HIMARE, BANORET BLLOKOJNE RRUGEN ME GURE

Himare- E kane pare si zgjidhje te mundshme bllokimin e rruges nacionale me gure dhe mjete te forta per te zgjidhur problemin gangrene jo vetem per Himaren, kufizimin drastik te energjise elektrike. Sipas burimeve policore, mengjesin e se henes, qindra banore te qytetit kane protestuar ne menyre paqesore dhe me pas kane bllokuar rrugen nacionale me gure, mjete dhe makina te vendosura kryq per te bllokuar levizjen qe te con ne bregdet. Shkak i kesaj proteste paqesore ka qene kerkesa e vazhdueshme e tyre per te minimizuar kufizimin e energjise, pasi himariotet kane qene korrekt pergjate gjithe kohes duke e shlyer detyrimin e tyre ne masen 90 per qind, ndersa kufizimi varion deri ne 10 ore. Kreu i policise se Vlores, kryekomisari Josif Shtembari, ka deklaruar per "KJ" se banoreve u eshte dhene leje per nje miting paqesor ne shesh, por ai ka degraduar ne njefare menyre duke cuar ne bllokimin e rruges nacionale, gje qe nuk ishte parashikuar ne kerkesat e tyre per kete miting. Ajo ka qene e bllokuar pergjate 1 ore dhe me pas me mirekuptim dhe nderhyrjen e forcave te policise si edhe ne bashkebisedim me kreun e bashkise eshte bere i mundur zhbllokimi i saj.

Flet per "KJ", prefekti Bashkim Abili

"Eshte e vertete qe Himara vazhdimisht ka qene korrekte ne shlyerjen e detyrimeve ndaj Kesh-it, sikurse eshte po aq i vertete dhe fakti qe kesaj shlyerjeje nuk i eshte pergjigjur dhenia e energjise ne kuoten e duhur. Ka pasur kufizime deri ne 10 ore dhe ky eshte jo vetem shqetesimi i tyre, por edhe i yni si pushtet vendor. Pas greves se sotme, une kam kontaktuar me drejtoreshen e shperndarjes se energjise Adelina Shati, por kete ze e kam cuar deri tek Harasani dhe ministri Doda. Une jam prefekt, por jam edhe qytetar",- ka shtuar Abili. Dhe vertet, per prefekturen e Vlores kufizimi i energjise per kete dimer ka kaluar parametrat duke shkuar deri ne 12 ore. Problem mbetet qyteti i Vlores, qe pervec kufizimit nga ora 8.00-16.00 qe do te thote 8 ore, vazhdon dhe kufizimi i pasdites qe shkon dhe deri ne 2-3 ore por nuk mungojne dhe lagje te tera qe kalojne ne erresire te plote per shkak te defekteve dhe problemeve te tjera qe ka rrjeti. Une bashkohem me shqetesimin qytetar dhe ne kete dimer kam vuajtur si ata, por nuk bashkohem me mendimin e drejtuesve te KESH-it, qe mesa duket per Vloren jane indiferent. E them kete se ehe pse shlyerja e detyrimeve arrin ne 45 per qind, dhenia e energjise eshte ne nivele me te uleta se sa kjo shifer. Ne njefare menyre qytetari ka te drejte sepse thote, me jep energji ta paguaj, ndersa KESH-i sheh anen tjeter te medaljes, paguaj te te jap energji. Kesisoj eshte krijuar nje rreth vicioz nga ku nuk po dilet dhe tek e fundit ndeshkohet qytetari. Gjykoj se nga ky rreth vicioz duhet te dali vetem shteti. Ne, vazhdojme te kemi probleme me organizmin e punes ne Kesh ne Vlore dhe me gjere dhe ky dimer ka qene fatal per vlonjatet. Shqetesimi im ka shkuar tek Harasani, ministri Doda qe eshte i perditshem, por edhe deri tek zv/kryeministri Dokle.

Vendimi...

Ne perfundim te kesaj greve eshte konkluduar qe ne Himare te shkojne per te lidhur kontraten, drejtoresha Adelina Shati, por dhe perfaqesues te KESH-it per te qene korrekt me keta banore qe jane konsumatoret me shembullore, por ata kane vuajtur dhe per nje shkak se furnizohen nga hidrocentrali i Smokthines, qe here pas here ka pasur probleme me punonjesit e tij, qe shqetesohen per pagat dhe probleme te tjera dhe si zgjidhje gjejne nderprerjen e energjise elektrike. Por, greva e Himares, duket se do te mbeshtetet dhe nga banore te qytetit te Vlores, vecanerisht ata te lagjes "Pavaresia" e te tjere, qe megjithese i shlyejne detyrimet e tyre se kane vendosur matesa elektrike neper apartamente, ata vuajne problematiken qe ka rrjeti, i cili eshte me i demtuar totalisht dhe defektet jane te pernatshme.

Zenepe Luka