Nakata: E meritojmė botėrorin
Mesfushori i Japonisė, Hidetoshi Nakata, tha se kampionėt e Azisė janė tė bindur se do tė marrin pjesė nė botėrorin gjerman pas fitores 1-0, tė arritur tė premten nė Bahrein. Futbollisti mė i famshėm japonez nuk do tė luajė tė mėrkurėn ndaj Republikės sė Koresė, pėr shkak tė kartonit tė verdhė qė mori nė takimin e luajtur nė Manama. Gjithsesi, Nakata ėshtė i bindur se shokėt e tij do tė fitojnė nė Bangkok, duke iu afruar pjesėmarrjes sė tretė radhazi tė Japonisė nė Kupėn e Botės. "Jemi njė skuadėr e bashkuar qė luan nė grup dhe nuk e bazoin lojėn tek individė tė veēantė, - tha mesfushori qė luan nė kampionatin italian me Fiorentinėn. - Tani na duhet njė fitore nė Kore, pėr t'ia dalė mbanė." Japonia, pasi fitoi nė Bahrein e kaloi edhe nė renditje skuadrėn aziatike. Fatet e ndeshjes i vendosi goli i mesfushorit Mituso Ogasavara nė minutėn e 34-t.
Tani Japonia mban vendin e dytė nė grup, me nėntė pikė, pas tri ndeshjesh. Grupi kryesohet nga Irani me dhjetė pikė, pas fitores qė kėta tė fundit arritėn ndaj Republikės sė Koresė nė Teheran. Dy vendet e para tė grupit sigurojnė pjesėmarrjen nė botėrorin gjerman. Japonia doli kėshtu nga kriza qė e kishte mposhtur kohėt e fundit dhe qė po ushtronte presion ndaj trajnerit Ziko. "Ky ndaj Bahreinit ishte njė tripikėsh jetik pėr ecurinė tonė, - tha Nakata, - Por tani duhet ta mundin edhe Korenė nė mėnyrė qė tė sigurojmė pjesėmarrjen nė botėror. Jemi njė skuadėr e fortė dhe meritojmė tė luajmė nė atė veprimtari."
Arabia, tė mėrkurėn nė botėror!?
Arabia ėshtė vetėm njė hap larg pjesėmarrjes sė katėrt radhazi nė njė kampionat botėror, pas fitores 3-0 tė arritur ndaj Kuvajtit. Al Shalhub shėnoi dy gola pėr skuadrėn aziatike nė njė ndeshje qė i pa arabėt ta mbyllnin takim me dhjetė futbollistė. Tė mėrkurėn Arabia Saudite do tė luajė ndaj Uzbekistanit nė fushėn e saj. Nė rast fitoreje, skuadra arabe do tė bėhej skuadra e dytė pas Gjermanisė qė siguron pjesėmarrjen nė Kupėn e Botės.
Krijoni Kontakt