Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 104
  1. #71
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Goditja e tė kaluarės

    ..papritur mu mblodh
    nje gjė e rėndė nė gjoks,
    njė dhimbje e madhe
    qė mė kėrrusi poshtė,
    rashė pėrmbys nė shtrat,
    s'e shtypa dot,
    ē'peshė e rėndė nė zemėr,
    lotėt jastekut shkisnin,
    nė ekran kisha parė sėrish
    "te harruarin" emėr..

    B.T.

  2. #72
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Qė ti nuk pergjigjesh..

    ..nuk e di ē'mendon pėr mua
    por nė mendofsh keq,
    s'ėshtė ēudi
    se njihnim aq mirė njeri tjetrin
    sa tė bėja aq shumė pėr ty.
    Ēfarė ndodhi mes nesh,
    mė s'ndreqet
    tė lutem nė tė tėra kishat,
    tė falesh nė tė tėra teqet!


    B.T.

  3. #73
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Puthja

    Dy herė hyra sot ne dush
    dy herė dola..e tharė
    Puthjen qė mė le nė gushė
    Nuk desha uji tė ma marrė

    B.T.

  4. #74
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Letrat

    Letrat qė mė ngacmon
    ndėr sirtare,
    nuk janė dashuri pėr njė tjetėr
    dashuria ime pėr ty janė
    e lėnduara, e plasaritura
    dashuri e vjetėr..

    B.T.

  5. #75
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Poezia

    Kam kaq gjėra pėr tė bėrė
    Pėrveē se tė shkruaj poezi
    Por ajo mė ndjek nga pas
    kudo qė jam, ngado qė vete
    mė ngacmon, s'mė le tė qetė
    mė bėn tė lė ēdo gjė tjetėr
    me sy kthehem e kėrkoj
    nje laps e njė copė letėr..

    B.T.

  6. #76
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Gjethja

    Nje gjethe vjeshte
    Si pellembe e hapur,
    ne ajer fluturoi
    duke u luhatur,
    mbi gjoksin tend
    ra te pushoje
    I mrekulluar
    Me mbeten syte
    ne ate gjethe vjeshte
    Si kishte mundur
    te bente aq lehtesisht
    ate qe une studenti
    kisha enderuar ne vjete?

    B.T.

  7. #77
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Efekt tingujsh perseri

    Si munden tingujt te derdhen
    keshtu ne damaret e mi
    e ata-perrrenj lumturie
    vershojne drejt zemres,
    ne marramendje si balone
    ngopet zemra,
    te dehur lart me ngre,
    valsin e lumturise te marr mbi re
    e gjithe bota e trishtuar ka mbetur
    poshte nen kembet e mia,
    sa poshte , sa larg.. atje.

    B.T.

  8. #78
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Pleqėria

    Tė shoh
    ulur nė njė kolltuk tė vjetėr
    me qenin besnik pranė,
    nė prehėr hapur gazetėn,
    nė xhep ilaēet e tua mban,
    mbledhur me nje copė letėr.

    B.T.

  9. #79
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Divorc

    Thanė "u thye buka"
    (pėr njė bukė qė s'qe zėnė kurrė)
    Thanė "I ndane rruget ate mėngjes"
    Por s'thanė:
    "U nda edhe njė fėmijė nė mes"

    B.T.

  10. #80
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Perralla ne internet

    Ne s'njihemi , ne s'shihemi
    Permbys mbi kompjuter
    mberthyer nga njė magji
    ti pret per mua, une pres per ty
    Nje pelhure te padukshme
    endim me endje
    qe fashitet mengjezeve
    e merr vrull ēdo mbremje
    Dhe ēuditerisht
    sikur ndjejme dhe mall
    edhe pse eshte genjeshter
    edhe pse eshte peralle
    me padurim, si femijet
    e presim ēdo nate
    pa peralla s'na ze gjumi
    symbyllur peshperism: dua prape..

    B.T.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dritare pėr Dashurinė & Besėn...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2008, 12:51
  2. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •