Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Jeta pas vdekjes

    Ēfarė ėshtė jeta?

    Jeta ėshtė njė lėvizje, qė e tregon veten e saj ne katėr forma:
    1. Nė gurė, dhera, minerale dhe nė trupa qiellorė, merr emrin energji.
    2. Bimėt janė qėniet mė tė thjeshta tė gjallesave.
    3. Tek kafshėt ka jetė dhe gjallėri mė tė zhvilluar.
    4. Njerėzit janė edhe tė gjallė edhe tė pajisur me shpirt. Me anė tė shpirtit njeriu i pajisur me mendje dhe me cilėsi tė tjera tė arta, ka fituar cilėsinė e tė qėnurit ‘krijesė e lartėsuar’.
    Ēdo gjė nė natyrė ėshtė brenda njė rregulli tė caktuar. Krijuesi i ēdo gjėje ėshtė Allahu i Lartėsuar. Ai me anė tė cilėsisė sė tė qėnurit “Hajj” (i Gjalli, Ai qė i jep jetė tė gjithėve), ka bėrė tė mundur jetėn e tė gjithė gjallesave nė natyrė. Pjesa themelore e krijesave tė gjalla dhe tė pajetė ėshtė atomi. Atomi me pėrmasa mikroskopike ėshtė pjesė e gjallė dhe e lidhur me krijesat mė tė larta. Njė mizė e vogėl ka lidhje me atmosferėn, diellin, njerėzit dhe dheun. Miza i pėrdor kėto kushte sikur tė ishin tė sajat. Me anė tė jetės njė bėrthamė e vogėl mund tė bėhet njė pemė e madhe. Kėshtu njė krijesė e pajisur me jetė nga njė krijesė e vogėl mund tė kthehet nė njė krijesė madhėshtore. Nė tė njėjtėn kohė njė krijesė e madhe ėshtė nė shėrbim tė njė krijese tė vogėl. Ashtu siē dielli i shėrben lules, duke gjetur jetė dhe gjallėri, ashtu dhe lulja nė ngjyrat e saj, pėrmban edhe ngjyrėn e diellit. Asgjė tė pajetė nuk ka, por disave u themi tė pashpirt. Edhe gurėt dhe hekuri, qė ne i cilėsojmė tė pajetė janė tė formuar nga atomet, tė cilėt janė tė mbushur me atė pjesė tė jetės qė ne e quajmė energji.

    Atomet pėrbėhen nga bėrthama dhe elektronet. Nė bėrthamė gjenden neutronet dhe protonet. Protonet janė tė ngarkuar pozitivisht, neutronet janė pa ngarkesė. Ndėrsa elektronet janė tė ngarkuar negativisht. Nė kėtė mėnyrė bėrthama tėrheq drejt vetes elektronet dhe bėn tė mundur lėvizjen e tyre rreth saj. E gjithė kjo tėrheqje dhe lėvizje ėshtė energji. Gjithashtu energjia nukleare ose energjia e atomit nė reaksionet radioaktive ka humbje shumė tė vogla mase. Masa kthehet nė energji kurse energjia nė masė. Ky quhet parimi i ruajtjes sė pėrbashkėt tė energjisė me masėn. Nė librat e fizikės gjenden formula tė kėtij parimi me anė tė tė cilave zgjidhen probleme tė ndryshme. Meqenėse ēdo gjė ėshtė e formuar nga atomet e pajisura me energji, sendet qė ne i cilėsojmė tė pajetė deri diku janė tė gjallė. Gurėt e gjallė qė ringjallen si bimė, kafshė ose njerėz do t’i shohim nė pjesėn “Edhe gurėt ringjallen”. Atomet tė cilėt shihen me vėshtirėsi nė mikroskop kryejnė njė punė tė njėjtė me atė tė sistemit diellor. Kjo do tė thotė qė Ai qė ka krijuar njė sistem kaq tė rregullt si sistemi diellor ka krijuar edhe atomin. Ose ndryshe mund tė themi qė ai i cili nuk mund tė krijojė njė atom nuk mund tė krijojė as sistemin diellor. Nė qoftė se i hedhim njė sy atomit, shohim se nė orbitėn e parė ndodhen dy elektrone, ndėrsa nė tė dytėn gjenden tetė. Ne nuk jemi nė gjendje qė ta prishim kėtė formė. Allahu i Cili krijoi atomin, nuk lejon qė tė prishet rregulli i Tij Atomi i hekurit duke u bashkuar me ujin formon oksidin e hekurit, nė tė njėjtėn kohė ai bashkohet me ujin. Kėtė ligj nuk mund ta ndryshojmė dot. Si rrjedhim, ligjet qė ekzistojnė nė librin e kimisė, i vendos Allahu (xh.xh.), njerėzit e shkencės mjaftohen me gjetjen e tyre. Nė ditėt e sotme besimtarėt duhet tė merren me ligjet e vendosura nga Allahu e t’i analizojnė ato. Fatkeqėsisht po ndodh e kundėrta.

    Hėna me jetėn kryejnė katėr lėvizje nė tė njėjtėn kohė:
    1. Sillet rreth vetes.
    2. Sillet rreth tokės.
    3. Bashkė me Tokėn sillet rreth Diellit.
    4. Bashkė me sistemin diellor krijojnė njė rrugė spirale qė tė ēon drejt yjėsisė Vega.

    Ja pra njeriu qė nuk ėshtė nė gjendje as me portokallin, qė ėshtė i vogėl, tė bėjė disa lėvizje nė ajėr nė tė njėjtėn kohė, duhet ta falenderojė dhe t’i pėrulet Allahut qė ka bėrė tė mundur lėvizjen e hėnės nė katėr forma nė tė njėjtėn kohė. Me lėvizjen e galaktikave sistemi diellor tregon gjallėrinė e tij. Meqė cilėsia e tė qėnurit “i Gjallė” i Allahut pasqyrohet kudo, atėherė besimtari duhet t’i pėrulet dhe t’i lutet Atij. Energjia e atomeve qė ndodhet nė bimė tregon gjallėrinė e tyre. Atomet qė janė tė ngarkuar me detyrėn e krijimit tė bimėve, nė tharjen e tyre kthehen nė tokė ose kalojnė nė gjallesa tė tjera.
    Nė kėtė mėnyrė Allahu qė krijon atomet nga asgjė, me ligjet e sintezės dhe analizės, nga atomet molekulat dhe nga molekulat krijon qeliza dhe organe. Njė krijesė pa dije si atomi, si njė ushtar i Allahut luan rol nė krijimin e gjallesave dhe ėshtė njė gur i ēmuar pėr to. Nė qoftė se ekzistojnė inxhinierė qė bėjnė ndėrtesa tė mėdha a nuk ėshtė e mundur qė tė ekzistojė Krijuesi qė bėn ndėrtesa galaktikore dhe universale? Jeta edhe pse duket mė e zhvilluar tek kafshėt, tek njerėzit ka arritur pikėn mė tė lartė. Njeriu pėrveēse tė qenurit i gjallė ėshtė i pajisur me cilėsi tė larta siē ėshtė mendja. Po tė mos ishte mendja njeriu nuk do mund tė bėnte avione, makina ose nuk mund tė kishte kėtė qytetėrim tė shekullit XXI. Prandaj ky qytetėrim ėshtė njė dhuratė e mendjes sė dhėnė nga Allahu. Njeriu i pajisur me mendje duhet tė besojė dhe t’i bindet Allahut. Me jetėn, njė frymėmarrje kalon nė mushkėri nėpėrmjet rrugėve tė caktuara, pėrhapet nė miliona qeliza, merr nga ata karbonin dhe del pėrsėri jashtė. Nė kėtė mėnyrė ne qėndrojmė tė shėndetshėm dhe temperatura e trupit qėndron rreth 37 gradė. Allahu qė na mban neve nė temperaturėn 37 gradė, frymėn qė nxjerrim pėrjashta e bėn ushqim pėr bimėt. Bimėt duke marrė dioksidin e karbonit qė nxjerrim ne, ato nxjerrin oksigjenin qė ne e thithim dhe kėshtu jetojmė brenda njė frymė-shkėmbimi. Nė mes frymėmarrjes ose pyjeve dhe njeriut vihet re njė lidhje. Kjo lidhje ėshtė pjesė e rregullit tė vendosur nga Ai qė e krijoi jetėn nė tokė.
    Trupat qė lėvizin si automobilė vetvetiu, janė krijuar duke shfrytėzuar energjinė e dhuruar nga Allahu. Ai qė prodhon automobilin nuk bėrė njė gjallesė, por vetėm se ka shfrytėzuar energjinė e krijuar nga Allahu. Nė qoftė se Allahu nuk do tė krijonte elektricitetin, a do tė ishte e mundur ekzistenca e radios apo e televizionit? Po tė mos ekzistonte benzina dhe magneti, a do tė ekzistonte shekulli i XXI?

  2. #12
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Edhe vdekja ėshtė njė krijesė (qėnie)

    Qėniet i ndajmė nė dy pjesė, shpirtėrore dhe materiale. P.sh. tė pasurit frikė, ėndėrrimet, dhimbja janė qėnie shpirtėrore, qė nuk shihen dhe preken, por me anė tė punėve qė kryejnė tregojnė vetveten. Njė njeriu qė nuk sheh ėndėrr ėshtė e vėshtirė t’i shpjegosh ėndrrėn, po ashtu edhe dhimbjen e dhėmbit njė personi qė nuk e ka provuar atė. Pėr kėtė arsye kanė thėnė qė, “rrethanat, gjėrat psikologjike kuptohen me pėrjetimet e tyre”. Ja pra edhe vdekja ėshtė njė qėnie shpirtėrore. Edhe pse nuk mund ta shohim atė, mund tė shohim veprat dhe punėt e saj.
    Pėrderisa vdekja ėshtė vetė qėnie, atėherė nuk ėshtė e mundur humbja e njerėzve. Vdekja ėshtė ndryshim i jetės. Ne p.sh. kemi vdekur dhe jemi ringjallur dy herė: njė herė kemi vdekur nė botėn e shpirtrave pėr t’u ringjallur nė trupin e nėnės, kemi vdekur nė trupin e nėnės pėr t’u ringjallur nė kėtė botė dhe do vdesim nė kėtė botė, ku duke kaluar nėpėr derėn e varrit, do tė ringjallemi nė botėn tjetėr.
    Duke qenė se vdekja ėshtė njė ndryshim jete (forme), pema vdes dhe bėhet bėrthamė. Bėrthamėn e vendosim nė tokė, e ujisim dhe prej saj del njė pemė madhėshtore. Zhdukja e bėrthamės nuk ėshtė e mundur nė asnjė mėnyrė. Nėse e hamė ėshtė ushqim pėr ne, nėse e djegim ėshtė nxehtėsi, madje edhe hiri merr jetė si pleh pėr bimėt. Nė qoftė se e coptojmė dhe e hedhim nė dhé, gjen jetė nė trupin e bimėve.
    Allahu i Cili bėn tė mundur zvogėlimin e njė peme tė madhe tė kajsisė nė njė arkivol-bėrthamė, nė tė njėjtėn kohė vendos nė tė qėnien e vdekjes dhe tė ringjalljes. Psh. njė bėrthamė e vendosur nė tavolinė ėshtė e vdekur, por kjo bėrthamė nėse vendoset nė tokė zhvillohet. Nė tė njėjtėn mėnyrė njeriu qė ėshtė i vendosur nė arkivol ėshtė i vdekur pėr kėtė botė, por i gjallė pėr botėn tjetėr. Njeriu ashtu si bėrthama do tė hyjė nė dhé, do tė kalojnė derėn e varrit dhe do tė vazhdojė jetėn nė ahiret. Vdekja ėshtė e kundėrta e jetės. Ashtu siē gjėrat e kundėrta plotėsojnė njėra tjetrėn, ashtu edhe vdekja plotėson jetėn. Substancat e vdekura nė stomak neve na japin jetė. Barėrat e ngrėna nga lopa vdesin pėr t’u ringjallur nė trupin e saj nė formėn e qumėshtit dhe tė mishit. Jashtėqitja e lopės bėhet ushqim pėr bimėt.

  3. #13
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Gurėt ringjallen

    Duke u ringjallur qėniet mė tė vdekura a ėshtė e mundur mosringjallja e njeriut tė varrosur? Shkėmbinjtė coptohen nė guralecė, guralecėt nė rėrė dhe rėra nė dhé. Pra shkėmbinjtė formojnė dheun.
    Me ndihmėn e librave tė gjeologjisė le tė shkojmė nė vitet e para tė krijimit tė botės. Bota le tė jetė e shkėputur nga dielli ose le tė krijohet nga bashkimi i gazėrave.. nė tė dy rastet bota nė fillim ishte njė copė guri i madh pa ajėr, ujė dhe dhé. Allahu qė krijoi detet, atmosferėn dhe gjallesa tė ndryshme, nga kjo copė e ngurtė a nuk mund tė krijojė edhe njė herė gjallesat? Nė qoftė se ėshtė e vėshtirė, vėshtirėsia qėndron nė krijimin e parė e jo nė tė dytin. Prandaj edhe nė qoftė se plasė kijameti dhe ēdo gjė shkatėrrohet, Allahu do t’i krijojė pėrsėri tė gjitha gjallesat. Pėr njerėzit pėr tė cilėt me vullnetin e tyre zgjodhėn tė mirėn apo tė keqen, krijon njė sistem gjyqėsor; tė mirėt dhe tė drejtėt shpėrblehen, tė gabuarit dėnohen.
    Hekuri pasi ndryshket kalbet dhe kthehet nė dhé, duke u ringjallur nė trupin e bimėve. Nė njė botė ku ringjallet hekuri, a mund tė mendohet mosringjallja e njeriut? Nėse dėshironi le tė bėjmė njė provė: merrni njė gur tė madh dhe coptojeni ne pjesė shumė tė vogla. Nė qoftė se ėshtė e mundur silleni nė gjendjen e miellit. Pastaj kėtė miell guri vendoseni nė njė vazo dhe nė tė mbillni njė farė. Prej saj do tė rritet njė bimė. Kjo bimė nuk do tė kėtė njė rritje normale sepse rėrės sė gurit i mungojnė substancat organike. Nėse i hedhim pak pleh kafshėsh, do tė shohim njė rritje tė papritur. Tani le tė mendojmė, nė qoftė se rėra e gurit ringjallet nga plehu, si ėshtė e mundur mosringjallja e njeriut tė vdekur? Allahu qė i ka dhėnė cilėsinė e ringjalljes gurit, a ėshtė e mundur mosringjallja e njeriut, krijesės mė tė pėrsosur? Po, me tė vėrtetė gurėt ringjallen, por zemrat e zbrazura nga mėshira ndoshta nuk ringjallen. Plehėrat mund tė ringjallen, por njerėzit qė e kanė bėrė jetėn e tyre si njė pleh nga imoraliteti ndoshta nuk ringjallen nė botėn shpirtėrore dhe materiale tė islamit. Megjithatė dera e pendimit ėshtė gjithmonė e hapur, sepse ashtu siē ringjallja, ashtu edhe e shkuara pėr nė xhennet, ėshtė shumė e rėndėsishme.

  4. #14
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Jeta nė qelizė

    Pjesa me e vogėl e njeriut nuk ėshtė qeliza, por atomi. Atomet me energjinė e tyre janė pjesė themelore e qėnieve tė gjalla dhe tė pajetė. Pastaj atomi kryen detyrėn e tij nė trupat e shumė qėnieve, pa humbur asgjė nga vetja. Shumė punėtorė dhe nėpunės, edhe pse i kushtojnė kujdes dhe vėmendje punės sė tyre, ndonjėherė nuk mund t’i kryejnė obligimet pėrkatėse. Kurse atomet edhe pse nuk kanė mendje e logjikė, i kryejnė detyrat e tyre, qė do tė thotė se ato punojnė sipas urdhėrit tė Krijuesit.
    Atomet janė gurėt e pallatit tė quajtur “njeri”. Ashtu sikurse pjesėt ndėrtimore tė pallatit nuk mund tė bėhen vetvetiu themel ose mur, ashtu edhe atomet dhe molekulat nuk mund tė ndėrtojnė tė vetme pallatin “njeri”. Ēdo gjė e krijuar nė atome ėshtė vepėr e Krijuesit Allah. Ne shpesh shohim ndėrtesa qė prishen dhe bėhen pėrsėri. Vallė Allahu qė ka ndėrtuar ndėrtesė “njeri”, a nuk ėshtė nė gjendje qė ta prishė dhe tė rindėrtojė pėrsėri? Allahu qė krijoi atomet, molekulat dhe qelizat kaq tė vogla, i ka pajisur ato me cilėsi si tė njeriut, si p.sh. riprodhimi, ushqimi dhe vdekja. Njė qelizė jeton si njė njeri. Prandaj mund tė themi qė nė trupin e njeriut tė pėrbėrė prej miliona qelizash, jetojnė njerėz tė vegjėl. Allahu qė bėn tė mundur jetėn e miliona qelizave nė trupin tonė, a nuk do t’i jepte jetė Hz. Junusit nė trupin e peshkut? Nga atomet, molekulat; nga molekulat, qelizat dhe nga qelizat ėshtė bėrė njeriu.
    Tani le tė shohim universin. Nga atomet, molekulat; nga molekulat, trupat qiellorė; nga trupat qiellorė, sistemet diellore dhe nga sistemet diellore janė krijuar galaktikat. Si rrjedhojė njeriu ėshtė njė univers i zvogėluar. Ai qė krijoi universin, krijoi edhe njeriun. Ai qė nuk mund tė krijojė njeriun, nuk mund tė krijojė as universin. Natyra nuk ėshtė krijuese por e krijuar. Asgjė nuk mund tė krijohet vetvetiu. Krijuesi i vetėm ėshtė Allahu. Natyra ėshtė njė vepėr arti, jo artiste. Ėshtė njė libėr e jo njė shkrimtar. Njė ndėr emrat e njohur nė shkencėn e qelizave (citologji), Aleksi Konet, nėpėrmjet analizave dhe studimeve tė bėra mbi qelizė, ka shkruar librat “Zgjohuni njerėz” si dhe “Njeriu, ky i pazbuluari”, ku i fton njerėzit nė besimin e tė Vetmit Krijues, Allahut dhe nė largimin e besimit nė idhullin e natyrės.
    Nė njė bisedė tė bėrė me njė studiues citolog, i theksova rėndėsinė e punės sė tij. Kur mė pyeti se pėrse, fillova t’ia shpjegoj:
    Format e qelizės sė ēdo gjallese janė tė ndryshme nga njėra tjetra. P.sh. numri i kromozomeve tė qelizave tė majmunit ndryshon nga numri i kromozomeve tė qelizave tė njeriut. Pėrveē kėsaj genet qė gjenden nė kromozome janė zbuluar si trashėgues tė brezit. Ngjasimi i njė foshnjeje mė tė afėrmit e tij, ndodh si rrjedhim i geneve. Ky ėshtė shpjegimi i shkencės. Atėherė le tė mendojmė, si ėshtė vendosur njė sy, hunda apo veshi i njeriut nė njė gen aq tė vogėl? Si ėshtė e mundur qė duke filluar nga njė qelizė e vetme, tė krijohet mė vonė dikush si majmun, dikush si njeri, dikush si mace apo lopė?

  5. #15
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Krijimi i trupave tė ndryshėm nga njė qelizė e vetme, nuk mund tė jetė rastėsi. Nė botė ka aq fytyra sa ka edhe njerėz. Kjo do tė thotė qė edhe njerėzit qė shohim nė fotografi nga vitet e kaluara ndryshonin nga njėri tjetri. Prandaj Ai qė ka krijuar njeriun e parė, ka krijuar dhe njerėzit e tjerė. Allahu i ka krijuar fytyrat e njerėzve tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė ruhet rregulli njerėzor, islami. Nėse njerėzit do tė ngjasonin atėherė ēdo njeri do tė hynte nė shtėpinė e njė tjetri dhe kėshtu do tė prisheshin lidhjet martesore. Pra Allahu qė ka krijuar gjėnė mė tė vogėl, ka krijuar edhe lidhjen mes kurorės martesore dhe genit. Me anė tė geneve ka bėrė tė mundur identifikimin e njerėzve, ndėrsa me anė tė kurorės ka bėrė tė mundur krijimin e njė familjeje tė rregullt me bashkėshortėsi. I gjithė ky rregull i pėrsosur a ka mundėsi qė tė jetė kalimtar? Ai qė krijoi kėtė rregull a nuk mund ta vazhdojė atė dhe nė ahiret (jetėn tjetėr)?
    Pasi ai studiues shkencor m’i vėrtetoi ato qė thashė, duke thėnė se janė tė bazuara nė argumente dhe nė tė vėrteta shkencore, tha: “Flitet pėr diēka qė ėshtė jashta fizikės, pra pėr metafizikėn. Nė tė vėrtetė ēdo shkencė ėshtė e kufizuar. Dhe pėrtej kufijve tė ēdo shkence shihet edhe mė tej. Genet pėr tė cilėt po flasim, ėshtė e mundur qė t’i shohim me ndihmėn e mikroskopit, por pėrsa i pėrket strukturės sė brendshme, citologjia dhe anatomia nuk kanė arritur nė njė konkluzion pėrfundimtar. Le tė mos flasim vetėm pėr genet, por p.sh. edhe mikrobet kanė organe, madje nėpėrmjet reagentėve tė mikroskopėve, nė analizat laboratorike tė bėra, ėshtė parė qė edhe mikrobet kuptohen mes tyre. Lėvizja e mikrobeve aq tė vogla dhe pajisja e tyre me organe, ashtu si njeriu, dhe fitimi i tyre pėrmbi ne nė raste sėmundjesh, tregon pėr njė Krijues qė i mbron mikrobet dhe ēdo gjė tjetėr qė ekziston. Ēdo njeri qė nuk mbytet nė oqeanin e dijes, mund tė dalė nė brigjet e besimit.”
    Kėtu mund tė shtojmė edhe kėto:
    Pjesa mė e vogėl e gjallesave ėshtė qeliza. Qelizat e gjallesave tė ndryshme kryejnė funksione tė ndryshme. Truri i maces dhe i njeriut ėshtė i pėrbėrė prej qelizave. Por truri i njeriut duke bėrė pajisje elektronike si kompjuteri, truri i maces shėrben vetėm pėr tė jetuar. Nė qoftė se Allahu do tė kishte vendosur nė vend tė trurit tė njeriut atė tė maces, atėherė nuk do flisnim pėr qytetėrim. Prandaj njerėzit qė flasin pėr qytetėrim, duhet t’i besojnė Allahut qė i ka pajisur me mendje dhe t’i binden atij. Gjallesat janė pallate tė formuara nga gurėt qelizorė. Qelizat e hundės nuhasin, ato tė gojės shijojnė, veshi dėgjon, syri shikon. Allahu qė bėri tė mundur atė nė kėtė botė, a nuk mund ta bėjė atė tė mundur edhe nė tė ardhmen?
    Allahu i pajisur mė Cilėsitė “Ibda” (Ai qė krijon diēka qė s’ngjan me asgjė, krijohet pėr herė tė parė) dhe “Insha” (Ai qė i jep trup krijimit), ka krijuar botėn dhe ahiretin, i ka dhėnė jetė dhe rregull krijesave.

  6. #16
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    40 lloj gjellėrash nė njė kazan

    Kur afrohet pranvera fshatari shkon e punon nė arė dhe mbjell farėrat. Ai mbjell farė tė ndryshme nė vende tė ndryshme. Ēdo njėra prej tyre, ashtu si njė kufomė varroset, duke u mbuluar me dhé, pastaj zhduket.
    Dalėngadalė koha fillon dhe nxehet. Ara ėshtė si njė kazan, dielli si njė oxhak. Kazani fillon e valon nė botėn e rrėnjėve. Kur valon kazani bėhet gati dhe gjella. Bostani, qepėt, patatet, etj., janė njė gjellė mė vete. Nė njė kazan tė quajtur “arė”, ziejnė 40 gjellė pėrnjėherė. Shija, era dhe ngjyra e tyre nuk ngjasojnė me njėra tjetrėn. Allahu i Cili nga njė farė si kufomė qė futet nė tokė, krijon kaq gjellė tė shumėllojshme, a nuk mund tė krijojė edhe xhennetin si shpėrblim pėr besimtarėt? Ai i Cili krijon vende si parajsė nė tokė, a nuk mund tė krijojė edhe parajsėn e vėrtetė? Krijuesi qė krijon ēdo gjė nga dheu, a thua vallė nuk do tė bėjė tė mundur vazhdimin e jetės nė ahiret pėr njerėzit qė vdesin e bėhen dhé?
    Kompania mė e madhe e botės
    Gjallesat nuk mund tė jetojnė nėse nuk ekziston njė prej katėr gjėrave: ujė, atmosferė, tokė dhe diell. Kėta katėr kushte janė tė ndėrlidhura dhe plotėsojnė njėra tjetrėn. Tė duket sikur janė njė kompani e krijuar nga Zoti qė bėn tė mundur krijimin e gjallesave.
    Dielli qė ėshtė njė masė zjarri ėshtė njė nga shkaqet e jetės. Allahu qė krijon jetė, nga zjarri ka vėnė njė rregull tė tillė, ku nėpėrmjet tij, bėn qė ne as tė mos digjemi e as tė mos ngrijmė. Pastaj ka krijuar stinėt brenda kėtij rregulli. Ēdo stinė ėshtė njė depo ushqimi pėr ne. Zoti qė krijoi stomakun dėrgon edhe ushqimin pėr tė. Allahu qė ushqen edhe stomakun e njė milingone, a do tė linte pa furnizuar gjallesėn mė tė pėrkryer e cila kėrkon pėrjetėsinė? Sikur tė mos dėshironte tė jepte, a do tė na kishte dhėnė dėshirėn pėr tė kėrkuar?
    Ashtu siē kompjuterėt kanė programet e tyre, edhe truri i njeriut ėshtė njė kompjuter i krijuar nga Allahu. Prandaj edhe truri ėshtė i programuar nga Allahu. Kėshtu qė edhe njerėzit pak a shumė mendojnė ndryshe nga njėri-tjetri. Atėherė, Allahu duke programuar trurin tonė, na ka dhėnė edhe dėshirėn pėr tė kėrkuar atė qė do tė na japė. P.sh. Allahu qė ka krijuar ahiretin (jetėn pas vdekjes), bėn qė besimtarėt tė kėrkojnė nė tė xhennetin, pra lumturinė e pafundme. Kėshtu qė pra do t’ia japė atyre atė qė kėrkojnė.

    Nė qoftė se boshti i tokės nuk do tė ishte i pjerrėt 23 gradė e 27 minuta, por tė ishte i drejtė, nė paralelin 45, do tė jetonim pėrherė stinėn e pranverės. Nuk do tė ekzistonin disa fruta dhe perime. Si rrjedhojė nuk do tė jetonim nė vendet dhe zonat qė sot janė ndėr mė tė populluarat nė botė, sepse nuk do tė kishim ushqime tė mjaftueshme.
    A ėshtė e mundur qė Ai qė krijoi tokėn, klimėn e gjallesat dhe i tregoi rrugėn njerėzve, ti lė nė humbje ata tė cilėt e kanė humbur rrugėn? - Kurrė! Allahu qė i ushqen krijesat e Tij me ujė, atmosferė dhe diell edhe sikur ata tė vdesin dhe pjesėt e tyre tė shpėrndahen nė vende tė ndryshme, Ai ashtu siē ka krijuar njerėzit e parė, ashtu do t’i krijojė pėr sė dyti dhe do t’i le tė jetojnė nė ahiret.

  7. #17
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Fabrikat pa ēati

    Sikur tė mblidheshin tė gjithė shkencėtarėt dhe njerėzit mė tė ditur tė botės, nuk mund tė krijonin qoftė edhe njė mollė tė vetme. Ta supozojmė se do tė arrinin ta bėnin, kujt do t’i mjaftonte fuqia materiale ta merrte.
    Le tė shohim pemėn e mollės nė kopėsht: mollė tė varura nė degėt e njė peme me lartėsi njė metėr nga toka. O Zot, njė dru i gjatė njė metėr dhe i gjerė 10 cm punon si njė fabrikė qė prodhon mollė. E ēfarė molle? Me njė ngjyrė dhe njė shije tė mrekullueshme.
    Allahu qė ringjall dheun e zi nė kėtė formė, a nuk mund tė ringjallė edhe njerėzit qė varrosen nė po kėtė dhé? Ai qė krijoi fushat dhe kopshtet si njė fabrikė, qė na ushqen me mjaltė nga njė bletė e vockėl, qė i ka kthyer pulat nė njė fabrikė vezėsh, Ai i cili na furnizon me ēdo lloj ushqimi, a thua vallė nuk do tė na furnizojė edhe nė botėn tjetėr? Ai i cili i vesh kafshėt me pelushin mė tė bukur, qė sjell pranverėn pas dimrit ėshtė Allahu. Dhe pikėrisht ėshtė Allahu, Ai i Cili na ka bėrė tė ditur nė Kur’anin famėlartė se e ka krijuar jetėn e pėrjetshme. Ai ka krijuar xhenetin si shpėrblim pėr besimtarėt dhe xhehennemin si dėnim pėr mosbesimtarėt. Duke parė faktin qė ēdo fabrikė ka rregullin e saj tė caktuar, rregulli dhe ligji i tė gjitha fabrikave pa ēati nė botė, ėshtė feja e Allahut, pra islami. Ēdo ligj shpėrblen ata tė cilėt i binden dhe dėnon ata qė e kundėrshtojnė. Ata tė cilėt nuk e marrin shpėrblimin ose dėnimin e merituar nė kėtė botė, bėjnė tė domosdoshme ekzistencėn e xhennetit dhe tė xhehennemit nė botėn tjetėr.
    Nga ajo qė quhet tokė (dhé) krijohet ēdo gjė
    Nga njė farė e vetme bari e mbjellė nė tokė rriten qindra fije bari. Nga kėta fije njėra i pėrket farės, tė 99 tjerat i pėrkasin tokės. Nė kėtė mėnyrė toka kthehet nė bar.
    Barin e krijuar nga toka e ha lopa. Barėrat qė lopa ha vdesin nė trupin e saj dhe kthehen nė qumėsht dhe mish. Nga toka bar dhe nga bari viē… rrjedhimisht edhe viēat janė tė krijuar nga toka.
    Allahu qė ēdo gjė e krijoi nga toka, bėn tė mundur qė ēdo gjė ta kthejė nė vendin e nisjes, pra nė tokė. Plehėrat e lopės bien nė tokė dhe njėkohėsisht bėhen ushqim pėr bimėt. Pra kėtu shohim qė edhe plehu ringjallet. Nė njė botė ku edhe plehu ringjallet, si mund tė jetė e mundur mosringjallja e njeriut? Mos vallė njeriu ėshtė mė i pavlerė se plehu, qė tė mos ringjallet, kurse plehu tė ringjallet e njeriu tė hyjė nė varr pėr tė mos u ringjallur mė?
    Allahu qė ka krijuar qumėshtin mes pėrzierjes sė gjakut me plehun, si lėndėn mė tė vlefshme, mund tė krijojė edhe jetėn e pėrtejshme. Xhenneti si vend i lumturisė dhe xhehenemi si vend i dėnimit. Ēdo krijesė e Tij vėrteton njė gjė tė tillė.
    Le tė mendojmė se njė ēifti tė sapomartuar, pėr dy muaj me rradhė i jepet vetėm bukė dhe ujė. Buka qė hanė duke u tretur i jep jetė trupave tė tyre. Me bukė dhe ujė do t’i rriten thonjtė, flokėt do t’i zgjaten, sytė do tė shohin, veshėt do tė dėgjojnė dhe gjithė organet do tė punojnė rregullisht.
    Siē shihet buka dhe uji janė ringjallur nė trupin e burrit dhe tė gruas dhe kanė marrė formėn e fėmijės. Asnjė fabrikė duke mos bėrė vetveten, fabrika e quajtur njeri krijon njė vepėr tė mrekullueshme arti, fėmijėn. Por ky fėmijė qė do tė lindė nuk ėshtė i njėjtė me nėnėn ose babain. Megjithatė aty ku i ka veshkat babai aty do t’i kėtė dhe ai. Zemra dhe qarkullimi i gjakut ėshtė i njėjtė. Kjo do tė thotė qė Krijuesi i nėnės dhe i babait ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe Krijuesi i fėmijės. Meqė buka vjen nga gruri dhe gruri vjen nga toka, nėna dhe babai takohen me njė fėmijė tė krijuar nga toka. Njerėzit tė cilėt habiten dhe nuk besojnė krijimin e Ademit (a.s.) nga balta, harrojnė krijimin e tyre nga toka. Njeriu qė ha frutet dhe perimet e krijuara nga toka, nė ēdo vend dhe kohė ėshtė njeri, por ata qė nuk e jetojnė islamin, kanė humbur tė qėnurit njeri. Nga ata qė humbin kėtė, mund tė pritet ēdo gjė e keqe.

  8. #18
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Atėherė kur ringjallet plehu...

    Plehu i vėrtetė ėshtė i dobishėm. Por ndėr thesaret qė njeriu nuk ka zbuluar akoma, ėshtė jashtėqitja e njeriut. Nė vitet e fėmijėrisė, nė stinėn e vjeshtės pemėve u hidhnim pleh tė bollshėm. I gjithė ky pleh thithej nga toka me ndihmėn e shirave tė dimrit, pėr t’u gjallėruar nė pranverė dhe pėr t’u dhėnė gjelbėrim pemėve. Nganjėherė nė kohėn e pjekjes sė frutave, kur fryente erė, manat dhe kajsitė binin me bollėk nė tokė dhe nėna mėrzitej se kush do t’i mblidhte kaq shumė fruta. Tani me kanalizacionet e shumta nuk e bėjnė tė mundur shfrytėzimin e tyre, madje shpesh bėhen shkak edhe pėr ndotjen e mjedisit.
    Kur i hidhnim pleh pemėve, ata rriteshin mė mirė dhe nė kėtė kuptoja se edhe jashtėqitja e njeriut ringjallej nė rrėnjėt e bimėve. A ėshtė e mundur qė kur jashtėqitja e njeriut tė ringjallet, njeriu vetė tė mos ringjallet?
    Nėse shohim me kujdes tokat e plehėruara, kanė njė prodhim tė bollshėm. Nė qoftė se nuk e plehėrojmė arėn, ndoshta si prodhim do tė merrnim dy apo tre fishin e farės sė hedhur nė tokė. Por nėse e plehėrojmė, do tė marrim 50-60 fishin e saj. Si rrjedhojė plehu ėshtė kthyer ne grurė. Njerėzit qė e nėnvlerėsojnė kėtė mirėsi tė Allahut, do tė dėnohen me frutat e hidhura tė xhehennemit. Pėr kėtė arsye ekziston ahireti.
    Nė tė vėrtetė plehu nė pamje tė parė ėshtė i pistė, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė thesar. Prandaj themi qė asnjė krijesė e Allahut nuk ėshtė e pistė, e shėmtuar apo e dėmshme. Ēdo lloj gjėje e keqe, duhet kėrkuar aty ku ka prekur dora e njeriut. P.sh. nė qoftė se plehun e hedhim mbi kokė bėhemi tė papastėr. Por plehu i hedhur nė kopėsht ėshtė njė mirėsi pėr tė. Allahu asgjė nuk e ka krijuar pa njė qėllim tė caktuar. Njeriu ha fruta dhe perime dhe mė pas i nxjerr jashtė me anė tė jashtėqitjes. Pastaj kjo jashtėqitje do tė shėrbejė si ushqim pėr frutat dhe perimet tė cilat me vonė do tė jenė sėrish ushqim pėr njeriun. Shikoni njė mollė, portakall apo njė pjeshkė tė bukur… dhe kujtoni plehun. Allahu duke krijuar njė frut kaq tė bukur nga plehu qė konsiderohet i pistė, pėr njeriun i cili nuk e jeton islamin, duke bėrė tė kėqija nuk ka dėnim tjetėr pėrveē xhehennemit.
    Bashkim i dy tė vdekurve krijon njė tė gjallė
    Ēdo gjė qė cilėsohet si e pajetė apo e vdekur ringjallet. Nuk mund tė tregohet asgjė e paringjallur. Mendoni pak; nė mendje mund tė na vijnė eksperimente tė ndryshme. P.sh. merrni njė gjysėm buke dhe nė tė vendosni njė farė gruri. Pastaj ujiteni atė dhe me kalimin e kohės do tė vini re se fara e grurit do tė nxjerrė filiz, pra do tė ringjallet.
    Tani le ta shohim bukėn si “tė vdekur” dhe tė shohim se si bėhet ajo. Nė fillim mbillet gruri, rritet dhe bėhet gati pėr t’u korrur. Kokrrat e grurit ndahen nga kallinjtė. Pastaj kėtė grurė e marrim dhe e ēojmė nė fabrikė. Atje bluhet nė pjesė shumė tė vogla dhe bėhet miell. Nga mielli bėmė brumin dhe mė vonė atė e fusim nė furrė. Pra mund tė themi qė morėm nė dorė njė bukė tė vdekur disa herė.
    “I vdekuri” i dytė ėshtė gruri. Tė mbjellat e gjelbėrta u kthyen nė tė verdha dhe u thanė. Pastaj e korrėm atė. Tashmė grurin mund ta quajmė tė vdekur, apo jo? Pastaj nė bukėn e vdekur vendosėm njė farė gruri dhe si ushqim i dhamė vetėm ujė.
    Pamė qė nga ajo farė gruri doli njė filiz i gjelbėrt. Po tė vazhdojmė qė ta ujisim, do tė vėmė re qė do tė krijohet edhe kalliu. Le tė numėrojmė farat e grurit ne kallinj. Njėzet? Tani le tė mendojmė, ne vendosėm nė bukė vetėm njė farė tė vetme gruri dhe pėrfituam njėzet. Nga erdhėn vallė kėta nėntėmbėdhjetė tė tjera. Ja pra buka e vdekur disa herė mė parė u kthye nė formėn e mėparshme, nė rrėnjė, filizė, gjethe. Dhe mė nė fund erdhi nė formėn e grurit. Tė njėjtin rezultat marrim edhe nė qoftė se mbjellim grurė nė miell dhe e ujisim atė.
    Teknika e shekullit tonė nuk mund tė kthejė nė formėn e parė asnjė veturė tė presuar e tė shkatėrruar, por gruri i kthyer nė miell ringjallet dhe kthehet pėrsėri nė grurė. Njeriu edhe pse vdes dhe kalbet nė varr, ai do tė ringjallet ashtu si buka. Ashtu si fara edhe njeriu i vdekur hyn nė tokė dhe bėhet pjesė e saj, po ashtu siē ringjallet fara edhe njeriu do tė ringjallet pėr tė dhėnė llogari.

  9. #19
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Muzeu i pėrjetėsisė

    Muzeu mė i madh i Turqisė ėshtė ai i Topkapisė nė Stamboll, por kjo tokė a thua vallė nuk ėshtė njė muze mė vete? Nė muzeun Tokė, a nuk janė shpalosur vepra arti?
    Allahu qė krijon vepra kaq madhėshtore dhe u jep jetė atyre, pse tė mos krijojė edhe ahiretin?
    Bota ėshtė njė avion i madh i mbushur me male, oqeane dhe me njerėz si pasagjerė. Kush ėshtė Ai qė e mban kėtė rregull? Kush e jep gjithė kėtė energji dhe e udhėheq gjithė kėtė vepėr tė madhe?
    Tė gjitha yjet dhe planetet, madje edhe krejt gjithėsia, qėndrojnė shumė tė vegjėl pėrballė shprehjes “Allahu ekber” (Allahu ėshtė mė i Madh).
    Allahu qė ka krijuar kėtė botė si njė muze para nesh, ka krijuar edhe botėn qė nuk e shohim. Ekzistojnė edhe botė tė tilla, qė janė jashtė pamjes sė teleskopėve, mikroskopėve dhe imagjinatės. Shkenca qė nuk mohon kėto botė qė nuk shihen, nuk mund tė mohojė ahiretin, sepse kjo gjė do tė ishte kundėr saj dhe vetė dijes.
    Muzeu duke ruajtur sendet e tij tė vlefshme shekuj me rradhė, shohim se organet tona mė tė vlefshme se ato sende, si syri, veshkat, truri, etj., nuk janė krijuar vetėm pėr 60 apo 90 vjet qė mund tė jetojnė me ne. Vlera e tyre tregon se ato janė krijuar pėr njė muze tė pėrjetshėm dhe se do tė qėndrojnė aty pėrjetėsisht.
    Prandaj njeriu i vdekur nuk shkon drejt zhdukjes por drejt muzeut tė pėrjetshėm. Nėse njeriu do qė edhe njė gotė uji tė mos i thyhet dhe tė qėndrojė pėr 100 vjet, atėherė si ėshtė e mundur tė pranojė faktin qė trupi i tij qė ėshtė shumė mė i vlefshėm se gota, tė jetė krijuar vetėm pėr 70-80 vjet dhe pastaj tė zhduket?


    Nuk ka asgjėsim

    Mund tė themi qė nuk ka bukė, ujė apo njeri. Kėto mungesa nuk janė mungesa (humbje, zhdukje) tė plota. Nė qoftė se zbrazim ajrin e njė sfere ēeliku nuk mund tė themi qė nė tė s’ka asgjė, pasi ekziston vėllimi i sferės. Pjesa e brendshme nuk pasqyron boshllėk tė plotė. Edhe nė thellėsitė e gjithėsisė nuk ka zbrazėti. Kjo zbrazėti ėshtė e mbushur me jone.
    Nė fizikė valėt e zėrit zbresin mbi “valėt mbajtėse” dhe kėshtu bėhet transportimi i tyre. Por nė fakt nuk ėshtė zbuluar se si pėrhapen kėto duke u mbėshtetur nė “valėt mbajtėse”. Kjo nuk do tė thotė qė kėto valė lėvizin nė boshllėk tė plotė. Nė matematikė numri zero nuk ka vlerė, por sipas matematicienėve ajo ka njė vlerė tė caktuar. Nėse vendosim numrin zero nė tė majtė dhe nė tė djathtė tė numrave, si pėrfundim do tė merrnim dy vlera tė ndryshme.
    Asgjėja ėshtė e kundėrta e tė qėnurit. Bota jote ėshtė njė botė e ndėrlidhur. Ēdo gjė ekziston ose humb sipas njė tjetėr gjėje. Nė qoftė se do tė qėndronim gjithmonė nė errėsirė, kurrė nuk do ta kuptonim se ē’ėshtė drita. Nėse gjithmonė do tė hanim gjėra tė hidhura, nuk do dinim ėmbėlsirat. Nė vendin ku nuk ka dritė themi qė ėshtė errėsirė, njė gjėje tė pashijshme i themi e hidhur. Pra ēdo gjė krahasohet sipas diēkaje tjetėr. Kėsaj i thonė bota e tė kundėrtave. Allahu i pajisur me Cilėsinė e tė qėnurit “i Pėrjetshėm”, mund t’i japė pėrjetėsi disa gjėrave. Bota e ahiretit ka fituar cilėsinė e pėrjetėsisė. Nė botėn tonė ka shumė gjėra qė mbartin cilėsi tė pėrjetshme, por asnjėherė dhe askund nuk gjendet ndonjė objekt qė tė mbart cilėsitė e asgjėsė. Zhdukja as nuk mund tė imagjinohet. Krijimi i universit, fuqia e Allahut, vazhdimi i saj, ėndėrrat dhe e kaluara shpjegojnė ahiretin. Mė parė sollėm shembuj tė ndryshėm qė vėrtetojnė qėnien e ahiretit, por nė tė njėjtėn kohė themi qė nuk ekziston asnjė argument qė tė vėrtetojė mosqėnien e tij.

  10. #20
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Ēdo det ėshtė njė garnizion

    Peshqit e vegjėl nė oqeanin e madh nuk mund t’i dorėzohen rastėsisė. Dallgėt e mėdha nuk janė si njė pėrbindėsh pėr ta, por luajnė rolin e djepit. Nė ushtrinė det kafshėve u jepen dhe u mbathen armėt dhe mė pas lihen tė lirė.
    Detet janė si njė rrobaqepėsi e madhe. Veshjet e peshqėve qepen kėtu dhe secila nga kėta ka veshjen e saj pėrkatėse. Kjo ėshtė njė veshje qė nuk vjetėrohet asnjėherė. Edhe nėse griset nė vende tė ndryshme, ajo vetvetiu rregullohet. Sigurisht qė kėtė punė kaq tė ndėrlikuar nuk mund ta bėjnė peshqit pa duar e pa kėmbė. Ai qė ka krijuar detet ka krijuar edhe midhjet. Ai qė nuk rregullon dot stomakun e midhjes nuk mund tė vė rregull nė oqeane. Ai qė ka sistemuar oqeanet, ėshtė Ai qė ka sistemuar gjithėsinė. Sistemuesi i kėsaj gjithėsie nuk do ta ndėrpresė kėtė rregull deri nė ditėn e kijametit.
    Zoti qė i ka dhėnė mirėsinė (rriskun) stomakut, pėr “stomakun” e trurit ka krijuar mirėsinė mė tė kulluar, diturinė islame. Ndėrsa pėr “stomakun” e zemrės si ushqim ka krijuar besimin. Dijet islame nė trurin tonė, besimi nė zemėr dhe veprimet e tė gjitha organeve tona janė degėt qė e zgjasin pemėn jetė pėr nė jetėn e pėrtejshme, pėr nė ahiret. Frutat qė mbillen nė kėtė jetė do tė hahen nė jetėn tjetėr.
    Zoti qė i ka bėrė oqeanet si njė ushtri, ēdo kafshė tė detit qė e ka thirrė ushtar, e ka pajisur me armė tė ndryshme. Tė gjithė peshqit kanė armėn e vet tė veēantė.
    Kush mund tė jetė tjetėr pėrveē Zotit (xh.xh.), Ai qė u ka dhėnė kėtyre peshqve kėto armė dhe u ka mėsuar atyre qė t’i pėrdorin ato nė mėnyrė kaq perfekte.
    Zoti qė i njerr kafshėt e detit si ushtarė nė ushtrinė det, i ushqen kėta ushtarė, i vesh, i armatos dhe pasi i ushtron, i lė ata tė lirė. Qėniet e vdekura duke ndryshuar formė, e vazhdojnė sėrish jetėn. Vdekja nė vetvete ėshtė njė krijesė.
    Komandanti i Plotfuqishėm Allah, e vazhdon Sundimin e Tij dhe e ruan brezin e balenave dhe tė sardeleve qė pėlqehen aq shumė nga njeriu. Sepse balena vazhdon tė jetojė e tė shumohet vetėm me lejen e Zotit qė ka vėnė rregull nė gjithėsi. Edhe pse peshqit e mėdhenj i hanė peshqit e vegjėl, ata pėrsėri shumohen dhe nuk e humbin llojin e tyre. Ekuilibri qė Allahu ka vedosur nuk prishet (edhe pse njerėzit shpesh bėjnė gabime dhe ndodh qė duket sikur prishet ky ekuilibėr, kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi pasojėn e asaj qė bėjnė e pėsojnė vetė. Dhe asgjė nuk ndryshon).

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vangjel Koēa
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 01:56
  2. Vjedhja e pabesueshme e pronės sė mendjes
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 19:47
  3. Ku qëndron kuptimi i jetës?
    Nga ALBA nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-02-2006, 12:54
  4. Konflikti mes mendjes dhe epshtit
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 19:19
  5. Sytė e Fshehur tė Mėndjes
    Nga drini_nė_TR nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 02:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •