Cdo muaj te zgjedhim nje roman, ku autori/ja eshte anetar/re i/e forumit, ta blejm ne menyre qe t'i ndihmojme autorit/es dhe te komentojme ketu. Ne kete menyre do te mesojme per krijimtarit e autoreve te rinj/reja, do te ndihmojme ata me keshilla dhe komente, si dhe financiarisht.
Nese autori/ja pajtohet, ndonje % e shitjes se librave te jipet donacion per forumin. Meqe diskutimi ketu eshte lloj marketingu, e pse te mos fiton ndonje % forumi? Kete e bejn rregullisht neper forumet e ndryshme amerikane, si p.sh Writers Digest dhe Story Circle Network.
Ekziston edhe mundesa qe te shiten librat e anetareve ne kete forum. Gje qe do te jet me shpejt dhe leht per blersit, perfituese per autoret dhe forumin.
Duket se ka interesim te madh per romanin, "Vrasesi i Qymyrit" keshtu qe mund te fillojm se pari me kete. Ju lutem dergoni mendimet e juaja?
Une nuk jam e intersuar te lexoj libra me poezi, politike dhe ato fetare.
Cdo te mire,
Teuta
Krijoni Kontakt