Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vrsesit e Votes dhe breshka te Nallbani..

    Ne Rd lexojme:

    -------

    Vrasėsi qė kthehet nė vendin e krimit


    Astrit PATOZI


    Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, u shfaq dje papritur nė publik, si pėr tė na kujtuar nė kėtė vapė se Fatos Nano ka ndėrmend qė ta mbajė tė pandryshuar jo vetėm mekanizmin kriminal tė manipulimit, por edhe xhelatėt e zgjedhjeve tė kaluara.

    Deklaratat e tij kundėr Partisė Demokratike, qė e pasurojnė mė tej biografinė e tij antiopozitare, vijnė nė njė kohė qė kryeministri dhe kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, ka bllokuar ēdo hap para tė reformės, duke vėnė pikėpyetje tė mėdha pėr mėnyrėn se si do tė zhvillohen zgjedhjet e afėrta parlamentare nė vend. Por nėse ėshtė normale tė dėgjosh pėrditė broēkullat nė dialekt tė rėndė tė Elmaz Sherifit, i cili pėrveēse transformon brutalisht vėrejtjet e ndėrkombėtarėve, pėrfaqėson tek e fundit pikėpamjet e partisė qė e ka mandatuar, ėshtė e padurueshme tė shikosh se e pėrfaqėson vullnetin politik tė Fatos Nanos njė zyrtar, i cili, tė paktėn formalisht e ka tė ndaluar tė jetė palė.

    Nėse Sherifi i Nanos tashmė e ka kthyer nė refren paprekshmėrinė e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, qė do tė thotė kthim nė identitet tek zgjedhjet e Dushkut, Ilirian Celibashi me njė gjakftohtėsi olimpike avancoi mė tej duke mashtruar pa iu dridhur fare qerpiku, kur tha se OSBE/ODIHR-i jo vetėm nuk kanė pasur ndonjė vėrejtje pėr institucionin e tij, por pėrkundrazi ka artikuluar vetėm vlerėsime pėr tė.

    A thua se po fliste pėr njerėz tė njė planeti tjetėr dhe jo pėr publikun, qė e ka provuar nė kurriz se ē'do tė thotė KQZ kamikazėsh, nė tė gjitha zgjedhjet ku Celibashi ka qenė kryetar, ky hanxhar pėrsėritės i vjedhjes sė votės nė Shqipėri i kapėrceu edhe deklarimet kurdoherė skėrmitėse tė Gramoz Ruēit, i cili tė paktėn ODIHR-in nuk e pėrzien fare kur flet pėr zgjedhjet.

    Ilirian Celibashi edhe mund tė mos shfaqej nė televizione, dhe kjo mund tė mos e pengonte Fatos Nanon qė tė ruante statukuonė e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, qė voton gjithmonė 5 me 2 nė favor tė Partisė Socialiste. Ai mund tė priste i qetė dėshtimin e komisionit bipartizan dhe tė reformės zgjedhore, dhe pastaj tė riniste nga e para misionin e vet tė shkatėrrimit tė zgjedhjeve. Por ai nuk duroi dot dhe e nxori kokėn, sa nga zelli i vet prej partizani, aq edhe se nuk e ka veten nė dorė, si ēdo ushtar nė kohėn e shėrbimit.

    Sigurisht qė nė kohėn kur komisioni bipartizan gjendet i bllokuar dhe po shuhen shpresat pėr ndryshime pozitive nė klimėn e besimit para zgjedhjeve tė ardhshme, jo deklaratat irrituese, por qoftė edhe dalja nė ekran e Ilirian Celibashit ėshtė acaruese pėr publikun. Sepse mbi tė gjitha ai ngjason me vrasėsin qė kthehet nė vendin e krimit, kur aty ndodhen tė afėrmit e viktimės. E vetmja vlerė qė kanė deklaratat e tij, ėshtė fakti se ato i kujtojnė opozitės, por edhe ndėrkombėtarėve, se nuk mund tė bėhet asnjė hap pėrpara drejt zgjedhjeve tė lira pa ndryshuar mė parė formatin dhe imazhin prej pėrbindėshi tė KQZ-sė, institucioni qė ende sot ka fytyrėn e Ilirian Celibashit.


    ---------



    hm.. sa te lezetshem matufet ose te pabeset e Pd-se..




    mir celibash vrasesi kthehet dy here..po breshka Pd cdo trehere te Nallbani?

    apo mban ky popull dhe njehere ne kurriz mafien staliniste nanoiste celibashiste..dhe 50 vjet tjera..

    e po nuku i iken as zyra me kondicioner e as Benzi berishes me shok..prandaj tallen duke i thene njerzve..shkoni ne votim se Vota do mbrohet..

    tash del se Voten e paska pas ne dore jo populli po Celibashi i Nanos..qe vishet me luks se Princi uilliams i Anglise e ka zyre me luks se vet Bushi..

    e more ne qaf popullin o Pd e legenave..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Marte, 24 Gusht 2004


    SE KA EDHE CELIBASH!!

    Azgan Haklaj, deputet

    Mendova te lajmeroj qe ne titull objektin e shkrimit tim duke parasqaruar, se as tek une dhe as tek ndonje demokrat dhe opozitar i vertete shqiptar shenjestra paresore e luftes sone parimore, politike e krejtesisht kombetare eshte kunder gangrenes se kombit, Fatos Nano. Por Nano ka leshuar tentakulat te cilat rivegjetojne majtas dhe djathtas, ne institucione dhe OJQ te deklaruara te pavarura, ne gjykata e prokurori, ne ushtri, sherbim sekret dhe polici. Keshtu kumbari i rrezikshem, shefi i krimit te organizuar shteteror, mendon se mund te fleje i qete ne jahte e carter, ne "Sheraton" e kazino duke leshuar te lehin zagaret "e pavaruar" ku nje vend te vecante ze Ilirian Celibashi.

    Celibashi, drejtues i padrejte i institucionit te votes

    Drejtuesi i padrejte, i padenje i nje institucioni qe ka merre persiper ruajtjen e votes se lire ne kete vend me sheshtesi e labirinthe demokratike. Pas plagosjes se votes se shqiptareve nga Nano-KQZ, duhej nje tjeter misionar mundesisht dhender apo kumbar ne kampin opozitar qe t'i jepte doren e fundit deri ne percjellje mortore votes se lire. Dhe si gjithmone ne arshivat e sigurimsave te padrinos si prej "kutise se Pandores" u nxor Celibashi. Jo rralle opozita, miq nderkombetare, diplomate e institucione nga me relevantet e konstatuan dhe denoncuan goditjen deri ne deformim total qe ky kumbar i vogel u beri zgjedhjeve. U denoncuan nenshkrimet e tij qe grabiten mandatet opozitare duke ndryshuar destinacion nga djathtas-majtas te qindra mijera votave deri edhe canta me para qe i jepeshin si kompensim diku ne restorantet bregdetare te mafias shqiptare, por prape ky Celibash qendron ne kullen e tij. Ky paradoks eshte tejet i rende e me pasoja tek mendon se qendrimi akoma i tij vec te tjerash rikrijon imazhin se vota e lire ne tere qenesine e saj jo vetem s'ndihet e sigurte por prape pret dhunim radhe "ala- Celibash".

    Sot fenomeni me i rrezikshem

    Ne kete aspekt, Celibashi eshte sot fenomeni me i rrezikshem qendrimi i te cilit qofte edhe nje dite ne krye te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve na largon nje vit nga integrimi yne ne familjen komunitare europiane te ciles do t'i pekasim. Vemendja e opozites natyrshem gjate kohes eshte perqendruar ne denoncimin e korrupsionit te keqqeverisjes, ne argumentimin publik te tyre por shpesh eshte lene ne harrese tumori qe kancerizoi voten e lire, themelin pa te cilin nje demokraci i ngjan kioskave te llamarines. Aferat korruptive kriminale te Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Arben Malajt, Bashkim Finos, Ilir Metes, Spartak Brahos, Monika Kryemadhit etj vertet jane te renda dhe kane tejkompromentuar shtetin dhe vendin tone, por fenomeni "Celibash" eshte po aq deri dhe me i rrezikshem dhe i pasuperueshem me tutje. Jo vetem kaq por ai duhet te kaloje sa me shpejt ne organet e drejtesise ndryshe edhe pas tij te tjere kumbare apo dhendure do te sajoj-_no per te grabitur votat e shqiptareve. Demokracia dhe shpirti i saj, vota e lire nuk jane as prona dhe as ekskluzivitete te individeve dhe as partive cilatdo qofshin. Perkundrazi, ato duhet te jene misionare per t'i ruajtur me shenjteri ato. Asnje krushqi nuk mund ta lejoje kryedhunuesin e zgjedhjeve te lira, Ilirian Celibashi, te qendroje ne krye te KQZ-se.

    Shpura e Celibashit te largohet menjehere

    Nese ne deshirojme te kemi ndonjehere zgjedhje te lira te kerkuara nga shqiptaret dhe nderkombetaret. Celibashi dhe shpura e tij duhet jo vetem te largohen me emergjence, por paralelisht te japin edhe llogari. Ndryshe jo sot, me 2005 por as ne 2050-n nuk mund te shpresohet per zgjedhje te lira. Nano dhe PS-ja e dine mire se me Celibashin do te kete serish zgjedhje te kontestuara dhe vota te dhunuara. Por eshte fisheku i fundit qe i mban ne pushtet dhe me tutje pikerisht kjo lloj kusarie votash. Opozita shqiptare ne axhenden e saj te protestave qe do te rifillojne kete vjeshte patjeter do te perfshijne edhe atentatorin e votes se lire, Ilirian Celibashin. Asnje komision apo sterkomision deshtak nuk mund ta mbroje me as Celibashin dhe as fenomenet regres qe ai prodhon.

Tema tė Ngjashme

  1. Manjola Nallbani
    Nga niku-nyc nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 21-08-2021, 18:03
  2. Nuk i trėmbem natės
    Nga riza2008 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 664
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:59
  3. Breshka gjigande..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-05-2005, 18:59
  4. Flamur Nallbani
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 04:04
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •