Dhimbje dhe mall
(emocione nga vizita ime e pare ne Kosove)
Sot bulevardi i rinise sime tiranase
me rruget e tua Prishtine u shkri e u be nje
E tronditur ne mes pranveres se dubluar,
shpirti mall e lot mbi faqe per ty derdhte,
Kuptova se aq gjate sa une Prishtinen,
ju o vellezer Tiranen time enderuat!
Nje molle ndahet ne mes per dashuri, nje pjeshke po ashtu,
por nje atdhe per dashuri nuk ndahet ne mes, kurrsesi!
Damaret e gjakut na i prene vellezer, damaret e jetes
ne fasha mbeshtjelle i kemi mbajtur, gjaku te mos na ike,
te mos na prishet, te fiket te mos na bjere, ne toke te mos biem,
dhe ne gjunje te mos biem gjithashtu
.
S'e ndjeva mungesen tende ne Prishtine, Tirane
Kujtimet e shiut
Iku vape e mbremjes
Vape e zagushi
Po vjen mengjes i fresket
sjell ca pika shi
Ē'me pelqen ky shi i veres
Gjithnji me ka pelqyer
Qoftė me pikla harrakate
Qoftė kur vjen si lum rembyer
Seē me ve ne enderime
Kujtime te bukura me sjell
Ndonjehere kam deshire
dhe tek ju t'i percjell
1
Dite pranvere ishte,
ja nje shi i lehte si sot
I prekur nga po-ja ime,
syrit ti fshije nje lot
Dhe u ulem nen nje peme
Paskesh qene pemė mani
shiu vu papritur zuri
me mana ē'mu mbush fustani
Zume te qeshnim , zume te lozin
Shih ē'behet o fisnik
Per kete dite te gezuar
edhe vete mani na gostit!
2
Nje here tjeter ne Tirane
ra nje shi i rralle,
thuhej shi te atille
as gjysherit s'kishin pare
Mori ēdo gje perpara,
hoqi gure e hoqi lluce
Ishte per te qeshur
te te shihnin me kepuce..
Djemte perveshur pantallonat,
vajzat mbi gjunj ngrinin fustanet
Cadra thyer rruges gjeje,
Ēadra, kepuce edhe nallane
Tek nje qoshk i lagjes sone
Nje gjol i madh qe krijuar
E vetme ngecur ne ate gjol
Une shushatur e turperuar
Njerzit gjolin rethuar kishin
Djem, vajza, te moshuar
ca therrisnin, ca qeshnin
Ca me fjale po me ngisnin
Ti si engjell shpetimtar
(Si u shfaqe aty, s'e di,)
Ndoshta Zoti te dergoi
per te bere nje mrekulli
Isha une a s'isha une?
S'po u besoje syve
per gjitonen kryeneēe
shllap-shllup ne uje hyre
Mbahu for tek une, me the
(Une u preka, u perlota)
neser me shaj sa te duash
Po sot do te marr hopa..
Rashe te flija po nuk fjeta
Beja ēudi me vehte
I trembesh, e i iken rastit
dhe ja, si ta sjell jeta!
Ne telefon te mora..
"Faleminderit" per dje,
por
sandalet e mija,
te kujtohet ku mi le?
Ha! ha! ha!I kam ketu tek dera
Por mendohu mire kesaj radhe
O do vish t'me thuash PO
o do shkosh te blesh te tjera!
Nga,
Blerta Tirana
Krijoni Kontakt