Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dora e ngrohte e Taulantit.

    Me paturpesine me te madhe disa zonjushe socialiste elbasanase e quajne hata qe njera prej tyre provoj ne faqezen e bute si pjeshke Doren e ngrohte te yllit te PS-se Shokut TAO DEDAJ.
    Kulmi shoke..per nje DACKE bejne zhurme.
    Harruan keta se Taulanti ine ishte ai qe i dha ndihmen e pare heroit tone, birit te shquar te maleve te Dragobise, antarit besnik te PS-se, JAHO SALIHIT i cili shtrihu ne toke me 12 plumba Tradhetarin e madh te Partise, armikun e rezikshem te popullit Azem HAJDARIN.
    Harruan qe ishte Taulanti qe e muarr ne mbrojtje atentatorin trim Jaho Salihin dhe boterisht dekllaroi se ne naten e vrasjes se AZEMIT ai Taulanti i Dedajve kishte fjetur jo me mullixhine por me vet Jaho Saline, bith me bith ne kullat tona legjendare.

    Ngrihen nashti shoqet Elbasanase e nuku durokan shpullen e dashur te Taulantit tone si patrembur..

    Ja c'llomotit Koha Jone..kjo gazet revizioniste..
    -------------------
    Taulant Dedja, dhunon anetaren e kryesise se Elbasanit
    Taulant Dedja, ka rikthyer dhunen ne Partine Socialiste. Deputeti i PS-se, ka goditur anetaren e kryesise se PS se Elbasanit, Enrieta Ferra. Molle sherri eshte bere shkarkimi i drejtorit te spitalit Fatos Stafa. Ai eshte ankuar per deputetin Durim Hushi, qe sipas tij i ka kerkuar Ministrit te Shendetesise shkarkimin e tij, duke emeruar nje simpatizant te PD-se. Dede ka dale perkrah ish-drejtorit, por Enrieta Ferra, me profesion inferemiere, ndoshta duke qene ne brendesi te "muhabeteve" e ka akuzuar Deden se ai e mbronte ish-drejtorin per shkak te nje rikonstruksioni qe do te zhvillohej ne spital me fondet e qeverise italiane. I prekur ne seder nga kjo akuze me esence korruptive, Taulant Dedja nuk ka duruar me dhe e ka goditur infermieren, anetare te kryesise, duke e rrezuar pertoke.

    Ka qene nderhyrja e anetareve te tjere, qe ka ulur paksa gjakrat, pavaresisht se Enrieta Ferra do te drejtohet ne organet kompetente duke bere denoncim.

    Por ne fakt nuk ka qene vetem ky dabati me i ashper i kesaj mbledhjeje kryesie te PS-se se Elbasanit. I nisur ne oren 18.00 te dites se shtune ai ka zgjatur dri ne oret e vona, duke pasur sherre dhe perplasje te ndryshme midis anetareve per emrat qe duheshin zgjedhur ne kryesi.


    Ali Gjoka
    ----------------


    he mo se nji pellembe qe..pellembe e partise ne fund te fundit..
    rroft partia.!

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket e ēuditeshme se si nje "deputet" mund te perdori forcen fizike dhe hapur mbi nje grua dhe te mos kete asnje ndeshkim?! Thone qe qenka zene dhe me ministrin e shendetesise ne nje lokal te Tiranes para nje nate!! Keta jane rrugeēer e jo deputete po mire e bejen se kane gjetur popull injorant
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    ēa ndeshkimi pret ti o Vinny?
    Sokol Nako ish ministri komunikacionit mori jeten e nje 20 vjeēareje, vetem se e kishte mendjen te e dashura dhe jo ne timon.
    Ndeshkimi???? Zgjidhet deputet dhe sot Minister i Drejtesis.
    Shnet Tironsja.
    :^zilet

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Tironsja,
    Ajo qe ka ndodh me Sokol Nakon ka qen nje drame per vajzen, familjen e vajzes si dhe vete Nakon. Jam dakort me ty qe duhet te ishte ndeshkuar por te pakten ai ishte i vetmi deri me sot qe ka dhene dorheqjen nga posti i ministrit qe ishte per tu perballur me drejtesine. Familja e vajzes e fali dmth nuk e ndoqi proēeduren gjyqesore ndaj tij...Me eshte dukur nga tipat me te paster qe kane qene ne qeverite e ndryshme qe prej 90-tes dhe ate qe ka bere ishte aksident e jo so deputeti Dedja qe eshte zene si rrugaē keshtu qe dhe pse jam dakort ne prinsip me ty Tironsja rastet nuk mund te krahasohen me njera tjetren.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    Nuk e kam degjuar ne ndonje vend qe familja e vajzes e paska falur Shumakerin Nako.
    Nuk i krahasoj as une kto 2 raste pasi ai i Nakos me duket 100 fish me i rende.
    Mos harro se eshte shuar jeta e nje vajze 20 vjeēe ,nuk krahasohet me dhimbjen e faqes se nje komuniste qe i eshte bere sholl nga dielli kur punote ne kooperative.
    :^zilet

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Tironsja me vjen keq po nuk flasim te njeten gjuhe me duket...Nuk po flisja per pasojne po per xhestin e prandaj dhe thashe qe ajo qe eshte bere nga Dedja eshte bere me qellim e sma do mendja qe Nako paska shtypur me qellim vajzen!!
    Nuk do shume zgjuarsi me krahasu kush eshte me e rende vdekja e nje vajze te re apo rrahja e nje femre, po thoja thjesht qe ne rastin e pare kemi aksident dhe pa qellim keqberje (pavaresisht se pasioja eshte shume e rende) dhe ne te dytin kemi nje mashkull ( aq me shume deputet) qe ne mes te dites rref para shume njerezve nje grua deputete. Mjaft me mentalitetin qe gjyqi mund te behet vete per ēdo gje, me ligjin e kanunit qe duhet marre hak vete. Nqs dhe deputetet i zgjidhin problemet e veta nepermjet dhunes ēfare prisni nga populli i thjeshte?! Turp per nje mashkull qe rref nje femer ne mes te dites eshte gjeja me e ulet dhe me vjen ēudi dhe me ty tironsja qe je femer vet e se kupton kete!
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    GABOHESH TIRONSE !

    "komunistet" ose Socialistet e Sotme ne qender e baze nuk i kane aspak faqet sholle nga Dielli.
    i marsh te keqen.
    Te siguroj une se faqezat e socialisteve jane zbutur e bere si pjeshke nga kremerat pariziane qe i kane me bollek e qe ti aty jashte ku je sa i shikon ne reklama se ske kulet ti blesh.

    keshtu eshte.

    Ckujton ti se ka krem e parfum qe nuk njef Arta Dade?
    Ckujton se ka mark kostumi e parfum qe nuk njef Meta?

    Ke ngelur mbrapa goce.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Neritan Ceka

    KJ i ben Cekes nje radiografi karakteri.
    --------

    -----
    Pacipesi per portofole ministrash

    Nuk jane te pakte ata qe ferkuan syte per te verifikuar nese ishte e vertete ajo c'ka pane e degjuan dje. Ngrihet Neritan Ceka dhe thote: "Aleanca demokratike qe une perfaqesoj, meriton te jete ne qeverine e re". Deklarimi i Cekes eshte tmerresisht shqetesues dhe i komentueshem ne 3 pjese. Cfare eshte Aleanca qe ai perfaqeson? A meriton ajo lloj Aleance te perfaqesohet ne qeveri? Dhe kush eshte vete zoti Ceka, i cili pa asnje dyshim duke thene se partia e tij meriton te perfaqesohet ka parasysh vetem perfaqesimin e Neritan Cekes.

    Pergjigja e pare eshte se Aleanca Demokratike qe ka mbetur nen hyqmin e Cekes, eshte afersisht 1/3 e AD-se se dikurshme, pra eshte cereku i 2% te elektoratit shqiptar. Qe i bie me pak se sa 1%. Pra ky zoteria qe nuk perfaqeson as 1 perqind te elektoratit kerkon te behet minister. Te tille njerez me kete kapacitet perfaqesimi mund te kete ne Shqiperi me qindra.

    Ceshtja e dyte ka te beje me pyetjen, nese kjo parti meriton te perfaqesohet, ne kuptim qe, nese kjo mini OJQ-politike i ka kualitetet e duhura per te marre pergjegjesi qeverisese. Perseri pergjigja mebetet negative. Ministrat e AD-se jane provuar. Zor se ndonje prej tyre ka qene aq mbreselenes sa te vije sot ne ndihme te nevojave te vendit. Edhe ata qe kane treguar disa aftesi, nuk jane tashme me Ceken.

    Pika e trete, ka te beje personalisht me Neritan Ceken, cfare perfaqeson ai dhe a e meriton te jete minister ne qeverine e re.

    Sic dihet, Ceka eshte sot ne parlament ne detyren e kryetarit te komisionit te Rendit dhe SHISH-it si produkt i zgjedhjeve te Dushkut. Nje gje alergjike sa here qe kujtohet, nje gabim i pranuar edhe nga socialistet vete me reflektimin qe ata bene ne zgjedhjen e Presidentit. Tani nga kjo paligjshmeri dhe amoralitet te theksuar politik, Ceka kerkon te ngrihet e te katapultohet ne qeverine e re.

    Ne perfundim, mund te thuhet se te tilla pretendime e ambicie per nje portofol ministror, qe nenkupton makine me targa jeshile, eskorte, privilegje pa fund dhe nje seri tenderash, dhe te tille politikane e kane lene Shqiperine mbrapa duke e identifikuar ate me vendin e paradokseve.

    -------------

    Albo une vertet qe e teproj me postim artikujsh nga gazetat.
    Dhe shumica i kam nga gazetat afer qeverise.

    Ka raste qe duhen kto artikuj sepse mendimi i gazetareve te Tiranes si dhe faktet e dites qe ata i kane ne dore ndihmojn te krijojm nji perfytyrim me te mire me ate se cka po ndodh aty.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Berisha - Karamanlis

    Sipas lajmeve te gazeta55, Berisha flet ne tym ne kohen e tashme per Shqiperine, dhe nuk kujtohet per gjysem milioni shqiptaresh ne Greqi, (lere menjane ceshtjen came), ndersa per Karamanlis "... ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė respektimi i plotė dhe kushtet e mira tė jetesės tė grekėve qė jetojnė nė Shqipėri", bile edhe shpreh sigurine se me te eshte dakord edhe Berisha.

    http://www.gazeta55.com/politike.htm#KARAMANLIS

    Berisha: I njoha miqtė me zhvilimet e reja politike nė Shqipėri
    Shefi i opozitės shqiptare z.Berisha, takohet nė selinė e tij me shefin e opozitės greke z. Karamanlis

    Kryetari i PD z.Berisha, ėshtė takuar dje nė zyrėn e tij me kryetarin e opozitės greke tė "Demokracisė sė Re", z.Kostantinos Karamanlis. Pas takimit i cili ka zgjatur pėr mė shume se gjysmė ore, kryetari i PD Berisha ėshtė shprehur se,- "Ne me presidentin Karamanlis dhe delegacionin qė e shoqėron, shprehėm me kėnaqėsi se marrėdhėniet mes PD dhe Neademokracisė janė tė shkėlqyera, se Neademokracia ėshtė mbėshtetėse e fuqishme e tė gjitha pėrpjekjeve tė PD dhe Shqipėrisė pėr integrim nė Europė. Ne diskutuam gjerėsisht pėr zgjerimin e kėtij bashkėpunimi, nė tė gjitha fushat nė tė ardhmen. Unė i njoha miqtė dhe presidentin me zhvillimet e reja politike nė Shqipėri, dhe ajo ēfarė mund tė shpreh ėshtė se, ata shpesojnė pėr rrugėn dhe zhvillimet e reja, pėr pėrpjekjet pėr reformimin e institucioneve dhe pėr tė krijuar nė Shqipėri, ku kushtet dhe vullneti i qytetarėve shqiptarė tė zbatohet plotėsisht." ka pėrfunduar z.Berisha.


    Karamanlis: Inkurajojmė afrimin e integrimin e Shqipėrisė nė BE

    Pas takimit, lidhur me ato ēfare kanė diskutuar mes tyre, ėshtė prononcuar pėr shtypin shqiptar edhe kryetari i opozitės greke, z. Karamanlis. Ai ėshtė shprehur se: "Ėshtė hera e parė qė vizitoj Tiranėn dhe pata mundėsi tė bėja shumė bisedime tė rėndėsishme me gjithė udhėheqjen politike tė Shqipėrisė dhe me z.Berisha, me tė cilin gjendemi nė tė njėjtėn familje partish politike europiane. Kishim mundėsinė tė themi mendimet tona pėr nevojėn e stabilitetit tė rajonit tė Ballkanit, i cili ka kaluar shumė, por qė besojmė se jepet shansi qė tė bėhet njė zonė e sigurisė, e stabilitetit, bashkėpunimit dhe zhvillimit ekonomik pėr tė gjithė. Ne besojmė se porta e Europės ėshtė e hapur dhe se gjithė rajoni duhet tė drejtojė rrugėn e tij drejt Europės. Inkurajojmė edhe afrimin e integrimin e Shqipėrisė, por edhe tė vendeve tė tjera tė rajonit nė BE, se kjo do tė ishte njė siguri e madhe pėr stabilitetin e bashkėpunimin dhe zhvillimin e rajonit. Me Berishėn, sigurisht qė kishim bashkėbisedim pėr bashkėpunimin tonė brenda partive popullore europiane, tė cilės nga ana politike e mendimit i pėrkas. Nga ana tjetėr, ne inkurajojmė forcimin e institucioneve demokratike dhe rregullave demokratike, dhe besojmė se ka njė hapėsirė tė madhe pėr pėrmirėsimin dhe pėr bashkėpunim mė tė frytshėm tė marrėdhėnieve mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Ėshtė e natyrshme, qė pėr ne ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė respektimi i plotė dhe kushtet e mira tė jetesės tė grekėve qė jetojnė nė Shqipėri. Kėtė kisha mundėsinė ta them gjatė gjithė takimive qė pata dhe sigurisht edhe Berishės, i cili nga ana e tij, jam i sigurt qė ėshtė dakord me kėtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alumni : 18-07-2002 mė 15:26
    alumni,

    gjithmone nxenes

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Flamur Shkoza

    Nje vrasje tjeter makabre ne Shqiperi.
    Vritet ne zyren e tije "Djali me i mire i zones" sic thane fshataret.
    Flamur Shkoza , lideri i Rinise demokrate masakrohet ne mes te dites.
    ......................
    TIRANE (18 Korrik) - Kryetari i Komunės sė Linzės, Flamur Shkoza, ėshtė qėlluar nga pas krahėve. Ky ėshtė versioni mė i fundit nė lidhje me krimin e ndodhur dje, i cili bėhet publik nga tė afėrmit e viktimės dhe nga e fejuara e Flamurit, Aneta. Kjo e fundit, e cila ka qenė prezente nė momentin e vrasjes, pohoi sot pėr gazetarin e Gazeta Shqiptare, Poli Hoxha, se nė momentin qė trupi i Flamurit u soll mėngjesin e sotėm nė shtėpi, tė afėrmit kishin vėnė re se 8 plumbat qė e kanė pėrshkruar tė, ishin nė pjesėn e pasme. Aneta tregon gjithashtu, se nė momentin qė vrasėsi Ilmi Bastari ka hyrė nė zyrėn e Flamurit, ai ėshtė kthyer me kurriz, dhe ėshtė qėlluar nga mbrapa krahėve. Familjarėt kanė mohuar, gjithashtu, ekzistencėn e njė borxhi qė viktima i kishte autorit tė krimit. Ilmi Bastari ka treguar dje pėr policinė se kishte qėlluar mbi kryetarin e Komunės sė Linzės pasi ai prej 5 vjetėsh i kishte njė borxh prej 40 milionė lekėsh, qė nuk ia kthente. "Prandaj - ka pranuar ai pėr policinė - prita sa tė shkonte nė zyrė dhe tė sqaroheshim pėrfundimisht. Por ai pėrsėri nuk pranoi tė mė kthente lekėt borxh...E vrava, pastaj shkova nė shtėpi". Flamur Shkoza ishte edhe nėnkryetar i Forumit Rinor tė Partisė Demokratike, dhe nė ceremoninė mortore tė varrimit tė tij morėn pjesė edhe krerėt mė tė lartė tė selisė blu, pėrfshi liderin Sali Berisha. in/ko (BalkanWeb)

    ---------------gaz. shqiptare------------

    Njėzet metra mė poshtė dėgjohen vetėm kuje. Nėpėr rrugėt qė tė ēojnė te lagjja e Shkozajve gėlojnė plaka, gra dhe vajza pėr tė vajtuar djalin e tyre

    Reportazh/ Njė orė nė shtėpinė e tė vrarit. Tregimi i fqinjėve dhe njerėzve qė e njihnin. Kudo vaj e lotė

    Flamuri do martohej nė shtator
    Fshatarėt: Ishte djali mė i mirė i tė gjithė zonės


    --------------------------------------------------------------------------------

    po.ho

    PRISKE E MADHE

    Do tė martohej pas dy muajve. Ishte me karrierė tė mbarė dhe mezi priste tė vinte kurorė me njė vajzė simpatike nga Pogradeci me emrin Aneta, me tė cilėn kishte 4 vjet i fejuar. Eshtė vrarė Flamur Shkoza. Nuk ka njerėz nė qendėr tė komunės sė Linzės. Tė gjithė janė ngjitur lart nė fshatin Priskė e Madhe. Kanė vrarė Mulin, "djalin mė tė mirė tė zonės".

    Dyert e godinės sė bardhė 2-katėshe ku gjenden zyrat e komunės qė, nga mė e varfrat nė Shqipėri, ėshtė shndėrruar mė e pasura gjatė 8 viteve tė fundit, janė tė kyēura. Tė thonė se policia ka urdhėruar kėshtu. Te lokali aty afėr janė vetėm tri tavolina me njerėz. Nė verandė janė ulur njė "tufė" gazetarėsh dhe disa ēuna tė rinj tė fshatit. Brenda pinė raki tre policė. Eshtė ora 13.30. Tė gjithė flasin herė me zė tė lartė e herė me zė tė ulėt pėr ngjarjen e bujshme qė kishte ndodhur vetėm 2 orė mė parė dhe vetėm 50 metra mė lart: ekzekutimin e 32-vjeēarit Flamur Shkoza. Ngjitemi lart, drejt shtėpisė sė Flamurit nė fshatin Priskė e Madhe. Dhjetėra makina shkojnė dhe kthehen. Duket se ėshtė e vėrtetė ajo qė na ka thėnė ēdonjėri qė e kemi pyetur pėr tė riun qė ka fituar 2 herė mandatin e kryetarit tė Komunės Linzė. "Kishte shumė miq dhe bėnte ndere pa fund". Nga larg dėgjohen nė kor vajticat e grave, tė cilat shtohen deri nė kupė tė qiellit, kur mbėrrin Anita qė nuk hyri si nuse nė kėtė shtėpi. Kėrkojmė shtėpinė e prindėrve tė Flamurit, por na drejtojnė tek ajo e xhaxhait. Aty priten burrat. Njėzet metra mė poshtė dėgjohen vetėm kuje. Nėpėr rrugėt qė tė ēojnė te lagjja e Shkozajve gėlojnė plaka, gra dhe vajza tė reja qė shkojnė tė bashkohen pėr tė vajtuar "djalin mė tė bukur dhe mė bujar tė fshatit". Futemi te "shtėpia e burrave", duke "ēarė" mes njė turme njerzish me sy tė pėrlotur. Janė kushėrinj, shokė, shumė shokė...Te dera ėshtė njė polic pa kapele. Nė fshat ka pasur tension pas ngjarjes, sepse mjaft policė janė vendosur edhe nė shtėpinė e vrasėsit. Brenda, nė krye tė dhomės sė pritjes, rri xhaxhai i tė vrarit, babai (Ganiu), vėllai i madh (Qaniu), vjehrri dhe njerėz tė tjerė tė afėrt tė familjes. Nuk flasin, por vetėm pėrloten sa herė qė mbėrrijnė shokė, tė njohur, komshinj dhe njerėz tė fisit. Mė tė rinjtė nė moshė, ashtu nėn zė, deklarojnė "hakmarrje" pėr Ilmi Bastarin, 35-vjeēarin, qė vrau shokun e tij, i cili e kishte "bėrė me lekė". Pak minuta mė pėrpara kishte ngushėlluar njė grup i pėrbėrė nga bashkėpartiakė tė viktimės nė Forumin Rinor tė Partisė Demokratike. Nxjerrin cigare dhe kafe, ndėrkohė qė dhjetėra njerėz hyjnė. Nuk janė tė gjithė bashkėfshatarė dhe njerėz tė familjes. Pimė, ndėrkohė qė tė gjithė heshtin dhe pėrloten. Vetėm pak metra mė poshtė nuk pushojnė ulėrimat dhe qarjet e grave. "Kushedi se ēfarė do tė bėjnė, thotė njė nga nipėrit e Flamurit, kur trupi i tij tė vijė nga morgu i Tiranės kėtu nė shtėpi..." Largohemi nėpėr rrugėt e fshtit, duke "depėrtuar" mes dhjetėra grave, vajzave, plakave tė veshura vetėm me tė zeza.
    ------------------------

    Ngushellime Familjes se Flamurit keti djali te mrekullushem.


    ILMI BASTARI, nji emer krimineli qe do mbahet mend gjate ashtu si perbindeshi tjeter Jaho SALIHI.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-07-2002 mė 15:46

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Kostoja e pushtetit pa pushtet !!!
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 11:25
  3. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  4. Berisha: Vizita e parė si kryeministėr do jetė nė Greqi
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-08-2005, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •