MESHË PËR 2 MARIJET E SHKODRËS!
Në Kishën e Zojës Shën Mari
kishte ardhur Marije Gjoka
nëna e Matishit - shokut tim të fëminisë...
Në altar Shën Marija
nëna e Jezu Krishtit - Biri i Perëndisë....
Marije Gjoka e kishte lindur Matishin pa burrë...
Shën Marija Jezu Krishtin e lindi
pa bërë sex kurrë...
O Zot i Madh i Gjithësisë!!!
Shoqen time të fëminisë
e njohin në Shkodër
të tanë!...
Nënë Marijen e Jezu Krishtit
e bëre Shenjt(!)
ndërsa nënën e shokut tim Matishit
të gjithë e quajnë...
e quajnë...putanë!?....
Agimi
Krijoni Kontakt