Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 156
  1. #71
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nakata: E meritojmė botėrorin

    Mesfushori i Japonisė, Hidetoshi Nakata, tha se kampionėt e Azisė janė tė bindur se do tė marrin pjesė nė botėrorin gjerman pas fitores 1-0, tė arritur tė premten nė Bahrein. Futbollisti mė i famshėm japonez nuk do tė luajė tė mėrkurėn ndaj Republikės sė Koresė, pėr shkak tė kartonit tė verdhė qė mori nė takimin e luajtur nė Manama. Gjithsesi, Nakata ėshtė i bindur se shokėt e tij do tė fitojnė nė Bangkok, duke iu afruar pjesėmarrjes sė tretė radhazi tė Japonisė nė Kupėn e Botės. "Jemi njė skuadėr e bashkuar qė luan nė grup dhe nuk e bazoin lojėn tek individė tė veēantė, - tha mesfushori qė luan nė kampionatin italian me Fiorentinėn. - Tani na duhet njė fitore nė Kore, pėr t'ia dalė mbanė." Japonia, pasi fitoi nė Bahrein e kaloi edhe nė renditje skuadrėn aziatike. Fatet e ndeshjes i vendosi goli i mesfushorit Mituso Ogasavara nė minutėn e 34-t.

    Tani Japonia mban vendin e dytė nė grup, me nėntė pikė, pas tri ndeshjesh. Grupi kryesohet nga Irani me dhjetė pikė, pas fitores qė kėta tė fundit arritėn ndaj Republikės sė Koresė nė Teheran. Dy vendet e para tė grupit sigurojnė pjesėmarrjen nė botėrorin gjerman. Japonia doli kėshtu nga kriza qė e kishte mposhtur kohėt e fundit dhe qė po ushtronte presion ndaj trajnerit Ziko. "Ky ndaj Bahreinit ishte njė tripikėsh jetik pėr ecurinė tonė, - tha Nakata, - Por tani duhet ta mundin edhe Korenė nė mėnyrė qė tė sigurojmė pjesėmarrjen nė botėror. Jemi njė skuadėr e fortė dhe meritojmė tė luajmė nė atė veprimtari."


    Arabia, tė mėrkurėn nė botėror!?
    Arabia ėshtė vetėm njė hap larg pjesėmarrjes sė katėrt radhazi nė njė kampionat botėror, pas fitores 3-0 tė arritur ndaj Kuvajtit. Al Shalhub shėnoi dy gola pėr skuadrėn aziatike nė njė ndeshje qė i pa arabėt ta mbyllnin takim me dhjetė futbollistė. Tė mėrkurėn Arabia Saudite do tė luajė ndaj Uzbekistanit nė fushėn e saj. Nė rast fitoreje, skuadra arabe do tė bėhej skuadra e dytė pas Gjermanisė qė siguron pjesėmarrjen nė Kupėn e Botės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #72
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ēekia "shkatėrron" 8-1 Andorėn

    Ekipi i Ēekisė ka arritur njė fitore tė thellė 8-1 ndaj ekipit modest tė Andorės. Vratislav Lokvenc shėnoi dy gola pėr ekipin e tij. Trajneri ēek Karel Brukner hodhi nė fushė tre sulmues, duke kėrkuar medoemos fitoren ndaj Andorės. Golat e tjerė tė takimit u shėnuan nga Jan Koler, Vladimir Smicer, Tomas Galashek, Milan Baros, Tomas Rozicki dhe Jan Polak. Pas ndeshjes sulmuesi i Liverpulit, Milan Barosh, deklaroi:

    "Arritėm njė fitore tė bukur para publikut tonė. Jam shumė i kėnaqur qė arrita tė shėnoj, pasi goli me kombėtaren mė mungonte qė nga Europiani i Portugalisė. Jemi tė parėt nė grup dhe shpresojmė ta ruajmė kėtė vend." Goli i vetėm pėr Andorėn u shėnua nga Gabriel Riera, i cili nė minutėn e 35-tė tė takimit arriti ta mposhte portierin e Ēelsit, Petr Ēeh. Ēekia kryeson grupin 1 me 18 pikė tė koleksionuara nė shatė takime. Holanda e vendit tė dytė do tė presė sot ekipin e Rumanisė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #73
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Afrikė, rikthimi i gjigantėve...

    Maroku dhe Afrika e Jugut bėnė njė hap pėrpara drejt kualifikimit pėr nė Botėrorin e 2006-s, ndėrsa Kameruni arriti njė fitore shumė tė rėndėsishme jashtė fushe. Maroku ėshtė katėr pikė para rivalėve tė Tunizisė nė grupin 5 dhe tashmė ėshtė mė pranė kualifikimit pėr nė Gjermani. Afrika e Jugut fitoi 2-1 ndaj ekipit tė Ishujve tė Kepit tė Gjelbėr dhe tashmė ndodhet e vetme nė krye tė grupit 3. Kameruni fitoi 1-4 nė fushėn e Beninit, duke e shkurtuar diferencėn me rivalėt e Bregut tė Fildishtė.

    Nė fitoren 4-1 tė Marokut ndaj Malauit, sulmuesi i Bastias, Josef Haxhi, shėnoi dy herė, duke arritur nė kuotėn e nėntė golave tė shėnuar gjatė kėtyre eliminatoreve. Tunizia arriti tė pėrmbyste disavantazhin e njė goli, duke fituar 3-1 ndaj ekipit tė Botsavanės. Trajneri i Tunizisė, Rozher Lemer, deklaroi se goli i pėsuar nė minutėn e 13-tė i kishte shėrbyer ekipit tė tij: "Ishte e nevojshme tė zgjoheshim dhe tė rifillonim lojėn pėrsėri."
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #74
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ndeshja me e rendesishme te merkuren eshte GREQI- UKRAINE ....

    E forte do jete edhe ESTONI - PORTUGALI....

    Spain - Bosnia-Herzegovina 22:00
    Greece - Ukraine 21:30
    Kazakhstan - Turkey 21:00
    Belarus - Scotland 21:00
    Finland - Netherlands 21:00
    Romania - Armenia 20:30
    Estonia - Portugal 20:15
    Denmark - Albania 20:00
    Luxembourg - Slovakia 20:00
    Faroe Islands - Ireland Republic 19:30
    Latvia - Liechtenstein 18:30
    Iceland - Malta 18:05
    Czech Republic - Macedonia FYR 17:00
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #75
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Brazili, pėr fitore ndaj Argjentinės

    Trajneri i kombėtares braziliane, Karlos Alberto Parreira, ka premtuar se do tė hedhė nė fushė njė skuadėr sulmuese pėr ndeshjen ndaj Argjentinės, tė vlefshme pėr eliminatoret e kampionatit botėror, Gjermania 2006. Nė njė deklaratė pėr shtyp, tė lėshuar tė hėnėn, Parreira tha se kampionėt e botės do tė pėrdornin tė njėjtėn strategji loje me atė qė i dha fitoren 4-1 ndaj Paraguait, por me dy ndryshime nė mbrojtje. I pari ėshtė i detyruar, Huani do tė luajė nė vend tė Lusios, tė skualifikuar, dhe e treta ėshtė njė zgjedhje taktike me Kafunė, nė vend tė Beletit. Dida, Rroke Zhunior dhe Roberto Karlos do tė jenė sėrish titullarė. Po ashtu, Emersoni dhe Ze Roberto do tė jenė dy mesfushorėt e tėrhequr, pas shpinės sė Kakasė dhe Ronaldinjos. Ndėrsa dyshja e sulmit do tė jetė edhe njė herė Adriano-Robinjo.

    Pra, me pak fjalė, njė "Selesao" sulmuese, e cila synon fitoren nė Argjentinė, qė do t'i jepte kreun e grupit eliminator tė Amerikės sė Jugut dhe sigurinė matematike pėr pjesėmarrjen nė botėrorin gjerman. "Si mund ta ndaloni njė skuadėr si kjo tė sulmojė?" - pyeti Parreira gazetarėt e pranishėm nė konferencėn pėr shtyp. Mė pas, trajneri qė ka fituar Kupėn e Botės nė vitin 1994 nėn drejtimin e Brazilit, tha: "Ka shumė vjet qė futbolli sulmues ėshtė karakteristikė e skuadrės braziliane dhe asnjė trajner nuk mund ta ndryshojė. Sigurisht, kemi marrė masa edhe tė mos pėsojmė gol, por ta fillosh ndeshjen nė mbrojtje me emra tė tillė nė skuadėr, do tė ishte njė vetėvrasje. Unė kam nė skuadėr futbollistė qė mund tė shėnojnė nė ēdo moment tė ndeshjes, pėr kėtė do tė luajmė nė sulm." Edhe nė kėtė ndeshje, Brazili nuk do tė ketė shėrbimet e sulmuesit tė Realit, Ronaldos.

    Sulmuesi brazilian i ka kėrkuar Parreiras leje pėr tė pushuar dhe nuk do tė jetė me skuadrėn as nė Kupėn e Konfederatave, qė fillon nė javėn e ardhshme. Argjentina kryeson grupin eliminator me dhjetė skuadra nė Amerikėn e Jugut, me 28 pikė pas 14 ndeshjesh, njė pikė mė shumė se Brazili. Tė dyja skuadrat janė virtualisht tė kualifikuara nė botėrorin gjerman, por ajo qė do tė fitojė nė Buenos Aires, do tė sigurojė matematikisht pjesėmarrjen nė finalet e Kupės sė Botės. Ndeshja do tė luhet nė stadiumin ku i luan takimet skuadra argjentinase, "River Plejt".
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #76
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Azia, nė pritje tė festės sė madhe

    Katėr skuadrat aziatike qė do tė marrin pjesė nė kampionatin e ardhshėm botėror, mund tė pėrcaktohen pas ndeshjeve tė sotme dhe tė nesėrme, nė rast se fitojnė skuadrat kryesuese nė tė dyja grupet. Irani dhe Arabia Saudite, sė bashku me Korenė e Jugut dhe Japoninė, rast se fitojnė nė ndeshjet e parafundit, mund tė festojnė pjesėmarrjen nė finalet e Kupės sė Botės. Pėr Arabinė Saudie duket se do tė jetė njė lojė fėmijėsh fitorja nė fushėn e saj ndaj Uzbekistanit pa pretendime, ndėrkohė qė kryesuesit tė grupi 2, Iranit, do t'i duhet tė mposhtė Bahreinin.

    Trajneri i kombėtares sė Iranit, kroati Branko Ivankoviē, tha: "Nė Bahrein na pret njė ndeshje e vėshtirė. Barazimi na bėn punė, por duhet tė kemi kujdes dhe tė mos festojmė pėrpara kohe. Bahreini ėshtė njė skuadėr e fortė." Po nė kėtė grup, Japonisė sė Zikos i duhet tė fitojė nė Bangkog ndaj Republikės sė Koresė. Ndeshja do tė luhet nė fushė asnjanėse, sepse fusha koreane ėshtė skualifikuar nga FIFA. Ziko tha: "Me apo pa tifozė duhet tė fitojmė me ēdo kusht. Koreanėt shpresojnė ende nė vendin e tretė nė grup, por e ndiej se nė rast se luajmė ashtu siē dimė, mund tė festojmė kalimin nė botėror."

    Ndeshja mė delikate do tė jetė ajo ndėrmjet Koresė sė Jugut dhe Kuvajtit. Vendėsve u duhet me ēdo kusht fitorja, ndėrsa miqtė synojnė surprizėn e dytė, pasi eliminuan Kinėn nė fillim tė vitit. Korea e Jugut ka marrė pjesė nė pesė kampionatet e fundit botėrore, por rrezikoi ndjeshėm pozitat e saj pas barazimit 1-1 nė Uzbekistan. Trajneri i kėsaj skuadre, Xho Bonfrere, tha: "Ne e dimė se si mund tė fitojmė ndaj Kuvajtit. Kam besim te skuadra. Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm qė tri pikėt do tė na jepnin kualifikimin dhe do tė bėjmė tė pamundurėn pėr t'i marrė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Meksika dhe SHBA-ja, pėr Gjermaninė


    Meksika dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė synojnė tė sigurojnė pjesėmarrjen nė finalet e Kupės sė Botės, me njė fitore nė ndeshjet e radhės eliminatore nė zonėn e Amerikės Veriore. Amerikanėt, pas fitores 3-0 ndaj Kosta Rikės, do tė udhėtojnė pėr nė Panama, ndėrsa Meksika, e cila nuk ka humbur ende asnjė takim nė kėto eliminatore, do tė presė Trinidad Tabagon. Guatemala do tė ndeshet me Kosta Rikėn nė njė ndeshje pėrcaktuese pėr fatet e skuadrės sė tretė qė do tė kualifikohet direkt pėr nė botėrorin gjerman, nga zona e Amerikės sė Veriut. Vendi i katėrt i kėtij grupi do tė luajė nė "play off" me tė pestėn e zonės sė Azisė.

    Nė prag tė ndeshjeve tė kėtij turni, trajneri i SHBA-sė, Brus Arena, tha: "Nė rast se Meksika dhe SHBA-ja fitojnė ndeshjet e ardhshme, duhet tė fillojnė tė mendojnė pėr Kupėn e Botės. Ka ende kohė, por duam ta sigurojmė sa mė parė kualifikimin dhe do tė shkojmė pėr fitore nė Panama."
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #78
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Czech Republic [6 - 1] Rep. of Macedonia

    14' [0 - 1] G. Pandev
    42' [1 - 1] J. Koller
    45' [2 - 1] M. Baros
    49' [3 - 1] J. Koller
    53' [4 - 1] J. Koller
    74' [5 - 1] T. Rosicky (pen.)
    88' [6 - 1] M. Baros

    Papapapapa....shume forte jemi duke luajtur ne te Maqedonise...

    Sa per informacion ne fanellen e kombetares se Maqedonise ka dy shqiptare: Ismail Ismajli dhe Artim Pollozhani qe luajne ne radhet e Shkedijes'79 - Tetove por me lojerat e tyre kane merituar te jene pjese e skuadres kombetare dhe jane por si duket debutimet e tyre ishin me se katastrof...nejse fat herave tjera...
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #79
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Spanje - Bosnje 1 - 1...
    Gafe e Spanjes....
    Mezi barazon me Bosnjen ne minuten e fundit...shanc qe Bosnjes i kishin dale 2 lojtare me te kuqe...
    Me kete rezultat Spanja rrezikon vendin e pare ...Sepse serbet kane 1 ndeshje me pak dhe jane 1 pike poshte ne renditje...

    Greqi - Ukraine 0 - 1...
    Surpriza tjeter i...Ukraina shkoi per 1 pike , e mori 3...
    Me kete fitore Ukraina eshte shume afer boterorit...ka 7 pike larg nga vendi dyte ...
    Greqia rrezikon edhe vendin e dyte...sepse turqit jane 1 pike me shume...
    Megjithese ne ete grup do kete lufte per vendin e dyte deri ne ndeshjen e fundit....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #80
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Pretendentėt e "GERMANY 2006".

    Ne daten 9 qershor 2006 fillon Kampionati Boteror i Futbollit ne Gjermani ....

    Gjermanet jane vendi organizator dhe pranohen direkt ne finalet e ketij boterori .

    Nderkohe ekipet e tjera vazhdojne ndeshjet kualifikuese.

    Ne kete teme komente per gjithe ekipet qe marrin pjese ne keto eleminatore .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Botėrori i klubeve 2006
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 08:50
  2. Kush mendoni se ishte gjyqtari me i mire i ketij Boterori.
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 18:27
  3. Lajme nga Boterori!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 17:34
  4. Botėrori 2006: Barazi totale apo ndeshjet e para?
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-06-2006, 14:21
  5. Boterori 2006 Live ne Internet
    Nga diikush nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 15:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •