Kur eshte per te miren e tyre pse more vella gjith jeto thirjje nga ju,mos , mos u beni edhe ju si ata kur organizonin zgjedhjet e veta ne Kosove.leni ata te qete me problemete e veta e ne i mbajm zgjedhet tona jo te tyre more Rugove,Rexhep e Unimk

Qeveria e Kosovës dhe Ndërkombëtarët, thirrje serbëve për pjesmarrje në zgjedhje



PRISHTINE (21 Gusht) - Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dhe zyrtarët ndërkombëtarë u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të bashkësisë serbe që të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në tetor. Ata kanë kërkuar prej serbëve që të heqin dorë nga kushtëzimet për pjesëmarrje. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ende nuk kanë marrë ndonjë vendim të qartë për zgjedhjet, megjithëse kanë pohuar se ata janë shumë më afër bojkotit, sipas këshillave të dhëna nga Beogradi zyrtar. Kjo për faktin se, sic thonë ata, institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë marrë një qëndrim të prerë për planin e qeverisë së Serbisë për një autonomi të zgjeruar për serbët e Kosovës. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i porositi qytetarët serbë të Kosovës që të heqin dorë nga kushtëzimet dhe vlerësoi se Kosova e ka një plan për decentralizim. "Është me rëndësi se i kemi thënë 'po' një decentralizimi por jo në vija entike. Ky duhet të jetë një decentralizim vertikal në interes të të gjithëve. Për këtë fazë serbët dhe të tjerët duhet ta pranojnë dhe duhet të punojnë për këtë plan", tha zoti Rugova. " Është në intersin e serbëve që të marrin pjesë dhe tani pesë vjet pas luftës është një situatë shumë më e mirë dhe më e qëndrueshme. Prandaj, unë i ftoj që të gjithë të marrin pjesë dhe të vendosin sa më parë", tha presidenti Rugova. Diskutime për pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve të Kosovës janë zhvilluar të enjten edhe në zyrën e shefit të UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, me kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi. Z. Rexhepi ka theksuar se Beogradi zyrtar duhet të ndryshojë qëndrimin dhe të mos pengojë këtë proces. bm/bm (RTK/BalkanWeb)