Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 104
  1. #31
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Humba edhe unė..

    Po ankohen shokėt se mė s'po ndihem,
    se si sėpata pa bisht humba edhe unė,
    se u them jam e zėnė, e mbytur nė punė
    se s'po mė mbetet mė kohė as pėr vete,
    se mė kujtohet kur thosh dikur njė poete "s'mė mjaftojnė as 24 orė qė t'i bėj tė gjitha"
    tė bėj punė nėpėr shtėpi, tė rris fėmijė,
    tė pi kafen me ty, njė llaf tė shkėmbej,
    dorėn nė duar ta marr, tė tė shoh nė sy..

    B.T.

  2. #32
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Ku vete e dashur?

    Midis dy botėve,
    midis dy jetėve,
    njėra e lėnė,
    tjetra e panxėnė
    ku vete e dashur?

    nėna e braktisur ,
    njerka e stolisur,
    ti ėndėr e grisur..

    Ėndesh rrugėve si hije
    Me bukuri perėndie
    Natyre pranvere pėrreth
    Pėr ty asnjė shije ..

    Mbetur pėrjashta
    nė gysėm tė rrugės,
    shpirtdjegur, gaztretur
    Fytyrė e mermertė,
    Me bardhėsi vdekje
    Ėnde e pavdekur

    B.T.

  3. #33
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Drejt Diellit te Jugut

    Kaq dite udhetimi
    drejt Diellit te Jugut
    sa shtete kalova e ndrova nje stine,
    per te ardhur tek ty
    shoku im!
    Dhe ē'qe ai moment aq i bukur,
    (O Zot, sa i bukur qe!)
    Drejt meje ti rendje i lumtur
    "O mikja ime,
    ja tek me ke!"
    Ē'qe ai mall aq i madh
    O shoku im ē'qe!
    Zemr'e lodhur pritjes se gjate
    si s'me leshonte
    perdhe!
    Ē'qe ai mall aq i bukur
    O mikja ime, ē'qe!
    xhaketa dimerore
    e rrudhosur,
    priste me kot
    t'i ktheheshe atje!

    B.T.

  4. #34
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Luleshqerat ne Williamsburg

    Uaa!
    Se dija qe mbreme
    kisha rene te flija ne nje hotel
    te rethuar me luleshqera.
    Lulet e femijerise sime.
    Te kujtohet?
    Mbushnim dikur preherin me to
    I benim kurore, i vinim mbi floke
    sa here qe ēelte pranvera.
    Pastaj guisnim, qeshnim, gezonim
    te ēkujdesura kodres poshte vraponim
    ndersa fustanėt na i merrte era.
    Uaa!
    Nuk e dija qe ne Williamsburg (colonial)
    do gjeja kaq luleshqera!Lulet e rinise sime.
    Te kujtohet?
    U kėpusja petalet: me do s’mė do, mė do s’mė do..
    tek ngjiteshim nga kodrat pasditeve vonė
    Ti qeshje: Pse s’e nis ne te kundert,
    Te te dua pergjithmone?
    Ēudi!
    Nuk e prisja te zgjohesha sot
    Ne kete vend te huaj, ne Williamsburg
    e rethuar me luleshqera,
    Ndjeva si erdhi tek une, edhe nje here mrekullisht
    Pranvera!

    B.T.

  5. #35
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Pushteti i muzikes

    O Zot,sa e ndjej
    pushtetin e muzikės!
    Mė rrėmben tė tėrėn
    mė derdhet ne zemėr
    mė vėrshon nė shpirt
    mė ngre peshė nė ajer
    lotė lumturie notojnė nė sy
    ėshtė i vetmi moment
    kur tė tradhėtoj ty!

    B.T.

  6. #36
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Ē’bote e mpleksur!

    Telefoni im ra dje..
    Dikush me quajti shpirt,
    Uf! e shtyva me dore tutje..
    (pse valle, na duan ata qe si duam?)
    Nje telefoni tjeter i bie une sot
    me vjen ti them ‘zemer".. dhe ngrij
    Po sikur te me shtyje
    tutje me dore mua, AI?
    Ē’bote e mpleksur!

    B.T.

  7. #37
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Mbetje poezish..

    E di sa mbetje poezish kam?
    Tė harruara nė sirtar, tė lėna nė kompjuter
    Tė hedhura mbi tavolinė, te shkara nėn tė
    Tė ngjeshura nė ēantė e nuk di ku mė..
    Vargje tė vetmuara
    Shkulur nga poezitė e mia
    Copėza dhimbjesh tė fshehura nė gji
    Vetėm pėr tė mos t'i dhėnė ty.
    Qortime pėr pakujdesitė e tua
    Pėr lėndimin e krenarisė sime
    Fjalė tė tuat tė hedhura pa vėnd
    Kafshime mbi buzė tė emrit tėnd
    Janė zėmėrime, kapėrdime, pėrbetime
    Pėr hakmarrje qė kurrė s'ndodhen
    Buzeqeshje tė prera nė mes, ironi,
    Dėshira tė shtypura, qė ti si di..
    Ti s'do ta marresh vesh kurrė
    Sa herė mė pate ligeshtuar
    Sa herė malli me pat marrė,
    Sa here, qė tė njoha ..jam penduar!

    B.T.

  8. #38
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Ndjenje e ndaluar

    Pėrtej dritares sime
    Debora e prillit akoma bie
    me inat dimeror ēuditerisht..
    Po fsheh ngjyrat e pranveres
    dhe format po i fsheh
    qe sythet te mos duken me,
    as lulet, as gjethet e reja
    ēdo gje e fsheh nen te bardhe
    sikur s'ka qene kurre aty
    A thua valle do te mund
    te mbulonte keshtu
    edhe te ndaluarėn,
    te fshehuren, ndjenjen time?
    U ngrita dhe bera te paberen:
    I mblodha, te gjitha
    letrat, bisedat, mesazhet, te tera tok
    Mbylla syte, e i lidha per gryke
    ne nje qese te zeze, te gjate plastike
    Stuhia e bores me mbeshtolli
    te me ndalte frymen
    tek perpiqesha te fundosja
    nen debore
    ndjenjen e lidhur, te shtrydhur,
    te denuaren ndjenjen time
    tek groposja ..
    Kthehem brenda
    duke fshire duart...
    Ne veshtrimin e perhumbur
    nje faqe e bardhe, bosh,
    me ftohtesi debore e vendosur si dige
    ne mes te kaluares dhe te sotmes
    Mbyll syte e gelltitem,
    por mjerisht,(!)
    ndjej si shkrihet e tera,
    e njomur nga lotet e nxehte
    prush te fajit.

    B.T.

  9. #39
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Prifti i ēpriftėruar

    (Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik
    dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik).
    Kur ai ngrinte lart syte e kalter dhe i falej zotit per besimtaret e tij,
    ngrinte mbi ta dashurine e mbledhur nga dyqind pale sy,
    Zoti ngjyren e kalter ia kthente ne gjelbrim katarakti qe t'ja percillte
    atyre te ndare ne dyqind sterkala kristal uji dashurie
    Por ajo Anna Mari Shik, syzeza e bukura,
    perria e Kishes, gjithnje ne rradhen e pare
    te teren per vehte e donte
    dashurine e Dominikut, ne dyqind pjese te ndare
    Dashurine 200 pjeseshe e ndare shenjterisht,
    me fuqi magjie, djalli (kush e di si)
    e shumezoi me vehtevehten tinezisht
    dhe e derdhi ne syte e Anna Maris
    Kur vajza ngriti qepallat me zjarrin e dashurise qe vjedhur
    Te digjte priftin e bukur, te devotshmin Dominik.
    Prifti ndjeu turbullim gjaku, turbullim djali,
    E kaltra e syve u mbulua me mist,
    tek ngrinte syte lart nga Altari
    ndjeu zbrazetire t' i zgjaste Zotit perunjesisht.
    Ne gjunje e ulen prifti Dominik,
    me syte perdhe, i poshteruar te pranonte fajin
    qe s'qe me i denje per altarin,
    se urdherin e vet kish dhunuar
    se kishte fyer vete te madhin Zot,
    Shen Merine, me Anna Marine kishte nderruar
    nemur nga Ati do qe pergjithmone,
    nga njerzia pergjithmone i harruar.
    Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik
    dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik.

    B.T.

  10. #40
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Dhimbje dhe mall

    (emocione nga vizita ime e pare ne Kosove)

    Sot bulevardi i rinise sime tiranase
    me rruget e tua Prishtine u shkri e u be nje
    E tronditur ne mes pranveres se dubluar,
    shpirti mall e lot mbi faqe per ty derdhte,
    Kuptova se aq gjate sa une Prishtinen,
    ju o vellezer Tiranen time enderuat!
    Nje molle ndahet ne mes per dashuri, nje pjeshke po ashtu,
    por nje atdhe per dashuri nuk ndahet ne mes, kurrsesi!
    Damaret e gjakut na i prene vellezer, damaret e jetes
    ne fasha mbeshtjelle i kemi mbajtur, gjaku te mos na ike,
    te mos na prishet, te fiket te mos na bjere, ne toke te mos biem,
    dhe ne gjunje te mos biem gjithashtu….
    S'e ndjeva mungesen tende ne Prishtine, Tirane,

    B.T.

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dritare pėr Dashurinė & Besėn...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2008, 12:51
  2. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •