Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 104
  1. #41
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Te dashuruar ne internet

    Ēudi sa te lumtur ishim,
    sikur kishim kapur rete
    s'pushonim se foluri
    ne internet!
    Ku i gjenim tere ato fjale
    Ate dialog qe fund s'kish..
    Naten s'na zinte gjumi
    duke pritur diten te vinte
    serish
    S' ishim pare kurre..
    Po c'ka rendesi?
    Kur ty te duket se je une
    dhe mua me duket
    se jam Ti?
    Eh, sefundi kuptuam
    se s'ishim vetem shpirtera..
    Erdhi ai moment
    Ngopje apo urie(?!)
    (qe moment gjenie)
    kur une doja te vija tek ty,
    apo ndoshta tek une,
    doje te vije ti..
    Dhe erdhem..
    e bashke me ne erdhi edhe
    zgjimi
    I dashur,
    Ekrani duhej te kishte pasqyre
    qe te na ruante nga
    zhgenjimi!

    B.T.

  2. #42
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Trinity Church

    Trinity Church- kishė ne Manhattan
    perballe American Stock Exchange
    (Mos thuaj qe se gjen dot)
    Eshte kishe si ēdo kishe ..
    Rrotull me varre e lule plot
    por ndryshe nga gjithe te tjerat
    ketu nuk gjen hidherim, as lot.
    Kisha Triniti ka varre,
    te gurte, te mermerte, te lashte
    e stola n'mes varresh me ēifte plot
    te vdekur treqind vjeēare,
    burra shteti ka, dhe emra te ralle,
    fisnike qe injoruan friken
    Angline luftuan per te bere Ameriken!
    Triniti Church eshte kishė si ēdo kishė
    veē si askund tjeter, n'oborr te saj
    sheh te rinj qe kembet shtriqin mbi stola,
    (stolat te rethuar nga varret)
    vajzat qe i zgjasin diellit buzet, sheh,
    symbyllur tek zbathin sandalet.
    Po te vini ne Manhattan, NY City
    perballe me American Stock Exchange,
    mos rrini pa ndalur ne Kishen Triniti
    Duket kishė si ēdo kishė,
    apo mbase me e bukur se tere te tjerat,
    Ne stole rethuar nga varret e lashte
    sheh te rinj qe i gezohen pranveres..

    B.T.

  3. #43
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Jeta siē vjen..

    (intermexo familjare)

    Mbrėmje vonė
    nė divan sytė
    mi mbyll gjumi
    ti thua "ngrihu fli"
    ik, se edhe unė,
    ja, tani do vi!
    Duke u lėkundur
    unė ngrihem,
    hyj nė dhomė
    deren e le pak hapur
    si gjithnji,
    qė te mos bėsh zhurmė
    kur te vish ti
    Jam ne gjumė
    mė zgjon pėrplasja jote e derės
    si gjithnji..
    Nėn jorgan kėmbėn shtri
    ajo bie nė tė ftohtė..
    Paska qenė era qė mbylli derėn
    s'paske qenė ti!?
    Hej, bela..
    duhet tė ēohem, se e di
    nė divan pambuluar
    do tė kete zėnė gjumi ty
    Sahati trokiti: njė, dy!

    B.T.

  4. #44
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Nuk kuptova atėhere..

    O Zot, ēfare gjenialiteti
    te jep te bėrit esėll!
    Te kuptosh nje pyetje aq te thjeshte
    Qe bota e dinte prej mijra vjetesh..
    "A me ndjen ti mua?
    Nuk di ē'mėrmėrita atehere
    mendimesh e ndjenjash ngatėruar
    U ktheva sot prape kėtu
    A vlen pergjigje e vonuar?
    Po, i dashur te ndjeja
    Siē nuk kisha ndjere me pare
    Ndofta dyfish,
    per ty qe te mungoja une
    dhe per mua
    qe lumi me kish marre
    Po, i dashur, te ndjeja
    Te ndjeja aq sa fryma me merrej
    por e verteta ish qė
    tė shtyja tutje
    Se guximi im s'shkonte me tej
    Se imazhi i kokes tėnde ne prehėrin tim
    Duke u trembur se ai do qe fundi
    Po ti, s'e kuptoje qė mund
    edhe fillimi te ish?
    "Thone tė gjitha ndarjet
    si dashurite ngjajne,
    por ndarjet pa bashkime
    moskuptimin qajnė"

    B.T.

  5. #45
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Vetem nje moment

    Jepmeni nje moment qetesie
    o njeres!
    Vetem nje moment,
    jo nga ato qindra qe u kam dhene une
    por timin, vetem timin dua
    qe tu them syve ēlodhuni,
    tu them buzeve mos flisni,
    mendimit te lodhur ti them Ndal
    se edhe bota ndali
    nje ēast ..
    Jepmeni nje moment,
    vetem nje moment prehje dua
    qe pastaj ne tornedo te kthehem
    me vehte tu marr, ne qiell tu ngre
    e pastaj
    perjetesisht te fle..

    B.T.

  6. #46
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Tri here e hutuar sot..

    Sot qe te takova ty:
    Me kaloi pa vene re
    stacioni i autobuzit ku do zbrisja,
    Ngaterrova telefonin e shtepise,
    qe tu thoja se do vonohem,
    I lashe motrat pa mėnd
    kur thirra vellain me emrin tend!
    A te mjaftojne keto te tria
    Te thuash e trullosur nga dashuria?

    B.T.

  7. #47
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    E papritura

    Ē'qe kjo e papritur
    pėr ne sonte!
    Habitur, shtangur ,
    mekur mbetėm tė dy,
    bota s’qenka aq e madhe,
    sa thonė,
    pėr t’mė harruar ti mua,
    e humbur unė ty..

    B.T.

  8. #48
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Dhimbja

    Oh, sa e rėndė kjo barrė,
    e rėndė sa padrejtėsia
    e di qė tė theu nė dysh
    kur e lėshova mbi ty,
    Po unė? Besomė i dashur
    tani mbaj atė dhe
    dhimbjen tėnde.. tė dyja!

    Tė mėrzita sot, e di,
    e pashė nė largimin tėnd,
    e ndjeva nė heshtjen tėnde,
    dhe do ta vuaj nesėr nė
    pendimin qė mė njohe..

    B.T.

  9. #49
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Ditlindja jote ne kutine e postes

    Ti nuk do te jesh aty ne ditlindjen tende
    kutia e postes do presi urimet per ty,
    Urimet, pergezimet, perqafimet
    Mbase edhe puthjet ajo do t'i prese
    Po si do ti nxerė valle?
    Ato do te shtohen, do shtyhen,
    nga pritja e gjate do merziten,
    ndoshta zemerohen, qetesohen
    e pastaj
    njera tjetres do i bejne vend,
    me durim do presin sa te kthehesh
    per te te lene pa mėnd!

    B.T.

  10. #50
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Ike..

    Asnje hi, asnje bye
    u be nje jave, dy, tri
    nje mungese kaq e gjate..
    Vras mendjen ku do jesh
    Mos ke shkuar ne Shqiperi?
    Tek zemra jote do jesh
    me siguri, e ku tjeter?
    Sado dashurira ketu te gjesh
    e para, e pare mbetet
    s'u beka kurre e vjeter..
    E dija se do ikje
    se malli te qe shtuar
    rritur kishe floket
    heshturazi nen qepalla
    mberthyer mbaje lotet
    Po si ike keshtu o shoku im
    asnje fjale s'me the,
    Pa marre asnje nje cope leter
    A nuk te pata thene, qe
    edhe une... kam dike atje?

    B.T.

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dritare pėr Dashurinė & Besėn...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2008, 12:51
  2. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •