėm i fjalėve si alkool, alkimi dhe algjebėr, rrjedh nga gjuha arabe. Udhėtimi i evropianėve deri nė qendrat e mėsimit nė Kordoba, Toledo dhe Granada nė Spanjėn muslimane, ėshtė dėshmi e kontributit tė Islamit nė formimin e Evropės. Dituria e grekėve antikė ėshtė ruajtur dhe pėrvetėsuar nga arabėt. Shkrimet e Aristotelit, Euklidit, Galenit, Arkimedit dhe tė tjerėve janė pėrkthyer nė gjuhėn arabe dhe mė vonė edhe nė gjuhėn latine. Nė fjalė, gjuha arabe mund tė shihet si njė nga gjuhėt klasike tė Evropės.
Orientalisti Montgomery Watt ka thėnė: Nėpėrmjet kontakteve tregtare dhe prezencės politike nė Spanjė dhe Sicili, kultura superiore e arabėve gradualisht ėshtė zgjėruar edhe nė Evropėn Perėndimore. Edhe pse Evropa Perėndimore kontakt mė tė madh kishte mė Perandorinė Bizantine, ajo nga arabėt pėrfitoi mė shumė se sa nga bizantinėt. Nėse mundohemi tė vėrejmė intensitetin e plotė tė eksperimentimit arab, mendimit arab, shkrimit arab, do tė arrijmė tė shohim se pa arabėt, shkenca dhe filozofia evropiane nuk do tė ishte zhvilluar siē ėshtė zhvilluar deri tani.
Evropa sot
Sot, nė fillim tė mijėvjeēarit, ėshtė shumė e rėndėsishme ta pėrkujtojmė partneritetin pozitiv historik tė Islamit dhe Evropės. Sot nė Evropėn Perėndimore jetojnė rreth 10 milion muslimanė. Gjatė viteve tė 90-ta numri i muslimanėve qė janė bėrė tė dukshėm ėshtė rritur nė mėnyrė drastike. Organizatat muslimane janė duke u pėrhapur me tė madhe. Pėrveē kėsaj, vėrrehet njė rritje e madhe e numrit tė xhamive. Ėshtė interesante poashtu tė shihet edhe numri i njerėzve qė pranojnė Islamin. Islami ėshtė bėrė njė pikė e njė debati tė nxehtė: Cila do tė jetė ardhmėria e kėtyre muslimanėve nė Evropė? A janė ata kolona e pestė? A janė ata burim i fundamentalizmit nė njė Evropė tolerante? A janė ata kėrcėnim qė ka nevojė tė pėrmbahet dhe asimilohet para se tė rrezikojė stabilitetin e Evropės? Pėr fat tė mirė, me kėto pyetje nuk janė tė preokupuar tė gjitha kėndet e Evropės.
Ėshtė e vėrtetė se njė pjesė e madhe e mosbesimit ndaj Tjetrit triumfon lehtė, edhe nė anėn e disa muslimanėve edhe nė anėn e elementeve tė caktuara brenda Evropės.
Ministri i mbrojtjes franceze, Franēois Leotard ka thėnė: Fundamentalizmi islamik ėshtė njėjtė i rrezikshėm sa ishte dikur nacizmi. Teoritė e Huntingtonit, edhe pse tė refuzuara me tė madhe, vazhdojnė ti kenė pasuesit e devotshėm. Nėpėr gjithė Evropėn shihet se islamofobia ėshtė nė rritje. Nė njė shkallė edhe mė tė pėrgjithshme, qėndrimet e shefit tė Partisė Konservative angleze Lord Tebbit janė tė njohura mirė. Ai ka thėnė: Nuk mund ta kesh njė grumbull tė kulturave nė njė shoqėri; duhet tė jetė njė kulturė pėr njė shoqėri multikultura ėshtė njė forcė ndarėse.
Edhe pse kėto opinione nuk janė ēdoherė kryesore, ata kanė efektin e tyre nė komunitetet pakicė. Kjo mund tė krijojė njė mentalitet bllokues tek ata qė tanimė mbajnė kujtimet e trashėguara tė kolonializmit. Me njė pėrjashtim tė disa vendeve tė caktuara, Islami ende nuk ėshtė zyrtarisht i njohur nga Evropa. Kuptohet, Islami ėshtė kėtu, kjo ėshtė realitet, mirėpo njohja zyrtare ka ndikimin e saj nė mėnyrėn se si shihet, nė statusin, nė finansimin dhe kėshtu me radhė. Nė ballafaqimin me Islamin, Evropa ka zhvilluar disa modele tė ndryshme. Austria, Spanja dhe Belgjika zyrtarisht njohin Islamin. Suedia ėshtė e gatshme tė finansojė disa aktivitete pėr muslimanėt pėrderisa ata pėrfaqėsohen nga organizata qė kanė njė numėr tė caktuar tė anėtarėve. Nė Francė, zyrtarisht nuk njihet asnjė komunitet fetar. Mirėpo, kėtu ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se kryetari francez tradicionalisht varroset nė Notre Dame, dhe se kapa e hebrenjve tolerohet - ku shihet njė zbatim jo-formal dhe fleksibil i ligjit. Gjermania edhe mė tej refuzon tė pranojė se ėshtė njė shtet i emigrantėve; dhe kėshtu emigrantėt njihen si Gasterbeiter, ose punėtorė musafirė, madje edhe pas tri gjeneratave. Britania e Madhe, edhe pse nuk ka bėrė njohjen zyrtare tė muslimanėve, ajo ka akomoduar dhe pranuar lloj-llojshmėrinė e pakicave tė saja.
Imazhi i Islamit
Gjatė bashkėveprimeve tė gjata ndėrmjet Evropės dhe Islamit, janė ndėrtuar shumė imazhe negative pėr Islamin, disa nga kėto tė motivuara politikisht, e disa tė tjera nga dallimet fetare. Nė mesjetė ka mbizotėruar njė bindje se muslimanėt ishin idhujtarė tė cilėt e adhuronin Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ose se vetė Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte magjistar, ose sipas disa kuptimeve tjera, djalli ose anti-krishti. Islami ėshtė paraqitur (portretizuar) si fe e gėnjeshtrave, njė shkelės i vazhdueshėm i tė vėrtetės. Islami shiheshte si fe e dhunės dhe qė ishte pėrhapur nėpėrmjet shpatės. Muslimanėt shiheshin si njerėz tė preokupuar me dėshira materiale dhe vetė-kėnaqje; kurvėria dhe homoseksualizmi shiheshin si tė lejuara nga feja. Shumė nga kėto ide ishin si pretekst pėr tė krijuar njė aleancė tė krishterėve pėr tė luftuar nė kryqėzatat, pėr tė treguar se Tjetri ishte duke jetuar nė errėsirė, dhe kėshtu duke e arsyetuar nevojėn e konvertimit ose luftimit tė tyre. Ėshtė interesante tė theksohet se edhe sot, disa nga ato ide, duke pėrfshirė edhe disa ide tė reja, ende ekzistojnė.
A ėshtė Islami kėrcėnim?
Ta shqyrtojmė pėr njė moment gjendjen e Islamit nė botėn moderne. Mund tė shihet se muslimanėt jetojnė nė dy gjendje tė ndryshme; njėra, si pakicė nė Perėndim, dhe tjetra, nė gjendje ku shumica janė muslimanė.
Pėr situatėn e parė ėshtė e nevojshme njė imagjinatė jashtėzakonisht e madhe tė pėrshkruhet kėrcėnimi qė kėto pakica muslimane e kanė pėr Evropėn ose Perėndimin. Kėto komunitete vetvetiu druajnė nga rrethi ku jetojnė. Ekziston njė mundėsi shumė e realtė qė vlerat kulturore dhe fetare, normat etike tė kėtyrė pakicave tė zbehen ose tė zhduken deri nė gjeneratėn e dytė ose tė tretė tė tyre.
Komunitetet e tilla nuk kanė gjasa tė jenė kėrcėnim pėr rregullin e vendosur nė tė cilin ata jetojnė, pėr shkak se ata janė shumė tė zėnė duke u mbrojtur.
Nėse e vėshtrojnė botėn Islame, fuqia e politikės nuk ndryshon shumė. Ekzistojnė rreth 56 shtete muslimane, por pjesa mė e madhe e muslimanėve kanė rezerva serioze kur bėhet fjalė pėr islamin e kėtyre shteteve. Pjesa mė e madhe e kėtyre shteteve bėjnė pjesė nė kategorinė e vendeve nė zhvillim, ose, deri paradokohe, nė kategorinė e vendeve tė Botės sė Tretė. Ata zhyten nė borxhe ndaj Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Bankės Botėrore dhe ndaj botės sė zhvilluar. Nė aspekt tė teknologjisė, ata ēdoherė pėrpiqen ta pasojnė Perėndimin: ndikimi i mediave perėndimore dhe procesit tė globalizimit, dominon mbi ato shtete.
Disa nga ato shtete kanė minerale, ose burime bėrthamore ose tė naftės, por lidhjet politike janė tė tilla sa ėshtė shumė e vėshtirė qė kėto tė pėrdoren nė ēfarėdo mėnyre kundėr interesave perėndimore: Lufta e Gjirit ishte dėshmi e kėsaj. Nėse gjith kėtė situate e shohim nga njė perspektivė tjetėr, tė shohim se shteti i Izraelit gjendet (ekziston) ndėrmjet njė deti tė shteteve muslimane, qė asnjėri nga ato nuk e dėshiron prezencėn e tij, dhe nga ana tjetėr asnjėri nga ato nuk ėshtė mjaft i fuqishėm ose mjaft i pavarur tė ndryshojė situatėn. Ngjarjet qė ndodhėn nė Bosnjė, kishin njė ndikim tė thellė emocional tek muslimanėt e gjithė botės, mirėpo Komuniteti Ndėrkombėtar Musliman nuk kishte mundėsi tė ketė ndonjė ndikim serioz politik. Ndihmėn e vetme qė ata mund ta ofronin ishte mledhja e tė hollave pėr organizata bamirėse. Atėherė si ėshtė e mundur qė njė komunitet i tillė ndėrkombėtar tė jetė rrezik pėr atė forcė Perėndimore?
Dilvar Hussain
Redaktoi: www.AlbIslam.Com
Vijon
Krijoni Kontakt