Këto kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitar të shumë shkrimeve në lidhje me të drejtat e pakicës serbe dhe kushtet nën të cilat jetojnë ata por mendoj se gjithë këtyre shkrimeve i ka munguar objektiviteti shumë.
Pakica serbe në Dardani përkundër gjithë rregullave të demokracisë moderne ka pasur 10 ekstra ulëse në Kuvend deri tani.
Kanë zaptuar veriun e Mitrovicës, nuk kanë lejuar dhe nuk janë duke lejuar shqiptarët të shkojnë në shtëpitë e tyre në atë pjesë të qytetit, dhe as lëvizjen e shqiptarëve nëpër atë pjesë.
Që të gjithë ata janë shumë të vetdijshëm për krimet e tyre në shqiptarë gjatë gjithë qindvjeçarit okupues të tyre në Dardani, dhe asnjë prej tyre deri më tani kurrë nuk ka dënuar këto krime se për kërkim faljeje apo ndjese shqiptarëve as që bëhet fjalë.
Kurse tani së fundi po i bëjnë bojkot edhe zgjedhjeve kuvendore atje sepse disa fëlliqësira sikur Çoviq etj. i kanë kërkuar të bëjnë një gjë të tillë. Prej serbëve të Serbisë, vetëm Drashkoviqi deri tani i ka kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhje.
Këta gjithë kohën po ankohen tek ndërkombëtaret për lirinë e lëvizjes së tyre kur në të njëjtën kohë kanë shumë më shumë liri lëvizjeje nëpër Dardani se shqiptarët nëpër enklavat e tyre, edhe pse shqiptarët janë shumicë absolute atje.
Nëpër qytetet e Dardanisë bile sheh edhe serbë në lëvizje kurse në enklavat e tyre të shohësh ndonjë shqiptarë është pothuajse e pamundur. Si mund të kërkosh diçka nga tjetri kur së pari vet nuk je në gjendje ta bësh për tjetrin.
Serbët duhet të lejojnë shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre në Mitrovicën e Veriut, duhet të lejojnë shqiptarët që të lëvizin edhe nëpër fshatrat e tyre sepse kështu pastaj edhe ata mund të kenë lirinë e lëvizjes nëpër qytetet dardane.
Pastaj ato 10 ekstra ulëset në Kuvend duhet të hiqen, ajo është diçka kundër demokracisë dhe kundër çdo llogjike njerëzore. Ata duhet të marrin pjesë në institucionet dardane dhe të respektojnë shumicën shqiptare ashtu siç ata duan të respektohen nga shumica shqiptare.
Krijoni Kontakt