genta or ty se tjetra sme pelqejne kenget partizani vogel kenge palidhje
Zanfina
Genta
genta or ty se tjetra sme pelqejne kenget partizani vogel kenge palidhje
PO kush ka votu ketu ?
Kjo tregon se Zanfina eshte me e miraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
o cfare bukurie ashte kjo e mekate ashte e mos me votu per GENTEN.
Gentiana Ismaili eshte si thithlope dhe eshte ofenduese ta krahasosh me nje yll si Zanfina Ismaili![]()
Creative artwork requires creative thinking from a creative mind
per mua eshte zero zanfina siqerisht te them jo se kam inat genta e zbukuron kameren ..........................
Asnjeren nuk e kam degjuar,po te dyja bukuroshe qenkan.
Nje mbiemer paskan me duket,motra jan?
Gentaaaaaaaaaaaaaaa
Disa gazeta dhe mjete te informimit dolen me vrap te informojne lajmin se Genta Ismaili ne koncertin e mabjtur ne Suedi u gjuajt nga publiku shqiptar me kanaqe, ju fishkullua asaj per shkak se ka kenduar “play back” dhe kinse Genta ka filluar edhe te qaj nga skenat e trishtueshme te shqiptareve ne Suedi.
AlbaNur nje kohe te gjate e percjelle Genta Ismajlin dhe disa kengetare tjera qe jane me fame dhe te kerkuara nga vizitoret shqiptare ne internet. Ne ju bejme me dije dhe ju informojme se Genta Ismajli eshte nje nga kengetaret me te kerkuara ne internet, eshte kengetarja qe nje kohe te gjate mbetet e para ne TOP LISTAT shqiptare. Genta Ismajli vitin qe shkoi zuri vendin e pare ne festivalin e Kenges Magjike ne Tirane. Per keto statistika ju mund te shihni edhe forumin VENDLINDJA dhe te bindeni se ka sa eshte shikimi i temave qe shkruhen per kengetaren Genta Ismajli. Edhe pse forumi VENDLINDJA funkcionon vetem nje jave.
Disa na kane akuzuar se Albanur dhe Dashuria po ua rrit cmimin kengetareve, po i reklamon me shume se sa eshte e nevojshme, e keshtu me radhe. Ne kemi informata qe lufta kunder Genta Ismajlit ka filluar te shfaqet pas fitores se saj ne festivalin Kenga Magjike. Akuzuesit e Gentes thone se fitorja e Gentes ka qene e kurdisur me Ardit Gjebren. Ne do t'u kishim besuar ketyre rrefimeve sikur te kishim prova, sikur Genta te mos ishte e para ne Top Listat shqiptare, atje ku elektronika kompjuterike nuk mund te mashtron askendin... Sipas ketyre akuzuesve thuhet se Genta eshte kengetare sezonale… e keshtu vazhdojne ata duke thene se te gjitha kenget e Gentes jane te vjedhura prej ketu e prej atje... JU LUTEM... Ne jetojme ne trendin qe sot quhet GLOBALIZIM dhe muzika nuk bene perjashtim ketu... Por, per kete me se mire mund te shkruajne kritiket e muzikes apo ekspertet e kesaj fushe...
CKA NDODHI NE KONCERTIN E SUEDISE?
Eshte e vertete se sot shume organizator kane dalur ne siperfaqe, perpiqen te organizojne mbremje me yjet e estrades, per te kenaq publikun shqiptar qe ka mbete si pula pa krye ne diaspore... Sot ne Diaspore ne kemi gjeneraten e dyte dhe ajo sot lufton per identitetin e vet ne shoqerite e huaja ku jetojne... Ajo eshte ne mes integrimit ne shoqerite e huaja dhe inati te ruaje me kokefortesi rrenjet e te pareve, gjakun, gjuhen, muziken dhe gjtihcka eshte shqiptare. Kurse Suedia eshte shembulli me i mire, sidomos mergata shqiptare atje qe ka deshmuar me decenie se eshte e afte t’i mbroje vlerat tone kombetare ne vend te huaj, kurse edhe me e afte t’i dale zot Atdheut per liri dhe pavarsi.
Ajo cka ndodhi ne koncertin e Suedise nuk eshte dicka e jashtezakonshme, nuk eshte hera e pare, as nuk do te jete hera e fundit, ku ne mesin e manifestimeve shqiptare do te kemi individ dhe grupe qe do te perpiqen te prishin cdo manifestim kulturor shqiptar. Kjo neve nuk na brengos dhe Genten edhe me pak e brengos kjo pune. Shqiptaret, si ne Suedi dhe cdokund tjeter ne Perendim, do te vazhdojne rrugen e tyre, do te organizojne manifestime dhe koncerte tjera deri sa keto individ atje te gdhenden ne tru ose te treten ndokund tjeter ne nje rruge pa kthim ne mesin e shqiptareve.
Komuniteti shqiptar ne secilin vend ne Perendim eshte nje komunitet qe dallohet per pune dhe ndershmeri, por e keqja eshte se gazetaret tane qe raportojne nga diaspora i komentojne gazetat e huaja, ose vetem sendet e keqija, qe ne krahasim me te mirat keto te keqija jane vete nje pike uji ne oqean.
Genta do te dale edhe me e forte pse shqiptaret ne Suedi dijne te behen edhe me te forte ne rastet e ketilla, te jen unik dhe individet qe shkaktojn prishje rendi te perjashtohen nga radhet tona. Vet Genta na vjen nga diaspora dhe na kendon shqip dhe me zerin e saj te embel ajo tani me ka nje ushtri te madhe te adheruesve te muzikes se saj. Kot eshte te akuzohet Genta per “Play Back” pasi ky eshte trend i shume mbremjeve shqiptare qe sot organizohen ne Diaspore.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Flori : 13-04-2006 mė 17:12
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
Zanfina Ismaili sonte ka fituar cmimin e pare ne festivalin CELESI MUZIKOR 2006,ku pas ketij festivali ajo do perfaqesoje Kosoven ne Festivalin Ballkanik i cili do mbahet per here te pare ne Kosove ne muajin shtator,ku do jene shume shtete pjesemarrese te Ballkanit dhe Turqia etj. Ishte sensacionale ne paraqitjen e saj skenike me nje kenge te cilen te gjithe e pelqyem.![]()
Festivali Kombetar i Femijeve ne Shkoder, ka qene nje prej aktiviteteve me te rendesishme e me te ndjekura gjate femijerise sime. Pikerisht ne skenen e ketij festivali nga viti ne vit u prezantuan disa prej emrave me te njohur te muzikes shqiptare.Nuk ishte nje prej festivaleve qe per nje arsye apo tjeter i sheh kudo sot, ishte nje festival i cili, per ata femije qe te ardhmen e tyre do ta investonin ne muzike, pjesmarrja ne te ishte nje domosdoshmeri. Pikerisht ne kete festival kam pare per here te pare Zanfinen (e cila u vlersua edhe me cmim). Nje vajze me floke te gjata e cila kercente fort, gje qe bente te binte shume ne sy e te veĮohej nga te tjeret me prezantimin e saj. Mbaj mend ne ato caste dikush tha Kjo eshte motra e Adelines!. Qe prej atij momenti si me magji, cdo hap qe Zanfina ka hedhur ne karrieren e saj muzikore eshte shoqeruar pikerisht me kete fjali Kjo eshte motra e Adelines!. Kete vit veĮ, gjerat duket se po ndryshojne.Hit pas hiti videokip pas videoklipi, ajo nuk eshte me motra e Adelines por veĮ motra e vetvetes e per kete arritje te sajen jane krenare te dyja. Ne javet qe pasojne, afrohet nje tjeter moment kyĮ ne karrieren e Zanfines; Balkanvision-Festivali i Kenges Ballkanike. Ndersa per nje pjese te madhe te publikut, Balkanvision mund te jete nje tjeter Eurovision apo Eurovideo, per Zanfinen eshte nje rast ku perpara miliona spektatoreve mbarekombetare, do te kendoj ne menyre te drejtperdrejte hitin e saj me te fundit, duke i vene kapakun njehere e mire edhe nje tjeter thashethemi rreth vokalit te saj, i cili po ashtu si shume thashethemeve te tjera rreth kengetares nuk i dihet origjina. Gjithsesi mos u shqetesoni per Zanfinen, sepse ajo eshte Made in Ismaili nje familje qe prej dy dekadash ka sjell vetem sukses ne skenen e Estrades shqiptare e qe do vazhdoje me po te njejtin sukses edhe ne te ardhmen.Nuk po predikojme, ne e dime kete!
Elbino: Zanfina, keto dy vitet e fundit kane qene te jashtezakonshme per ju.Jeni kthyer ne nje emer shume familjar ne te gjithe trevat shqiptare dhe se bashku me Adelinen jo vetem qe po dominoni ne tregun muzikor shqiptar, por jeni shnderruar dhe ne motrat me te suksesshme qe Estrada shqiptare ka pare ndonjehere. Cilat kane qene momentet me te rendesishme per ju gjate ketij dy vjeĮari qe shkoi, kur karriera juaj mori hov?
Zanfina: Faleminderit,jeni gjithmone perplot pozitivitet i cili rrezaton edhe ne faqen tuaj.Eshte e vertete qe jo vetem une,te katertat po punonim tmerresisht shume keto dy vitet e fundit pa marrur parasysh pengesat.Me befasoi,por edhe me beri te ndjehem mire komenti ne nje gazete te huaj ku shkruhej:"The Ismajli family are, in many ways, Kosovo's version of the Kennedys."
Me beso,cdo minut kushtuar karrieres per mua ishte me shume se i rendesishem.Absolutisht cdo gje,qe nga foto-sesionet e deri tek pjesemarrjet ne festivale.Nuk jam tip qe bej shume zhurme,por kur synoj dicka,patjeter se e realizoj.Dhe ja,kam bindjen qe sakrifica po shpaguhet.Gezohem qe une dhe Adelina jemi motrat me te suksseshme,siq thua ti.Ndoshta keshtu na ben fakti qe jemi shume te ndryshme qe nga pamja,karakteri,e besa dhe shija muzikore.Por te ngjashme ne synimin e suksesit,gje qe e konsideroj qeshtje edukate.Megjithate na ka lindur e njejta nene hahaha...Ndoshta momenti kyc i karrieres sime ishte kur arrita te mos indentifikohem si motra e Adelines.Ky njekohesisht per mua ishte dhe momenti me i rendesishem edhe me i veshtire,por edhe ndodhi papritur.
Keni publikuar disa kenge te sukseshme si "Mirmengjesi", "Partizani i vogel" , "As i fundit as i pari" e te gjithe jemi ne pritje te albumit tuaj te dyte.Kur do dale ky album e c'te reja mund te na tregoni rreth kengeve qe do te perfshihen ne te?
Per albumin e dyte jam duke punuar qe nga dhjetori i vitit te kaluar por ja qe tani eshte shtator dhe nuk eshte kryer sepse jo e tera varet nga une.Ndodhte qe kompozitoret nganjehere te vononin kenget dhe gjera te tilla,por tani me kane mbetur edhe 2 kenge dhe albumi do perfundohet.Kam premtuar se do te punoj ngadale e mire,dhe kete po e bej.Shpresoj te dale ne shitje per me pak se nje muaj.Kam bashkepunuar me kompozitor te ndryshem nga Maqedonia,Shqiperia dhe Kosova.Arsyeja pse nuk kam bere album (deri me tani jane bere 3 vite),ishte se doja qe kur ta bej albumin e ardhshem te verehen perparimet e mija,si ne vokal,ashtu edhe ne interpretim,'look' etj.
Jeni perzgjedhur si perfaqsuesja e Shqiperise, ne Festivalin Ballkanik te Kenges. Me cilen kenge do te prezantoheni atje dhe a mund te na tregoni diĮka me teper rreth ketij eventi?
Atje do jem me kengen ''As i fundit as i pari'' me te cilen edhe fitova te drejten me marr pjese ne kete festival.Ky eveniment do te mbahet per here te pare ne Kosove dhe jam shume e gezuar qe do ta perfaqesoje vendin tim dhe normalisht do ta jap maksimumin.Ende nuk kam ndonje informate te rendesishme lidhur me festivalin,por une ndihem fituese me faktin qe do te jem aty per te perfaqesuar kulturen e kombit tim.
Cfare do vishni ne Festivalin Ballkanik?
Hahahahaha,natyrisht qe kjo do mbetet befasi.Garderobes i kushtoj shuuume rendesi,dhe kjo verehet,por kjo me ben te jem ne telashe pastaj hahaha.Edhe pse e vlen sepse jam e kenaqur me cdo paraqitje skenike qe kam pasur deri sot.Megjithate,le te mbetet nje befasi e cila shpresoj te jete me interesante sesa tek festivali,por dhe tek klipi.
A i keni degjuar kenget e tjera konkuruese (te Festivalit Ballkanik)? Si mendon se jane ne krahasim me kengen tuaj?
Jo.Mesa di une,nuk kam te drejte per momentin qe ti degjoj.Nuk e di kush, cka do kendoje,por e di se shume shtete ballkanike do te jene aty si: Maqedonia,Greqia,Turqia,Bosnja dhe Hercegovina,Kroacia,etj.Do te percillet nga shume shtete dhe nuk e imagjinoni sa e lumtur jam qe ne mesin e atyre kengeve,do jehoje dhe nje kenge e bukur shqipe.
"As i fundit as i pari" eshte videoklipi juaj me seksi deri me sot. Ai hapet me nje sekuence filmike ku ju dilni nga nje guacke qe te kujton "Lindjen e Venusit" te Botticellit. Cili eshte mesazhi pas kesaj "lindjeje"?
Oh,faleminderit,ti vertet ke aftesine te besh nje femer te ndihet si mbretereshe hahaha.Ishte ide e Adelines dhe pas ca medyshjeve e pranova.Ajo cmendet pas asaj sekuence te kenges.Une isha skeptike qe do te keqkuptohesha,por analizova me kujdes ato qe me sygjeronte i tere ekipi.Mund te them qe mesazhi ka te beje me rilindjen e se bukures.Qofte femer,kenge,menquri,etj.Por edhe primesa shume artistike qe ipet edhe ne melodi,me bindi qe sado pak te ik nga stereotipi dhe te prek artin e vertete (Botticellin,ne kete rast),dhe t'ia rikujtojme vetes qe ne vertete dijme c'eshte bukuria ne art,mitologji dhe mund ta jetesojme pa nevojen e "komercit".Mesazhi mund te nderlidhet edhe me ate qe nuk eshte e thene qe cdo kengetare te jete "mjet perdridhes" me intelekt te limituar per te qene e pelqyer,por mund te jesh edhe shqiptare,edhe e ngritur intelektualisht.Pra,cdo gje ka te beje me rilindjen e se bukures,qofte ajo edhe artistikja ne kenget e sotme.
Po shikoja videoklipin dhe nuk e di perse, por nga fundi i videoklipit (10 sekondat e fundit) me jepet pershtypja sikur ju e dinit qe kenga do behej nje hit. Jepni nje buzeqeshje qe duket sikur te thote "Yep!Kjo kenge eshte HOT!"...
Shikimet e mia nganjehere flasin shume,hahaha.Qe kenga ishte e suksesshme e kam ditur qe nga fillimi sepse kush e ndegjonte i pelqente dhe me thoshte: "Kukuuuu qfare kenge e mireee,sa bukur e ke vokaliiiin",dhe merrja vetem kritika te mira.Ndersa gjate xhirimit te klipit kam qene shume e disponuar dhe asnjehere nuk e kam mbyllur gojen duke buzeqeshur hahaha.Falenderimet e mia me te medha shkojne ne adrese te Florit,atij qe krijoi kete kenge,i cili nuk di te beje kenge te dobet sikur kjo qe me vodhi zemren posa e degjova.E ndjeja se do ishte hit.E ndjenim te gjithe qe e degjuam.
Ju jeni pothuajse ne perfundim te "Fakultetit te Drejtesise" ne Kosove, Mbasi te merrni diplomen, premtoni se do te beni diĮka per tu vendosur ligji i "Te drejtave te autorit" edhe ne Kosove?
Shpresoj qe deri atehere ky ligj te jete i aplikueshem dhe une ti kem duart plot pune.Gjithsesi qe premtoj dhe gjithashtu premtoj qe do te jem e pameshirshme ndaj padrejtesive te cilat u ushtruan mbi neve me dekada te tera.
Do ju keshilloja te mos beheshit kurrsesi gjyqtare (avokate po dmth,
por jo gjyqtare), sepse djemte e Prishtines do benin namin, vetem per ta
marre nje ndeshikim nga Zanfina))))
Dyshoj hahahhahahahaha.Nuk besoj qe egoja e ndonje djali kosovar do te duronte te kete nje gjyqtare Zanfine shume te pameshirshme para krimit,si dua te behem.Prandaj dhe dyshoj hahahahaha.
Ka edhe nje lajm tjeter pervec "As i pari as i fundit", qe po i "terbon" fansat tuaj. Flitet se jeni lidhur me futbollistin Lorik Cana e si rralle here, fansat e aprovojne kete lidhje. A eshte e vertete apo kemi te bejme me nje thashethem te rradhes?
Eshte thashethem, sepse une Lorik Canen nuk e njoh personalisht.
Per ju egzistojne disa prej thashethemeve me te Cuditshme. Ne nje
prej tyre tregohet se kane dashur te ju rrembejne por ju kane shpetuar
bodigardet e kryeministrit???
Hahaha,faleminderit prej Zotit deri me tani asnjehere nuk ka pasur tentim kidnapimi ndaj meje,por kjo ndoshta eshte perzier nje ngjarje para disa muajsh tek ndertesa ku po jetonte kryeministri i atehershem (Bajram Kosumi) mua nje djal me mori qanten nga dora dhe iku,por qe ate e zuren dhe mua mu kthyen gjerat e mia.
Dhe ne mbyllje ju urojme sukses ne Balkanvision, shpresojme te merrni ndonje Cmim, sepse patjeter do jemi duke ju ndjekur nepermjet ekranit te tv.
Me lejo te te falenderoj une ty per kete interviste e cila me beri te ndjehem kaq mire,gje qe nuk ndodh shpesh me tjera intervista.Albaniac eshte puro pozitivitet.Sa i perket Ballkanvisionit,te falenderoj nga zemra per uraten,por une mendoj qe cmimin me te madh tashme e kam fituar duke mu besuar e drejta qe te perfaqesoj kombin tim.Megjithate une shpresoj te mos zhgenjej askend sepse ne kengetaret punojme per te kenaqur publikun.Albaniac i uroj shume fat dhe sukses.!
zanfina mpuq
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt